MISSHA Time Revolution Night Repair Retinol 500 Shot Cream
MISSHA Time Revolution Night Repair Retinol 500 Shot Cream
MISSHA Time Revolution Night Repair Retinol 500 Shot Cream është një krem kundër shenjave të moshës i formuluar për të përmirësuar elasticitetin dhe teksturën e lëkurës gjatë natës. Formula e tij kombinon Retinol, një nga përbërësit më të studiuar për reduktimin e rrudhave dhe stimulimin e rinovimit qelizor, me teknologjinë karakteristike Night Repair, e pasur me fermente probiotike që ndihmojnë në forcimin e barrierës së lëkurës dhe përmirësimin e vitalitetit të saj. Kompleksi Retinol Shot 500 është krijuar për të shpërndarë përbërësit aktivë në mënyrë efektive, duke ndihmuar në lëmimin e vijave të holla, përmirësimin e tonit të pabarabartë dhe rikthimin e një pamjeje më të lëmuar e më të freskët. Formula përmban gjithashtu përbërës hidratues dhe qetësues që minimizojnë ndjesinë e tharjes apo irritimit që mund të shoqërojë përdorimin e retinolit. Me përdorim të rregullt, lëkura duket më e tendosur, më elastike dhe me një pamje më rinore. Ky krem është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë normale, mikse dhe të thatë që shfaq shenja të moshës, humbje të elasticitetit, rrudha ose teksturë të pabarabartë.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*60ml
Përdorimi
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Retinol, Bifida Ferment Lysate, Fermente Probiotike, Ceramide, Acid Hialuronik, Panthenol
Lista e plotë e përbërësve
Marka
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
NEOGEN DERMALOGY White Truffle Treatment Sun Screen SPF50+ PA++++
NEOGEN DERMALOGY White Truffle Treatment Sun Screen SPF50+ PA++++
NEOGEN DERMALOGY White Truffle Treatment Sun Screen SPF50+ PA++++, është një krem multifunksional i avancuar me filtra hybrid (kombinim i filtrave kimikë dhe fizikë) i cili ofron mbrojtjen e lartë ndaj rrezeve UV. I pasur me ekstrakt të white truffle (tartufi i bardhë), i njohur për vetitë e tij të fuqishme antioksiduese dhe rigjeneruese, ky krem ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga dielli dhe faktorët ambientalë, ndërsa njëkohësisht përmirëson elasticitetin, ndriçon tonin dhe ndihmon në një pamje më të shëndetshme dhe të unifikuar. Formula e tij përmban filtra të avancuar SPF (si SPF50+ PA++++) që sigurojnë mbrojtje të lartë kundër rrezeve UVA & UVB, duke parandaluar plakjen e parakohshme dhe hiperpigmentimin. Tekstura është e lehtë, e butë dhe përthithet shpejt pa lënë ndjesi të yndyrshme apo “white cast”, duke e bërë ideale si bazë për makeup-in. Përveç mbrojtjes, ky krem ofron edhe hidratim të thellë falë përbërësve ushqyes dhe qetësues, duke e lënë lëkurën të lëmuar, të freskët dhe me një shkëlqim natyral gjatë gjithë ditës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje dhe për ato shumë të yndyrshme!
*50ml
Përdorimi
Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Tartuf i bardhë, niacinamide, Titanium Dioxide,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butyloctyl Salic-ylate, C12-15 Alkyi Benzoate, Titanium Dio-xide(CI 77891), Polymethylsilsesquioxane, Propanediol, Diethylamino Hydroxybenzo-yi Hexyl Benzoate, 1,2-Hexanediol, Niacina-mide, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Ethylhexyl Triazone, Aluminum Stearate, Hydroxyethyl Acrylate/So-dium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Alumina, Polyhydroxystearic Acid, Acry-ates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Fragrance, Ethylhexylgi-ycerin, Adenosine, Sorbitan Isostearate, Tuber Melanosporum Extract, Tuber Mag-natur Extract 1,000ppb), Tuber Aestivum Extract, Glyceryl Stearate, Panthenol, Ara-chidyl Alcohol, Beheny! Alcohol, ArachidylGlucoside
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
CLIO Crystal Glam Tint
CLIO Crystal Glam Tint
CLIO Crystal Glam Tint është një lip tint që kombinon ngjyrën me një shkëlqim të lehtë, duke i dhënë buzëve një pamje të butë, të lëmuar dhe voluminoze. Formula e tij e lehtë dhe e rehatshme rrëshqet lehtë mbi buzë, duke ofruar një shtresë ngjyre natyrale pa i rënduar ose bërë të ngjitshme. Ky tint lë buzët të hidratuara dhe të shëndetshme, ndërsa shkëlqimi i tij i bën ato të duken më të plota dhe tërheqëse, perfekte për një pamje të natyrshme përditshme ose për momente kur dëshirohet një efekt më i ndritshëm dhe glamuroz.
*3.4gr
Përdorimi
Aplikoni në buzë lehtësisht për një përfundim të lehtë. Për një tonalitet më të fortë, sugjerojmë ta aplikoni dy herë.
Përbërësit
Lista e plotë e përbërësve
Diisostearyl Malate,Water,Bis-Diglyceryl Polyacyladipate-2,Trimethylsiloxyphenyl Dimethicone, Hydrogenated Polyisobutene,Bis-Behenyl/Isostearyl/Phytosteryl Dimer Dilinoleyl Dimer Dilinoleate,Polyphenylsilsesquioxane, Diglycerin,Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone,Polysorbate 60,Ceteareth-20,1,2-Hexanediol,Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer,Squalane,Behenyl Alcohol,Phenoxyethanol,Titanium Dioxide,Caprylyl Glycol,Fragrance,Tartrazine,Sunset Yellow FCF,Fast Acid Magenta,Sorbitan Isostearate,Aluminum Hydroxide,Ammonium Polyacrylate, Phloxine B,Butylene Glycol,Brilliant Blue FCF,Caprylic/Capric Triglyceride,Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate,Rose Extract
Marka
CLIO PROFESSIONAL është një markë koreano-jugore me bazë në distriktin Seongdong, Seul, Koreja e Jugut. E krijuar në vitin 1993 ofron produkte profesionale kozmetike. Me kalimin e kohës, kompania u degëzua në produkte të tjera të kujdesit të lëkurës, flokëve dhe trupit duke lançuar kështu markat: Peripera në vitin 2005, Goodal në vitin 2011 dhe Healing Bird në vitin 2017. Në vitin 2012 marka koreano-jugore CLIO PROFESSIONAL hapi dyqanin e saj Club Clio duke shitur të gjitha produkteve e markave të saj. Deri në fundin e vitit 2016 marka numëron plot 95 dyqane! Të gjitha produktet mbeten shumë të preferuara dhe të shitura në Korenë e Jugut dhe gjithë Europën. Fondatina kompakte është produkt “Bestseller” tashmë në KORAL SECRETS! Duke punuar me një ekip kërkimi dhe zhvillimi me bazë në Evropë, marka zhvillon vazhdimisht koleksione të reja për t'iu përshtatur tendencave dhe stinëve.
