NARD Argan Oil Demage Care Treatment
NARD Argan Oil Demage Care Treatment
NARD Argan Oil Damage Care Treatment është një trajtues i pasur dhe intensiv, i krijuar për të rikthyer vitalitetin e flokëve të dëmtuar, duke i mbrojtur ata nga dëmtimet e mëtejshme. I përbërë me vaj argani organik nga Maroku, ky trajtues përdoret vetëm në gjatësinë e flokëve dhe jo në skalp. Vaji i arganit është i njohur për fuqinë e tij rigjeneruese dhe hidratimin e thellë që i ofron flokëve, duke ndihmuar në parandalimin e majave të dyfishta dhe dëmtimit të flokëve. Formula gjithashtu përmban një kombinim unik të 6 lloje proteinash të hidrolizuara, që ndihmojnë në forcimin e fibrave të flokëve dhe rikthimin e elasticitetit. Vaji i farave të lulediellit dhe i ullirit ndihmojnë në shkëlqimin dhe butësinë e flokëve, ndërsa vaji i jojobës dhe ai i avokados kontribuojnë në ruajtjen e lagështisë së natyrshme të tyre. Për më tepër, vaji i kokosit ndihmon në zbutjen dhe forcimin e flokëve të brishtë, duke u ofruar atyre një teksturë mëndafshi, ndërsa vaji i piperit të mentes freskon dhe jep një ndjesi stimuluese. Ky trajtues i gjithanshëm i jep flokëve një trajtim të plotë, duke i rikthyer gjallërinë, elasticitetin dhe butësinë e natyrshme.
*1500ml
Përdorimi
Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokut. Mbajeni për 5 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vaj argani, 6 lloje proteinash, lloje vajrash bimorë,
Lista e plotë e përbërësve
Sodium Hyaluronate, Simmondsia Chinensis (jojoba) Seed Oil Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Persea Gratissima (Avocado) 01 Panthenal Olea Europaea (Olive) Fruit 01, Nardostachys Jataman-si Rhizome/Root Extract Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract Melissa Officinalis Leaf Extract Mela leuca Alternifolia (Tea Tree) ExtractH ydrolyzed Silk, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Extract, Cocos Nucifera (Coconut) O1 Centella Asiatica Extract, Camellia Japonica Seed
Marka
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
BENTON Cica Gel Sunscreen Serum SPF50+ PA++++
BENTON Cica Gel Sunscreen Serum SPF50+ PA++++
BENTON Cica Gel Sunscreen Serum SPF50+ PA++++, është kremi mbrojtës me review më të mira e markës BENTON, dhe tani bëhet pjesë e koleksionit tonë. Ky ashtu si vete emri është i formuluar me cica, përbërës që qetëson lëkurën e irrituar, duke forcuar njëkohësisht edhe barrierën e saj mbrojtëse. Formulimi i tij përfshinë gjithashtu centella asiatica, e cila zbut irritimet, duke ndihmuar në reduktimin e skuqjeve dhe shenjave të akneve. Acidi hialuronik, një përbërës i fuqishëm hidratues, hidraton thellësisht dhe ruan lagështinë e lëkurës, duke e bërë atë të duket e freskët dhe e rigjeneruar gjatë gjithë ditës. Panthenoli, i njohur gjithashtu si provitamina B5, ushqen dhe forcon barrierën e lëkurës, duke përmirësuar elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e saj. Kjo formulë e pasur ofron mbrojtje të fuqishme kundër rrezeve UV, duke mbajtur lëkurën tuaj të hidratuar dhe të shëndetshme. E sugjerojmë për lëkurën që ka tendencë skuqjeje, rosacea, akne dhe mbiprodhim të yndyrës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe PEG.
*50ml
Përdorimi
Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
Cica, centella asiatica, acid hialuronik, panthenol,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Propanediol, Dibutyl Adipate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Silica, Ethylhexyl Triazone, Methylene Bis-Benzotriazolyl Tetramethylbutylphenol, Caprylyl Methicone, Diethylhexyl Butamido Triazone, Coco-Caprylate / Caprate, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Saccharide Isomerate, Pentylene Glycol, Panthenol, Caprylic/Capric Triglyceride, Decyl Glucoside, Behenyl Alcohol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Betaine, Sodium Acrylate/Acryloyldimethyltaurate/Dimethylacrylamide Crosspolymer, Polyisobutene, Hydrogenated Poly(C6-20 Olefin), Glycerin, Dipotassium Glycyrrhizate, Poly C10-30 Alkyl Acrylate, Butylene Glyco, HDI/Trimethylol Hexyllactone Crosspolymer, Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hyaluronic Acid, Vincetoxicum Atratum Extract, Biosaccharide Gum, Caprylyl/Capryl Glucoside, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Sorbitan Oleate, Centella Asiatica Extract (100PPM), Tocopherol, Althaea Rosea Flower Extract, Allantoin, Ectoin, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Asiaticoside, Madecassic Acid, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Asiatic Acid, Centella Asiatica Leaf Extract, Fructan, Ceramide NP, Hydrogenated Lecithin, Hydroxyacetophenone, Tromethamine, Sodium Phytate, Xanthan Gum, Acetyl Glucosamine, Citric Acid, Sodium Citrate, Octanediol, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).
KLAVUU Blue Pearsation High Coverage Marine Collagen Aqua Cushion SPF50+ PA+++
KLAVUU Blue Pearsation High Coverage Marine Collagen Aqua Cushion SPF50+ PA+++
Një tjetër gjetje inovative e ardhur nga K-Beauty është fondatina kompakte cushion (e aplikueshme me sfungjer), që bën të mundur përthithjen sa më të mirë në lëkurë, për një mbulimin shumë natyral dhe me plotë shkëlqim. KLAVUU Blue Pearsation High Coverage Marine Collagen Aqua Cushion SPF50+ PA+++, jo vetëm mbulon çdo imperfeksion, por ndihmon edhe në përkujdesjen e lëkurës. Falë formulimit të saj me kolagjen detar, kjo fondatinë ndihmon në bllokimin e lagështirës dhe hidratimit të lëkurës gjatë gjithë ditës . Gjithashtu, nuk mund të lihen pa përmendur filtrat mbrojtës SPF50+ PA+++ndaj rrezeve të dëmshme UV të diellit, që kjo fondatinë përmban. E përshtatshme për të gjtha tipologjitë, kryesisht të thatë.
