COSRX The Hyaluronic Acid 3 Serum
COSRX The Hyaluronic Acid 3 Serum
COSRX The Hyaluronic Acid 3 Serum është një nga serumet të dala në treg së fundmi nga COSRX! Ky serum është zgjidhja ideale nëse keni nevojë për hidratim të thellë dhe të menjëhershëm! Serumi është i formuluar me 3% acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, për të depërtuar thellësisht në të gjitha shtresat e lëkurës duke ofruar hidratim afatgjatë. Nga ana tjetër formulimi me NMF (kompleksi aminoacidesh) krijon një barrierë mbrojtëse dhe të shëndetshme, duke e mbrojtur lëkurën nga agjentët e jashtëm dhe radikalet e lira. Ndërsa formulimi me tocopherol mban në kontroll shenjat e moshës, duke i ofruar lëkurës elasticitet. Ky serum mund të miksohet me cilindo produkt tuajin të preferuar, si: toner, serum me përbërje vitaminë C, krem hidratues etj, duke i dhuruar efektet fantastike të acidit hialuronik produktit me të cilin do të përzjehet. Konsistenca e tij është shumë e lehtë dhe përthithet menjëherë nga lëkura. Në momentin e aplikimit vihet re një shkëlqim i menjëhershëm në lëkurë! Serumi ppërshtatet për lëkurë të thatë, të dehidratuar dhe mikse.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, fragrancë artficiale, vajra artificial.
*20ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
acid hialuronik, kompleks aminoacidesh, keramide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Propanediol, Glycerin, Sodium Hyaluronate(3%), Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Diethoxyethyl Succinate, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Betaine, Xanthan Gum, Dimethicone, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Sodium PCA, Sodium Lactate, PCA, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Hydrogenated Lecithin, Ethylhexylglycerin, Serine, Alanine, Glycine, Sodium Phytate, Sorbitan Isostearate, PVM/MA Copolymer, Glutamic Acid, Citric Acid, Lysine HCl, Threonine, Arginine, Sodium Methyl Stearoyl Taurate, Proline, Ceramide NP, Cholesterol, Caprylic/Capric Triglyceride, Phytosphingosine, Stearic Acid, Oleic Acid, Alcohol, Tocopherol, Lactic Acid, Caprylyl Glycol, Caprylhydroxamic Acid
Marka
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.
BENTON Honest Eyelash Serum
BENTON Honest Eyelash Serum
BENTON Honest Eyelash Serum, është një serum special i linjës “Honest”, që është i specializuar për trajtimin e qërpikëve. Përbërja e tij e veçantë me sodium hyaluronate (derivat i acidit hialuronik), arrin të forcojë qërpikët, të jenë të shëndetshëm dhe të duket të shpeshtë nga rrënja e deri tak maja. Me përdorim të përditshëm, brenda 4 javëve do të vëreni ndryshim të dukshëm! Gjithashtu, nëse vendosni qërpikë extension është një trajtim i duhur për të mos dëmtuar qërpikun tuaj natyral, dhe mund të përdoret edhe sipër tyre.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është e patestuar në kafshë.
*10ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën dhe pjesën e syve, aplikojeni serumin tek qërpikët nga rrënja tek majat, çdo ditë. Serumi mund të aplikohet edhe tek vetullat.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
peptide, acid hialuronik, aminoacide
Lista e plotë e përbërësve
Aqua (Water), Butylene Glycol, Palmitoyl Tripeptide-5, Acetyl Hexapeptide-8, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Threonine, Proline, Valine, Isoleucine, Histidine, Methionine, Cysteine, Houttuynia Cordata Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Betaine, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Beta-Glucan, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Allantoin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Sodium Phytate, Sodium Citrate, Citric Acid, Hydroxyacetophenone, Pentylene Glycol, Caprylyl Glycol
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).