Dr.FORHAIR Phyto Therapy Scalp Essence
Dr.FORHAIR Phyto Therapy Scalp Essence
Dr.FORHAIR Phyto Therapy Scalp Essence është një trajtim i formuluar posaçërisht për të ofruar kujdes të avancuar për skalpin e ndjeshëm, të thatë ose të irrituar. Formula përmban kompleksin unik Herb Clean Complex, një përzierje ekstraktesh bimore me veti qetësuese dhe detoksifikuese, si uji i bambusës, panthenoli dhe ekstrakte nga limoni, mente dhe eukalipti, të cilat ndihmojnë në lehtësimin e kruarjes, skuqjes dhe ndjesisë së parehatshme në skalp. Acidi salicilik ndihmon në pastrimin e butë të poreve të skalpit dhe në reduktimin e sebumit të tepërt, duke krijuar një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm për rritjen e flokëve. Por nuk mbaron këtu! Për të forcuar barrierën mbrojtëse të skalpit, esenca është e pasuruar me përbërës si ceramide, betaine dhe një kompleks hidratues me bazë ekstrakte bimore, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe mbrojnë lëkurën nga agresorët e jashtëm. Ka një teksturë ultra të lehtë me bazë uji, që përthithet menjëherë pa lënë ndjesi ngjitëse apo yndyrore. Aroma e saj freskuese, me nota bimore dhe citrus, e përmirëson përvojën e përdorimit duke ofruar një ndjesi të menjëhershme pastërtie dhe rifreskimi. Përdorimi i rregullt ndihmon në uljen e ndjeshmërisë, përmirëson mikroqarkullimin dhe krijon një bazë të shëndetshme për flokë më të fortë dhe më të dendur. Formula është pa silikonë dhe pa përbërës të dëmshëm, e përshtatshme për përdorim të përditshëm dhe për të gjitha tipet e flokëve, madje edhe për skalpin më të ndjeshëm. Ideale për ata që përjetojnë kruarje, skuqje apo ndjesi nxehtësie në kokë.
Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me: Dr.FORHAIR Phyto Therapy Shampoo dhe Dr.FORHAIR Phyto Therapy Treatment.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*80ml
Përdorimi
Pas larjes me shampoo dhe tharjes me peshqir, aplikojeni në skalp dhe masazhoni butësisht me majat e gishtave për të përthithur produktin. Gjithashtu mund t’a aplikoni përpara përdorimit të pajisjeve stiluese, si: tharëse flokësh, pjastër etj., për të mbrojtur flokët nga dëmtimi i nxehtësisë. Mund të aplikohet edhe në flokë të thatë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Uji i bambusës, Panthenol, Limoni, Menta, Eukalipti, Acid salicilik, Ceramide, Betaine,
Lista e plotë e përbërësve
Ethanol, purified water, dipropylene glycol, butylene glycol, panthenol, pentylene glycol, menthol, lemon peel oil, orange peel oil, eucalyptus leaf oil, castor seed oil, peppermint oil, cornmint oil, star anise /Seed oil, lychee fruit oil, lime seed oil, avocado oil, spearmint leaf oil, vegetable oil, bambusa vulgaris water, gardenia extract, tree leaf soap berry fruit extract, soap grass leaf extract, drumstick seed extract, matricaria flower /Leaf extract, rosemary flower extract, oregano leaf extract, spearmint extract, western pine tree extract, lemon balm extract, camellia flower extract, thyme leaf extract, carob fruit extract, apple mint leaf extract, camellia leaf extract, green tea extract, persimmon Extract, arrowroot extract, king pine needle extract, elm root extract, evening primrose extract, lavender flower extract, algin, dipotassium glycyrrhizate, niacinamide, tocopherol, polysorbate 20, ammonium acryloyldimethyl taurate /VPicopolymer, acrylate /C10-30 alkyl acrylate crosspolymer, aminomethylpropanol, disodium EDTA, propanediol, 1,2-hexanediol, ethylhexylglycerin, limonene, citral, linalool
Marka
Dr. FORHAIR është një markë globale për kujdesin e kokës në konstante kërkimi për flokë të bukur dhe skalp të shëndetshëm! E themeluar në vitin 2014, Dr. FORHAIR është e përkushtuar të adresojë probleme të ndryshme të flokëve dhe kokës përmes programeve të kujdesit profesional të kuruar. Dr. FORHAIR ka 22 qendra për kujdesin e kokës, një sallon bukurie të specializuar në programet e avancuara të kujdesit të kokës dhe flokëve, dhe një laborator që fokusohet në kërkimin dhe zhvillimin e kujdesit të kokës/flokut të vendosur në Korenë e Jugut për të siguruar ruajtjen e një skalpi të shëndetshëm. Dr. FORHAIR, e dinë se kujdesi i kokës është themeli për të pasur flokë të shëndetshëm dhe të bukur. Kështuqë, produktet e tyre janë formuluar me përbërës të dobishëm që premtojnë të nxjerrin në pah më të mirën e shëndetit, flokë të bukur me një skalp të shëndetshëm dhe të pastër!
GOODAL Green Tangerine Vita C 27 Dark Spot Care Ampoule
GOODAL Green Tangerine Vita C 27 Dark Spot Care Ampoule
GOODAL Green Tangerine Vita C 27 Dark Spot Care Ampoule është një serum i fuqishëm për fytyrën, i formuluar posaçërisht për të trajtuar njollat kafe dhe për t’i dhënë lëkurës një pamje më të ndritshme, të shëndetshme dhe të njëtrajtshme. Me një përqendrim të lartë prej 27% vitamine C të pastër, ky serum vepron në thellësi për të ngadalësuar prodhimin e melaninës dhe për të ndihmuar në zbehjen e njollave ekzistuese. Formula është e pasur gjithashtu 70% nga ekstrakti i frutit tangerine (një agrum aziatik), që përmban deri në 10 herë më shumë Vitaminë C, se agrumet e zakonshëm. Ndërsa, përbërësit e tjerë aktivë si niacinamide, kompleksi Vita Blemish-Up dhe arbutina ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe në parandalimin e njollave të reja. Ndërkohë, teknologjia Vita Liposome në formulim siguron përthithje të shpejtë dhe të thellë të vitaminës C, duke ruajtur fuqinë dhe efektivitetin e saj për një kohë më të gjatë. Por nuk mbaron këtu! Ky serum përmban gjithashtu përbërës qetësues dhe rigjenerues si Madecassoside, Allantoin dhe Panthenol, të cilët ndihmojnë në reduktimin e skuqjeve, në hidratim dhe në forcimin e barrierës së lëkurës, duke e bërë të përshtatshëm edhe për lëkurën shumë sensitive.
