BENTON Black Honest Eyelash Serum
BENTON Black Honest Eyelash Serum
BENTON Black Honest Eyelash Serum është një serum i avancuar për kujdesin dhe forcimin e qërpikëve, i krijuar për t’i ushqyer ato nga rrënja deri në majë dhe për të përmirësuar pamjen e tyre natyrale. Formula e pasur me përbërës hidratues, si derivatet e acidit hialuronik dhe peptide, ndihmon në mbrojtjen e qërpikëve nga dobësimi dhe thyerja, duke i bërë ato të duken më të shëndetshme, më të forta dhe më të rregullta me përdorim të vazhdueshëm. Serumi përmban pigment të zi natyral, i cili gjatë aplikimit i jep qërpikëve një pamje më të theksuar dhe më të rregullt, duke krijuar efekt vizual shumë natyral, si të lyer lehtë, pa u dukur i rënd. Aplikatori praktik mundëson vendosje të saktë si në vijën e rrënjës ashtu edhe përgjatë gjatësisë së qërpikëve, ndërsa tekstura e lehtë përthithet shpejt pa lënë ndjesi rëndese. I përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe ideal edhe për ata që përdorin qërpikë extension, pasi ndihmon në ruajtjen e qërpikëve natyralë të ushqyer dhe të mbrojtur.
Sipas testimeve klinike të produktit:
• pas 4 javësh përdorim të rregullt
• te 20 pjesëmarrës
janë raportuar rezultate mesatare:
• +107% rritje në volum
• +101% rritje në gjatësi
• +101% përmirësim në formë/curl
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është e patestuar në kafshë.
*8ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën dhe pjesën e syve, aplikojeni serumin tek qërpikët nga rrënja tek majat, çdo ditë. Serumi mund të aplikohet edhe tek vetullat.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
acidit hialuronik, peptide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Pullulan, Butylene Glycol, VP/VA Copolymer, Saccharomyces Cerevisiae Extract, 1,2-Hexanediol, Iron Oxides (CI 77499), Pentylene Glycol, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Lepidium Meyenii Root Extract, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Hydrolyzed Soy Protein, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Panthenol, Xylitylglucoside, Xylitol, Anhydroxylitol, Camellia Sinensis Leaf Extract, Perilla Ocymoides Leaf Extract, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Houttuynia Cordata Extract, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Glycerin, Propanediol, Citric Acid, Maltodextrin, Sodium Phytate, Glycine, Biotin, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Proline, Threonine, Valine, Isoleucine, Histidine, Octanediol, Cystine, Methionine, Allantoin, Niacinamide, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Beta-Glucan, Biotinoyl Tripeptide-1, Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).
Dr.FORHAIR Phyto Therapy Shampoo (70ml)
Dr.FORHAIR Phyto Therapy Shampoo (70ml)
Nëse skalpi juaj është lehtësisht i ndjeshëm ndaj çdo agjenti të jashtëm, apo përbërësve irritues që gjenden në produkte të ndryshme të përkujdesjes së flokëve, atëherë Dr.FORHAIR Phyto Therapy Shampoo është zgjidhja e duhur për ju! Një shampoo e cila është e formuluar me më shumë se 90% përbërës natyralë, ideale për njerëzit me skalp shumë të ndjeshëm. Formulimi i saj është unik, pasi përbërja me ujë Bambusa Vulgaris, dhe ekstrakt i gjetheve saponaria officinalis, një ekstrakt i sapunit i njohur për prodhimin e shkumës natyrale, pastrojnë tërësish papastërtitë, por butësisht pa irritimin më të vogël. Nga ana tjetër, ekstrakti i luleve Camellia Japonica zbut dhe pastron skalpin e thatë dhe të acaruar, ndërkohë vaji Persea Gratissima (Avokado) forcon flokët dhe i lë ato të buta dhe me shkëlqim, por pa i rënduar. Phyto Therapy Shampoo, falë formulit të tij është i sigurt për t'u përdorur nga fëmijët si edhe gratë shtatzëna.
E gjithë formula është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*70ml
Përdorimi
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ujë Bambusa Vulgaris, ekstrakt i gjetheve saponaria officinalis, ekstrakti i luleve Camellia Japonica dhe vaj Persea Gratissima (Avokado) .
Lista e plotë e përbërësve
Water, disodium laureth sulfosuccinate, lauryl hydroxysultaine, cocamide methyl MEA, lauryl glucoside, glycerin, sodium lauroyl methylaminopropionate, sodium cocoyl isethionate, bambusa vulgaris water, C12-13 pareth-9, propanediol, polyquaternium-10, gardenia florida fruit extract, citrus limonum (lemon) peel oil, citric acid, citrus aurantium dulcis (orange) peel oil, caprylyl glycol, sodium chloride, disodium edta, eucalyptus globulus leaf oil, ethylhexylglycerin, moringa oleifera seed extract, sapindus trifoliatus fruit extract, saponaria officinalis leaf extract, butylene glycol, citrus aurantium (lime) oil, litsea cubeba fruit oil, illicium verum (anise) fruit/seed oil, 1,2-hexanediol, camellia japonica flower extract, persea gratissima (avocado) oil, sodium citrate, vegetable oil, tocopherol, algin, citral, limonene.
Marka
Dr. FORHAIR është një markë globale për kujdesin e kokës në konstante kërkimi për flokë të bukur dhe skalp të shëndetshëm! E themeluar në vitin 2014, Dr. FORHAIR është e përkushtuar të adresojë probleme të ndryshme të flokëve dhe kokës përmes programeve të kujdesit profesional të kuruar. Dr. FORHAIR ka 22 qendra për kujdesin e kokës, një sallon bukurie të specializuar në programet e avancuara të kujdesit të kokës dhe flokëve, dhe një laborator që fokusohet në kërkimin dhe zhvillimin e kujdesit të kokës/flokut të vendosur në Korenë e Jugut për të siguruar ruajtjen e një skalpi të shëndetshëm. Dr. FORHAIR, e dinë se kujdesi i kokës është themeli për të pasur flokë të shëndetshëm dhe të bukur. Kështuqë, produktet e tyre janë formuluar me përbërës të dobishëm që premtojnë të nxjerrin në pah më të mirën e shëndetit, flokë të bukur me një skalp të shëndetshëm dhe të pastër!
SOME BY MI Yuja Niacin Anti Blemish Starter Kit
SOME BY MI Yuja Niacin Anti Blemish Starter Kit
Nëse lëkura juaj ka probleme me njollat kafe, shenjat post-akne, qukat, apo njolla të tjera të hiperpigmentimit, atëherë ju vjen në ndihmë ky set nga linja: SOME BY MI Yuja Niacin Blemish Line.
SOME BY MI Yuja Niacin Brightening All-In-One Cleanser
Është një larës gjithëpërfshirës i cili përmban 11% ekstrakt Yuja, një frut aziatik hibrid mjaft i njohur për vetitë e tij kundër plakjes së lëkurës dhe hiperpigmentimin. Ky larës përmban gjithashtu acid succinic, i cili trajton intensivisht aknet dhe pikat e zeza, duke i ofruar lëkurës pastrim në thellësi. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
*30ml
SOME BY MI Yuja Niacin 30 Days Miracle Brightening Toner
Toner që përmban: 90% të ekstraktit Yuja, 5% nianicinamide, një formë e vitaminës B, 12 vitamina dhe ekstaktin e lules lotus (zambaku i ujit). I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, edhe për atë sensitive.
*30ml
SOME BY MI Yuja Niacin Anti Blemish Care Serum
Ky serum përmban një kombinim të fuqishëm përbërësish si ekstrakt të frutit yuja, glutathione, arbutinë, dhe Platolwhite-C™, të cilët punojnë së bashku për të ndriçuar dhe rigjallëruar lëkurën. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht të ydryshme, mikse dhe me hiperpigmentim.
