ANUA Rice 70% Glow Milky Toner
ANUA Rice 70% Glow Milky Toner
ANUA Rice 70% Glow Milky Toner është toneri ideal për ata që kërkojnë shkëlqim dhe hidratim të thellë në rutinën e përditshme të kujdesit për lëkurën. Me 70% ujë orizi, ky toner i mrekullueshëm kombinon fuqinë natyrale të përbërësve të pasur me vitamina dhe minerale, duke i dhënë lëkurës një shkëlqim dhe një ndjesi të butë e të freskët që zgjat. Uji i orizit, i njohur për vetitë e tij antioksiduese dhe ndriçuese, ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, përmirësimin e shenjave të moshës, elasticitetin dhe zbehjen e njollave të errëta (hiperpigmentimi). Nga ana tjetër, shtimi i ceramideve AP dhe NP në formulë ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës, duke bllokuar lagështinë dhe duke ofruar një mbrojtje shtesë kundër agresorëve të mjedisit. Ndërkohë, hialuronati i natriumit dhe betaina, në formulë, depërtojnë thellë në shtresat e lëkurës, duke e hidratuar atë në mënyrë të vazhdueshme dhe duke parandaluar tharjen. Ky kombinim ka një efekt qetësues, duke reduktuar inflamacionin, veçanërisht për lëkurën jashtëzakonisht sensitive dhe të irrituar.Me një teksturë të lehtë dhe krejtësisht jo ngjitëse, ky toner absorbohet menjëherë në lëkurë, duke lënë pas një ndjesi të freskët dhe të hidratuar. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për lëkurën e matur dhe për të luftuar hiperpigmentimin.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*250ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
70% ujë orizi, ceramide, hialuronati i natriumit, betaina,
Lista e plotë e përbërësve
Oryza Sativa (Rice) Bran Water, 1,2-Hexanediol, Oryza Sativa (Rice) Extract, Butylene Glycol, Glycerin, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Propanediol, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Dipropylene Glycol, Oryza Sativa (Rice) Extract, Hydrolyzed Rice Protein, Oryza Sativa (Rice) Seed Protein, Ceramide NP, Glycerin, Diphenyl Dimethicone, Triethylhexanoin, Water, Hydrogenated Lecithin, Panthenol, Water, Methyl Gluceth-20, Betaine, Glycerin, Water, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Butylene Glycol, Propanediol, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Hydroxyacetophenone, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Carbomer, Tromethamine, Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Allantoin, Xanthan Gum, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Dextrin, Water, Sodium Lauroyl Lactylate, 1,2-Hexanediol, Ceramide NP, Ceramide AP, Phytosphingosine, Cholesterol, Xanthan Gum, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Ceramide Eop, Ascorbic Acid, Arbutin
Marka
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.
BENTON CICA Body Wash
BENTON CICA Body Wash
BENTON CICA Body Wash është larësi ideal dhe më efikas, për t’i thënë njëherë e përgjithmonë lamtumirë akneve të bezdisshme dhe aq të sikletshme në kurriz dhe në zonat e tjera të trupit! Pastron thellësisht lëkurën, duke ndihmuar në kontrollin e sebumit të tepërt, njëkohë dsisht uke e lënë të hidratuar në fund! Përmban ekstrakte nga argjinarja, kalamina, dhe CICA (kompleks ekstraktesh nga centella asiatica), të cilat ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së ndjeshme dhe të irrituar. Gjithashtu përmbajtja me 0.5% acid salicilik (BHA), dhe ekstrakt nga gjethja e pemës së çajit Melaleuca Alternifolia (Tea Tree), bëjnë të mundur trajtimin dhe kurimin e akneve të inflamuara. Edhe pse përmban përbërës për trajtimin e akneve, mund të përdoret nga kushdo që dëshiron pastrim dhe qetësim të lëkurës, madje ky larës ka një aromë të mrekullueshme falë ekstraktit të rozmarinës!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*350ml
Përdorimi
Masazhojeni butësisht mbi lëkurën e lagur me duar ose sfungjer trupi, dhe më pas shpëlajeni.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
argjinare, calamine, centella asiatica, cica, BHA
Lista e plotë e përbërësve
Aqua (Water), Sodium Myristoyl Sarcosinate, Disodium Cocoamphodiacetate, Centella Asiatica Leaf Water, Acrylates Copolymer, Lauryl Betaine, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Sodium Chloride, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Salicylic Acid, Houttuynia Cordata Extract, Cynara Scolymus (Artichoke) Leaf Extract, Betaine, Panthenol, Trehalose, Methylpropanediol, Styrene/Acrylates Copolymer, Hydrogenated Lecithin, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Camellia Sinensis Leaf Water, Dipotassium Glycyrrhizate, Beta-Glucan, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Madecassoside, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Cyanocobalamin, Calamine, Ceramide Np, Polyquaternium-51, Disodium Edta, Hexylene Glycol, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Citric Acid, Tocopherol, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).
THE PLANT BASE Waterfall Moist Balanced Hyaluronic Acid 100
THE PLANT BASE Waterfall Moist Balanced Hyaluronic Acid 100
THE PLANT BASE Waterfall Moist Balanced Hyaluronic Acid 100 është një ampulë ose serum që do ta ndryshojë totalisht lëkurën tuaj të thatë falë përbërjes prej 100% sodium hyaluronate. Një përbërës i qëndrueshëm, derivat i acidit hialuronik, që ka molekula me madhësi më të vogël sesa ai, e në këtë mënyrë arrin të penetrojë thellësisht në lëkurë duke e hidratuar atë. Ju nevojiten vetëm disa pika për t’i rikthyer lëkurës hidratimin dhe shkëlqimin e munguar. Formula e tij me një përbërës të vetëm, e furnizon lëkurën intensivisht me lagështinë që i nevojitet pa përdorur përbërës të dëmshëm, siç jane: paraben, aromë artificiale, silikon, vaj mineral, surfactants. Niveli i tij i pH qëndron në nivelin 6.15.