Formula e tij nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*16gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ekstrakt Green Tangerine, niacinamide, arbutin, madecassoside, allantoin, panthenol,
Lista e plotë e përbërësve
Ascorbic Acid, Water, Propanediol, Citrus Tangerina (Tangerine) Extract, Glycerin, Tromethamine, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Ethyl Ascorbyl Ether, 1,2-Hexanediol, Chlorella Vulgaris Extract, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ananas Sativus (Pineapple) Fruit Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Sodium Hyaluronate, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Citrus Limon (Lemon) Peel Oil, Cananga Odorata Flower Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Extract, Chitosan, Centella Asiatica Extract, Calluna Vulgaris Extract, Polyglyceryl-10 Laurate, Ferulic Acid, Glucose, Glucosylrutin, Glutathione, Fructooligosaccharides, Fructose, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Dipotassium Glycyrrhizate, Panthenol, Sodium Phytate, Beta-Glucan, Pentylene Glycol, Hydrogenated Lecithin, Cholesterol, Tocopherol, Niacinamide, Madecassoside, Ceramide NP, Madecassoside, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Lactic Acid, Biotin, Retinyl Palmitate, Rutin, Xanthan Gum, Limonene, Linalool
Marka
GOODAL është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës shumë e njohur në Azi dhe prej vitesh në Perëndim! Emri i së cilës është krijuar nga bashkimi i fjalëve Good (e mirë) + All (gjithçka). Marka është themeluar dhe krijuar në vitin 2011, për të krijuar dhe prodhuar produkte me formulime të përqëndruara nga përbërës natyralë të bimë shumë të veçanta, bimë egra të rritura në pyjet e Amazonës! Nga këto bimë janë nxjerrë vajra esencialë në procesin e fermentimit të tyre, falë teknologjisë së lartë që vetë marka ka investuar! Këta përbërës, kultivohen në sezone të ndryshme në Kore, nga verërat e nxehta dhe të lagështa, deri në dimra të ftohta. Përbërësi kyç i markës GOODAL, janë ekstrakti i nxjerrë nga qitro jeshile, e quajtur green tangerine, i pasura me 10 herë më shumë vitaminë C se agrumet e zakonshme, vitaminë P e cila është sintetizuese e kolagjenit, duke e mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira, dhe përbërës të tjerë aktivë, për t’i ofruar lëkurës përfitime mbresëlënëse! Filozofia e markës GOODAL, e thotë më së miri: “Ofrojini lëkurës tuaj gjithçka të mirë ajo ka nevojë!”
NEOGEN DERMALOGY Probiotics Youth Repair Emulsion
NEOGEN DERMALOGY Probiotics Youth Repair Emulsion
NEOGEN DERMALOGY Probiotics Youth Repair Emulsion është një emulsion i formuluar për të rikthyer hidratimin, freskinë, butësinë dhe shkëlqimin natyral të lëkurës. Me një teksturë të lehtë, jo-ngjitëse dhe ndjesi të këndshme elastike, ky emulsion depërton thellë në lëkurë, duke ofruar hidratim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm falë përmbajtjes së tij me 5 lloje acid hyaluronik. Formula është pasuruar me fermente probiotike si Bifida Ferment Lysate dhe Lactobacillus Ferment Lysate, të cilat ndihmojnë në forcimin e barrierës së lëkurës, përmirësojnë elasticitetin dhe mbrojnë nga dëmtimet e shkaktuara nga faktorët e jashtëm. Në të njëjtën kohë, ekstraktet e frutave si boronica, mjedra dhe rrushi i kuq, së bashku me centella asiatica, veprojnë si antioksidantë të fuqishëm që qetësojnë, tonifikojnë dhe revitalizojnë lëkurën e lodhur apo të ndjeshme. I përshtatshëm për lëkurë të thatë, të dehidratuar dhe sensitive, ky emulsion është zgjedhja ideale për ata që kërkojnë një kujdes të përditshëm që i rikthen lëkurës pamjen e freskët, të ushqyer dhe të rigjallëruar.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon.
*100ml
Përdorimi
Në mëngjes dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Bifida Ferment Lysate, Lactobacillus Ferment Lysate, 5 lloje të acidit hialuronik, ekstrakt boronice, ekstrakt mjedre, ekstrakt rrushi të kuq, ekstrakt centella asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Dipropylene Glycol, Cetyl Ethylhexanoate, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Cyclopentasiloxane, Cyclohexasiloxane, Butyrospermum Parkii (Shea Butter), Glyceryl Stearate, Trehalose, PEG-100 Stearate, Dimethicone, Cetyl Alcohol, Stearyl Alcohol, Palmitic Acid, Stearic Acid, Carbomer, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Coptis Japonica Extract, Butylene Glycol, Lactobacillus Ferment Lysate (71ppm), Isopentyldiol, Undaria Pinnatifida Extract, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Honey Extract, Sodium PCA, Sodium Lactate, Centella Asiatica Extract, Vaccinium Macrocarpon (Cranberry) Fruit Extract, Fragaria Chiloensis (Strawberry) Fruit Extract, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Cornus Officinalis Fruit Extract, Euterpe Oleracea Fruit Extract, Sambucus Nigra Fruit Extract, Schizandra Chinensis Fruit Extract, Panax Ginseng Berry Extract, Vaccinium Myrtillus Fruit Extract, Arginine, Aspartic Acid, Adansonia Digitata Seed Oil, PCA, Ceramide 3, Hydrogenated Lecithin, Phospholipids, Gluconic Acid, Glycine, Alanine, Betaine, Allantoin, Xylitol, Panthenol, Hydrolyzed Collagen, Juglans Regia (Walnut) Seed Oil, Royal Jelly Extract, Musa Sapientum (Banana) Fruit Extract, Tuber Melanosporum Extract, Sodium Hyaluronate, Propolis Extract, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Artemisia Capillaris Extract, Squalane, Lactic Acid, Serine, Valine, Propanediol, Palmitoyl Tripeptide-5, Caprylyl Glycol, Cholesterol, Isoleucine, Threonine, Proline, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Tocopheryl Acetate, Tuber Magnatum Extract, Phenylalanine, Histidine, Phellinus Linteus Extract, Glutathione, Pentylene Glycol, Ceramide 2, Ceramide 4, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Bifida Ferment Lysate (7ppb), Acetyl Hexapeptide-8, Ceramide 1, Ceramide 6 II, Beta-Glucan, Streptococcus Thermophilus Ferment (2ppb), Madecassoside, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Oligopeptide-1, Sodium Acetylated Hyaluronate, Phytosterols, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Disodium EDTA, Fragrance