*10ml
SOME BY MI Yuja Niacin Anti Blemish Cream
Një krem i cili përmban 70% përmbajtje të frutit Yuzu, një hibrid mes frutit të mandarinës dhe limonit për të ndihmuar në reduktimin e njollave të errëta dhe duke përmirësuar tonin e lëkurës. Përveç këtyre, kremi përmban panthenol, i njohur për vetitë e tij hidratues dhe qetësuese.
*30gr
Përdorimi
SOME BY MI Yuja Niacin Brightening All-In-One Cleanser
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
SOME BY MI Yuja Niacin 30 Days Miracle Brightening Toner
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
SOME BY MI Yuja Niacin Anti Blemish Care Serum
Pas pastrimit të lëkurës dhe vendosjes së tonerit, aplikoni serumin 3-4 sprucime në fytyrë, qafë dhe dekolte, në mëngjes dhe/ose në mbrëmje. Me pas vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
SOME BY MI Yuja Niacin Anti Blemish Cream
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht. Mund të përdoret edhe në lëkurën e trupit.
Përbërësit
SOME BY MI Yuja Niacin Brightening All-In-One Cleanser
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i frutit Yuja, acid succinic, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Sodium C14-16 Olefin Sulfonate, Citrus Junos Fruit Extract (11%), Cocamidopropyl Betaine, Acrylates Copolymer, 1,2-Hexanediol, Gluconolactone, Tetradecene, Sodium Chloride, Glycerin, Hexadecene, Saccharide Isomerate, Caprylyl Glycol, Xanthan Gum, Sodium Citrate, Citric Acid, Niacinamide (1 ppm), Propanediol, Sodium Hyaluronate, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Succinic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Eriobotrya Japonica Leaf Extract, Hydrogenated Lecithin, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Polyglyceryl-10 Stearate, Panthenol, Mentha Viridis (Spearmint) Extract, Sodium Acetylated Hyaluronate, Benzyl Glycol, Sodium Ascorbyl Phosphate, Ethylhexylglycerin, Biotin, Pyridoxine, Folic Acid, Hyaluronic Acid, Raspberry Ketone, Tocopherol, Cyanocobalamin, Linoleic Acid, Thiamine HCl, Inositol, Riboflavin, Beta-Carotene, Disodium EDTA, Fragrance, Limonene, Linalool
SOME BY MI Yuja Niacin 30 Days Miracle Brightening Toner
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i frutit Yuja, ekstrakt i lules së zambakut, niacinamide, glutathione, arbutin
Lista e plotë e përbërësve
Citrus Junos Fruit Extract (90 %), Niacinamide(5 %), 1,2-Hexanediol, Glycerin, Polyglyceryl-10 Laurate, C12-14 Pareth-7, Water, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Citrus Junos Peel Oil(500 ppm), Butylene Glycol, Adenosine, Tromethamine, Disodium EDTA, Coptis Chinensis Root Extract, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Stearate, Panthenol, Sodium Ascorbyl Phosphate, Saussurea Involucrata Extract, Bisabolol, Maltodextrin, Hydrolyzed Vegetable Protein, Sambucus Nigra Flower Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Flower Extract, Magnolia Liliflora Flower Extract, Plumeria Rubra Flower Extract, Lilium Tigrinum Extract, Folic Acid, Biotin, Pyridoxine, Pancratium Maritimum Extract, Tocopherol, Cyanocobalamin, Linoleic Acid, Thiamine HCl, Beta-Carotene, Riboflavin, Inositol, Limonene.
SOME BY MI Yuja Niacin Anti Blemish Care Serum
Përbërësit "magjik"
ektrakti yuja, niacinamide, Platolwhite-C™, glutathione, arbutinë
Lista e plotë e përbërësve
Citrus Junos Fruit Extract [83%], Niacinamide [10%], Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Alpha-Bisabolol, Carbomer, Arginine, Brassica Campestris (rapeseed) Seed Oil, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Citrus Junos Peel Oil [293.1 ppm], Melia Azadirachta Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Polyglyceryl-3 Diisostearate, Melia Azadirachta Flower Extract, Distilled Water, Curcuma Longa Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Glycerin, Butylene Glycol, Althaea Officinalis Root Extract, Oryza Sativa (Rice) Bran Extract, 3-0-Ethyl Ascorbic Acid, Hydrogenated Lecithin, Ficus Carica(Fig) Fruit Extract, Punica granatum fruit Ext., Morus Alba Fruit Extract, Ginkgo biloba leaf extract, Tocopherols, Polyglyceryl-10 Stearate, Panthenol, Sodium Ascorbyl Phosphate, Biotin, Folic Acid, Pyridoxine, Cyanocobalamin, Linoleic acid, Riboflavin, Beta-Carotene, Inositol, Thiamine HCL, Disodium EDTA, Limonene, Linalool
SOME BY MI Yuja Niacin Anti Blemish Cream
Përbërësit "magjik"
niacinamide, 70% ekstrakt yuja, panthnol
Lista e plotë e përbërësve
Citrus Junos Fruit Extract (70%), Water, Butylene Glycol, Niacinamide (5%), Glycerin, Panthenol, 1,2-Hexanediol, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Benzyl Glycol, (-)-alpha-bisabolol (0.4%), Diphenylsiloxyphenyl Trimethicone, Arginine, Caprylylmethicone, Trehalose, Behenyl Alcohol, Acrylate/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Coptis Japonica Root Extract, Polyisobutene, Sorbitan Isostearate, Carbomer, Centella Asiatica Extract, Dimethicone/Phenyl Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Inulin Lauryl Carbamate, Biota Orientalis Leaf Extract, Tocopherol, Stearyl Alcohol, Arachidyl Alcohol, Xylityl Glucoside, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Anhydroxylitol, Disodium EDTA, Xanthan Gum, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Sorbitan Oleate, Caprylyl/Capryl Glucoside, Xylitol, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Raspberry Ketone, Glutathione, Biotin, Ascorbyl Glucoside, Ascorbyl Tetraisopalmitate, Arbutin, Madecassoside, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Ascorbic Acid, Menadione, Cyanocobalamin, Citrus Junos Peel Oil, Linalool, Limonene.