*30ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Gjithashtu, mund të përzieni disa pika me kremin hidratues për të rritur efektin e tij. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
sodium hyaluronate (derivat i acidit hialuronik)
Lista e plotë e përbërësve
100% natural hyaluronic acid formulated without 19 harmful ingredients (Phenoxy ethanol, Paraben, Pigment, Synthetic fragrance, Benzophenone, Mineral Oil, TEA, PEG, BHT, BHA, Sodium Lauryl Sulfate, Sorbic acid, Avobenzone, Imidazolidinyl Urea, IPMP, Isopropoyl Alcohol, Thymol, Triisopropanolamine, Triclosan).
Marka
Në vitin 2005 lindi marka THE PLANT BASE, e cila u bë e famshme për prodhimin e sapunëve artizalë me 100% përbërje bimore. Hapin e madh në Industrinë e Përkujdesjes së Lëkurës e hodhi pas kërkesave të shumta të konsumatorëve të saj, që i adhuronin këta sapunë. Sa herë do të përdorni një produkt të THE PLANT BASE, do t’ju duket sikur prekni natyrën, që është edhe shpirti i vetë markës. Formulimet inovative të saj janë hipoalergjike dhe krijohen vetëm me përbërës organikë të certifikuar. THE PLANT BASE merr frymëzim të pafund në natyrë dhe nuk ndalon së kërkuari teknologji të avancuara dhe përbërës të rinj, për të arritur bukurinë e shëndetshme. E gjithë kjo përkthehet në dy serumet më të shitura “Time Stop Collagen Ampoule” dhe “Waterfall Moist Balanced Hyaluronic Acid 100”, që janë përzgjedhur me shumë vëmendje nga Koral Secrets.
MISSHA All Around Safe Block Cotton Sun SPF50+ PA++++
MISSHA All Around Safe Block Cotton Sun SPF50+ PA++++
MISSHA All Around Safe Block Cotton Sun SPF50+ PA++++ është një krem dielli mineral ( Zinc Oxide dhe Titanium Dioxide) që ofron mbrojtje të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, ndërsa kontrollon yndyrën dhe shkëlqimin e tepërt të lëkurës gjatë gjithë ditës. I me ekstrakt me Tea Tree, Panthenol, Ceramide NP dhe Allantoin, ky krem ndihmon në qetësimin e lëkurës, reduktimin e irritimeve dhe forcimin e barrierës mbrojtëse, ndërsa ruan ekuilibrin e hidratimit. Formula e tij përmban pluhur matifikues që absorbon sebumin e tepërt, duke lënë një përfundim të butë, të thatë dhe pa shkëlqim. Falë efektit të tij natyral tone-up, kremi ndihmon në njëtrajtësimin e menjëhershëm të tonalitetit të lëkurës dhe mund të përdoret edhe si bazë para grimit. Gjithashtu është rezistent ndaj djersës dhe yndyrës, duke e bërë ideal për përdorim të përditshëm, veçanërisht gjatë stinëve të ngrohta. Me teksturë të lehtë dhe të rehatshme, përthithet mirë në lëkurë pa lënë ndjesi ngjitëse, duke ofruar një pamje të freskët dhe mat gjatë gjithë ditës. I përshtatet të gjitha tipeve të lëkurës, veçanërisht lëkurës mikse dhe të yndyrshme, me tendencë shkëlqimi, pore të dukshme dhe atyre që preferojnë një krem dielli me përfundim mat dhe efekt natyral tone-up.
Formula e saj është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben dhe sulfate.
*50ml
Përdorimi
Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Zinc Oxide, Titanium Dioxide, ekstrakt me Tea Tree, Panthenol, Ceramide NP, Allantoin
Lista e plotë e përbërësve
Water, Zinc Oxide, Cyclohexasiloxane, Butyloctyl Salicylate, Propanediol, Propylheptyl Caprylate, Polyglyceryl-3 Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, Dicaprylyl Carbonate, Isododecane, Caprylyl Methicone, Dioctyl 2, 6-Naphthalate, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Hydrogenated Lecithin, Disteardimonium Hectorite, Magnesium Sulfate, Titanium Dioxide, Triethoxycaprylylsilane, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-2 Dipolyhydroxystearate, Polymethylsilsesquioxane, Lauryl Polyglyceryl-3 Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, Glyceryl Caprylate, Caprylyl Glycol, Glycerine, Ethylhexylglycerin, Dipropylene Glycol, Panthenol, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Tocopherol, Butylene Glycol, Ceramide NP, Allantoin, Fragrance
Marka
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
SOME BY MI 30 Days Miracle Clear Spot Patch
SOME BY MI 30 Days Miracle Clear Spot Patch
Një trajtim lokal jashtëzakonisht efektiv dhe i shpejtë për aknet, pikat e zeza dhe të bardha, si dhe ato që janë tepër të qelbëzuara, është SOME BY MI Clear Spot Patch. Ky produkt përmban ngjitëse në dy madhësi të ndryshme, për t’iu përshtatur nevojave të çdo përdoruesi. Ato nxisin procesin e shërimit duke eliminuar infeksionet dhe bakteret, të cilat janë shkaktarët kryesorë të akneve. Gjithashtu, ato janë rezistente ndaj ujit dhe mund të mbahen nga 4 deri në 8 orë, duke ofruar mbrojtje të vazhdueshme gjatë gjithë ditës.
Formula e tij është dermatologjikisht e testuar, hipoalergjike, vegane dhe e pa testuar në kafshë. Nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, sulfat, alkool, vaj esencial dhe silikon.
*18 ngjitëse (10mm x 9 ngjitëse +12mm x 9 ngjitëse)
Përdorimi
Në mbrëmje ose në mëngjes pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, menjëherë vendosni ngjitësen mbi akne. Më pas mund të vazhdoni me aplikimin e produkteve të tjera të rutinës suaj.