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
BENTON Honest Scalp Nourishing Tonic Ampoule
BENTON Honest Scalp Nourishing Tonic Ampoule
Shijoni një përvojë të avancuar kujdesi për flokët me BENTON Honest Scalp Nourishing Tonic Ampoule, një formulë e pasur dhe shumëfunksionale që rigjeneron flokët dhe përkujdeset për shëndetin e skalpit të flokut. Me përbërës të fuqishëm si peptidet dhe 17 aminoacide, kjo ampulë ndihmon në ushqimin e rrënjëve të flokëve, përmirësimin e elasticitetit dhe rritjen e tyre. E pasuruar me ekstraktin e Saccharomyces Cerevisiae, kjo ampulë furnizon flokët dhe skalpin me lëndë ushqyese, ndërsa kompleksi ekskluziv BENTON Hair Complex forcon kutikulat e dëmtuara të flokëve. Nga ana tjetër përbërës si Lactobacillus, Houttuynia cordata, Perilla frutescens var. crispa dhe ekstrakti i gjetheve të Camellia sinensis ofrojnë qetësim, ushqim të thellë dhe mbështetje antioksiduese për flokët dhe skalpin. Formula përmban gjithashtu panthenol dhe niacinamide, që hidratojnë dhe zbusin lëkurën e skalpit, ndërsa kafeina përforcon rrënjën e flokut dhe nxit rritjen e shëndetshme të tij. Ndërsa, përbërësit si fasule e zezë, pemë çaji dhe mente ndihmojnë në qetësimin e skalpit dhe balancimin e sebumit të tepërt. Por nuk mbaron me kaq! Për të përmirësuar më tej pastërtinë dhe shëndetin e skalpit, betaina salicilate dhe BHA bashkeveprojnë për të pastruar poret dhe larguar keratinën e tepërt. Me 12 vitamina të përfshira në formulën e patentuar, kjo ampulë ndihmon në parandalimin e oksidimit dhe ruajtjen e një skalpi të shëndetshëm. Rezultati? Flokë të fortë, të ushqyer dhe të gjallë nga rrënja deri te majat. Për të përfituar një efekt maksimal, sugjerojmë që të përdoret së bashku me shampoon: BENTON Beer Yeast Shampoo.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificale.
*100ml
Përdorimi
Pas larjes me shampoo dhe tharjes me peshqir, aplikojeni në gjatësinë e flokëve. Gjithashtu mund t’a aplikoni përpara përdorimit të pajisjeve stiluese, si: tharëse flokësh, pjastër etj., për të mbrojtur flokët nga dëmtimi i nxehtësisë. Mund të aplikohet edhe në flokë të thatë.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
peptide, 17 aminoacide, ekstrakt Saccharomyces Cerevisiae, BENTON Hair Complex, Lactobacillus, Houttuynia cordata, Perilla frutescens var. crispa, ekstrakt I gjetheve të Camellia sinensis, peptide, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Lactobacillus/(Houttuynia Cordata/Perilla Frutescens/Camellia Sinensis) Leaf Ferment Filtrate, Aqua (Water), Butylene Glycol, Saccharomyces Cerevisiae Extract, 1,2-Hexanediol, Ecklonia Cava Extract, C12-13 Alketh-9, Glycerin, Propanediol, Panthenol, Polyglyceryl-10 Laurate, Arginine, Niacinamide, Allantoin, Betaine Salicylate, Caffeine, Hydrolyzed Silk, Coptis Japonica Root Extract, Morus Alba Bark Extract, Sophora Flavescens Root Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Sodium Phytate, Alteromonas Ferment Extract, Glycine, Betaine, Palmitoyl Tripeptide-5, Acetyl Hexapeptide-8, Houttuynia Cordata Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Perilla Frutescens Leaf Extract, Glycine Max (Soybean) Seed Extract, Polyglyceryl-10 Stearate, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Tyrosine, Phenylalanine, Valine, Threonine, Proline, Isoleucine, Biotin, Histidine, Cysteine, Methionine, Sodium Ascorbyl Phosphate, Beta Glucan, Folic Acid, Pyridoxine, Tocopherol, Cyanocobalamin, Beta-Carotene, Linoleic Acid, Thiamine HCI, Riboflavin, Menthol, Menthyl Lactate, Ethylhexylglycerin, Citric Acid, Sodium Citrate, Hydrogenated Lecithin, Caprylyl Glycol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Mentha Piperita (Peppermint) Oil, Parfum (Fragrance)
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).
KLAVUU Phytoncide Quick Cleansing Pad
KLAVUU Phytoncide Quick Cleansing Pad
KLAVUU Phytoncide Quick Cleansing Pad janë tamponë pastrues inovativë që ofrojnë një përvojë pastrimi të thellë dhe eksfolimi të butë për lëkurën. Formulimi i tyre i pasur me Phytoncide, përftuar nga uji i gjetheve Jeju Cypress, ka një ndikim të fuqishëm në pastrimin e lëkurës, duke ndihmuar në eliminimin e papastërtive dhe qelizave të vdekura nga sipërfaqja e lëkurës, dhe duke pastruar poret në thellësi. Por nuk mbaron me kaq! Për të siguruar një kujdes të plotë, ky produkt është i pasur gjithashtu me tre lloje të ndryshme të acidit hialuronik me pesha molekulare të ndryshme, duke ofruar hidratim të thellë dhe duke rritur elasticitetin e lëkurës. Efekti i menjëhershëm qetësues është i dukshëm, duke ndihmuar në qetësimin e lëkurës së irrituar dhe të skuqur. Ky pastrues është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive.
Formula e tij është hipoalergjike, jo-komedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra esencial.
*100 copë/ 380ml
Përdorimi
Pastroni lëkurën duke e masazhuar me anën e ashpër të tamponit për të larguar papastërtitë. Më pa masazhojeni me anën e lëmuar të saj.
*Sugjerohet të përdoret vetëm në mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ujë i gjetheve Jeju Cypress, re lloje të ndryshme të acidit hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Chamaecyparis Obtusa Water, Diethoxyethyl Succinate, Glycereth-25 PCA Isostearate, 1,2-Hexandiol, Sodium Citrate, Butylene Glycol, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Fruit Extract, Hydroxyacetophenone, Ethylhexylglycerin
Marka
Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!