ANUA Heartleaf Succinic Moisture Cleansing Foam
ANUA Heartleaf Succinic Moisture Cleansing Foam
ANUA Heartleaf Succinic Moisture Cleansing Foam është larësi më i ri i koleksionit KORAL SECRETS nga marka ANUA. Ky larës, ashtu si vetë emri, është i formuluar me acid suksinik, një përbërës i cili ndihmon në rregullimin e prodhimit të sebumit dhe zgjidhjen e problemeve me poret e bllokuara, duke siguruar një pastrim të thellë dhe të butë. Nga ana tjetër, përmbajtja me acid salicilik (BHA), e bënë këtë larës ideal për lëkurën e prirur ndaj akneve, kjo pasi ndihmon në pastrimin e thellë të qelizave të vdekura. Ndërsa, kompleksi i patentuar HEARTEASE, që përmban ekstrakt dhe proteazë të Houttuynia Cordata, vepron si një eksfoliant i butë që heq mbetjet dhe lëkurën e vdekur pa shkaktuar irritim. Është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë sensitive, me tendencë skuqjeje dhe akneike.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.
*150ml
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
acid suksinik, acidin salicilik (BHA), Houttuynia Cordata,
Lista e plotë e përbërësve
Disodium Cocoamphodiacetate, Sodium Cocoyl Glycinate, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Glycerin, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Disodium 2-Sulfolaurate, Sodium Chloride, Methylpropanediol, Houttuynia Cordata Extract (10, 000ppm), Quillaja Saponaria Bark Extract, Vincetoxicum Atratum Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Chitosan, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Tromethamine, Coco-Glucoside, Panthenol, Salicylic Acid, Succinic Acid (5, Butylene Glycol, Lauryl Hydroxysultaine, Polyglyceryl-4 Caprate, Sodium Cocoyl Isethionate, Sodium Citrate, Sodium Phytate, Hexylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Citric Acid, Protease, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Dipropylene Glycol, Pentylene Glycol, Cholesterol, Fragence, Water, Houttuynia Cordata Flower/Leaf/Stem Water, Tocopherol
Marka
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.
GOODAL Green Tangerine Vita C Dark Circle Eye Cream
GOODAL Green Tangerine Vita C Dark Circle Eye Cream
Dëshironi t'i thoni lamtumirë rrathëve të zinj rreth syve, në vetëm 4 javë? Trajtimi intensiv GOODAL Green Tangerine Vita C Dark Circle Eye Cream, ka kaluar studimin klinik, ku 85.7% e njerëzve kanë parë reduktim maksimal të problematikës së tyre me rrathët e zinj. Ky rezultat mahnitës vjen falë ekstraktit green tangerine, i cili përmban 10 herë më shumë vitaminë C! Ky përbërës i kombinuar me adenosine dhe peptide të ndryshme e rrit elasticitetin e lëkurës, duke tërhequr vijat dhe rrudhat e krijuara në të. Me përdorim të përditshëm, ky krem do t'i adresohet shumë problematikave njëherësh. Formula e tij është hipoalergjike, pa përbërës irritues, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: paraben, triclosan, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale, formaldehyde, oxybenzone, dhe alkool.