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
Dr.FORHAIR Heritage Sweet Deight Shampoo
Dr.FORHAIR Heritage Sweet Deight Shampoo
Nëse keni menduar ndonjëherë se vetëm lëkura e fytyrës ka nevojë për kujdes anti-age, është koha të mendoni ndryshe. Edhe skalpi, ashtu si çdo pjesë tjetër e trupit, ndikohet nga koha, stresi dhe faktorët e jashtëm, duke çuar në hollim të flokëve, humbje të vitalitetit dhe shfaqjen e thinjave. Dr.FORHAIR Heritage Sweet Deight Shampoo vjen si një zgjidhje shkencore nga linja ekskluzive Heritage, e krijuar posaçërisht për të trajtuar në mënyrë të avancuar shenjat e plakjes së skalpit. E frymëzuar nga parimet e kujdesit të butë, por të fuqishëm, kjo linjë kombinon formulime të pasura me përbërës aktivë që rigjallërojnë rrënjët, rikthejnë freskinë dhe nxisin një skalp më të shëndetshëm, për flokë që duken më të dendur, më të fortë dhe plot jetë. Formula përmban kompleksin inovativ Polygen Vital Complex 5X™, një përzierje e fuqishme me Biotinë, Ceramide NP, Idebenone, Palmitoyl Pentapeptide‑4 dhe Vitaminë E (Tocopherol), përbërës të njohur për aftësinë e tyre në forcimin e barrierës së lëkurës, përmirësimin e elasticitetit të skalpit dhe rigjallërimin e rrënjëve të dobësuara. Ky kompleks ndihmon në ngadalësimin e procesit të plakjes së skalpit dhe stimulon rritjen e densitetit të flokëve, duke krijuar një bazë të shëndetshme për një cikël të qëndrueshëm rritjeje. Përtej veprimit rigjenerues, formulës i janë shtuar gjithashtu niacinamide, panthenol (Vitaminë B5) dhe acid salicilik, të cilët punojnë në harmoni për të pastruar thellësisht poret, për të reduktuar yndyrën e tepërt dhe për të qetësuar skalpin e ndjeshëm, duke lënë ndjesinë e pastërtisë pa e tharë apo irrituar lëkurën. Por nuk mbaron me kaq! Aroma e ëmbël dhe delikate, me nuanca frutash dhe trëndafil, krijon një përvojë të këndshme dhe relaksuese gjatë çdo larjeje, duke e kthyer rutinën e kujdesit për flokët në një moment të veçantë kënaqësie dhe freskie për trupin dhe mendjen. I përshtatshëm për të gjitha tipologjitë e skalpit, veçanërisht për ata që përballen me hollim të flokëve dhe shfaqje të parakohshme të thinjave.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*500ml
Përdorimi
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Biotinë, Ceramide NP, Idebenone, Palmitoyl Pentapeptide-4, Vitaminë E (Tocopherol), Niacinamide, Panthenol (Vitaminë B5), Acid Salicilik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Sodium C14-16 Olefin Sulfonate, Glycerin, Lauryl Betaine, Disodium Laureth Sulfosuccinate, Fragrance, Ceramide NP, Biotin, Hydroxydecyl Ubiquinone, Palmitoyl Pentapeptide-4, Tocopherol, Menthol, Cetearyl Alcohol, Coco-Betaine, Potassium Benzoate, Sodium Chloride, Lauryl Hydroxysultaine, Citric Acid, Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Polyquaternium-10, Sorbitol, Dexpanthenol, Butylene Glycol, Polyquaternium-67, Salicylic Acid, Trihydroxystearin, Styrene/Acrylates Copolymer, Ethylhexylglycerin, Niacinamide, Disodium EDTA, Coco-glucoside, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Polydecene, Sodium Benzoate, Sodium Citrate, Lecithin, Polysorbate 80, Benzoic Acid, 1,2-Hexanediol, Limonene, Benzyl Benzoate, Hexyl Cinnamal, Citronellol, Linalool, Geraniol, Citral.
Marka
Dr. FORHAIR është një markë globale për kujdesin e kokës në konstante kërkimi për flokë të bukur dhe skalp të shëndetshëm! E themeluar në vitin 2014, Dr. FORHAIR është e përkushtuar të adresojë probleme të ndryshme të flokëve dhe kokës përmes programeve të kujdesit profesional të kuruar. Dr. FORHAIR ka 22 qendra për kujdesin e kokës, një sallon bukurie të specializuar në programet e avancuara të kujdesit të kokës dhe flokëve, dhe një laborator që fokusohet në kërkimin dhe zhvillimin e kujdesit të kokës/flokut të vendosur në Korenë e Jugut për të siguruar ruajtjen e një skalpi të shëndetshëm. Dr. FORHAIR, e dinë se kujdesi i kokës është themeli për të pasur flokë të shëndetshëm dhe të bukur. Kështuqë, produktet e tyre janë formuluar me përbërës të dobishëm që premtojnë të nxjerrin në pah më të mirën e shëndetit, flokë të bukur me një skalp të shëndetshëm dhe të pastër!
GOODAL Ice Heartleaf Hyaluron Soothing Jelly Mask (1pc.)
GOODAL Ice Heartleaf Hyaluron Soothing Jelly Mask (1pc.)
Kur lëkura ndjehet e mbingarkuar nga nxehtësia, stresi apo skuqjet e papritura, GOODAL Ice Heartleaf Hyaluron Soothing Jelly Mask ofron një zgjidhje të menjëhershme me ndjesinë e saj të freskët si akull. E krijuar posaçërisht për të qetësuar dhe rifreskuar lëkurën sensitive, kjo maskë ul temperaturën e sipërfaqes së lëkurës dhe ndihmon në lehtësimin e skuqjeve dhe irritimeve që vijnë si pasojë e ndotjes, ekspozimit ndaj diellit apo tendencës akneike. Formula e saj hidratuese përbëhet nga 11 lloje acid hialuronik të kombinuar me panthenol, i cili vepron si një balsam për lëkurën e irrituar, dhe 5 lloje ceramidesh që riparojnë barrierën mbrojtëse të saj, duke ofruar një hidratim 10-shtresor dhe parandaluar humbjen e ujit. Pika më e veçantë e kësaj formule është përmbajtja e ekstraktit të Heartleaf (Houttuynia cordata), i përftuar përmes një procesi të avancuar ngrirjeje nga zona e pastër Jeju Udo, i cili ruan të gjitha vetitë natyrale anti-inflamatore dhe qetësuese të bimës. I përshtatshëm për përdorim të rregullt ose si ndihmë emergjente pas ditëve të vështira për lëkurën, kjo maskë i jep fytyrës një pamje të freskët, të pastër dhe të hidratuar në thellësi, pa ndjesi ngjitjeje apo rëndese. Kjo maskë është e përshtatshme për ata që kanë lëkurë të ndjeshme ose me tendencë akneike, si dhe për këdo që kërkon një ndihmë të shpejtë kundër skuqjeve dhe dehidratimit.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale & natyrale.
*27ml
*1copë
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht, që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
11 lloje acid hialuronik, panthenol, 5 lloje ceramidesh, ekstrakt nga bima Heartleaf (Houttuynia cordata),
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Houttuynia Cordata Extract (301ppm), Sodium Hyaluronate (100.1ppm), Saccharomyces Ferment Filtrate, Chamaecyparis Obtusa Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Vincetoxicum Atratum Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid (0.15ppm), Hyaluronic Acid (0.1ppm), Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Centella Asiatica Leaf Extract, Chrysanthemum Zawadskii Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Portulaca Oleracea Extract, Glycerine, Erythritol, Hydroxyacetophenone, Tromethamine, Propanediol, Allantoin, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-10 Isostearate, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-10 Oleate, Sodium Phytate, Sorbitol, Pentylene Glycol, Methyl Diisopropyl Propionamide, Beta-Glucan, Albatrellus Confluens (Mushroom) Extract, Hyaluronic Acid/Polyisopropylacrylamide Copolymer (1ppm), Glyceryl Caprylate, Dimethylsilanol Hyaluronate (0.15ppm), Hydrolyzed Sodium Hyaluronate (0.15ppm), Potassium Hyaluronate (0.1ppm), Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate (0.08ppm), Sodium Hyaluronate Crosspolymer (0.08ppm), Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol (0.05ppm), Sodium Acetylated Hyaluronate (0.04ppm), Ectoin, Panthenol, Hydrogenated Lecithin, Stearic Acid, Ceramide NP, Ceramide NS, Cholesterol, Phytosphingosine, Ceramide AP, Ceramide AS, Ceramide EOP, Carbomer, Caffeine, Xanthan Gum, Cetearyl Alcohol
Marka
GOODAL është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës shumë e njohur në Azi dhe prej vitesh në Perëndim! Emri i së cilës është krijuar nga bashkimi i fjalëve Good (e mirë) + All (gjithçka). Marka është themeluar dhe krijuar në vitin 2011, për të krijuar dhe prodhuar produkte me formulime të përqëndruara nga përbërës natyralë të bimë shumë të veçanta, bimë egra të rritura në pyjet e Amazonës! Nga këto bimë janë nxjerrë vajra esencialë në procesin e fermentimit të tyre, falë teknologjisë së lartë që vetë marka ka investuar! Këta përbërës, kultivohen në sezone të ndryshme në Kore, nga verërat e nxehta dhe të lagështa, deri në dimra të ftohta. Përbërësi kyç i markës GOODAL, janë ekstrakti i nxjerrë nga qitro jeshile, e quajtur green tangerine, i pasura me 10 herë më shumë vitaminë C se agrumet e zakonshme, vitaminë P e cila është sintetizuese e kolagjenit, duke e mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira, dhe përbërës të tjerë aktivë, për t’i ofruar lëkurës përfitime mbresëlënëse! Filozofia e markës GOODAL, e thotë më së miri: “Ofrojini lëkurës tuaj gjithçka të mirë ajo ka nevojë!”