*12gr
Përdorimi
Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kolagjen detar
Lista e plotë e përbërësve
Cyclopentasiloxane, CI 77891, Chondrus Crispus Extract, Plankton Extract, Sea Whip Extract, Jania Rubens Extract, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Phenyl Trimethicone, CI 77947, Ethylhexyl Salicylate, Glycerin, Lauryl PEG-10 Tris(Trimethylsiloxy)silylethyl Dimethicone, Trimethylsiloxysilicate, Butylene Glycol, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Methyl Trimethicone, Niacinamide, Pentylene Glycol, Hydrolyzed Collagen (10ppm), Hydrolyzed Pearl (9.8ppm), Acrylates/Stearyl Acrylate/Dimethicone Methacrylate Copolymer, Magnesium Sulfate, Dimethicone, Caprylyl Methicone, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, Aluminum Hydroxide, Disteardimonium Hectorite, Synthetic Fluorphlogopite, Stearic Acid, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Triethoxycaprylylsilane, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Water, Dimethicone Crosspolymer, Sodium Hyaluronate, Hydrogenated Castor Oil Isostearate, 1,2-Hexanediol, Polyglutamic Acid, Disodium EDTA, Phenoxyethanol, Fragrance, CI 77492, CI 77491, CI 77499
Marka
Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!
NEOGEN DERMALOGY A-Clear Soothing Overnight Mask
NEOGEN DERMALOGY A-Clear Soothing Overnight Mask
NEOGEN DERMALOGY A-Clear Soothing Overnight Mask, është një maskë për fytyrën multifunksionale 3 në 1, për përdorim në rutinën e mbrëmjes dhe është një zgjedhje e shkëlqyer për ata që kërkojnë një mënyrë efikase për të trajtuar shenjat e akneve dhe për të përmirësuar strukturën e lëkurës. Formulimi i kësaj maske përfshin acid salicilik, një përbërës magjik për trajtimin e akneve dhe kontrollin e sebumit të tepër. Centella asiatica, një tjetër i cili njihet për vetitë anti-inflamatore dhe qetësuese. Ndërsa, ekstrakti nga rrënja e Licorice dhe panthenol janë përbërës shtesë që kontribuojnë në hidratimin e thellë të lëkurës. Kjo maskë gjithashtu do të kujdeset edhe nëse ju keni lëkurë me tendencë akneike, duke bërë të mundur qetësimin e akneve falë formulimit me ekstrakt të pemës së çajit. Maska është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive, me tendencë akneike dhe skuqje.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*100ml
Përdorimi
Aplikojeni në mbrëmje, në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë. Në mëngjes, lajeni fytyrën me pastruesin tuaj. Këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
acid salicilik, centella asiatica, ekstrakt nga rrënja e Licorice, panthenol, ekstrakt të pemës së çajit
Lista e plotë e përbërësve
Water, Alcohol Denat., Glycerin, PEG/PPG-17/6 Copolymer, Carbomer, Tromethamine, Hydroxyethylcellulose, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Ethylhexylglycerin, Panthenol, Trideceth-10, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Salicylic Acid, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Laminaria Japonica Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, 1,2-Hexanediol, Camellia Sinensis Leaf Extract, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Centella Asiatica Extract, Butylene Glycol, Guaiazulene, Disodium EDTA, Phenoxyethanol, CI 42053
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
I'M FROM Ginseng Serum
I'M FROM Ginseng Serum
I'M FROM Ginseng Serum është një serum që përmban ginseng-u të kuq gjashtëvjeçar, me prejardhje nga qyteti Geumsan në Kore. Po, ky serum është një “mrekulli në një shishe”! Ka një përqendrim prej 7,98% të ekstraktit ginseng-u të kuq, i cili tashmë njihet si një përbërës bimor shumë efikas në përmirësimin e shenjave të moshës, pasi në përmbajtjen e tij ka sasi të bollshme të saponinave. Këto të fundit janë komponime natyrale që gjenden në të gjitha qelizat e bimëve bishtajore dhe kanë efekte antioksiduese, antiskeptike dhe anti-inflamatore në lëkurë, duke e mbrojtur atë nga dëmtimet e rrezeve të dëmshme UV. Nga ana tjetër, vaji i farës së ginseng-t panax (200 ppm) ndihmon në hidratimin dhe balancimin e sebumit të tepërt. Gjithashtu, kombinimi Adenozinë+Acid hialuronik, rikthen lagështinë dhe hidratimin e munguar, forcon barrierën mbrojtëse dhe ndihmon në lëmimin e rrudhave. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht asaj mature duke iu adresuar shenjave të moshës! Për të përfituar efektet maksimale, këshillohet të përdoret bashkë me kremin e syve të së linjës: I'M FROM Ginseng Eye Cream.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
Ekstrakt i bimës së ginseng-u të kuq, vaj i farës së ginseng-t panax (200 ppm), Acid hialuronik, adenozinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Betaine, Camellia Sinensis Leaf Extract, Panax Ginseng Root Extract, Bis-PEG-18 Methyl Ether Dimethyl Silane, Cyclopentasiloxane, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Oimethiconol, Ethoxydiglycol, Panax Ginseng Seed Oil, Hydroxyethylcellulose, Ethyl Hexanediol, Glyceryl Polyacrylate, Adenosine, Disodium EDTA, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Hyaluronic Acid, Ethylhexylglycerin, Glycyrrhiza Uralensis (Licorice) Root Extract, Paeonia Albiflora Root Extract, Phellodendron Amurense Bark Extract, Rheum Palmatum Root Extract, Angelica Pubescens Root Extract, Angelica Gigas Root Extract, Schizonepeta Tenuifolia Extract
Marka
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.