*30ml
Përdorimi
Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
green tangerine, viaminë C, peptide, adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Citrus Tangerina (Tangerine) Extract, Water, Butylene Glycol, Glycerin, Propanediol, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Pentylene Glycol, Niacinamide, Arbutin, 1,2-Hexanediol, Polymethylsilsesquioxane, Diisostearyl Malate, Vinyl Dimethicone, Diglycerin, Caprylic/Capric/Myristic/Stearic Triglyceride, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Beheneth-25 Methacrylate Crosspolymer, Bis-Diglyceryl Polyacyladipate-2, Chlorella Vulgaris Extract, Glucose, Dimethiconol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Hydroxyacetophenone, Tromethamine, 2-O-Ethyl Ascorbic Acid, Fructooligosaccharides, Fructose, Glucosyl Hesperidin, Ethylhexylglycerin, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Melia Azadirachta Flower Extract, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, Adenosine, Melia Azadirachta Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Disodium EDTA, Corallina Officinalis Extract, Ascorbic Acid Polypeptide, Tocopherol (Vitamin E)
Marka
GOODAL është një markë koreane e përkujdesjes së lëkurës shumë e njohur në Azi dhe prej vitesh në Perëndim! Emri i së cilës është krijuar nga bashkimi i fjalëve Good (e mirë) + All (gjithçka). Marka është themeluar dhe krijuar në vitin 2011, për të krijuar dhe prodhuar produkte me formulime të përqëndruara nga përbërës natyralë të bimë shumë të veçanta, bimë egra të rritura në pyjet e Amazonës! Nga këto bimë janë nxjerrë vajra esencialë në procesin e fermentimit të tyre, falë teknologjisë së lartë që vetë marka ka investuar! Këta përbërës, kultivohen në sezone të ndryshme në Kore, nga verërat e nxehta dhe të lagështa, deri në dimra të ftohta. Përbërësi kyç i markës GOODAL, janë ekstrakti i nxjerrë nga qitro jeshile, e quajtur green tangerine, i pasura me 10 herë më shumë vitaminë C se agrumet e zakonshme, vitaminë P e cila është sintetizuese e kolagjenit, duke e mbrojtur lëkurën nga radikalet e lira, dhe përbërës të tjerë aktivë, për t’i ofruar lëkurës përfitime mbresëlënëse! Filozofia e markës GOODAL, e thotë më së miri: “Ofrojini lëkurës tuaj gjithçka të mirë ajo ka nevojë!”
Cos De BAHA AN Arbutin Niacinamide Serum
Cos De BAHA AN Arbutin Niacinamide Serum
Nëse hiperpigmentimi, pikat e zeza, shenjat e akneve dhe njollat kafe nga dielli, janë kthyer në shqetësimin tuaj më të madh atëherë ka të ngjarë të jeni njohur me produkte me përmbajtje: vitaminë C, acid azelaik dhe niacinamide. Por, çfarë nëse themi që "KORAL SECRETS" sjell ekskluzivisht për ju serumin me përmbajtje Arbutinë nga marka inovative Cos De BAHA. Një serum i cili është i formuluar me 5% niacinamide dhe 5% arbutinë, i cili premton zgjidhjen e problemeve të lëkurës suaj, por gjithashtu është i sigurt edhe për të gjithë tipologjitë e lëkurës. Arbutina është një derivat i hidrokinonit që mund të bëhet ose në mënyrë sintetike ose të ekstraktohet nga bimë të ndryshme të familjes Ericaceae si: marjoram, boronicë, dhe dardhë. Është një përbërës natyral i cili pengon sekretimin e melaninës (pigmentit të lëkurës), duke e bërë kështu një ndriçues të shkëlqyeshëm të lëkurës. Nga ana tjetër formulimi i këtij serumi me 5% niacinamide, ndihmon në zbehjen e njollave dhe tkurrjen e madhësisë së poreve. Ndërsa, acidi hialuronik përveç hidratimit të thellë, do të forcojë barrierën natyrale të lëkurës duke e mbrojtur atë nga dëmtimet e radikaleve të lira apo agresorëve të jashtëm. Ka konsistencë të lehtë, e cila përthithet menjëherë nga lëkura dhe nuk krijon aspak ndjesi ngjitjeje. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë me tendencë hiperpigmentimi.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përdoret 1 herë në ditë (në mëngjes ose në mbrëmje) pas aplikimit të tonerit apo esencës. Aplikoni 1-2 pika në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
5% niacinamide dhe 5% arbutinë
Lista e plotë e përbërësve
Aloe Barbadensis Leaf Extract, Propanediol, Arbutin, Niacinamide, Glycerine, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Dipotassium Glycyrrhizate, Allantoin, Hamamelis Virginiana(Witch Hazel) Leaf Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Eucalyptus Globulus Leaf Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Extract, Aspalathus Linearis Extract
Marka
Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA janë të prodhuara në Korenë e Jugut.