Mbajeni gjatë gjumit dhe hiqeni në mëngjes.
Përbërësit
Lista e plotë e përbërësve
Cellulose Gum, Polyisobutene, Polyisoprene, Polyurethane-9
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
JUMISO All Day Vitamin Glow Boost Facial Toner
JUMISO All Day Vitamin Glow Boost Facial Toner
JUMISO All Day Vitamin Glow Boost Facial Toner është jo pak, por e sigurtë që do të kthehet në tonerin tuaj të preferuar! I sapo dalë në treg, është pjesë e linjës All Day Vitamin, ku bën pjesë dhe serumi JUMISO All Day Vitamin Brightening & Balancing Facial Serum. Siç edhe emri e thotë ky toner do t'i ofrojë lëkurës një super shkëlqim natyral, sepse i dhuron asaj hidratim të thellë dhe forcon barrierën natyrale mbrojtëse të saj. Në formulimin e tij ka një larmishmëri përbërësish, të nevojshëm për çdo tipologji lëkure. Përmban acid Askorbik (vitaminë C e pastër), niacinamide dhe acid Tranexamik. Të tre këta përbërës në bashkëveprim me njëri tjetrin, do të zbehin hiperpigmetimin dhe njollat kafe në lëkurë. Përbërësi gjetje i këtij toneri është acidi Tranexamik, sepse vepron si një "agjent zbardhues" për lëkurën, falë ndërhyrjes që ai bën në prodhimin e melaninës. Ky toner gjithashtu do të balancojë nivelin optimal të pH të lëkurës, duke e përgatitur këtë të fundit për produktet pasardhëse të rutinës tuaj. Do të largojë papastërtitë e mbetura nga pastrimi i fytyrës, duke minimizuar në këtë mënyrë edhe dukjen e poreve. Nga ana tjetër formulimi me panthenol (Vitaminë B5), bën të mundur hidratim të thellë si dhe ofron qetësim ndaj çdo irrimi të mundshëm, duke e bërë këtë toner ideal për t'u përdorur në përditshmëri. Konsistenca e tij është ujore, shumë e lehtë dhe përhapet butësisht, duke mos lënë aspak ndjesi ngjitjeje. Ky toner përshtatet me të gjithë tipet e lëkurës.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, fragrancë artificiale, paraben, vajra esencial dhe përmban përbërës të sigurt EWG Green.
*125ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Vitaminë C, niacinamide, panthenol (Vitaminë B5), acid Tranexamik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Hippophae Rhamnoides Water, Hippophae Rhamnoides Fruit Extract, Glycerin, Methyl Gluceth-20, Betaine, Panthenol, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Allantoin, Arginine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Disodium EDTA, Citric Acid, Tranexamic Acid, Dipotassium Glycyrrhizate, Hydroxyethylcellulose, Undaria Pinnatifida Extract, Perilla Ocymoides Seed Extract, Ascorbic Acid, Propanediol, Caprylyl Glycol, Camellia Japonica Flower Extract
Marka
JUMISO është një filial i markës HELLOSKIN që ofron të gjitha llojet e maskave qetësuese dhe produkteve hidratuese të kujdesit të lëkurës, të cilat rinovojnë dhe ushqejnë lëkurën. Marka e ka marrë emrin nga fjalët koreane "ju", që do të thotë "të japësh" dhe "miso", që do të thotë "buzëqeshje" - emri i markës është mishërimi i përsosur i ndikimeve pozitive që kanë produktet e tyre dhe shërbimi ndaj klientit. Duke i dhënë përparësi kënaqësisë së klientit mbi të gjitha, kjo është një markë ku mund të gjeni produkte adresuar hiperpigmentimit, shenjave të moshës, mungesës së hidratimit si edhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Duke përdorur një shumëllojshmëri të gjerë përbërësish të provuar dhe të testuar si vitamina C, ekstrakti centella asiatica apo sekrecioni i filtruar i kërmillit, JUMISO ka arritur të krijojë formula të krijuara me mjeshtëri që i japin lëkurës tuaj një gjallëri krejtësisht të re. Ofrojini lëkurës shkëlqimin që meriton.
Cos De BAHA S2 Salicylic Acid Bha 2% Liquid
Cos De BAHA S2 Salicylic Acid Bha 2% Liquid
Ata që e gjejnë veten duke luftuar me aknet, pikat e zeza dhe milia (puçrra të vogla të bardha pranë syve), Cos De BAHA S2 Salicylic ACID Bha 2% Liquid do t'ju ndihmojë duke ju ofruar zgjidhjen më të shpejtë! Përbërësi magjik BHA, penetron thellësisht në poret e lëkurës, duke larguar sebumin e tepërt. Përdorimi i këtij toneri në mënyrë të vazhdueshme, ndihmon në parandalimin e krijimit të akneve e pikave të zeza. I formuluar Betaine Salicylate, një derivat i BHA-së, dhe i barasvlershëm me 2% acid salicilik. Gjithashtu, zhvillon rigjenerimin e qelizave, duke dhënë një rezultat të dobishëm kundër dëmtimit të diellit dhe rrudhave. Nga ana tjetër formulimi i këtij serumi me niacinamide, ndihmon në zbehjen e njollave dhe tkurrjen e madhësisë së poreve. Menjëherë pas aplikimit lëkurën do e ndjeni më të pastër dhe të shëndetshme se kurrë më parë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*120ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Prisni nga 10-25 min. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Salicylic Acid Bha 2% dhe niacinamide.
Lista e plotë e përbërësve
Aloe Barbadensis Leaf Extract, Propanediol, Salicylic Acid, Betaine Salicylate, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, *Rosa Damascena Extract, *Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, *Camellia Sinensis Leaf Extract, *Melissa Officinalis Leaf Extract, *Artemisia Vulgaris Extract, Hydroxyethylcellulose
Marka
Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.