MISSHA Bee Pollen Renew Intense Moisturiser
MISSHA Bee Pollen Renew Intense Moisturiser
MISSHA Bee Pollen Renew Intense Moisturiser, është një nga produktet më të fundit në linjën e njohur "Bee Pollen" të markës koreane MISSHA, e cila synon kryesisht lëkurën që ka nevojë për rigjenerim. Poleni i mbledhur nga bletët përbën një burim natyral të antioksidantëve si acidet fenolike dhe polifenolet. Gjithashtu, është i mbushur me lëndë ushqyese si proteina, minerale dhe vitamina që ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së dëmtuar. Nga ana tjetër, formulimi me përbërësit ushqyes si gjalpi shea dhe i mjaltit të shkretëtirës, nxit prodhimin e kolagjenit për të ndihmuar në zhdukjen e shenjave post-akne. Përveç kësaj, ky locion ndihmon në zbehjen e njollave dhe hiperpigmentimin e lëkurës falë kombinimit të niacinamideve (që ofrojnë njëtrajtësim të tonit të lëkurës) dhe që ndihmojnë në rigjallërimin e lëkurës. I përshtatshëm për lëkurën mikse dhe atë akneike!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*130ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit hidratues dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Poleni i bletëve, gjalp shea, përbërës të mjaltit së shkretëtirës dhe niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Pollen Extract, Water, Glycerin, Propanediol, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Caprylic/Capric Triglyceride, Niacinamide, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Vinyl Dimethicone, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Bis-Diglyceryl Polyacyladipate-2, Glyceryl Stearate, C14-22 Alcohols, Chlorella Vulgaris Extract, Glucose, Hydroxyacetophenone, Stearyl Alcohol, Cetyl Alcohol, Butylene Glycol, Fructooligosaccharides, Fructose, Carbomer, Tromethamine, C12-20 Alkyl Glucoside, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Adenosine, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Melia Azadirachta Flower Extract, Dextrin, Melia Azadirachta Leaf Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Disodium EDTA, Caprylyl/Capryl Glucoside, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Sorbitan Oleate, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Anthemis Nobilis Flower Oil, Cananga Odorata Flower Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Hydrogenated Lecithin, Corallina Officinalis Extract, Ethylhexylglycerin, Myristyl Alcohol, Rosa Damascena Flower Oil, Lauryl Alcohol, Leontopodium Alpinum Callus Culture Extract, Royal Jelly Extract, Aspalathus Linearis Leaf Extract, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Anthemis Nobilis Flower Extract, Choleth-24, Honey Extract, Phenethyl Alcohol, Chrysanthemum Boreale Flower Extract, Caprylyl Glycol, Propolis Extract, Sodium Hyaluronate, Maltodextrin, Hydrolyzed Royal Jelly Protein, Ceramide NP
Marka
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
MISSHA For Men Aqua Breath Set
MISSHA For Men Aqua Breath Set
Epiderma e lekurës së meshkujve ështe ndryshe nga ajo e femrave, dhe pikërisht për këtë arsye KORAL SECRETS sjell setin që i adresohet meshkujve, MISSHA For Men Aqua Breath Set. Ky set përmban 2 produkte, toner dhe emulsion (krem locion), të cilat janë të formuluara me ujë të oksigjenuar për të hidratuar thellësisht të gjitha shtresat e lëkurës, madje edhe atë të yndyrshme, duke krijuar balancim midis yndyrës dhe lagështisë. Ky formulim e bën këtë set të përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
MISSHA For Men Aqua Breath Toner
Toneri është hapi i parë pas larjes së fytyrës dhe madje shumë i rëndësishëm, pasi ndihmon në rregullimin e nivelit të pH të lëkurës. Formulimi i këtij toneri është shumë i veçantë, falë përmbajtjes me kompleksin Aqua Active V, i formuluar me aloe vera dhe mjaltë. Të dy këta përbërës sigurojnë hidratim afatgjatë, freski, elasticitet si dhe mbajnë në kontroll shenjat e moshës. Ky toner është ideal për t'u aplikuar pas rruajtjes së lëkurës, pasi forcon barrierën natyrale të saj, duke e ruajtur atë nga agresorët e jashtëm dhe radikalet e lira. Ky toner gjithashtu ka aromë të lehtë, e përshtatshme për meshkuj.
MISSHA For Men Aqua Breath Emulsion
Nëpërmjet këtij kremi locion, lëkura do të hidratohet thellësisht, por pa përfundim të yndyrshëm. Ashtu si edhe toneri i linjës, ky krem locion është i formuluar me ujë të oksigjenuar dhe kompleksin Aqua Active V i formuluar me aloe vera dhe mjaltë, të cilat mundësojnë hidratim dhe qetësim të lëkurës si pasojë e çdo irritimi të barrierës natyrale. Direkt sapo t'a aplikoni do të ndjeni freski dhe çlodhje! Konsistenca e tij është shumë e lehtë, dhe përthithet menjëherë nga lëkura. Ky krem locion gjithashtu ka aromë të lehtë e përshtatshme për meshkuj.
Seti përmban:
*1 toner në sasi 180ml
*1 locion në sasi 170ml
+ dhuratë në madhësi "travel size"
*1 toner në sasi 30ml
*1 locion në sasi 30ml
Përdorimi
MISSHA For Men Aqua Breath Toner
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
MISSHA For Men Aqua Breath Emulsion
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin dhe serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ujë i oksigjenuar, kompleksi Aqua Active V
Lista e plotë e përbërësve
MISSHA For Men Aqua Breath Toner
Water(Aqua), Alcohol Denat., PEG/PPG-17/6 Copolymer, Glycereth-26, Butylene Glycol, Oxygen, Rubus Suavissimus (Raspberry) Leaf Extract, Pentylene Glycol, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Biosaccharide Gum-1, Caprylyl Glycol, Phenyl Trimethicone, Glycerin, Honey Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Sargassum Fulvellum Extract, Actinidia Chinensis (Kiwi) Fruit Extract, Panthenol, Tromethamine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Caprylhydroxamic Acid, 1,2-Hexanediol, Disodium EDTA, Styrene/VP Copolymer, Chlorphenesin, Fragrance(Parfum)
MISSHA For Men Aqua Breath Emulsion
Water(Aqua), Butylene Glycol, Glycerin, Alcohol Denat., Squalane, Phenyl Trimethicone, Glycereth-26, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Rubus Suavissimus (Raspberry) Leaf Extract, Biosaccharide Gum-1, Oxygen, PEG-100 Stearate, Glyceryl Stearate, Tromethamine, Carbomer, Caprylyl Glycol, Panthenol, Tocopheryl Acetate, Caprylhydroxamic Acid, 1,2-Hexanediol, Honey Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Sargassum Fulvellum Extract, Actinidia Chinensis (Kiwi) Fruit Extract, Disodium EDTA, Dipotassium Glycyrrhizate, Chlorphenesin, Fragrance(Parfum)
Marka
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
AROMATICA Awakening Peppermint & Eucalyptus Body Oil
AROMATICA Awakening Peppermint & Eucalyptus Body Oil
Ndjeni që rutina e përditshme po ju “mbyt” dhe ju kanë shteruar fuqitë për punë?