SOME BY MI Snail Truecica Miracle Repair Toner
SOME BY MI Snail Truecica Miracle Repair Toner
Some By Mi Snail Truecica Miracle Repair Toner është një toner me formulë të veçantë për të rigjeneruar dhe riparuar lëkurën e dëmtuar. I formuluar për të mbështetur në thellësi shëndetin e lëkurës, ky toner përmban filtrat e jashtëzakonshëm të kërmillit të zi, i cili nxit rigjenerimin e qelizave dhe përmirëson strukturën e lëkurës nga brenda. Ky përbërës unik ndihmon në zbutjen e shenjave të dukshme të dëmtimeve të mëparshme dhe i jep lëkurës një ndriçim natyral. Formula e tij e pasur është e mbushur me Truecica, një përzierje e fuqishme e bimëve që qetësojnë skuqjen dhe irritimet, duke sjellë një ndjesi të freskisë dhe të rehatisë. Njëkohësisht, toner-i ka veti antioksiduese të fuqishme që mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e përditshme, për një pamje të lëmuar dhe të rigjeneruar.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*150ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt të kërmillit të zi, ekstrakt sherebele, ekstrakt të lëvores së thuprës së bardhë,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Snail Secretion Filtrate, C12-14 Pareth-12, C12-14 Pareth-7, Carbomer, Tromethamine, Dioscorea Japonica Root Extract, Trehalose, Ethylhexylglycerin, Beta-Glucan, Hydrolyzed Corn Starch, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Allantoin, Adenosine, Disodium EDTA, Sucrose, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Agrimonia Eupatoria Extract, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Centella Asiatica Extract, Salvia Officinalis (Sage) Leaf Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Silybum Marianum Seed Extract, Perilla Frutescens Leaf Extract, Sodium Chondroitin Sulfate, Broussonetia kazinoki Root Extract, Propolis Extract, Artemisia Capillaris Extract, Cimicifuga Dahurica Root Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Pentylene Glycol, Madecassoside, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Phenoxyethanol.
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
KLAVUU White Pearlsation Ideal Actress Backstage Cream Mint SPF 30+ PA++
KLAVUU White Pearlsation Ideal Actress Backstage Cream Mint SPF 30+ PA++
KLAVUU White Pearlsation Ideal Actress Backstage Cream Mint SPF 30+ PA++ ofron mbulim mesatar, falë nuancës së saj jeshile, e cila përforcon tonet e ngrohta të lëkurës me thellësi dhe kontrast të shtuar. Formulimi i tij me ekstraktin e perlave koreane i jep lëkurës elasticitetin e nevojshëm, duke i siguruar një pamje më rinore dhe me shkëlqim. Me një kosistencë të lehtë dhe të përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë lëkurën sensitive, është e përkryer si një bazë primer hidratues, i cili zbut lëkurën tuaj duke ofruar një hidratim të thellë, gati për fillimin e rutinës së grimit. Gjithashtu vjen me mbrojtje të lartë diellore, duke përfshirë SPF 30+për mbrojtje ndaj rrezeve.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i perlave koreane
Lista e plotë e përbërësve
Water, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Butylene Glycol, Glycerin, Cyclopentasiloxane, Titanium Dioxide (CI 77891), Cetyl Ethylhexanoate, Ethylhexyl Salicylate, Cyclohexasiloxane, Dicaprylyl Carbonate, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Niacinamide, Octyldodecanol, Pentylene Glycol, Chlorella Vulgaris Extract, Sea Whip Extract, Codium Tomentosum Extract, Ecklonia Cava Extract, Enteromorpha Compressa Extract, Gelidium Cartilagineum Extract, Laminaria Japonica Extract, Macrocystis Pyrifera (Kelp) Extract, Spirulina Platensis Extract, Pearl Extract, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Triceteareth-4 Phosphate, Glycol Stearate, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, PEG-2 Stearate, Potassium Cetyl Phosphate, Silica, Lauryl PEG-9 Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, Tromethamine, Aluminum Hydroxide, Stearic Acid, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Squalane, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Triethoxycaprylylsilane, Polysorbate 60, Sorbitan Isostearate, Tocopherol, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Carbomer, Disodium EDTA, Phenoxyethanol, Methylparaben, Fragrance(Parfum), Benzyl Salicylate, Butylphenyl Methylpropional, Limonene, Hexyl Cinnamal, Geraniol, Linalool, Mica (CI 77019), Chromium Oxide Greens (CI 77288), Iron Oxides (CI 77492)
Marka
Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!
KAHI Aqua Shield Sun Lotion SPF50+ PA++++
KAHI Aqua Shield Sun Lotion SPF50+ PA++++
KAHI Aqua Shield Sun Lotion SPF50+ PA++++ është kremi më i ri i markës KAHI, pjesë e koleksionit të veçantë “KORAL SECRETS.” Me formulë inovative, ky krem është krijuar për të ofruar një mbrojtje maksimale ndaj rrezeve të dëmshme të diellit. I pasuruar me niacinamide, ky krem zbeh njollat kafe dhe hiperpigmentimin e krijuara nga rrezatimi UV, duke reduktuar pamjen e njollave kafe. Ndërsa, formulimi me adenosine dhe tocopherol, do të ndihmojnë në rritjen e elasiticitet duke i ofruar ushqim lëkurës. Për këtë arsye, ky krem është ideal edhe për ata që dëshirojnë të luftojnë shenjat e moshës dhe të ruajnë një pamje të re të lëkurës. Me një teksturë të lehtë locioni, ky krem është i përshtatshëm për përdorim të përditshëm, duke e lënë lëkurën të hidratuar, të mbrojtur dhe plot vitalitet. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës kryesisht atë sensitive dhe të yndyrshme.
Formula e tij është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale dhe vajra esencialë.
*50ml
Përdorimi
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
niacinamide, adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Dibutyl Adipate, Propanediol, Ethylhexyl Triazone, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Niacinamide, Drometrizole Trisiloxane, Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethyl Butyl Phenol, Coco-Caprylate/Caprate, 2,3-Butanediol, Silica, Caprylyl Methicone, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Watercress Extract, Purslane Extract, Behenyl Alcohol, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, VP/Eicosine Copolymer, Polyglyceryl-3 Methyl Glucose Distearate, Decyl Glucoside, Tromethamine, Carbomer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ethylhexyl Glycerin, Sodium Stearoyl Glutamate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Adenosine, Glycerin, Xanthan Gum, Poloxamer 188, Hydroxypropyl Methyl Cellulose Stearoxy Ether, Tocopherol, Titanium Dioxide, Methyl Propanediol, Aluminum Hydroxide, Dextrin Palmitate, Isopropyl Titanium Triisostearate, Gold, Tannic Acid, Fragrance
Marka
ANUA Heartleaf 87% Low pH Deep Cleansing Water
ANUA Heartleaf 87% Low pH Deep Cleansing Water
ANUA Heartleaf 87% Low pH Deep Cleansing Water është një produkt unik dhe esencial për çdo rutinë të kujdesit të lëkurës, i krijuar për t’ju ofruar një përvojë të pastrimit të thellë dhe të butë. Me një përmbajtje të pasur prej 87% Houttuynia Cordata Extract, i njohur për vetitë e tij qetësuese dhe mbrojtëse, kjo formulë e mrekullueshme ka një pH të ulët, duke mbrojtur barrierën natyrale të lëkurës. Falë teknologjisë micellare, ky pastrues jo vetëm që largon grimin me lehtësi, përfshirë atë waterproof, por gjithashtu pasuron lëkurën me squalan dhe panthenol me origjinë bimore, duke siguruar një ndjesi freskie dhe rehatie. Rezultati është një lëkurë e pastër dhe e ushqyer në çdo hap. Formula e saj e butë, por efektive, është ideale për lëkurën sensitive, duke e lënë atë të butë dhe të hidratuar, pa ndjesi tharjeje.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, dhe është e patestuar në kafshë.