NEOGEN DERMALOGY Real Fresh Green Tea Cleansing Oil
NEOGEN DERMALOGY Real Fresh Green Tea Cleansing Oil
Pastrues fytyre vajor
Produkti më i ri i linjës NEOGEN DERMALOGY Real Fresh është larësi vajor me përmbajtje të çajit jeshil: NEOGEN DERMALOGY Real Fresh Green Tea Cleansing Oil. Përbërja vajore e larësit konsiston në vajin e farave të çajit jeshil, evening primrose (lulja aguliçe), gjetheve të pemës së çajit, për të minimizuar çdo formë irritimi të lëkurës sensitive. Ky larës vajor është i formuluar me ekstrakt të dukshëm të çajit jeshil për të siguruar pastrim të butë, të thellë dhe sa më efikas. Përmbajtja me catechin i ofron larësit veti antioksiduese për të luftuar radikalet e lira. Lëkura pas pastrimit do të ndihet gjithmonë e hidratuar falë përbërësve hidratues që ky larës zotëron si: ekstrakt nga kërpudhat e pishës, qitro, kokrrizave të orizit. Nga ana tjetër formulimi me përbërësin aktiv acidin PHA (poly hydroxy acid), ofron pastrim të thellë të poreve, shpërbërjen e pikave të zeza dhe qelizave të vdekura. Ky larës është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial, vaj mineral dhe përbërës me prejardhje shtazore.
*285ml
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vaji i gjethes së çajit jeshil, catechin, vaji i gjethes së pemës së çajit, PHA
Lista e plotë e përbërësve
Caprylic/Capric Triglyceride, Ethylhexyl Palmitate, Sorbeth-30 Tetraoleate, Camellia Sinensis Leaf, Ethylhexylglycerin, Rosa Damascena Flower Water, Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Prunus Persica (Peach) Fruit Extract, Jasminum Officinale (Jasmine) Flower Water, Cucumis Melo (Melon) Fruit Extract, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Camellia Sinensis Seed Oil, Water, Butylene Glycol, Camellia Sinensis Leaf Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Oil, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, 1,2-Hexanediol, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Fruit Extract, Cymbopogon Schoenanthus Extract, Portulaca Oleracea Extract, Lepidium Meyenii Root Extract, Lilium Tigrinum Extract, Oryza Sativa (Rice) Bran Extract, Nelumbo Nucifera Flower Extract, Pisum Sativum (Pea) Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Citrus Junos Fruit Extract, Jasminum Officinale (Jasmine) Flower Extract, Anthemis Nobilis Flower Extract, Saururus Chinensis Leaf/Root Extract, Arnica Montana Flower Extract, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Broussonetia Kazinoki Bark Extract, Artemisia Absinthium Extract, Melissa Officinalis Leaf Extract, Ribes Nigrum (Black Currant) Seed Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Seed Oil, Solanum Lycopersicum (Tomato) Seed Oil
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
MEDIHEAL Vitamin C Brightening Serum
MEDIHEAL Vitamin C Brightening Serum
MEDIHEAL Hyalu Moist Essence Mask (1pc.)
MEDIHEAL Hyalu Moist Essence Mask (1pc.)