Në ndihmën tuaj vjen AROMATICA Awakening Peppermint & Eucalyptus Body Oil! Përmes përbërjes me vaj menteje dhe eukalipti, do të bëheni si një magnet për energji të reja dhe pozitive! Vaji i jojobas, i ngjashëm me sebumin natyral të lëkurës, i pasur me vitamina A, D dhe E, zbut dhe hidraton thellësisht lëkurën! Formulimi me 6 lloje vajrash që ekstraktohen nga: ulliri, bajamet, luledielli e të tjera, përveçse i jep lëkurës ushqim, e ndihmon në rritjen e elasticitetit të saj! Që në përdorimin të parë ë këtij vaji, lëkurën do ta ndjeni të butë dhe me një shkëlqim rrezatues!
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, GMP dhe e patestuar në kafshë. Ky produkt ka paketim të riciklueshëm.
*100ml
Përdorim
Aplikojeni butësisht në lëkurë të njomë, me lëvizje rrethore që ngjiten lart. Kështu, stimulohet drenimi limfatik, që pastron trupin nga toksinat.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
100% përbërës natyral si: vaj menteje, vaj eukalipti, vaj i jojobas
Lista e plotë e përbërësve
Helianthus annuus seed oil, Mentha piperita oit, Prunus amygdalus dulcis oil, Olea europaea fruit oil, Limnanthes alba seed oil, Simmondsia chinensis seed oil, Olea europaea husk oil, Rosmarinus officinalis leaf oil, Eucalyptus giobulus leaf oil, *Limonene, Olus oil, *Cedrusatlantica bark oil, *Styrax benzoin gum, *Lavandula angustifolia oil, Linalool, Tocopherol, Oenothera biennis ol, Benzyl benzoate, *Benzyl
alcohol, *Eugenol, *Geraniol Vegan formula
*Naturaly found in essential oil(s)
Marka
AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.
COSRX PDRN Exosome Skinplaning Glaze Mask
COSRX PDRN Exosome Skinplaning Glaze Mask
COSRX The PDRN Exosome Skinplaning Glaze Mask është një maskë inovative e frymëzuar nga trajtimet estetike profesionale, që synon të rikrijojë efektin “skinplaning” dhe shkëlqimin e menjëhershëm të lëkurës në kushte shtëpie. Formula e saj përmban PDRN (Polydeoxyribonucleotide), një përbërës i njohur për aftësinë e tij për të stimuluar rigjenerimin qelizor dhe për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës, ndërsa teknologjia e exosome-ve nga laktobacilet dhe centella ndihmon në depërtimin e përbërësve aktivë në shtresat më të thella të epidermës. Kjo maskë vepron duke përmirësuar teksturën e lëkurës, duke e bërë atë më të lëmuar, më të njëtrajtshme dhe dukshëm më të ndritshme, ndërkohë që ndihmon në reduktimin e shenjave të lodhjes dhe vijave të holla. Efekti “glaze” që ajo ofron i jep lëkurës një pamje të hidratuar, të freskët dhe me shkëlqim natyral, pa ndjesi të rëndë apo yndyrore. E përshtatshme për lëkurë të thatë, të dehidratuar apo të lodhur, kjo maskë është ideale për përdorim para eventeve apo kur lëkura ka nevojë për një “boost” të menjëhershëm rigjenerues dhe ndriçues.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Për të filluar, shpëlajeni fytyrën butësisht me ujë të ngrohtë. Shmangni ujin e ftohtë, pasi mund të kontraktojë lëkurën, duke mbyllur poret. Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin ose/dhe esencën merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë në mënyrë të barabartë. Sigurohuni që të shmangni zonat më të ndjeshme të fytyrës suaj, si zonë rreth syve dhe buzëve. Kur maska të jetë tharë plotësisht (20-30 minuta), tërhiqeni ngadalë poshtë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDRN, niacinamide, kolagjen, PHA
Lista e plotë e përbërësve
Aqua/Water, Polyvinyl Alcohol, Octyldodecanol, Methylpropanediol, Butylene Glycol, Niacinamide, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Algin, Polysorbate 80, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Pullulan, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Polyglyceryl-10 Oleate, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Titanium Dioxide, Disteardimonium Hectorite, Synthetic Fluorphlogopite, Mica, Microcrystalline Cellulose, Ethylhexylglycerin, Sphingomonas Ferment Extract, Adenosine, Cellulose Gum, Sodium Phytate, Sodium DNA, Tin Oxide, Glutathione, Acetyl Glucosamine, Allantoin, Panthenol, Hydrolyzed Collagen, Gluconolactone, Mannitol, Centella Asiatica Leaf Extract, Glycerin, Lactobacillus Extracellular Vesicles, Hydrated Silica, Citric Acid, Sodium Hyaluronate, Caprylyl Glycol, Acetyl Hexapeptide-8
Marka
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.
NEOGEN DERMALOGY Next Glow Pore Refining Toner
NEOGEN DERMALOGY Next Glow Pore Refining Toner
NEOGEN DERMALOGY Next Glow Pore Refining Toner është pjesë e linjës NEOGEN DERMALOGY Next Glow. I formuluar për të rafinuar dhe përmirësuar dukshëm pamjen e poreve, ky toner i jep lëkurës një pamje të pastër dhe efekt "glow". Formula e tij përmban niacinamide, i njohur për aftësinë për të minimizuar dukshëm dukjen e poreve, për të balancuar prodhimin e sebumit dhe për të përmirësuar tonin e lëkurës, së bashku me përbërës hidratues si glicerina dhe Saccharide Isomerate, të cilët sigurojnë hidratim të thellë pa ndjesi ngjitëse. Toneri përmban gjithashtu një kompleks ekstraktesh bimore, përfshirë Hurmë, Çaj Jeshil, Fara Kafeje, Ekstrakt Gështenje Kali dhe Shafranis, që bashkëveprojnë së bashku për të qetësuar, ushqyer dhe mbrojtur lëkurën kundër radikalëve të lirë. Por nuk mbaron këtu! Acidi hialuronik dhe kolagjeni në formulë ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë së lëkurës dhe adresojnë shenjat e moshës duke reduktuar dhe lëmuar rrudhat. Tekstura e tij e lehtë absorbohet shpejt, duke lënë një bazë të butë dhe të hidratuar për serume, hidratues apo makeup. I përshtatshëm për çdo tipologji lëkure.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe është i patestuar në kafshë.