*500g
Përdorimi
Në një tampon pambuku, hidhni një sasi të konsiderueshme të larësit dhe masazhojeni fytyrën lehtësisht duke hequr çdo mbetje papastërtie. Përsëriteni procesin derisa ta ndjeni lëkurën plotësisht të pastër. Sipas dëshirës, mund ta shpëlani fytyrën me ujë të vakët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
87% Houttuynia Cordata Extract, squalan, panthenol
Lista e plotë e përbërësve
Sunflower seed oil, ylang ylang flower oil, lavender oil, bergamot peel oil, benzyl benzoate, caprylyl glycol, farnesol, tocopherol, ethylhexyl glycerin, macadamia seed oil, meadowfoam seed oil, etc.
Marka
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.
SKINFOOD Gold Caviar Collagen Plus Hydrogel Mask
SKINFOOD Gold Caviar Collagen Plus Hydrogel Mask
SKINFOOD Gold Caviar Collagen Plus Hydrogel Mask ushqen lëkurën me lagështi të bollshme për të reduktuar pamjen e rrudhave dhe për ta hidratuar plotësisht. Ndryshe nga maskat e zakonshme prej pëlhure, kjo maskë vjen në formë gome, e cila përshtatet në mënyrë perfekte me konturet e fytyrës, duke mundësuar një depërtim më të thellë të përbërësve aktivë. E përbërë nga kompleksi Collagen Plus dhe ekstrakti i pastër i arit, kjo maskë ndihmon në rritjen e elasticitetit të lëkurës, duke e bërë atë më të fortë dhe më të lëmuar, ndërsa redukton rrudhat dhe linjat e holla, duke i dhënë fytyrës një pamje më të re, të freskët dhe me shkëlqim natyral. Collagen Plus, burimi kryesor i elasticitetit dhe hidratimit, depërton thellë në lëkurë falë kombinimit me ekstraktin e arit dhe kavjarit, duke përmirësuar dukshëm elasticitetin dhe duke reduktuar rrudhat dhe linjat e holla për një pamje rinore dhe të freskët. E përshtatshme për lëkurën e thatë, të dehidratuar dhe atë sensitive. Ky produkt është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*34gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni me kujdes maskën duke larguar filmin (shtresën sipërfaqësore) nga maska. Mbajeni të vendosur 30-40 minuta.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Collagen Plus, ekstrakt e ari, kavjar,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Hydrolyzed Collagen Extract, Dipropylene Glycol, Glyceri:, Niacinamide, Caviar Extract, 1,2-Hexanediol, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Chondrus Crispus Powder, Chondrus Crispus, Panthenol, Cellulose Gum, Potassium Chloride, Allantoin, Algin, Polyethylene Terephthalate, Sucrose, Sodium Polyacrylate, Xanthan Gum, Polysorbate 20.
Butylene Glycol, Paeonia Sufiruticosa Root Extract, Centella Asiatica Extract, Adenosine, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Glyceryl Caprylate, Hydrolyzed Collagen, Ethylhexylglycerin, Dextrin, Pantolactone, Acrylates Copolymer, Styrene/Acrylates Copolymer, Phenyl Methicone, Polyvinyl Alcohol, Polyvinyl Butyral, Dimethicone, Gold, Polyglyceryl-10 Laurate,
Tripeptide-1, Colloidal Gold, Copper Tripeptide-1, Acetyl Tetrapeptide-S, Acetyl Tetrapeptide-2, Palmitoyl Pentapeptide 4, Palmitoyl Tripeptide-1,
Hexapeptide-9, Hexapeptide-11, Palmitoyl Tripeptide-S, Disodium EDTA, Fragrance, Iron Oxide Yellow(CI 77492), Iron Oxide Red(CI 77491), Aluminum Powder(CT 77000)
Marka
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
SKINFOOD Lavender Food Mask
SKINFOOD Lavender Food Mask
Përmirësoni kujdesin e lëkurës tuaj me maskën SKINFOOD Lavender Food Mask, një trajtim i jashtëzakonshëm që ofron një përvojë të qetësuese dhe rigjallëruese. Ky maskë unike në formë xheli është e pasuruar me 10% ujë lule lavander, një përbërës i njohur për veprimin e tij anti-inflamator dhe qetësues. E kultivuar me kujdes në zonën e Provence në jug të Francës, ekstrakti i saj nxirret përmes një metode distilimi të veçantë, duke siguruar një ekstrakt sa më të pastër që ndihmon në riparimin e lëkurës së dëmtuar. Përveç ujit të lules së lavandrës, kjo maskë përmban gjithashtu në fprmulim edhe panthenol. Një agjent i fuqishëm hidratues që ndihmon në ruajtjen e nivelit të duhur të lagështisë në lëkurë, duke forcuar barrierën mbrojtëse të saj dhe duke e lënë atë të butë dhe elastike. Ky kombinim i përbërësve është veçanërisht efektiv në qetësimin e lëkurës së irrituar dhe të inflamuara nga aknet, si dhe në reduktimin e shenjave post-anke. E përshtatshme për të gjitha tipologjitë e lëkurës.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*120gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të njomë dhe masazhoni lehtësisht me levizje rrethore. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Mbajeni maskën për 10-15 min. Shpëlajeni me ujë të vakët dhe të bollshëm. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret 1 herë ne javë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
10% ujë lule lavander, panthenol
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Water, Butylene Glycol, Panthenol, 1,2-Hexanediol, C12-14 Pareth-12, Tromethamine, Carbomer, Portulaca Oleracea Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower, Peucedanum Graveolens (Dill) Extract, Lactobacillus/Hibiscus Sabdariffa Flower Ferment Filtrate, Ethylhexylglycerin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid
Marka
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
ISNTREE Green Fresh Serum
ISNTREE Green Fresh Serum
ISNTREE Green Fresh Serum, nga marka ISNTREE është serumi i cili do t'i falë lëkurës rigjallërim dhe qetësim të menjëhershëm. I formuluar me mbi 77% ujë nga gjethet e çajit jeshil, i cili përmban: polifenoli, vitamina, minerale etj., të cilët ushqejnë lëkurën, duke ndaluar mbiprodhimin e sebumit në të. Ky çaj ka prejardhje nga zona më e famshme për prodhimin e çajit jeshil në Korenë e Jugut, rajoni Boseong. Ndërsa kompleksi Anti Sebum P, bën të mundur rritje të elasticitetit, duke ofruar ekuilibër midis yndyrës dhe lagështisë së nevojshme në lëkurë. Nga ana tjetër, formulimi me niacinamide do të ndihmojë në minimizim të poreve dhe zbehje të njollave kafe. Përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht me atë të yndyrshme dhe sensitive!