MEDIHEAL Hyaluronate Hydrate Dewy Serum
MEDIHEAL Hyaluronate Hydrate Dewy Serum
MEDIHEAL Hyaluronate Hydrate Dewy Serum është i formuluar për të depërtuar thellë në lëkurë dhe për të ofruar hidratim të thellë. Me 99% acid hialuronik të pastër me molekulë të ulët, i njohur për aftësinë e tij për të depërtuar deri në 25 shtresa të lëkurës, ky serum rigjallëron menjëherë lëkurën e dehidratuar, duke i dhënë një pamje të freskët, të butë dhe të ndritshme. Formula unike me teksturë ultra të lehtë përthithet brenda pak sekondash, duke e lënë lëkurën të hidratuar në thellësi, por pa ndjesi të rënduar. I pasur me përbërës si squalane, që forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës, dhe panthenol, që qetëson dhe ushqen, ky serum është i përshtatshëm për çdo tip lëkure, madje edhe për ato më të ndjeshmet. Por nuk mbaron me kaq! Teknologjia e avancuar FLEX-SOME™ Liposome ndihmon në shpërndarjen e përbërësve aktivë në shtresat më të thella të lëkurës, për një efekt të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm gjatë gjithë ditës. Ideal për përdorim të përditshëm, në mëngjes dhe në mbrëmje, ky serum është zgjedhja perfekte për ata që kërkojnë një lëkurë të hidratuar, të shëndetshme dhe me shkëlqim.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*40ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
squalane, panthenol, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Purified water, propanediol, butylene glycol, 1,2-hexanediol, niacinamide, sodium hyaluronate (10,100.01 ppm), betaine, hydroxyethyl cellulose, glycerin, ammonium acryloyldimethyl taurate/VP copolymer, xylitol, panthenol, caprylic/capric triglyceride, C12-14 alkyls-12, ethylhexylglycerin, adenosine, hydrogenated lecithin, squalane, ceramide NP, beta-glucan, bergamot oil, eucalyptus leaf oil, tocopherol, dimethylsilanol hyaluronate (15 ppb), hydrolyzed hyaluronic acid (15 ppb), Hydrolyzed Sodium Hyaluronate (15 ppb), Hyaluronic Acid (10 ppb), Potassium Hyaluronate (10 ppb), Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate (8 ppb), Sodium Hyaluronate Crosspolymer (8 ppb), Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol (5 ppb), Sodium Acetylated Hyaluronate (4 ppb), Polyglyceryl-10 Oleate, Pentylene Glycol, Caprylyl/Capryl Glucoside.
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
NARD Revitalizing Sugar Body Scrub
NARD Revitalizing Sugar Body Scrub
Dëshironi të keni një lëkurë të butë dhe të pastër? NARD Revitalizing Sugar Body Scrub është trajtimi ideal për trupin, i formuluar posaçërisht për t’ju ofruar një eksfolim të fuqishëm, por njëkohësisht të kujdesshëm ndaj barrierës natyrale të lëkurës. Falë kokrrizave natyrale të sheqerit, ky skrab largon në mënyrë efektive qelizat e vdekura dhe papastërtitë, duke e lënë lëkurën të freskët dhe të pastër. Formula e pasur me vaj jojoba, vaj bajame të ëmbël dhe vaj avokado ofron një hidratim të thellë dhe ushqim intensiv, duke e zbutur dhe rikthyer elasticitetin e saj. Ndërkohë, përbërësit aktivë si AHA dhe PHA ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave dhe njëtrajtësimin e lehtë të njollave sipërfaqësore, duke e bërë lëkurën të duket më e njëtrajtshme dhe më e ndritshme. Përmbajtja e ceramideve, pantenolit dhe acidit hialuronik përforcon barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe ruan nivelin optimal të lagështisë, duke parandaluar tharjen apo irritimin. Ndërsa, aroma unike e lavenderit dhe myshkut ofron një përvojë të rehatshme dhe rigjeneruese, duke ju dhuruar një lëkurë super të butë dhe të lëmuar pas dushit tuaj.
Kush do t'i thoshte jo këtij produkti fantastik?
Fomula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk krijon aspak irritim, madje edhe në lëkurat më sensitive.
*500ml
Përdorimi
Gjatë dushit aplikoni një sasi të konsiderueshme në trup të lagur dhe masazhojeni butësisht. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vaj jojoba, vaj bajame të ëmbël, vaj avokado, AHA & PHA, ceramide, pantenol, acidhialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Glycerin, Surose, ater Olea Luropaea (Olive) FrutOr Dimetncone Litro Acid, Gluconolactone, sodium valuronate Ceramide NE, Lantheno, Fersea aratissima (Avocado) Oil Simmondsia Chinensis Jojoba) Seed Oil Heanthus Annuus (Sumflower) Seed Ol Pruntis, Amygoalus ulas (Sweet Almond) Oil 1acodamia Ternifolia Sood Oil Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract, Melaleuca Alternifolia (Te Tree) Extract, Eucalyptus Globulus Leat Extrest Nelumbo Nucifera Extract, Por tulaca Oleracea Extuact, Centella Asiatica Extract, Rosmarinus Offionals Rosemary) Extrect Carbomer, Triet anolamine Zea Mays (Corm) Starch Mannitol Caramel, Microcrystallime Cellulose Iron Oxide Red. Octyldodeca-nol, Hydrogenated Leathin, Butylene Glycol Tocopheryl, Acetate, Shellac 1D.Hexanedio. Iron Oxide Yellow, Hyaroxy acetophenone, Ethy hexy glycenn Eragrance, Benzy! Salicylate, Hexy] Cinnamo, I inalool Gerario, Citronellol
Marka
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
NARD Peeling Gel
NARD Peeling Gel
NARD Peeling Gel është formuluar për t’i ofruar lëkurës një pastrim të thellë, pa shkaktuar irritim apo tharje. Me një kombinim të kujdesshëm përbërësish aktivë si AHA dhe PHA, ky xhel eksfoliues ndihmon në largimin efektiv të qelizave të vdekura dhe papastërtive, duke i dhënë lëkurës një pamje më të lëmuar dhe më të butë. Formula e tij është e pasuruar me 8 lloje të Acidit Hialuronik, të cilat ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit natyral dhe në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, duke ofruar një ndjesi të freskët dhe të hidratuar që zgjat gjatë. Gjithashtu, përmban 6 përbërës bimorë qetësues, përfshirë Centella Asiatica dhe ekstraktin e pemës së çajit (Tea Tree), të cilët punojnë së bashku për të reduktuar skuqjen dhe ndjeshmërinë që shkaktojnë faktorët e jashtëm. Me teksturë të lehtë në formë xheli, NARD Peeling Gel ofron një përvojë të butë dhe të këndshme, duke e bërë të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe atë më të ndjeshmen.
I testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm si CMIT/MIT.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*500ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke evituar zonën rreth syve. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2-3 herë në javë.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
AHA, PHA, 8 lloje të Acidit Hialuronik, Centella Asiatica, ekstrakt të pemës së çajit (Tea Tree),
Lista e plotë e përbërësve
Water, Quaternium-60, Glycerin, Propylene Glycol, Carbomer, Caprylyl Glycol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Fragrance, Hydroxyacetophenone, 1,2-Hexanediol, Tetrasodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Polysorbate 20, Linalool, Limonene, Geraniol, Butylene Glycol, Salicylic Acid, Prunus Armeniaca (Apricot) Kernel Oil, Niacinamide, Gluconolactone, Citric Acid, Ethylhexylglycerin, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Portulaca Oleracea Extract, Nelumbo Nucifera Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Eucalyptus Globulus Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Pentylene Glycol, Sodium Acetylated Hyaluronate.
Marka
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
Dr.FORHAIR Folligen Sea Salt Scaler
Dr.FORHAIR Folligen Sea Salt Scaler
Mbajeni lëkurën e skalpit të pastër për të mbajtur flokë të shëndetshëm dhe të fortë! Folligen Sea Salt Scaler nga marka Dr.FORHAIR , është zgjidhja përfekte për sebumin e tepërt, largimin e qelizave të vdekura së lëkurës dhe papastërtitë e grumbulluara në të. I formuluar me kompleksin e patentuar Folligen Complex ™: tre përbërës kryesor si, Biotin, Ceramide NP dhe Ekstrakt Saw Palmetto (Serenoa Serrulata Fruit) të cilët sigurojnë lëndë ushqyese thelbësore në lëkurën e skalpit si edhe ndihmojnë në rritjen e flokut, duke parandaluar edhe rënien! Por çfarë është e veçanta dhe benefiti i këtij produkti? Përmbajtja e tij, me 45% kripë (50,000 ppm kripë e Detit të Vdekur) dhe kripë natyrale, detoksifikon skalpin e kokës duke ju lënë ndjesi freskie, ndërkohë mikrogrimcat e kripës ndihmojnë për të hequr tërësisht sebumin e tepërt nga poret e kokës, gjë që një maskë e zakonshme mund të mos jetë në gjendje t'i heqë. Dr.FORHAIR FOLLIGEN SEA SALT SCALER, është e përshtatshme për të gjitha tipet e flokëve, por kryesisht për skalp të yndyrshëm.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*300ml
Përdorimi
Përdoreni 1-2 herë në javë në vend të shampoo-s ose përpara saj. Vendosni një sasi të moderuar në skalpin e kokës së lagur. Shtoni pak ujë në mënyrë që krijohet pak shkumë, masazhojeni me kujdes derisa të shkrihet kripa e detit, dhe më pas shpëlajeni mirë mëe ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
45% kripë e Detit të Vdekur
Lista e plotë e përbërësve
Sodium chloride, water, coco-betaine, glycerin, sea salt (50,000 ppm), sodium cocoyl alaninate, lauryl betaine, cocamide MEA, sodium lauroyl glutamate, alcohol denat., potassium cocoate, ppg-3 caprylyl ether, trehalose, caprylyl glycol, isopropyl myristate, menthol, trihydroxystearin, polyquatermium-10 panthenol, salicylic acid, sucrose stearate, tromethamine, niacinamide, menthyl lactate, mentha piperita (peppermint) oil, mentha arvensis leaf oil, sodium benzoate, caprylic/capric triglyceride, melaleuca alternifolia (tea tree) leaf oil, argania spinosa kernel oil, camellia japonica seed oil, moringa oleifera seed oil, serenoa serrulata fruit extract, chamaecyparis obtusa leaf extract, butylene glycol,1,2-hexanediol, polysorbate 80, lecithin, ceramide NP, mentha piperita (peppermint) leaf extract, freesia refracta extract, monarda didyma leaf extract, chamomilla recutita (matricaria) flower extract, rosmarinus officinalis (rosemary) leaf extract, lavandula angustifolia (lavender) extract, caffeine, adenosine, biotin, mentha viridis (spearmint) extract, mentha rotundifolia leaf extract, centella asiatica extract, ethylhexylglycerin, zinc pyrithione, zingiber officinale (ginger) root extract, sodium polynaphthalenesulfonate, asiatic acid, asiaticoside, madecassic acid, madecassoside, fragrance, hexyl cinnamal.
Marka
Dr. FORHAIR është një markë globale për kujdesin e kokës në konstante kërkimi për flokë të bukur dhe skalp të shëndetshëm! E themeluar në vitin 2014, Dr. FORHAIR është e përkushtuar të adresojë probleme të ndryshme të flokëve dhe kokës përmes programeve të kujdesit profesional të kuruar. Dr. FORHAIR ka 22 qendra për kujdesin e kokës, një sallon bukurie të specializuar në programet e avancuara të kujdesit të kokës dhe flokëve, dhe një laborator që fokusohet në kërkimin dhe zhvillimin e kujdesit të kokës/flokut të vendosur në Korenë e Jugut për të siguruar ruajtjen e një skalpi të shëndetshëm. Dr. FORHAIR, e dinë se kujdesi i kokës është themeli për të pasur flokë të shëndetshëm dhe të bukur. Kështuqë, produktet e tyre janë formuluar me përbërës të dobishëm që premtojnë të nxjerrin në pah më të mirën e shëndetit, flokë të bukur me një skalp të shëndetshëm dhe të pastër!
ISNTREE Chestnut AHA 8% Clear Essence
ISNTREE Chestnut AHA 8% Clear Essence
ISNTREE Chestnut AHA 8% Clear Essence, është një toner eksfoliues kimik, shumë efektiv në largimin e qelizave të vdekura, shpërberjen e pikave të zeza dhe të bardha të krijuara nga bllokimi i poreve dhe sebumi i tepërt. I formular me 8% acid glikolik, ky produkt bën të mundur largimin e shtresës së sipërme të qelizave të vdekura, duke nxjerrë në pah lëkurën e re dhe të shëndetshme. Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave të plakjes, dhe atyre të akneve. Nga ana tjetër, formulimi me kompleksin Aqua Teca 1000T, i cili përfshin pesë komponentë të bimës centella asiatica: ekstraktin Centella Asiatica, asiaticoside, acidin madecassic, acidin asiatic dhe madecassoside ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e skuqjes. Përdorimi i këtij produkti rrit ndjeshmërinë ndaj rrezeve të dëmshme të diellit, për këtë arsye është i domosdoshëm aplikimi i kremit mbrojtës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*100ml
Përdorimi
Përdoret 3 herë në javë në mbrëmje. Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni 10-25 min. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
8% acid glikolik, Aqua Teca 1000T
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Potassium Hydroxide, Portulaca Oleracea Extract, Sodium Hyaluronate, Glyceryl Caprylate, Panthenol, Madecassoside, Allantoin, 1,2-Hexanediol, Hydroxyethylcellulose, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower/Leaf/Stem Extract, Aloe Barbadensis Leaf Juice Powder, Glycolic Acid, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Dextrin, Lactic Acid(4.023%), Dipotassium Glycyrrhizate, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Sucrose Stearate, Camellia Sinensis Leaf Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Glycolic Acid(4.004%), Asiaticosi-de, Glycereth-25 PCA Isostearate, Hydrogenated Phosphatidylcholine, Madecassic Acid, EthylhexyIglycerin, Centella Asiatica Extract, Calendula Officinalis Flower Extract, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Asiatic Acid, Lactic acid, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Alcohol, Asiaticoside
Marka
Ekipi i ISNTREE hyri në botën e përkujdesjes së lëkurës me hapjen e blog-ut të parë në Korenë e Jugut. Ata arritën një numër të madh ndjekësish falë informacioneve të detajuara për përbërës, formulime dhe produkte të Industrisë së Bukurisë. Në vitin 2012, pas një ekperiencë të gjatë dhe kërkesave të shumta të ndjekësve të tyre, ata krijuan produktet e tyre të para nën markën e tyre ISNTREE. Emri i markës e merr kuptimin nga bashkimi i tre fjalëve që tregojnë mbi filozofinë e saj: IS- island (ishull) N-nature (natyrë) TREE (Pemë). Synimi i ISNTREE është të sjellë për konsumatorët produkte me përbërës të pastër, të sigurt dhe të shëndetshëm për lëkurën duke nxitur bukurinë natyrale tek çdokush që i përdor.