*210ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Niacinamide, Glicerina, Hurmë, Çaj Jeshil, Fara Kafeje, Ekstrakt Gështenje Kali, Shafranis, Acidi Hialuronik, Kolagjen
Lista e plotë e përbërësve
Water (Aqua), Propanediol, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Diethoxyethyl Succinate, Tripropylene Glycol, Betaine, Sodium Citrate, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Citric Acid, Diospyros Kaki (Persimmon) Fruit Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Hydrolyzed Safflower Flower Extract, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Saccharide Isomerate, Camellia Sinensis (Green Tea) Leaf Extract, Aesculus Hippocastanum (Horse Chestnut) Bark Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Caprylyl Glycol, Glucose, Sodium Hyaluronate, Chondrus Crispus Extract, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Collagen Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e Neogen-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, Neogen ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
GOODAL Peony Peptide Collagen Gel Mask (1pc.)
GOODAL Peony Peptide Collagen Gel Mask (1pc.)
Maska GOODAL Peony Peptide Collagen Gel Mask nga GOODAL është maska e duhur për lëkurën që ka nevojë për forcim, ushqim dhe freski. E pasur me peptide nga lulja e pionit dhe kolagjen të hidrolizuar (3 lloje të ndryshme), kjo maskë përmirëson elasticitetin dhe e ndihmon lëkurën të duket më e hidratuar dhe më e lëmuar. Falë përbërësve të avancuar si niacinamide, karnozinë dhe peptidet që stimulojnë rigjenerimin (si Copper Tripeptide‑1, Palmitoyl Tripeptide‑5 dhe Acetyl Hexapeptide‑8), maska ndihmon gjithashtu në reduktimin e shenjave të para të moshës dhe rikthen vitalitetin e humbur. Ndërsa, përbërësit ushqyes si gjalpë shea, panthenol, beta-glukan dhe ceramide NP forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe parandalojnë dehidratimin. Me teksturën e saj xhel të freskët dhe përbërjen që përthithet lehtë, kjo maskë ngjitet në lëkurë si një shtresë e dytë dhe lë pas një ndjesi të butë, të hidratuar dhe plot jetë. E përshtatshme për çdo tipologji.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*43gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Peptide nga lulja e pionit (peony peptide), kolagjen i hidrolizuar (3 lloje), niacinamide, karnozinë, Copper Tripeptide‑1, Palmitoyl Tripeptide‑5, Acetyl Hexapeptide‑8, gjalpë shea, panthenol, beta-glukan, ceramide NP.
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Glycerin, Hydrogenated Polydecene, Dipropylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Palmitic Acid, 1,2-Hexanediol, Glycereth-26, Niacinamide, Betaine, Vinyl Dimethicone, Phenyl Trimethicone, Polyglycerin-3, Stearic Acid, Behenyl Alcohol, Cetearyl Glucoside, Cetearyl Alcohol, Laminaria Japonica Extract, Eclipta Prostrata Leaf Extract, Coptis Japonica Root Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Centella Asiatica Extract, Paeonia Albiflora Flower Extract, Anemarrhena Asphodeloides Root Extract, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Sodium Hyaluronate, Elaeis Guineensis (Palm) Oil, Hydrogenated Lecithin, Cananga Odorata Flower Oil, Citrus Nobilis (Mandarin Orange) Peel Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Salvia Sclarea (Clary) Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Illicium Verum (Anise) Fruit/Seed Oil, Anthemis Nobilis Flower Oil, Rose Flower Oil, Jasminum Officinale (Jasmine) Oil, Glyceryl Stearate SE, Butylene Glycol, Phytosteryl/Isostearyl/Cetyl/Stearyl/Behenyl Dimer Dilinoleate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Glyceryl Glucoside, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Sodium Stearoyl Glutamate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Ethylhexylglycerin, Xylitol, Xanthan Gum, Adenosine, Disodium EDTA, Methylpropanediol, Sorbitan Isostearate, Polyglyceryl-10 Myristate, Fructooligosaccharides, Dextrin, Beta-Glucan, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrogenated Polyisobutene, Ceramide NP, Arginine, Carbomer, Tocopherol, Hydrolyzed Vegetable Protein, Sodium Phosphate, Caprylyl Glycol, Copper Tripeptide-1, Nonapeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-5, Acetyl Hexapeptide-8, Hexapeptide-9, Disodium Phosphate, Limonene
Marka
GOODAL është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës shumë e njohur në Azi dhe prej vitesh në Perëndim! Emri i së cilës është krijuar nga bashkimi i fjalëve Good (e mirë) + All (gjithçka). Marka është themeluar dhe krijuar në vitin 2011, për të krijuar dhe prodhuar produkte me formulime të përqëndruara nga përbërës natyralë të bimë shumë të veçanta, bimë egra të rritura në pyjet e Amazonës! Nga këto bimë janë nxjerrë vajra esencialë në procesin e fermentimit të tyre, falë teknologjisë së lartë që vetë marka ka investuar! Këta përbërës, kultivohen në sezone të ndryshme në Kore, nga verërat e nxehta dhe të lagështa, deri në dimra të ftohta. Përbërësi kyç i markës GOODAL, janë ekstrakti i nxjerrë nga qitro jeshile, e quajtur green tangerine, i pasura me 10 herë më shumë vitaminë C se agrumet e zakonshme, vitaminë P e cila është sintetizuese e kolagjenit, duke e mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira, dhe përbërës të tjerë aktivë, për t’i ofruar lëkurës përfitime mbresëlënëse! Filozofia e markës GOODAL, e thotë më së miri: “Ofrojini lëkurës tuaj gjithçka të mirë ajo ka nevojë!”
NARD Whiping Bubble Shower Towel
NARD Whiping Bubble Shower Towel
Zbuloni një nga mënyrat më të këndshme për të pastruar dhe eksfoliuar lëkurën me rrjetën e gjatë të dushit në formë gërsheti NARD Whiping Bubble Shower Towel.