*50ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
77% ujë nga gjethet e çajit, Anti Sebum P, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Camellia Sinensis Leaf Extract, Water, Butylene Glycol, Glycerin, Propanediol, Dipropylene Glycol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Hydroxyacetophenone, Squalane, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Allantoin, Carbomer, Tromethamine, Betaine, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Cetearyl Alcohol, Epigallocatechin Gallate, Glyceryl Stearate SE, Adenosine , Dipotassium Glycyrrhizate, Bacillus Ferment, Vigna Radiata Seed Extract, Camellia Japonica Flower Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Sprout Extract
Marka
Ekipi i ISNTREE hyri në botën e përkujdesjes së lëkurës me hapjen e blog-ut të parë në Korenë e Jugut. Ata arritën një numër të madh ndjekësish falë informacioneve të detajuara për përbërës, formulime dhe produkte të Industrisë së Bukurisë. Në vitin 2012, pas një ekperiencë të gjatë dhe kërkesave të shumta të ndjekësve të tyre, ata krijuan produktet e tyre të para nën markën e tyre ISNTREE. Emri i markës e merr kuptimin nga bashkimi i tre fjalëve që tregojnë mbi filozofinë e saj: IS- island (ishull) N-nature (natyrë) TREE (Pemë). Synimi i ISNTREE është të sjellë për konsumatorët produkte me përbërës të pastër, të sigurt dhe të shëndetshëm për lëkurën duke nxitur bukurinë natyrale tek çdokush që i përdor.
MARY&MAY Intense Moisture Care Travel Kit
MARY&MAY Intense Moisture Care Travel Kit
MARY & MAY Intense Moisture Care Travel Kit, është një set i cili përmban 5 produkte, si: larës, esencë, serum, krem hidratues antirrudhë dhe krem hidratues për zonën delikate të syve. Këto produkte synojnë minimizimin e vijave të holla dhe rrudhave dhe rritjen e elasticitetit të lëkurës.
MARY & MAY Vegan Low pH Hyaluronic Gel Cleanser
Ky larës përmban në formulim10,000 ppm ekstrakt rrushi dhe acid hialuronik. Këto dy përbërës heqin butësisht të gjitha papastërtitë e lëkurës, duke pastruar thellësisht poret.Ii përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për lëkurën shumë sensitive!
*30ml
MARY & MAY Vegan Blackberry Complex Cream Essence
Kjo esencë është e formuluar me 50.000 ppm ekstrakt të manaferrës dhe 100.000 ppm ujë të zambakut blu. Falë këtyre 2 përbërësve kryesorë, kjo esencë ofron veti antioksiduese, hidratuese dhe qetësuese kundër plakjes së lëkurës. Nga ana tjetër formulimi i kësaj esence me vaj të farës jojoba, acid hialuronik dhe keramide ndihmojnë në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës duke rritur në këtë mënyrë nivelin e hidratimit. Kjo esencë ka në formulimin e saj edhe ekstrakt të bimës centella asiatica, e cila mundëson qetësim të menjëhershëm të lëkurës ndaj çdo lloj irritimi.
*30ml
MARY & MAY Idebenone + Blackberry Complex Serum
Ky serum është i formuluar me 1000ppm idebenone i cili ka efekt antioksidues në lëkurë 4 herë më shumë se vitamina C dhe koenzima Q10, dhe mbron lëkurën nga radikalet e lira. Ndërsa formulimi me 20% kompleks të manaferrës së zezë, i cili përmban antocianinë parandalon shenjat e avancuara të moshës. Ky serum ka një ngjyrë karakteristike portokalli, por mos u shqetësoni pasi nuk përmban aspak ngjyrues artificial, por është ngjyra natyrale e përbërësit idebenone.
*10ml
MARY & MAY Idebenone + Blackberry Complex Intense Cream
Ky krem është i formuluar me 500ppm idebenone dhe 63% kompleks Blackberry, të njohur për vetitë e tyre antioksiduese në lëkurë, duke ndihmuar në minimizimin e shfaqjes së rrudhave dhe mbojtjen e lëkurës nga dëmtimet e jashtme mjedisore dhe radikalet e lira. Nga ana tjetër ky krem përmban 5 lloje të ndryshme keramidesh dhe Phytosphingosine, për të krijuar një barrierë të shëndetshme dhe për të ofruar hidratim të thellë. Ndërsa niacinamidet do të ndihmojnë në zbehjen e njollave kafe. Konsistenca e tij është shumë e lehtë, e butë si mëndafshi dhe përthithet menjëherë nga lëkura.
*12g
MARY & MAY Tranexamic Acid + Glutathione Eye Cream
Ky krem përmban 1000ppm acid tranexamic, ku do t'i adresohet rrathëve të zinj dhe rrudhave në zonën rreth syve dhe jo vetëm, por në të gjitha vijat e mimikës së fytyrës. Gjithashtu përmban edhe glutathione, i cili është një përbërës me veti të fuqishme antioksiduese, dhe luan një rol shume të rëndësishëm në mbajtjen e lëkurës të shëndetshme dhe të re. Përmban edhe vitaminë C, e cila gjendet me shumë vështirësi në produktet e kujdesit të zonës rreth syve. Në vetëm 2 javë përdorim do të vëreni përmirësim të dukshëm të problematikave të sipërpërmendura.
*12g
Përdorimi
MARY & MAY Vegan Low pH Hyaluronic Gel Cleanser
MARY & MAY Vegan Blackberry Complex Cream Essence
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
MARY & MAY Idebenone + Blackberry Complex Serum
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
MARY & MAY Idebenone + Blackberry Complex Intense Cream
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
MARY & MAY Tranexamic Acid + Glutathione Eye Cream
Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve.
