NEOGEN DERMALOGY Real Ferment Micro Essence & Serum

9,000.00 ALL 5,200.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 06 dhe Prill 07.

NEOGEN DERMALOGY Real Ferment Micro Essence

E formuluar me mbi 93% përbërës natyral të fermentuar, si: bifida lysate të fermentuar dhe 28% filtrat saccharomyces të fermentuar për t'i ofruar lëkurës hidratim të thellë, dhe një efekt "Honey Skin"! Nga ana tjetër formulimi me niacinamide dhe 9% ekstrakt të kokrrizave të orizit ndihmojnë në zbehjen e hiperpigmentimit, njollave kafe, shenjave post-akne dhe minimizimin e poreve, ndërsa adenosine mban në kontroll shenjat e moshës. Kjo esencë ndihmon gjithashtu edhe në trajtimin e akneve, falë formulimit me ekstrakte të çajit jeshil. Lëkura do të ndihet më e hidratuar, e butë e freskët, dhe më elastike se kurrë më parë!

NEOGEN DERMALOGY Real Ferment Micro Serum

Ky serum, me konsistencë xheli, i formuluar me 61% përbërës të fermentuar, përthithet menjëherë nga lëkura duke i dhënë asaj elasticitetin e munguar falë fermentit të bifida lysate (probiotik), fermentit të filtruar të saccharomyces (maja). Ndërkohë, lëngu nga pema Betula Alba, me fuqi antioksiduese për lëkurën dhe fermenti i filtruar nga orizi, balancojnë prodhimin e yndyrës, heqjen e njollave dhe hiperpigmentimin e saj. Me këtë serum do të arrini të përmirësoni lëkurën duke e bërë të duket më e re e plot gjallëri.

Shpërndani