E krijuar nga material rrjete cilësore dhe e përpunuar me një thurje elegante në formë gërsheti, kjo rrjetë është jashtëzakonisht e butë në kontakt me trupin, duke mos e acaruar apo irrituar lëkurën edhe në përdorim të përditshëm. Gjatësia e saj e veçantë është menduar për t’ju ndihmuar të arrini me lehtësi edhe pjesët më të vështira të trupit si shpina dhe zona e kurrizit, pa lodhje dhe pa përkulje. E përkryer për të krijuar shkumë të bollshme me sasinë më të vogël të xhelit të dushit, kjo rrjetë ndihmon në pastrimin e thellë dhe eksfolimin e butë të qelizave të vdekura, duke e lënë lëkurën të pastër, të freskët dhe të lëmuar.
E gjithë formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
* 31*5*5cm/ 80g (1 copë)
Përdorimi
Lagni me ujë dhe shkumojeni atë me larësin tuaj të trupit, për të larë trupin.
Përbërësit
Material Rrjete
Marka
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
I DEW CARE Hydra Vibes 8-Hyaluronic Acid Moisturizer
I DEW CARE Hydra Vibes 8-Hyaluronic Acid Moisturizer
I DEW CARE Hydra Vibes 8-Hyaluronic Acid Moisturizer është i pasuruar me kompleksin e 8-fishtë të acidit hialuronik, ku çdo molekulë ka madhësi të ndryshme për të siguruar depërtim efektiv në shtresat e lëkurës. Formulimi i tij përmban si edhe ekstrakt gjethe luleborë, një përbërës me origjin nga ishulli Jeju, i cili ka veti të jashtëzakonshme për qetësimin dhe mbrojtjen e lëkurës, duke forcuar barrierën natyrale të saj dhe duke rritur rezistencën ndaj faktorëve të jashtëm. Përveç hidratimit intensiv, ky krem ndihmon gjithashtu në rigjenerimin e qelizave të lëkurës, për të reduktuar shenjat e para të moshës, si rrudhat e imta dhe humbja e elasticitetit. Tekstura e tij e lehtë dhe xhelore, përthithet menjëherë në lëkurë pa lënë ndjesi yndyrore. Kjo e bën atë një zgjedhje ideale për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë atë të yndyrshme, duke ofruar një ndjesi freskie dhe rehatie gjatë gjithë ditës.
E gjithë formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.
*50ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
8-lloje të acidit hialuronik, ekstrakt lulebore
Lista e plotë e përbërësve
Water, Methylpropandiol, Propylheptyl Caprylate, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Hydrangea Macrophylla Leaf Extract*, Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate, Jojoba Esters, Tocopherol, Dimethicone, Carbomer, Tromethamine, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Polyglyceryl-10 Myristate, Cetyl Alcohol, Polyglyceryl-3 Distearate, Glyceryl Stearate Citrate, Fragrance, Hexyl Cinnamal, Alpha-Isomethyl Ionone, Geraniol
Marka
Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.
MEDIHEAL Derma Clear Teatree Trouble Spot Patch
MEDIHEAL Derma Clear Teatree Trouble Spot Patch
MEDIHEAL Derma Clear Teatree Trouble Spot Patch është një trajtim topik (lokal) për luftimin e akneve, duke ofruar një zgjidhje të shpejtë dhe efektive për një lëkurë më të pastër. Ky produkt inovativ vjen me ngjitëse në përmasa të ndryshme, të përshtatura për çdo zonë problematike. Pasi vendosen në lëkurë, këto ngjitëse përshpejtojnë procesin natyral të shërimit, duke ndihmuar në pastrimin e infeksionit dhe eliminimin e baktereve që shkaktojnë akne. Falë përmbajtjes të pemës së çajit (Tea tree), i njohur për vetitë e tij antibakteriale dhe anti-inflamatore, ky trajtim qetëson irritimet dhe ndihmon në reduktimin e skuqjes. Për më tepër, acid salicilik i përfshirë ndihmon në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës dhe parandalimin e bllokimit të poreve. Mund t’i përdorni me lehtësi edhe gjatë ditës sepse nuk lëvizin dhe nuk do t’ju shkaktojnë aspak bezdi.
Formula e tij është dermatologjikisht e testuar, hipoalergjike, vegane dhe e pa testuar në kafshë. Nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, sulfat, alkool, vaj esencial dhe silikon.
*132 ngjitëse 12mm*72ea / 10mm*60ea
Përdorimi
Në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, menjëherë vendosni ngjitësen mbi akne. Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj.
Mbajeni gjatë gjumit dhe hiqeni në mëngjes
Përbërësit
Lista e plotë e përbërësve
Cellulose Gum, Styrene/Isoprene Copolymer, Polyisobutene, Glyceryl Rosinate, Paraffinum Liquidum, Salicylic Acid, Water, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Lactobacillus Ferment, Hydrogenated Lecithin, Glycerin, 1,2-Hexanediol.
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
SKINFOOD Honey Rich Body Wash
SKINFOOD Honey Rich Body Wash
SKINFOOD Honey Rich Body Wash është një larës trupi i jashtëzakonshëm, i krijuar për të ofruar një përvojë të këndshme dhe tërheqëse për lëkurën tuaj. Me formulën e tij të pasur me mjaltë të pastër, ky larës jo vetëm që pastron butësisht, por gjithashtu ushqen dhe hidraton thellësisht lëkurën, duke i dhënë asaj një butësi dhe shkëlqim. Me çdo përdorim, ndjeni se si aroma delikate e mjaltit mbështjell trupin tuaj, ndërsa lëkura juaj mbetet e lëmuar dhe e freskët. Për ta shijuar këtë përvojë luksoze, aplikoni një sasi të mjaftueshme të produktit në trup, masazhojeni derisa të krijohet një shkume e pasur, dhe më pas shplajeni me ujë të vakët. Lëkura juaj do të ndjehet e rigjallëruar dhe e parfumuar me një aromë të ngrohtë dhe të ëmbël që zgjat gjatë gjithë ditës. Për efekte maksimale sugjerohet të përdoret së bashku me: SKINFOOD Honey Rich Body Essence.