JUMISO Super Soothing Cica & Aloe Essence Toner
JUMISO Super Soothing Cica & Aloe Essence Toner
JUMISO Super Soothing CIca & Aloe Essence Toner ashtu si edhe serumi i linjës JUMISO Super Soothing Cica & Aloe Facial Serum i adresohet lëkurës sensitive, të dehidratuar dhe të irrituar. Toneri esencë është i formuluar me ujë mineral, i cili ka strukturë molekulare më të vogla se uji i zakonshëm, për të depërtuar thellësisht në të gjitha shtresat e lëkurës! Formulimi me ekstrakt të bimës centella asiatica dhe ujë të gjetheve të bimës aloe vera mundëson qetësimin e menjëhershëm të lëkurës, dhe minimizimin e skuqjes apo irritimit, duke balancuar nivelin e pH të saj. Ky toner ka veti anti-inflamatore dhe ndihmon gjithashtu në përmirësimin e strukturës së lëkurës duke forcuar barrierën natyrale të kësaj të fundit. Pas aplikimit do të vëreni një super shkëlqim dhe shëndet të lëkurës. Veçantia e këtij toneri është që përshtatet me të gjithë tipet e lëkurës.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: vajra esencial, paraben, alkool, fragrancë artificiale,
*125ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ujë mineral, ekstrakt Centella Asiatica, ekstrakt nga gjethja Aloe Vera
Lista e plotë e përbërësve
Mineral Water, Propanediol, Glycerin, Methylpropanediol, Centella Asiatica Extract, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Raspberry Ketone, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Sodium Hyaluronate, Ethylhexylglycerin, Hyaluronic Acid, Madecassoside, Asiaticoside, Aloe Barbadensis Leaf Juice Powder, Benzyl Glycol, Erythritol, Hydroxyethylcellulose, Biosaccharide Gum-1, Dipotassium Glycyrrhizate, Polyglucuronic Acid, Water, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Caprylyl Glycol, Panthenol, Allantoin, Pantolactone, Xanthan Gum, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Disodium EDTA
Marka
JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.
🎁 ABIB Heartleaf Calming Toner Skin Booster (100% off)
0.00 ALL
Çmimi për njesi per🎁 ABIB Heartleaf Calming Toner Skin Booster (100% off)
0.00 ALL
Çmimi për njesi perThis product is used for the app BOGOS.io Free Gift BOGO Bundle to work.
Please do not delete/edit it while the offers are still running!
If you need assistance, please contact us via Live chat in-app or email us at:
help@bogos.io.
MEDIHEAL Derma 365 PDRN Lifting Mask
MEDIHEAL Derma 365 PDRN Lifting Mask
Maskat pëlhurë janë një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për t’i ofruar lëkurës një trajtim intensiv që përmirëson pamjen dhe vitalitetin e saj në vetëm pak minuta. MEDIHEAL Derma 365 PDRN Lifting Mask është krijuar për të ndihmuar në përmirësimin e elasticitetit, fortësisë dhe pamjes së përgjithshme të lëkurës, duke i dhënë asaj një ndjesi sa më të tendosur. Formula e saj është e pasur me PDRN (Polydeoxyribonucleotide), një përbërës i njohur për aftësinë e tij për të mbështetur rigjenerimin e lëkurës dhe për të përmirësuar pamjen e saj të lodhur apo pa jetë. Në kombinim me përbërës si Kolagjen, Acid Hialuronik, Panthenol dhe Ceramide, maska ndihmon në ruajtjen e lagështisë dhe përmirësimin e elasticitetit. Esenca e pasur përthithet lehtësisht, duke e lënë lëkurën të ushqyer, më të butë dhe me një shkëlqim të shëndetshëm. Materiali i maskës përshtatet në mënyrë optimale me fytyrën për të siguruar kontakt të plotë me lëkurën dhe shpërndarje efektive të përbërësve aktivë. Pas përdorimit, lëkura duket më e freskët, më elastike dhe me një pamje më të tendosur. Kjo maskë është veçanërisht e përshtatshme për çdo lëkurë që ka humbur elasticitetin dhe ka nevojë për kujdes rigjenerues dhe efekt lifting.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*30 copë
Përdorimi
*Mund të përdoret çdo ditë si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDRN (Polideoksiribonukleotid), Kolagjen, Acid Hialuronik, Panthenol, Ceramide.
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Glycereth-26, Niacinamide, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Caprylic/Capric Triglyceride, Diglycerin, Arginine, Carbomer, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Adenosine, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-4 Laurate, Trehalose, Rosa Multiflora Flower Water, Styrene/Acrylates Copolymer, Gardenia Florida Flower Extract, Capsicum Annuum Leaf Extract, Ribes Nigrum Seed Extract, Stone Bean Extract, Sodium Hyaluronate, Pantolactone, Pinus Pinaster Bark Extract, Glyceryl Glucoside, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Sodium Lauryl Sulfate, Tremella Fuciformis Polysaccharide, Rosa Damascena Flower Extract, Chamomilla Recutita Flower Extract, Camellia Sinensis Flower Extract, Chrysanthemum Indicum Extract, Melilotus Officinalis Flower Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Hibiscus Syriacus Flower Extract, Lavandula Angustifolia Flower Extract, Oenothera Biennis Flower Extract, Viola Odorata Flower Extract, Panthenol, Pantothenic Acid, Sodium DNA (PDRN), Ulmus Davidiana Root Extract, Azulene, Beta-Glucan, Ectoin, Gluconolactone, Retinol, Squalane, Hydrogenated Polyisobutene
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
COSRX The Peptide Collagen Hydrogel Eye Patch
COSRX The Peptide Collagen Hydrogel Eye Patch
COSRX The Peptide Collagen Hydrogel Eye Patch është një trajtim intensiv dhe shumëfunksional i krijuar posaçërisht për të rigjneruar zonën e ndjeshme rreth syve përmes një formule të pasur me shkencë dermokozmetike. Këto maska njëpërdorimshe dallohen për përmbajtjen e lartë të pesë llojeve të peptideve dhe kolagjenit me peshë të ulët molekulare, të cilët depërtojnë thellë për të rritur elasticitetin, për të lëmuar rrudhat e imta dhe për të ofruar një efekt "lifting" të menjëhershëm. Përveç veprimit kundër shenjave të moshës, esenca përmban niacinamide dhe kafeinë, një kombinim i fuqishëm që zbeh rrathët e zinj dhe ul dukshëm enjtjen në zonën poshtë syve. Falë teksturës unike që ngjitet në mënyrë perfekte pas lëkurës dhe esencës që përmban acid hialuronik dhe vitaminë B12, ky produkt ofron një hidratim intensiv dhe një ndjesi freskie qetësuese në vetëm 10 deri në 20 minuta aplikim, duke u bërë zgjidhja ideale si për rutinën e mëngjesit, ashtu edhe për trajtimet rigjeneruese të mbrëmjes.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe elementë PEG.
*60 maska njëpërdorimshe
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 10-20 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.
Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim, zbehje të njollave apo kujdes të shtuar ndaj rrudhave.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
peptide, kolagjen, kafeinë, acid hialuronik, vitaminë B12
Lista e plotë e përbërësve
Marka
NEOGEN DERMALOGY Probiotics Relief Cream
NEOGEN DERMALOGY Probiotics Relief Cream
NEOGEN DERMALOGY Probiotics Relief Cream përmban 11 lloje peptidesh, përfshirë Acetyl Hexapeptide-8, peptide me efekt botox-like të njohura për ndihmën që ofrojnë në forcimin e lëkurës dhe lëmimin e linjave të holla. Menjëherë pas aplikimit, lëkura ndihet e hidratuar, e qetësuar dhe me një shkëlqim natyral. Formulimi i pasur me probiotikë ndihmon në balancimin e mikrobiomës së lëkurës, duke përmirësuar barrierën mbrojtëse dhe duke i dhënë një pamje më të shëndetshme dhe më rinore. Tekstura përhapet lehtë, nuk lë ndjesi ngjitjeje dhe ka një aromë të lehtë e të këndshme. I përshtatshëm për lëkurë të thatë, të dehidratuar dhe sensitive.
*50gr
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
1 llojeve të peptidesh, Acetyl Hexapeptide-8, Oligopeptide,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Glycerin, Trehalose, Cyclopentasiloxane, Glyceryl Stearate, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Octyldodecyl Myristate, PEG-100 Stearate, Cyclohexasiloxane, Hydrogenated C6-14 Olefin Polymers, Dimethicone, Phytosteryl/Behenyl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Butyrospermum Parkii (Shea Butter), Palmitic Acid, Hydrogenated Olive Oil Lauryl Esters, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Stearic Acid, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, Polyacrylamide, Cetyl Alcohol, Stearyl Alcohol, Tocopheryl Acetate, C13-14 Isoparaffin, Dimethiconol, Beeswax, Ethylhexylglycerin, Laureth-7, Microcrystalline Wax, Adenosine, Sodium Hyaluronate, Coptis Japonica Extract, Lactobacillus Ferment Lysate(71ppm), Isopentyldiol, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Tocopherol, Betaine, Allantoin, Xylitol, Panthenol, Hydrolyzed Collagen, Juglans Regia (Walnut) Seed Oil, Squalane, Lactic Acid, Undaria Pinnatifida Extract, Polydecene, Propanediol, Honey Extract, Sodium PCA, Sodium Lactate, Arginine, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Bifida Ferment Lysate(7ppb), Aspartic Acid, Adansonia Digitata Seed Oil, Hibiscus Sabdariffa Flower Extract, PCA, Ceramide NP, Hydrogenated Lecithin, Acacia Senegal Gum, Phospholipids, Agar, Gluconic Acid, Streptococcus Thermophilus Ferment(2ppb), Xanthan Gum, Glycine, Alanine, Royal Jelly Extract, Musa Sapientum (Banana) Fruit Extract, Tuber Melanosporum Extract, Propolis Extract, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Artemisia Capillaris Extract, Serine, Valine, Guaiazulene, Caprylyl Glycol, Cholesterol, Isoleucine, Threonine, Proline, Tuber Magnatum Extract, Phenylalanine, Histidine, Phellinus Linteus Extract, Glutathione, Ceramide NS, Ceramide AS, Ceramide EOP, Ceramide AP, Glucose, Beta-Glucan, Hyaluronic Acid, Chondrus Crispus (Carrageenan) Extract, Panax Ginseng Berry Extract, Phytosterols, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Crocus Sativus Flower Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Copper Tripeptide-1, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Acetyl Hexapeptide-8, Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Hexapeptide-9, Tripeptide-2, Nonapeptide-1, Hexapeptide-11, Potassium Hyaluronate, Disodium EDTA, Fragrance
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
CLIO Extreme Gelpresso Pencil Liner
CLIO Extreme Gelpresso Pencil Liner
CLIO Extreme Gelpresso Pencil Liner është një eyeliner në formë lapsi me teksturë gel-krem, që rrëshqet lehtë mbi qepalla dhe ofron ngjyrë intensive që në aplikimin e parë. Formula e tij rezistente ndaj ujit, djersës dhe vajit siguron qëndrueshmëri të gjatë, pa shpërndarje apo fshirje gjatë ditës. Maja e butë e lapsit lejon krijimin e vijave të sakta dhe të lëmuara, duke e bërë ideal si për një make-up natyral të përditshëm, ashtu edhe për një look më të theksuar dhe dramatik. Me pigmentim të fortë dhe aplikim të lehtë, ky laps sysh është zgjedhja perfekte për efekt intensiv, pa mundim dhe pa irritim për sytë.
*0.35g
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
Përdorimi
Aplikojeni nga këndi i brendshëm në këndin e jashtëm të syrit përgjatë vijave të qerpikëve. Produkti duhet tundur mirë para përdorimit.
Përbërësit
Lista e plotë e përbërësve
Trimethylsiloxysilicate, Synthetic Beeswax, Mica (CI 77019), Hydrogenated Polyisobutene, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Hydrogenated Polydecene, Iron Oxide Red (CI 77491), Iron Oxide Black (CI 77499), Silica Silylate, Polybutene, Titanium Dioxide (CI 77891), Ethylene/Propylene Copolymer, Copernicia Cerifera (Carnauba) Wax, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate
Marka
CLIO PROFESSIONAL është një markë koreano-jugore me bazë në distriktin Seongdong, Seul, Koreja e Jugut. E krijuar në vitin 1993 ofron produkte profesionale kozmetike. Me kalimin e kohës, kompania u degëzua në produkte të tjera të kujdesit të lëkurës, flokëve dhe trupit duke lançuar kështu markat: Peripera në vitin 2005, Goodal në vitin 2011 dhe Healing Bird në vitin 2017. Në vitin 2012 marka koreano-jugore CLIO PROFESSIONAL hapi dyqanin e saj Club Clio duke shitur të gjitha produkteve e markave të saj. Deri në fundin e vitit 2016 marka numëron plot 95 dyqane! Të gjitha produktet mbeten shumë të preferuara dhe të shitura në Korenë e Jugut dhe gjithë Europën. Fondatina kompakte është produkt “Bestseller” tashmë në KORAL SECRETS! Duke punuar me një ekip kërkimi dhe zhvillimi me bazë në Evropë, marka zhvillon vazhdimisht koleksione të reja për t'iu përshtatur tendencave dhe stinëve.