ABIB Rice Probiotics Overnight Mask Barrier Jelly
ABIB Rice Probiotics Overnight Mask Barrier Jelly
Maska ideale, që përveçse njëtrajtëson tonin e lëkurës, ofron edhe efekt tërheqës "firming" të lëkurës është ABIB Rice Probiotics Overnight Mask Barrier Jelly! Kjo maskë e cila ka teksturë xhelore ka në formulimin e saj probiotikë, të cilët i ofrojnë lëkurës lëndë ushqyese, laktobacil për të forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe për ta mbrojtur këtë të fundit nga radikalet e lira ose agjentët e jashtëm. Gjithashtu përbërësi kryesor i kësaj maske gjumi është ekstrakti i krundeve të orizit. Ky i fundit i ofron lëkurës butësi, pastërti, zbutje dhe njëtrajtëson tonin e saj. Gjithashtu mban në kontroll shenjat e moshës, duke i mundësuar lëkurës një pamje më të tërhequr. Me vetëm njëherë aplikim do t'i riktheni lëkurës elasticitetin dhe shkëlqimin e munguar prej kohësh. Kjo maskë është e përshtatshme për periudhën gjatë shtatëzanisë.
Formual e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, jokomedogjenike dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*80ml
Përdorimi
Aplikojeni në mbrëmje, në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë. Në mëngjes, pastrojeni fytyrën me larësin tuaj. Sipas dëshirës mund të përdoret edhe si krem hidratues në mëngjes apo mbremje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i krundeve të orizit, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Glyceryl Polymethacrylate, Lactobacillus/Rice Ferment, 1,2-Hexanediol, Diglycerin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Oryza Sativa (Rice) Bran Extract, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Saccharomyces/Rice Bran Ferment, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Disodium EDTA
Marka
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.
MARY&MAY Premium Idebenone Blackberry Complex Essence Mask
MARY&MAY Premium Idebenone Blackberry Complex Essence Mask
MARY & MAY Premium Idebenone + Blackberry Complex Essence Mask, përmban në paketimin e saj plot 20 të tilla të mbivendosura njëra mbi tjetrën! Mund të aplikohen kurdoherë dëshironi, madje dhe çdo ditë! Kjo maskë ka veti të fuqishme kundër plakjes që ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës së shëndetshme dhe rinore. Esenca e këtyre maskave është e formuluar me 10,000 ppm ekstrakt të mjedrës perëndimore të pasur me antocianinë, ekstrakt të frutave të palmës acai dhe ekstrakt të boronicës së ëmbël të njohur për vetitë e tyre antioksiduese në lëkurë, duke ndihmuar në minimizimin e shfaqjes së rrudhave dhe mbojtjen e lëkurës nga dëmtimet e jashtme mjedisore dhe radikalet e lira. Por kjo nuk është e gjitha, fletët e maskës me qymyr bambu shpërndajnë lehtësisht lëndë ushqyese nën shtresën e lëkurës duke nxjerrë jashtë papastërtitë. Që në momentin e parë të aplikimit do të vëreni hidratim dhe butësi të lëkurës tuaj, ndërsa më pas do të shikoni një shkëlqim natyral. Për të përfituar efektet maksimale, këshillohet të përdoret bashkë me linjën: MARY & MAY Idebenone + Blackberry Complex
Formula e këtij produkti është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*20 maska
*250ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-15 min, derisa maska të jetë thatë plotësisht. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
10,000 ppm ekstrakt të mjedrës perëndimore, ekstrakt të frutave të palmës acai dhe ekstrakt të boronicës së ëmbël
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Trehalose, Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Euterpe Oleracea Fruit Extract, Caprylic/Capric Triglyceride, Caprylyl/Capryl Glucoside, Butylene Glycol, Hydrogenated Lecithin, Adenosine, Panthenol, Hydroxydecyl Ubiquinone, Centella Asiatica Extract, Sodium Ascorbyl Phosphate, Ceramide 3, Sodium Hyaluronate, Palmitoyl Pentapeptide-4, Copper Tripeptide-1, Tripeptide-1, Hexapeptide-9, Palmitoyl Tripeptide-1, Hexapeptide-11, Hydroxyethylcellulose, Tromethamine, Carbomer, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-4 Laurate, Hydroxyacetophenone, 1,2-Hexanediol, Octyldodecanol, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Fragrance
Marka
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.
ANUA PDRN Hyaluronic Acid 100 Moisturizing Cream
ANUA PDRN Hyaluronic Acid 100 Moisturizing Cream
Kremi ANUA PDRN Hyaluronic Acid 100 Moisturizing Cream është ai lloj hidratuesi që i rikthen lëkurës jetë, hidratimin dhe një shkëlqim “glass skin” që bie në sy që në aplikimin e parë. I formuluar me PDRN salmoni, ky krem funksionon në thellësi për të ndihmuar rigjenerimin e qelizave dhe për të rikthyer vitalitetin e humbur të lëkurës, ndërsa 10 lloj acid hialuroniku krijojnë një shtresë intensive hidratimi që i lë lëkurës një efekt “plump”. Kolagjeni i hidrolizuar dhe niacinamide bashkëveprojnë në harmoni së bashku për të ndihmuar në rregullimin e teksturës së lëkurës, duke i dhënë një pamje më të lëmuar, ndërsa ekstraktet e Centella Asiatica (madecassoside & asiaticoside) qetësojnë menjëherë çdo irritim, duke forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës. Ky kombinim i përbërësve krijon një ekuilibër midis hidratimit të thellë dhe rigjenerimit, duke e bërë lëkurën më rezistente ndaj faktorëve të jashtëm. Tekstura e kremit shkrin butë në lëkurë pa lënë ndjesi ngjitëse ose të rëndë, duke e bërë perfekt për çdo tipologji lëkure.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, vegane, e patestuar në kafshë, dhe ka kaluar të gjitha testet e irritimit. Nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: sulfate, alkool, fragrancë artificiale, silikon etj.