Formula e saj është vegane, e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*450ml
Përdorimi
Gjatë dushit aplikoni një sasi të konsiderueshme në trup të lagur dhe masazhojeni butësisht. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
mjaltë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Sodium Laureth Sulfate, Cocamidopropyl Betaine, Sodium Chloride, Decyl Glucoside, Glycerin, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Disodium Cocoamphodiacetate, Polysorbate 20, PEG-150 Distearate, Ethylhexylglycerin, Polyquaternium-7, Citric Acid, Butylene Glycol, Disodium EDTA, Hexylene Glycol, Sodium Carbonate, 1,2-Hexanediol, Honey Extract(150 ppm), Decyl Alcohol, Glucose, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter Extract, Beta-Glucan, Caprylyl Glycol, Sodium Benzoate, Fragrance
Marka
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
NEOGEN DERMALOGY Double Vita Spot Toning Serum
NEOGEN DERMALOGY Double Vita Spot Toning Serum
NEOGEN DERMALOGY Double Vita Spot Toning Serum është serumi më i ri i koleksionit KORAL SECRETS nga linja Double Vita e markës së njohur NEOGEN DERMALOGY. Ky serum falë formulimit të veçantë me mikro kapsula ENZIM 2HA dhe përbërës të patentuar TRANEXIN NIA C, do të kthehet në një trajtim efektiv për problematika si: melasmë, njollat e moshës dhe diellit, madje edhe plagët e akneve. Këto kapsula përmbajnë acid traneksamik, vitaminë C dhe niacinamide, të cilat mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe dëmtimet e ndryshme qelizore. Veç kësaj, ky kombinim nxit prodhimin e kolagjenit (i cili e mban lëkurën të fortë dhe redukton shfaqjen e rrudhave) dhe mbron lëkurën nga dëmtimi i diellit dhe njollat e moshës. Nga ana tjetër, formulimi me acid glikolik dhe acid citrik ofron efekt “peeling” në epidermën e lëkurës (sipërfaqe), për të eksfoliuar të gjitha qelizat e vdekura që ndodhen në të. Ndërsa glutathioni, një antioksidues i fuqishëm, ndihmon në mbajtjen nën kontroll të prodhimit të melaninës. Gjithashtu, ja vlen të përmendet që serumi ka një aromë shumë të këndshme dhe të freskët! I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe për ato sensitive dhe me tendencë hiperpigmentimi dhe melasme.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përdoret 2-3 herë javë pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ENZIM 2HA, TRANEXIN NIA C, acid traneksamik, vitaminë C dhe niacinamide, acid glikolik, acid citrik, glutathion
Lista e plotë e përbërësve
Water, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Caprylic/Capric Triglyceride, Isononyl Isononanoate, Propanediol, Niacinamide(20,100Ppm), 1,2-Hexanediol, Glycerin, Butylene Glycol, Castor Oil/Ipdi Copolymer, C12-14 Alketh-12, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Xanthan Gum, Fragrance, Ethylhexylglycerin, Hydroxyethylcellulose, Arginine, Carbomer, Hydrogenated Lecithin, Amodimethicone, Allantoin, Polyglyceryl-10 Laurate, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Coptis Japonica Root Extract, Citric Acid, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Glycolic Acid, Ascorbyl Tetraisopalmitate(2Ppm), Panthenol(2Ppm), Caprylyl Glycol, Sodium Ascorbyl Phosphate(1Ppm), Sodium Hyaluronate, Citrus Aurantifolia (Lime) Fruit Extract, Centella Asiatica Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Citrus Junos Fruit Extract, Glutathione, Arbutin, Tranexamic Acid, Glucose, Phytosteryl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Hydroxydecyl Ubiquinone, Inulin Lauryl Carbamate, Ceramide Np(Ceramide 3), Chondrus Crispus Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Ascorbic Acid(22Ppb), Biotin(22Ppb), Pyridoxine(22Ppb), Folic Acid(22Ppb), Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Cyanocobalamin(2Ppb), Tocopherol(2Ppb), Riboflavin(2Ppb), Thiamine Hcl(2Ppb), Linoleic Acid(2Ppb), Beta-Carotene(2Ppb)
Marka
CLIO Superproof Brush Liner Kill Ash
CLIO Superproof Brush Liner Kill Ash
Nëse jeni i/e re në grimin me eyeliner, me siguri mund të ndjeheni të mbingarkuar për të zgjedhur eyeliner-in e duhur nga të gjitha opsionet e shumta. Por, ne do t'ju japim këshillën tonë më të mirë. Zgjidh: CLIO Superproof Brush Liner Killer. Pse? Sepse aplikimi është më i lehtë dhe synon një pikënisje të shkëlqyer për fillestarët e eyeliner-it. Një eyeliner i papërshkueshëm nga uji dhe me super qëndrueshmëri, i cili ofron ngjyrë intensive dhe linja precize! Formula e tij është e lëngshme, por jetëgjatë dhe rezistent ndaj ujit. Kjo falë formulimit me rrëshirë polare, e cila përmban polimere të forta që ndihmojnë eyeliner-in të qëndrojë gjatë gjithë ditës, duke mos u shpërbërë apo lënë njollë. Maja e tij mikrofibër lejon aplikim të lehtë dhe të saktë. Është perfekt për të krijuar "sy mace" dramatik (Cat Eye) ose pamje delikate të përditshme!
*0.55ml
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
Përdorimi
Aplikojeni nga këndi i brendshëm në këndin e jashtëm të syrit përgjatë vijave të qerpikëve. Produkti duhet tundur mirë para përdorimit.
Përbërësit
Përbërësi "magjik"
Rrëshirë polare
Lista e plotë e përbërësve
WATERETHYLHEXYL ACRYLATE/METHYL METHACRYLATE COPOLYMERBUTYLENE GLYCOLBLACK2 (CI 77266)1,2-HEXANEDIOLALCOHOLAMMONIUM ACRYLATES/METHYL STYRENE/STYRENE COPOLYMERACRYLATES/OCTYLACRYLAMIDE COPOLYMERPHENOXYETHANOLBEHENETH-30METHYLPARABENTRIETHANOLAMINEPROPYLPARABENAMINOMETHYL PROPANOLDISODIUM EDTASODIUM BENZOATE
Marka
CLIO PROFESSIONAL është një markë koreano-jugore me bazë në distriktin Seongdong, Seul, Koreja e Jugut. E krijuar në vitin 1993 ofron produkte profesionale kozmetike. Me kalimin e kohës, kompania u degëzua në produkte të tjera të kujdesit të lëkurës, flokëve dhe trupit duke lançuar kështu markat: Peripera në vitin 2005, Goodal në vitin 2011 dhe Healing Bird në vitin 2017. Në vitin 2012 marka koreano-jugore CLIO PROFESSIONAL hapi dyqanin e saj Club Clio duke shitur të gjitha produkteve e markave të saj. Deri në fundin e vitit 2016 marka numëron plot 95 dyqane! Të gjitha produktet mbeten shumë të preferuara dhe të shitura në Korenë e Jugut dhe gjithë Europën. Fondatina kompakte është produkt “Bestseller” tashmë në KORAL SECRETS! Duke punuar me një ekip kërkimi dhe zhvillimi me bazë në Evropë, marka zhvillon vazhdimisht koleksione të reja për t'iu përshtatur tendencave dhe stinëve.