Përbërësit
MARY & MAY Vegan Low pH Hyaluronic Gel Cleanser
Përbërësit "magjik"
10,000 ppm ekstrakt rrushi dhe acid hialuronik,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Coco-glucoside, Decyl Glucoside, Sodium Cocoyl Glycinate, Octyldodeceth-16, Sodium Cocoyl Alaninate, 1,2-Hexanediol, Xanthan Gum, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Gardenia Florida Fruit Extract, Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Citric Acid, Beta-glucan, Sodium Citrate, Sodium Phytate, Dextrin, Butylene Glycol, Ceramide NP, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Potassium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Fragrance, Hydroxyacetophenone, Ethylhexylglycerin
MARY & MAY Vegan Blackberry Complex Cream Essence
Përbërësit "magjik"
kompleks Blackberry, ekstrakt centella asiatica, acid hialuronik, keramide, tochopherol
Lista e plotë e përbërësve
Water, Nymphaea Caerulea Flower Water, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract, 1,2-hexanediol, Methlypropanediol, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Hydrolyzed Gardenia Florida Extract, Sodium Hyaluronate, Hydrogenated Lecithin, Butylene Glycol, Glycerin, Trilaureth-4 Phoshate, Sodium Polyacrylate, Pvm/Ma Copolymer, Cyanocobalamin, Ceramide Np, Maltodextrin, Ethylhexylglycerin, Tocopherol
MARY & MAY Idebenone + Blackberry Complex Serum
Përbërësit "magjik"
idebenone, kompleks Blackberry
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract (67,500ppm), Euterpe Oleracea Fruit Extract (67,500ppm), Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract (67,500ppm), Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycereth-26, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Polyglyceryl-10 Laurate, Hydroxydecyl Ubiquinone (1000ppm), Hydrogenated Lecithin, Arginine, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol
MARY & MAY Idebenone + Blackberry Complex Intense Cream
Përbërësit "magjik"
idebenone, kompeks blackberry, 5 lloje keramide, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract (21%), Euterpe Oleracea Fruit Extract (21%), Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract (21%), Glycerin, Butylene Glycol, Purified Water, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Cetearyl Alcohol, Cetyl Ethylhexanoate, Isododecane, Ethylhexyl Palmitate, Cetearyl Olivate, Panthenol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Polyglyceryl-10 Laurate, Sorbitan Olivate, Sodium Polyacrylate, Hydrogenated Lecithin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, Hydrogenated Polydecene, Ethylhexylglycerin, Hydroxydecyl Ubiquinone (500ppm), Adenosine, Pentylene Glycol, Trideceth-6, Disodium EDTA, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Sodium Hyaluronate, Caprylyl Glycol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Stearic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Ceramide NP, Ceramide NS, Phytosphingosine, Cholesterol, Ceramide AS, Ceramide AP, Ceramide EOP
MARY & MAY Tranexamic Acid + Glutathione Eye Cream
Përbërësit "magjik"
acid Tranexamic, glutathione, vitaminë C
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Ethylhexyl Palmitate, Glycereth-26, Glycerin, Cetearyl Alcohol, Niacinamide, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Beeswax, Caprylic/Capric Triglyceride, Polyglyceryl-2 Stearate, Dipropylene Glycol, Isododecane, Glyceryl Stearate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Stearyl Alcohol, Glycol Stearate SE, Sodium Polyacrylate, Hydroxyacetophenone, Stearic Acid, Dimethiconol, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Hydrogenated Polydecene, Hydrogenated Lecithin, Tranexamic Acid (1,000ppm), Betaine, Glutathione (1,000ppm), Panthenol, Fragrance, Hippophae Rhamnoides Fruit Oil, Butylene Glycol, Adenosine, Sorbitan Isostearate, Caprylyl Glycol, Trideceth-6, 1,2-Hexanediol, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Ascorbic Acid
Marka
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.
I'M FROM Licorice Soothing Ampoule
I'M FROM Licorice Soothing Ampoule
I'M FROM Licorice Soothing Ampoule, jo vetëm rigjeneron dhe forcon barrierën e lekurës, por është ideal nëse shpërthimi i vazhdueshëm akneik është kthyer në shqetësimin tuaj më të madh. I formuluar me 73% ekstrakte rrënje të bimës së Jamball ndihmon për të trajtuar aknet, minimizuar inflamacionin, skuqjen dhe sensitivitetin në lëkurë. Nga ana tjetër, ky serum përmban gjithashtu panthenol (Vitamina B5), një përbërës i cili ofron lëmim të vijave të holla dhe rrudhave duke bërë të mundur rigjenerimin e plotë të lëkurës. Përshtatet për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht atë akneike dhe sensitive!
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*30ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
73% ekstrakte rrënje, të bimës së Jamball, panthenol (Vitamina B5)
Lista e plotë e përbërësve
Glycyrrhiza Uralensis (Licorice) Root Extract, Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Water, Betaine, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Xanthan Gum, Erythritol, Beta-Sitosterol, Malt Extract, Cysteine HCl, Ammonium Glycyrrhizate, Phytosterols, Sclerotium Gum, Glycine, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-10 Myristate, Polyglyceryl-10 Laurate
Marka
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.
I'M FROM Pear Serum
I'M FROM Pear Serum
Një serum shumë unik për nga përbërja sapo i është shtuar koleksionit KORAL SECRETS. Çfarë e bën kaq të veçantë? Formulimi i tij, me 83% ekstrakt të dardhës së egër me prejardhje nga mali Baegun (Baegunsan) në Korenë e Jugut! I'M FROM Pear Serum ndihmon në qetësimin e lëkurës së irrituar, duke krijuar një mburojë lagështie, e kjo falë përbërjes së tij të kombinuar me acid hialuronik dhe panthenol! Ekstrakti i dardhës së egër nxirret duke përdorur metodën Nano Phyto Cell Grinder™, një proces ku bluhet pulpa (pjesa e tultë e dardhës) në copa të imta. Përbërësi aktiv që gjendet në dardha është "Lignin", i cili kohët e fundit është zbuluar që luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e bimëve nga rrezet UV. Sipas studimit, ky përbërës është raportuar të ketë flavonoide antioksidante, anti-kancerogjene dhe anti-inflamatore. Si një modulator i plakjes dhe inflamacionit të lëkurës u arrit në përfundimin, që ka një potencial të madh për të luftuar shenjat e sëmundjeve të lëkurës si: dermatiti dhe psoriasis.
*Ky serum është testuar dermatologjikisht dhe është zbuluar se:
-lagështia e lëkurës është përmirësuar me 136.67%
-skuqja e lëkurës me -32.64%
- temperatura e lëkurës 3.92% dhe barriera e lagështisë së lëkurës me 27.36%.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurë, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50 ml 1.69 fl oz
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ekstrakt të dardhës së egër, acid hialuronik dhe panthenol.
Lista e plotë e përbërësve
Pyrus ussuriensis leaf extract 83%, glycerin, methylpropanediol, water, butylene glycol, dipropylene glycol, glycereth-26, chondrus crispus extract, saccharum officinarum (sugarcane) extract, pyrus pyrifolia (pear) fruit extract (0.1%), sodium hyaluronate, theobroma cacao (cocoa) seed extract, hydroxyethyl urea, panthenol, 1,2-hexanediol, polyglyceryl-10 laurate, acrylates/c10-30 alkyl acrylate crosspolymer, caprylyl glycol, tromethamine, sodium phytate, allantoin, dextrin, xanthan gum.
Marka
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.
Shfaq 954/1111