Dr.FORHAIR Phyto Therapy Treatment (70ml)
Dr.FORHAIR Phyto Therapy Treatment (70ml)
Kur flokët ndihen të thatë dhe pa jetë, dhe asnjë produkt nuk duket se i rikthen gjallërinë e humbur, Dr.FORHAIR Phyto Therapy Treatment vjen si një trajtim i thellë rigjenerues që i kthen flokët në formën e tyre më të shëndetshme. Me një formulë të përqendruar dhe tepër delikate, ky trajtim përmban 98% përbërës natyralë, të përzgjedhur me kujdes për të ofruar hidratim intensiv, ushqim të thellë dhe mbrojtje të shumëfishtë për flokun dhe skalpin. Ky trajtim përmban ujë bambuje, i cili depërton thellë në fibrën e flokut, duke rikthyer butësinë, elasticitetin dhe lagështinë e munguar. Formula është e pasur gjithashtu me një kompleks prej 13 vajrash bimore, përfshirë vajin e arganit, avokados, macadamias dhe moringës, të cilët ushqejnë flokët nga rrënja në majë, forcojnë fijet e brishta dhe krijojnë një shtresë mbrojtëse kundër dëmtimeve të jashtme. Për më tepër, ekstrakti i lules Camellia Japonica ndihmon në reduktimin e ndjesisë së irritimit dhe kruajtjes së skalpit, si dhe përmirëson shkëlqimin natyral të flokëve, ndërsa algini, një ekstrakt algash detare, rigjeneron dhe përmirëson strukturën e flokut që nga rrënja. Falë formulës së tij, ky trajtues është i sigurt për t’u përdorur nga fëmijët si edhe gratë shtatzëna
Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me: Dr.FORHAIR Phyto Therapy Shampoo.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*70ml
Përdorimi
Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokut. Mbajeni për 5 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm. Në shijoni flokët tuaja të buta dhe plot shëndet.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ujë bambuje (Bambusa Vulgaris Water), Vaji i arganit, Vaji i avokados, Vaji i farës së macadamias, Vaji i moringës, Vaji i lules kamellia (Camellia Japonica Flower Extract), Ekstrakt nga Soapberry, Soapnut, Gardenia dhe Moringa, Algin (ekstrakt algash), Tocopherol (vitaminë E), Ekstrakte bimore qetësuese, 13 vajra natyralë, Kompleks aminoacidesh bimore
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Alcohol, Behentrimonium Methosulfate, Stearamidopropyl Dimethylamine, Glyceryl Stearate SE, Bambusa Vulgaris Water, Cetyl Alcohol, Quaternium-33, Citrus Limon (Lemon) Peel Oil, Citric Acid, Propanediol, Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Stearyl Alcohol, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Butylene Glycol, Polyquaternium-10, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Caprylyl Glycol, Lanolin Acid, Disodium EDTA, Citrus Aurantifolia (Lime) Oil, Litsea Cubeba Fruit Oil, Ethylhexylglycerin, 1,2-Hexanediol, Illicium Verum (Anise) Fruit/Seed Oil, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Moringa Oleifera Seed Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Moringa Oleifera Seed Extract, Sapindus Trifoliatus Fruit Extract, Saponaria Officinalis Leaf Extract, Sodium Citrate, Camellia Japonica Flower Extract, Vegetable Oil, Tocopherol, Algin, Limonene, Citral
Marka
Dr. FORHAIR është një markë globale për kujdesin e kokës në konstante kërkimi për flokë të bukur dhe skalp të shëndetshëm! E themeluar në vitin 2014, Dr. FORHAIR është e përkushtuar të adresojë probleme të ndryshme të flokëve dhe kokës përmes programeve të kujdesit profesional të kuruar. Dr. FORHAIR ka 22 qendra për kujdesin e kokës, një sallon bukurie të specializuar në programet e avancuara të kujdesit të kokës dhe flokëve, dhe një laborator që fokusohet në kërkimin dhe zhvillimin e kujdesit të kokës/flokut të vendosur në Korenë e Jugut për të siguruar ruajtjen e një skalpi të shëndetshëm. Dr. FORHAIR, e dinë se kujdesi i kokës është themeli për të pasur flokë të shëndetshëm dhe të bukur. Kështuqë, produktet e tyre janë formuluar me përbërës të dobishëm që premtojnë të nxjerrin në pah më të mirën e shëndetit, flokë të bukur me një skalp të shëndetshëm dhe të pastër!
Dr.FORHAIR Heritage April Muguet Shampoo (70 ml)
Dr.FORHAIR Heritage April Muguet Shampoo (70 ml)
Nëse keni menduar ndonjëherë se vetëm lëkura e fytyrës ka nevojë për kujdes anti-age, është koha të mendoni ndryshe. Edhe skalpi, ashtu si çdo pjesë tjetër e trupit, ndikohet nga koha, stresi dhe faktorët e jashtëm, duke çuar në hollim të flokëve, humbje të vitalitetit dhe shfaqjen e thinjave. Dr.FORHAIR Heritage April Muguet Shampoo vjen si një zgjidhje shkencore nga linja ekskluzive Heritage, e krijuar posaçërisht për të trajtuar në mënyrë të avancuar shenjat e plakjes së skalpit. E frymëzuar nga parimet e kujdesit të butë, por të fuqishëm, kjo linjë kombinon formulime të pasura me përbërës aktivë që rigjallërojnë rrënjët, rikthejnë freskinë dhe nxisin një skalp më të shëndetshëm, për flokë që duken më të dendur, më të fortë dhe plot jetë. Formula përmban kompleksin inovativ Polygen Vital Complex 5X™, një përzierje e fuqishme me Biotinë, Ceramide NP, Idebenone, Palmitoyl Pentapeptide‑4 dhe Vitaminë E (Tocopherol), përbërës të njohur për aftësinë e tyre në forcimin e barrierës së lëkurës, përmirësimin e elasticitetit të skalpit dhe rigjallërimin e rrënjëve të dobësuara. Gjithashtu, ky kompleks ndihmon në ngadalësimin e procesit të plakjes së skalpit dhe stimulon rritjen e densitetit të flokëve, duke krijuar një bazë të shëndetshme për një cikël të qëndrueshëm rritjeje. Përtej veprimit rigjenerues, formulës i janë shtuar gjithashtu niacinamide, panthenol (Vitaminë B5) dhe acid salicilik, të cilët punojnë në harmoni për të pastruar thellësisht poret, për të reduktuar yndyrën e tepërt dhe për të qetësuar skalpin e ndjeshëm, duke lënë ndjesinë e pastërtisë pa e tharë apo irrituar lëkurën. Por nuk mbaron me kaq! Aroma e butë dhe freskuese, e frymëzuar nga lule të pranverës dhe nuancat delikate të mugëtit, sjell një ndjesi të pastërtisë natyrale dhe qetësie, duke kthyer çdo larje në një ritual të këndshëm dhe rilaksues për trupin dhe mendjen. I përshtatshëm për të gjitha tipologjitë e skalpit, veçanërisht për ata që përballen me hollim të flokëve dhe shfaqje të parakohshme të thinjave.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*70ml
Përdorimi
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Biotinë, Ceramide NP, Idebenone, Palmitoyl Pentapeptide-4, Vitaminë E (Tocopherol), Niacinamide, Panthenol (Vitaminë B5), Acid Salicilik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Sodium C14-16 Olefin Sulfonate, Glycerin, Lauryl Betaine, Disodium Laureth Sulfosuccinate, Fragrance, Ceramide NP, Biotin, Hydroxydecyl Ubiquinone, Palmitoyl Pentapeptide-4, Tocopherol, Menthol, Cetearyl Alcohol, Coco-Betaine, Potassium Benzoate, Sodium Chloride, Lauryl Hydroxysultaine, Citric Acid, Guar Hydroxypropyltrimonium Chloride, Polyquaternium-10, Sorbitol, Dexpanthenol, Butylene Glycol, Polyquaternium-67, Salicylic Acid, Trihydroxystearin, Styrene/Acrylates Copolymer, Ethylhexylglycerin, Niacinamide, Disodium EDTA, Coco-glucoside, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Polydecene, Sodium Benzoate, Sodium Citrate, Lecithin, Polysorbate 80, Benzoic Acid, 1,2-Hexanediol, Limonene, Benzyl Benzoate, Hexyl Cinnamal, Citronellol, Linalool, Geraniol, Citral.
Marka
Dr. FORHAIR është një markë globale për kujdesin e kokës në konstante kërkimi për flokë të bukur dhe skalp të shëndetshëm! E themeluar në vitin 2014, Dr. FORHAIR është e përkushtuar të adresojë probleme të ndryshme të flokëve dhe kokës përmes programeve të kujdesit profesional të kuruar. Dr. FORHAIR ka 22 qendra për kujdesin e kokës, një sallon bukurie të specializuar në programet e avancuara të kujdesit të kokës dhe flokëve, dhe një laborator që fokusohet në kërkimin dhe zhvillimin e kujdesit të kokës/flokut të vendosur në Korenë e Jugut për të siguruar ruajtjen e një skalpi të shëndetshëm. Dr. FORHAIR, e dinë se kujdesi i kokës është themeli për të pasur flokë të shëndetshëm dhe të bukur. Kështuqë, produktet e tyre janë formuluar me përbërës të dobishëm që premtojnë të nxjerrin në pah më të mirën e shëndetit, flokë të bukur me një skalp të shëndetshëm dhe të pastër!
Shfaq 774/1090