*60ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësish
Përbrësit
Përbërësi "magjik"
PDRN, Centella Asiatica, kolagjeni i hidrolizuar, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Squalane, Glycerin, Niacinamide, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Sodium DNA, Hydrolyzed Collagen, Sodium Hyaluronate, Melia Azadirachta Leaf Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Hyaluronic Acid, Aloe Barbadensis Flower Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, PCA Dimethicone, Butylene Glycol, Propanediol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Diglycerin, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, C12-20 Alkyl Glucoside, Methylpropanediol, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Sodium Phytate, Aminomethyl Propanediol, PVM/MA Copolymer, Madecassoside, C12-13 Alketh-9, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Asiaticoside, Potassium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Behenyl Alcohol, C14-22 Alcohols, Carbomer
Marka
ANUA Azelaic Acid 10+ Hyaluron Redness Soothing Serum
ANUA Azelaic Acid 10+ Hyaluron Redness Soothing Serum
ANUA Azelaic Acid 10 Hyaluron Redness Soothing Serum është një serum i butë, por jashtëzakonisht efektiv, i krijuar për të qetësuar menjëherë skuqjet, irritimet dhe ndjeshmërinë e lëkurës. Me një përqindje prej 10% acidi azelaik, ky serum vepron për të reduktuar inflamacionin, për të luftuar bakteret që shkaktojnë akne dhe për të zbehur shenjat post-akne apo njollat kafe. Formula është e pasur me një kompleks të fuqishëm qetësues që përfshin 7 lloje të Centella Asiatica, aloe vera, panthenol dhe beta-glukan, përbërës që qetësojnë menjëherë lëkurën e irrituar. Ndërkohë, acidi hialuronik, ceramidet dhe squalane ofrojnë një hidratim të thellë, duke forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe duke e lënë atë të hidratuar gjatë gjithë ditës. Tekstura e lehtë, xhelore dhe jo ngjitëse përthithet shpejt pa e ngarkuar lëkurën, gjë që e bën këtë serum të përshtatshëm për çdo lloj lëkure, madje edhe për atë më të ndjeshëm.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*30ml
Përdorimi
Përdoret 1 herë në ditë (në mëngjes ose në mbrëmje) pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Këshillë: Duke qenë se ndjeshmëria ndaj acidit azelaik ndryshon nga një person në tjetrin, sugjerojmë që në fillim ta testoni produktin në një zonë të vogël para se ta përdorni. Për ta testuar, aplikoni një sasi të vogël, pas veshit ose nën mjekër dhe prisni 2-3 minuta. Nëse nuk shfaqet asnjë shqetësim, mund të vazhdoni përdorimin e tij pa asnjë shqetësim.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
10% acidi azelaik, 7 lloje të Centella Asiatica, aloe vera, panthenol dhe beta-glukan,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Azelaic Acid, Propylene Glycol, Sodium Hydroxide, Dipropylene Glycol, 1,2 Hexanediol, Panthenol, Hydroxyethylcellulose, Betaine Salicylate, Glycerin, Biosaccharide Gum 1, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, Melia Azadirachta Leaf Extract, Camellia Sinensis Leaf Water, Sodium Hyaluronate, Melia Azadirachta Flower Extract, Niacinamide, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Beta-Glucan, Centella Asiatica Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Centella Asiatica Root Extract, Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Squalane, Zinc PCA, Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Caprylyl, Capryl Glucoside, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP
Marka
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.
I'M FROM Rice Serum
I'M FROM Rice Serum
Falë suksesit të tonerit I'M FROM Rice Toner, është krijuar në këtë linjë serumi: I'M FROM Rice Serum! Ky serum është “magjik”, i formuluar me 73% ekstrakt orizi embrioni të fermentuar, i cili ruan 65% më shumë të vlerës ushqyese, edhe pse ka madhësi më të vogël, se kokrra tradicionale e vetë orizit. Ky serum i ofron lëkurës qetësim, hidratim dhe një pamje plot shkëlqim duke njëtrajtësuar tonin e lëkurës dhe zbehur të gjitha llojet e hiperpigmentimit të lëkurës! Nga ana tjetër, përbërja me acid linolenik, forcon barrierën natyrale, duke rritur elasticitetin. Formulimi me niacinamide, balancon prodhimin e sebumit të tepërt në lëkurë, minimizon poret dhe zbeh njollat kafe gjithashtu! Ndërsa acidi hialuronik, ofron hidratim të thellë në të gjitha shtresat e lëkurës! Ky serum është i pasur me vitaminë B dhe antioksidantë të fuqishëm, të cilët nxisin prodhimin e kolagjenit, duke mbajtur në kontroll shenjat e moshës dhe përmirësojnë teksturën e lëkurës! Për efekte maksimale, sugjerojmë përdorimin e tij me tonerin e linjës: I'M FROM Rice Toner & kremin: I'M FROM Rice Cream. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht atyre që i adresohen hiperpigmentimit dhe shenjave të moshës. Ky serum ka formulë hipoalergjike, jokomedogjenike dhe është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt orizi embrioni të fermentuar, nicianamide, acid hialuronik i hidrolizuar.
Lista e plotë e përbërësve
Aspergillus/Rice Germ Ferment Extract Filtrate, Propanediol, Glycerin, Methylpropanediol, Cyclopentasiloxane, Niacinamide, Caprylyl Methicone , Water (Aqua), Cyclohexasiloxane, 1,2-Hexanediol,Squalane, Betaine, C12-14 Pareth-12, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Panthenol,C30-45 Alkyl Cetearyl Dimethicone Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Xanthan Gum, Dipotassium Glycyrrhizate, Adenosine, Disodium Edta, Pentylene Glycol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Alpha-Glucan Oligosaccharide, Sodium Hyaluronate, Madecassoside, Portulaca Oleracea Extract, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Glutathione
Marka
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.