MEDIHEAL Hyalu Moist Essence Mask është një përvojë e jashtëzakonshme për lëkurën, që bashkon fuqinë e 5 llojeve të acidit hyaluronik me përbërës të tjerë ushqyes për të ofruar një hidratim të thellë dhe një freski të menjëhershme, duke e lënë lëkurën të ndihet e re dhe e shkëlqyer. Me veprimin e saj të avancuar anti-age, kjo maskë ndihmon në zbutjen e teksturës së lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje të lëmuar dhe rinore. Formula e saj e veçantë krijon një barrierë të fuqishme hidratimi që parandalon humbjen e ujit dhe mban lagështinë brenda lëkurës, duke e mbajtur atë të freskët dhe të shëndetshme. Përbërësit aktivë të kësaj maske janë të formuluara për të parandaluar thatësinë dhe për të siguruar një ndjesi të rehatshme dhe freskuese gjatë gjithë ditës. Pas përdorimit, lëkura do të ndjehet më e butë, më e lëmuar dhe me një shkëlqim të natyrshëm.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, vajra esencial.
*25ml
*1 copë
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
5 lloje të acidit hyaluronik
Lista e plotë e përbërësve
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
BENTON Snail Bee High Content Steam Cream
BENTON Snail Bee High Content Steam Cream
BENTON Snail Bee High Content Steam Cream përmban sekrecion të filtruar kërmilli dhe helm blete. Ky krem është krijuar për t’i dhënë lëkurës një hidratim të thellë, por pa e rënduar atë, duke mos bllokuar aspak poret. Helmi i bletës ndihmon në prodhimin e kolagjenit, që me kalimin e viteve ndalon procesin e tij normal të zhvillimit në lëkurë. Gjithashtu përmban niacinmide, adenosine dhe ekstrakte të ndryshme bimore, për të ushqyer dhe për të mbajtur në balancë lagështinë dhe yndyrën e nevojshme. Teknologjia e formulimit të këtij kremi inovativ, quhet “steam”, dhe bën të mundur efikasitetin maksimal të formulës së kremit. Pasi ta përdorni do të shikoni sesi lekura juaj do të shkëlqejë, por pa e ndjerë aspak të yndyrosur atë! Përshtatet shumë mirë me të gjithë tipet e lëkurës, veçanërisht me atë me tendencë akneike dhe sensitive.
Niveli i tij i pH është 6.5-7.5.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe PEG.
*50g
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Sekrecion të filtruar kërmilli, niacinamide, adenosine.
Lista e plotë e përbërësve
Aqua (Water), Butylene Glycol, Snail Secretion Filtrate, Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Niacinamide, Behenyl Alcohol, 1,2-Hexanediol, Cetearyl Olivate, Palmitic Acid, Sorbitan Olivate, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Sodium Hyaluronate, Plantago Asiatica Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Ulmus Campestris (Elm) Bark Extract, Laminaria Digitata Extract, Tocopheryl Acetate, sh-Oligopeptide-1, Glyceryl Stearate, Stearic Acid, Lauric Acid, Myristic Acid, Carbomer, Urea, Arginine, Adenosine, Bee Venom, Pentylene Glycol, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Pulsatilla Koreana Extract, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Polysorbate 20, Lecithin
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).
SOME BY MI Retinol Intense Reactivating Mask (1.pc)
SOME BY MI Retinol Intense Reactivating Mask (1.pc)
SOME BY MI Retinol Intense Reactivating Mask është maska ideale nëse po kërkoni minimizim të shenjave të moshës, falë formulimit fantastik që kjo maskë përmban. Esenca e kësaj maske është e formuluar me retinol, retinal dhe bakuchiol, të cilët ofrojnë rritje të elasticitetit të lëkurës, minimizojnë shenjat e moshës dhe parandalojnë krijimin e rrudhave të reja. Kjo maskë përmban 0.01% retinol të pastër, duke e bërë këtë maskë ideale edhe për personat që nuk kanë përdorur më parë retinol, dhe dëshirojnë ta bëjnë pjesë të rutinës së tyre. Kombinimi i retinolit dhe retinalit jep efekte të menjëhershme që me aplikimin e pare, ndërsa formulimi me bakuchiol ka të njëjtat veti si retinoli, por është një përbërës shumë i sigurt, pasi nuk shkakton asnjëlloj irritimi. Nga ana tjetër formulimi i kësaj maske me BHA, acid salicilik bën të mundur mbajtjen në kontroll të sebumit të tepërt, tkurrjen e poreve dhe largimin e qelizave të vdekura. Kjo maskë ka në formulimin e saj 10 lloje të ndryshme të acidit hialuronik dhe keramide, të cilat mundësojnë hidratim të thellë në të gjitha shtresat e lëkurës, duke mos lejuar tharje të saj. Ndërsa përbërja me niacinamide bën të mundur zbehjen e njollave kafe dhe njëtrajtësimin e tonit të lëkurës. Formulimi i kësaj maske është shumë i butë dhe nuk krijon aspak irritime në lëkurë, kjo pasi përbërja me ekstrakt të bimës centella asiatica, madecassoside dhe pemës së çajit "tea tree" qetësojnë çdo irritim dhe minimizojnë skuqjen. Këshillohet të përdoret vetëm në mbrëmje, dhe në mëngjes të shoqërohet gjithmonë me krem me faktorë mbrojtës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.