BELIF Peat Miracle Revital Eye Cream
BELIF Peat Miracle Revital Eye Cream
BELIF Peat Miracle Revital Eye Cream, është një krem për zonën delikate dhe problematike rreth syve pjesë e linjës, BELIF Peat Miracle Revital. Ashtu si e gjitha linja përmban përbërës aktiv si Peat (Torfa), duke e bërë këtë krem zgjidhjen perfekte për përmirësimin dhe mbushjen e rrudhave, duke e forcuar atë zonë të hollë të lëkurës së fytyrës. Torfa është një substancë që rrjedh nga fosilizimi i bimëve, të cilat dekompozohen nga bakteret ose kërpudhat. Edhe pse torfe nuk është shumë tërheqëse në shikim të parë, ajo rezulton të jetë një përbërës "magjik" kundër shenjave të moshës, me veti astringente, anti-inflamatore dhe të pasura me antioksidantë. Ky krem përmban gjithashtu gjalpë shea, kalendula, ekstrakt tërshërë, panthenol dhe glicerinë për hidratim të thellë të zonës delikate të syve dhe ekstrat i rrënjës së Glycyrrhiza Glabra (Jamball) për njëtrajtësim të tonit të lëkurës dhe zbehjen e rrathëve të zinjë.
*Ky krem është testuar dermatologjikisht dhe është zbuluar se:
- 9.28% përmirësim i qarkullimit të lëkurës;
- 9,48% teksturë e rafinuar e lëkurës;
- 13,89% rritje e elasticitetit të lëkurës.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*25ml
Përdorimi
Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
Peat (Torfa), gjalpë Shea dhe glicerinë, kalendula, ekstrakt tërshërë, panthenol dhe ekstrakt jamballi
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Polyisobutene, Triethylhexanoin, Cyclopentasiloxane, 1,2-Hexanediol, Cetearyl Alcohol, C14-22 Alcohols, Glyceryl Stearate, Silica, Poncirus Trifoliata Fruit Extract, Panthenol, Perfluorononylethyl Stearyl Dimethicone, Jojoba Esters, Peat Extract(0.5%), Euphrasia Officinalis Extract*, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract*, Achillea Millefolium Flower Extract*, Aesculus Hippocastanum (Horse Chestnut) Leaf Extract*, Rhodiola Rosea Root Extract*, Vaccinium Myrtillus Fruit Extract*, Equisetum Arvense Leaf Extract*, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract**, Calendula Officinalis Flower Extract**, Nepeta Cataria Extract**, Rubus Idaeus (Raspberry) Leaf Extract**, Baptisia Tinctoria Root Extract**, Stellaria Media (Chickweed) Extract**, Alchemilla Vulgaris Leaf Extract+, Viola Tricolor Extract+, Rosa Damascena Flower Extract+, Spiraea Ulmaria Flower Extract+, Althaea Officinalis Root Extract+, Ceramide Np, Phytosphingosine, Cetearyl Olivate, Sucrose Polystearate, Hydrogenated Lecithin, Peg-10 Rapeseed Sterol, Glycereth-20, Cetyl Palmitate, Sorbitan Palmitate, Sorbitan Olivate, Peg-100 Stearate, C12-20 Alkyl Glucoside, Niacinamide, Alanyl Glutamine, Dimethicone, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Carbomer, Xanthan Gum, Mica, Titanium Dioxide, Iron Oxides(Ci 77491), Trisodium Edta, Potassium Hydroxide, Fragrance++, Citronellol, Limonene, Geraniol, Linalool*. *Fragrances Of Natural Origin
Marka
Çuditërisht, historia e markës së kujdesit të lëkurës Belif filloi në shekullin e 19-të, më saktë në 1860. Pikërisht në këtë datë botanisti dhe herbalisti legjendar Duncan Napier hapi klinikën e tij bimore në Edinburg, Skoci. Në fakt, 150 vjet më vonë, grupi i madh korean LG (po, LG si televizorët), i cili ndoshta po kërkonte një koncept për të krijuar një markë të re për kujdesin e lëkurës, shikoi formulat e Duncan Napier dhe vendosi t'i përdorte ato për të krijuar markën e kujdesit të lëkurës. BELIF Besimi. Si rezultat, Belif përdor përzierjet bimore dhe botanike të Duncan Napier në formulimin e produkteve të tij. Sigurisht, ato janë të kombinuara me të gjithë teknologjinë e një laboratori kozmetik korean të fundit të shekullit të 21-të, siç mund ta imagjinoni! Por marka Belif krenohet që gjithmonë thekson përbërësit bimor në formulat e saj, dhe ato gjithashtu kombinojnë njohuritë e Duncan Napier për të zgjedhur ekstrakte bimore nga e gjithë bota (dhe jo vetëm nga Koreja siç ndodh shpesh me markat konvencionale koreane të kujdesit të lëkurës). Belif nuk po pretendon të jetë një markë e "bukurisë së pastër". Ata janë një markë konvencionale për kujdesin e lëkurës që përdor ekstrakte natyrore bimore në formulat e tyre. Linja e tyre më e popullarizuar në mbarë botën dhe ajo që vendos markën në hartë është Aqua Bomb, e bazuar në hidratim dhe që numëron rreth pesëmbëdhjetë produkte të ndryshme (të paktën në Kore). Peat Miracle është linja e tyre e dytë më e popullarizuar, dhe kremi i syve Peat Miracle Revital është një shitës më i mirë që nga debutimi i markës!
Shfaq 756/1090