NARD Scalp Cooling Shampoo
NARD Scalp Cooling Shampoo
NARD Scalp Cooling Shampoo ashtu siç e thotë edhe vet emri i saj, është një shampoo e cila pastron thellësisht dhe butësisht skalpin për të larguar të gjitha papastërtitë dhe qelizat e vdekura që gjenden në të. Përveç ndjesisë së freskisë, kjo shampoo mban në kontroll mbiprodhimin e sebumit, duke i bërë flokët tuaj më pak të prirur drejt prodhimit të yndyrës. Në formulimin e kësaj shampoo-je gjenden përbërës fantastikë për flokët, si: ekstrakti i gjethes së rozmarinës, i cili përmban përbërës të fuqishëm anti-inflamator, antioksidues dhe vret të gjitha bakteret e dëmshme në lëkurë. Ndërsa formulimi me ekstrakt të pemës së çajit kujdeset për skalpin sensitiv, trajton aknet në të dhe minimizon skuqjen apo kruarjen. Formulimi me vajin e bërthamës së Argania Spinossa, i pasur me acide yndyrore ushqyese, e lënë flokun të butë dhe hidratuar, ndërsa mëndafshi i hidrolizuar bën të mundur mos dehidratimin e gjatësisë së flokut. Kjo shampoo është e përshtatshme për të gjitha tipet e flokëve, por kryesisht për skalp të yndyrshëm.
*500ml/1000ml
Përdorimi
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i gjethes së rozmarinës, ekstrakt i pemës së çajit, vaj i bërthamës Argania Spinosa, mëndafsh i hidrolizuar
Lista e plotë e përbërësve
Water, Sodium Laureth Sulfate, Cocamidopropyl Betaine, Ammonium Lauryl Sulfate, Sodium Coco-Sulfate, Menthol, Sodium Chloride, Sodium Benzoate, Polyquaternium-10, Panthenol, Salicylic Acid, Citric Acid, Niacinamide, Menthyl Lactate, Amodimethicone, Sodium Carbonate, C12-14 Sec-Pareth-7, Propylene Glycol, Phenoxyethanol, Butylene Glycol, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Mentha Arvensis Leaf Extract, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Artemisia Capillaris Extract, Allium Cepa (Onion) Bulb Extract, Hydrolyzed Silk, Glycerin, Argania Spinosa Kernel Oil, Alcohol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Psidium Guajava Fruit Extract, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Mangifera Indica (Mango) Fruit Extract, Prunus Persica (Peach) Fruit Extract, Prunus Armeniaca (Apricot) Fruit Extract, Fragaria Vesca (Strawberry), Front Extract, Citrus Grandis (Grapefruit) Fruit Extract, Passiflora Incarnata Fruit Extract, Hydrolyzed Collagen, Mentha Viridis (Spearmint) Extract, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Glycolic Acid, Glycine, Mentha Rotundifolia Leaf Extract, Serine, Glutamic Acid, Methionine, Cysteine, Lactic Acid, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Aspartic Acid, Camellia Japonica Flower Extract, Salvia Officinalis (Sege) Leaf Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Leucine, Laminaria Japonica Extract, Mendelic, Mandelic Acid, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Valine, Zingiber Officinale (Ginger) Root Extract, Nardostachys Jatamansi Rhizome/ Root Extract, Threonine, Proline, Isoleucine, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Keratin, Histidine, Melaleuca Alternifolia (Tes Tree) Leaf Oil, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Wheat Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Fragrance
Marka
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
CELIMAX The Vita A Retinol Shot Tightening Serum
CELIMAX The Vita A Retinol Shot Tightening Serum
Nëse edhe ju e keni parë se sa viral është ky serum nga marka CELIMAX në rrjete si TikTok apo Instagram, atëherë nuk jeni të vetëm. CELIMAX The Vita-A Retinol Shot Tightening Serum është një serum i fuqishëm që redukton dukshëm rrudhat dhe linjat e imta. Ky serum përmban retinol të pastër 0.1%, një nga përbërësit më efektiv për rinovimin qelizor të lëkurës dhe stimulimin e kolagjenit, duke e bërë lëkurën më rinore dhe elastike. Teknologjia A‑Shot™ e serumit përdor mikropartikuj ultra të imët, të cilët depërtojnë thellë në lëkurë pa shkaktuar irritim, duke lejuar që peptidet dhe vitaminat të përthithen maksimalisht. Nga ana tjetër, kompleksi i 9 peptideve përmirëson elasticitetin dhe teksturën e lëkurës, ndërsa panthenoli, vitamina E dhe ekstrakti i rrënjës së karotës ofrojnë hidratim, qetësim dhe mbrojtje antioksiduese. Tekstura e lehtë përthithet shpejt dhe lë një ndjesi të freskët në lëkurë, ndërsa përdorimi i rregullt ndihmon në reduktimin e poreve, përmirësimin e tonit dhe zvogëlimin e rrudhave. I përshtatshëm për çdo tipologji, kur lëkura ka shfaqur shenja të moshës të dukshme! Gjithashtu, është një parandalues i fuqishëm dhe efektiv!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
retinol të pastër 0.1%, 9 peptideve, panthenoli, vitamina E dhe ekstrakti i rrënjës së karotës
Lista e plotë e përbërësve
Water, Methylpropanediol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Panthenol, Polypropylsilsesquioxane, C14-22 Alcohols, Glyceryl Stearate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Hydrolyzed Sponge, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tocopherol, Retinol, Allantoin, Arginine, Undecane, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, C12-20 Alkyl Glucoside, Lauryl Glucoside, Polyglyceryl-6 Laurate, Adenosine, Tridecane, Disodium EDTA, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Myristyl Glucoside, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, PVM/MA Copolymer, Butylene Glycol, Beta-Carotene, Glucose, Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-1, Nonapeptide-1, Hexapeptide-9, Dipeptide-2, Copper Tripeptide-1, Acetyl Tetrapeptide-5, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Pentapeptide-4
Marka
CELIMAX është një markë e kozmetikës Koreano-Jugore, e themeluar në principin "Sinqeritet"! Filozofia e tyre ka të bëjë me: kozmatika nuk mund të bëjë mrekulli, por CELIMAX ju ofron një premtim të sinqertë për një lëkurë më të mirë. CELIMAX është një skuadër e përbërë nga njerëz të apasionuar, që kërkojnë të zhvillojnë produkte efikase dhe ofrojnë vërtetë atë që premtojnë. Qëllimi i kësaj marke është angazhimi i principit të sinqeritetit midis konsumatorit dhe produktit, dhe do të mund të arrijë që klientët e saj të kenë një persepktivë ndryshe për industrinë e bukurisë!
NARD Black Seed Hairloss Care Shampoo
NARD Black Seed Hairloss Care Shampoo
Nëse po përballeni me sfidën e rënies së flokëve dhe dëshironi t’i riktheni atyre fuqinë dhe gjallërinë e humbur, NARD Black Seed Hairloss Care Shampoo është aleati që ju duhet. Ky produkt i jashtëzakonshëm, i formuluar me kujdes nga përbërës natyralë të fuqishëm, kombinon veprimin e farës së zezë dhe kafeinës për të parandaluar rënien e flokëve, ndërsa njëkohësisht ofron hidratim intensiv dhe volum të qëndrueshëm për flokët e thatë dhe të pajetë. Fara e zezë, e njohur për vetitë e saj ushqyese dhe rigjeneruese, ndihmon në forëcimin e rrënjëve të flokëve, duke reduktuar humbjen e tyre dhe duke nxitur rritjen e shëndetshme të flokëve të rinj. Nga ana tjetër, kafeina stimulon qarkullimin e gjakut në skalp, duke përmirësuar furnizimin me oksigjen dhe ushqyes për folikulat e flokëve, çka ndihmon në rigjenerimin e tyre. Ndërsa, përbërësit e tjerë shtesë si rozmarina dhe ekstrat mente shtojnë një dimension të veçantë në këtë formulë, duke ofruar një pastrim të thellë dhe të butë të skalpit nga zbokthi dhe papastërtitë, ndërsa në të njëjtën kohë ushqejnë dhe freskojnë lëkurën e kokës. Ky kombinim i harmonishëm përbërësish jo vetëm që ndihmon në parandalimin e rënies së flokëve, por gjithashtu rikthen shkëlqimin natyral dhe elasticitetin e flokëve tuaj, duke i bërë ata të duken më të fortë, më të trashë dhe plot gjallëri që nga përdorimi i parë.
Për efekt maksimal sugjerojmë kombinimin me: NARD Bouquet Garni Black Seed Hairloss Care Treatment.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për skalpin.
*1000ml
Përdorimi
Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.
Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
farë e zezë, kafeinë, rozmarinë, ekstrat mente
Lista e plotë e përbërësve
Pelaranris Chirenais Roo: Extract, Lavandulo Angustitodo (Lereide:
Exiga: Mantha Piperito (Peppermint) Leaf Extrac: Macarda Ditya»
Let Extrict, Rosmerinus Officinolis (Rosemary) Aloe Berbsdest
Let Extract Mentho Arvensis Extract. Meloleuco Alternifo
Tice) Lest Extract, Portuloco Oleraces Extract. Nymeba
Powe: Extrast. Glycyrrhizo Glabra (Licorice) Root Extract
Marka
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Acne Clear Body Cleanser
SOME BY MI AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Acne Clear Body Cleanser
*400gr
Përdorimi
Masazhojeni butësisht mbi lëkurën e lagur me duar ose sfungjer trupi, dhe më pas shpëlajeni.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
houttuynia cordata, Truecica™️ (centella asiatica), acid laktik (AHA), acid salicilik (BHA), acid laktobionik (PHA)
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Glycerine, Centella Asiatica, Palmitic Acid, Stearic Acid, Loachic Acid, Myristic Acid, Potassium Hydroxide, Laurilvetane, Butylene glycol, PEG-100Stearate, Glyceryl Stearate, Beeswax, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Potassium Cocoyl Glycinate, Salicylic Acid, Dipropylene Glycol Dibenzoate, Sodium Chloride, Hydroxyacetophenone, Mentha Piperita (Peppermint) Oil, Caprylyl Glycol, 1,2-Hexanediol, Disodium EDTA, Hydroxyethylcellulose, Calamine, Gluconolactone, Citric Acid, Dipotassium Glycyrrhizate, Artemisia Princeps Extract, Madecasso Side, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
SOME BY MI Glow Luminous Ampoule Mask
SOME BY MI Glow Luminous Ampoule Mask
SOME BY MI Glow Luminous Ampoule Mask, janë maskat më të reja të koleksionit "Koral Secrets" nga marka më inovative dhe e pëlqyer SOME BY MI. Këto maska pëlhure me fibra celuloze janë të zhytura dhe njomura në sasi të bollshme esence duke adresuar çdo problematikë të lëkurës tuaj. Vijnë në tre variante të ndryshme për të adresuar: dehidratimin, aknet dhe shenjat e hiperpigmentimit.
Real Tea Tree Calming Glow Luminous Ampoule Mask
Formulimi me Tea Tree qetëson irritimin e lëkurës, dhe trajton intensivisht aknet duke mundësuar minimizimin e çdo inflamacioni.
Real Hyaluron Moisturizing Glow Luminous Ampoule Mask
Formulimi me acid hyaluronik ndihmon në luftën kundër shenjave pre-mature të moshës, siç janë: dehidratimi, lëshimi i lëkurës, vijat dhe rrudhat.
Real Diamond Brightening Glow Luminous Ampoule Mask
Formula e tij e pasur përmban pluhur diamanti për të përmirësuar tonin e lëkurës dhe për të sjellë një ndjesi më të butë dhe të njëtrajtshme.
Formulimi është hipoalergjik, jokomedogjenik, i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon dhe vajra esencial.
*25g
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Hydroxyethylcellulose, Glycerin, Arginine, Carbomer, Disodium EDTA, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-10 Myristate, Dipotassium Glycyrrhizate, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Glycereth-26, Calendula Officinalis (Pot Marigold) Flower Extract, Allantoin, Anhydroxylitol, Laminaria Japonica Extract, Pentylene Glycol, Panthenol, Aspartic Acid, Glucose, Scutellaria Baicalensis (Baikal Skullcap) Root Extract, Histidine, Xylitylglucoside, Hexylene Glycol, Tyrosine, Dioscorea Japonica Root Extract, Origanum Vulgare Leaf Extract, Coptis Chinensis Root Extract, Threonine, Ethylhexylglycerin, Methionine, Xanthan Gum, Cinnamomum Cassia (Cinnamon) Bark Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Punica Granatum (Pomegranate) Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid (10ppm), Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Glutamic Acid, Citronellol, Pearl Extract, Methylpropanediol, Lysine, Linalool, Sodium Acetylated Hyaluronate (1ppm), Artemisia Princeps Leaf Extract, Limonene, Sodium Hyaluronate, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Dipropylene Glycol, Zingiber Officinale (Ginger) Root Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Rosa Canina (Dog Rose) Fruit Oil, Cysteine, Hyaluronic Acid, Trehalose, Serine, Proline, Centella Asiatica (Gotu Kola) Extract, Leucine, Glycine, Boswellia Serrata Resin Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Camellia Sinensis (Green Tea) Leaf Extract, Diamond Powder (100ppb), Salix Alba (Willow) Bark Extract, Geraniol, Isoleucine, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, 000ppm), Alanine, Oxygen, Aloe Barbadensis (Aloe Vera) Leaf Extract, Phenylalanine, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract (10, PVM/MA Copolymer, Sodium Hyaluronate (300ppm), Xylitol, Hydroxyacetophenone, Valine, Pelargonium Graveolens (Geranium) Flower Oil, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Portulaca Oleracea (Green Purslane) Extract
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
MEDIHEAL Pantenolips Sleeping Mask
MEDIHEAL Pantenolips Sleeping Mask
MEDIHEAL Pantenolips Sleeping Mask është zgjidhja e përsosur për ata që dëshirojnë të përjetojnë një kujdes të thellë dhe të gjithanshëm për buzët gjatë natës. Me një formulë të pasur dhe me një teksturë të butë xheli, kjo maskë aplikohet lehtë dhe përthithet shpejt, duke siguruar një mbrojtje të qëndrueshme që vepron edhe gjatë orëve të gjumit. Kur të zgjoheni, buzët do të jenë të lëmuara, të buta dhe të hidratuara në mënyrë perfekte, falë përbërësve të saj të fuqishëm. Formula përmban përbërës intensivë si gjalpi shea dhe mjaltë, që ushqejnë thellë buzët, ndërsa hialuronati i natriumit ndihmon në mbajtjen e lagështisë për një efekt të gjatë hidratues. Një përzierje e pasur me antioksidantë si Goji Berry, boronica, luleshtrydhet, mjedrat, dhe manaferra luftojnë radikalet e lira dhe mbrojnë buzët nga faktorët e mjedisit. Vajrat ushqyes si ai i arrës Macadamia, fara e jojobës dhe vajra të tjerë natyralë si ai i ricinit dhe Camellia Sinensis ndihmojnë në riparimin dhe zbutjen e buzëve, duke i lënë ato sa më të shëndetshme. Kjo maskë është e mbushur gjithashtu me vitamina thelbësore si vitamina B5 (panthenol) dhe vitamina E, të cilat veprojnë në rigjenerimin e qelizave dhe në forcimin e barrierës natyrore të lëkurës së buzëve, duke parandaluar tharjen dhe çarjen e tyre. Me vetëm një aplikim, ky produkt ju dhuron buzëve butësinë dhe shkëlqimin e dëshiruar, duke ju ofruar një pamje të freskët dhe tërheqëse çdo ditë.
*10gr
Përdorimi
Aplikojeni në mbrëmje para se të flini gjumë ose kur e ndjeni ju të nevojshme. Merrni një sasi të konsiderueshme me aplikuesin e tij dhe përhapeni butësisht mbi buzët tuaja.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
gjalpë shea, mjaltë, Goji Berry, boronicë, luleshtrydhe, mjedër, manaferrë, Macadamia, fara e jojobës, vaj ricini, Camellia Sinensis, vitaminë B5 (panthenol), vitaminë E,
Lista e plotë e përbërësve
Polyisobutene, Ethy/hexy/1 Palmitate, Polyglycery/-2 Trisostearate, Ozokerite, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Dimer Dilinoleyi Dimer Dilinoleate, Sorbitan Sesquioleate, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Water, Panthenol, Butyrospermum Parki (Shea) Butter, Caprylic/ Capric Triglyceride, Hydrogenated Castor Oil, Camellia Sinensis Seed Oil, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Tocophe-rol, Honey Extract, Lycium Chinense Fruit Extract, Vaccinium Macrocarpon (Cranberry) Fruit Extract, Fragaria Chiloensis (Strawberry) Fruit Extract, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Morus Nigra Fruit Extract, Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract, Ribes Nigrum (Black Currant) Fruit Extract, Vaccinium Angustifolium (BI-ueberry) Fruit Extract, Vaccinium Myrtillus Fruit Extract, Euterpe Oleracea Fruit Extract, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Fragrance
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
Shfaq 270/1090