*22gr
*1 copë
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
retinol, retinal, bakuchiol, 10 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, keramide, BHA, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Hydrogenated Polydecene, Niacinamide, Dicaprylyl Ether, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Centella Asiatica Root Extract, Centella Asiatica Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Artemisia Capillaris Extract, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Sodium Hyaluronate, Hydrogenated Lecithin, Beta-Glucan, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Glycerin, Xanthan Gum, Sodium Stearoyl Glutamate, Trehalose, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Adenosine, Disodium EDTA, Betaine, Squalane, Tocopherol, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, Dimethylsilanol Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Glucose, Glutathione, Panthenol, Potassium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Saccharomyces Ferment, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Dimethylsilanol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Glyceryl Polymethacrylate, Retinol (10 ppb), Retinal, Madecassoside, Bakuchiol, Asiaticoside, Dextrin, Madecassic Acid, BHA, BHT, Ceramide NP, Sucrose Distearate, Asiatic Acid, Palmitoyl Tripeptide-1, Propylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Polysorbate 20, Fragrance, Hydroxyacetophenone, Ethylhexylglycerin
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
HEIMISH All Clean Balm Mandarin
HEIMISH All Clean Balm Mandarin
Pastrues fytyre në trajtë balm.
Balmet e markës HEIMISH mbeten gjithmonë të preferuarit dhe bestseller në K-Beauty! HEIMISH All Clean Balm Mandarin pastron butësisht por në mënyrë shumë efektive makeup-in, sebumin e tepërt dhe filtrat e kremit mbrojtës ndaj diellit, duke e lënë lëkurën thellësisht të pastër. Ky balm është i formuluar me ekstrakt të mandarinës, për t'i ofruar lëkurës zbutje të teskturës dhe një pastrim shumë efektiv. Nga ana tjetër formulimi me ekstrakt të tumerikut, vaj të farave Moringa dhe ekstrakt të frutit Papaya i ofrojnë lëkurës gjallëri, pastrojnë thellësisht poret dhe mundësojnë hidratim të thellë. Ky balm pastrues ka një aromë natyrale dhe ofron aromaterapi teksa pastroni lëkurën. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës madje edhe ato sensitive.
*120ml/50ml
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme me spatul dhe aplikojeni në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrkat mandarin, ekstrakt tumerik, vaj moringa, ekstrakt i frutit papaya
Lista e plotë e përbërësve
Ethylhexyl Palmitate, Cetyl Ethylhexanoate, PEG-20 Glyceryl Triisostearate, Synthetic Wax, PEG-8 Isostearate, Citrus Unshiu Fruit Oil, Citrus Junos Fruit Oil, Citrus Reticulata (Tangerine) Fruit Extract(0.01ppm), 1,2-Hexanediol, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, Artemisia Vulgaris Oil, Citrus Aurantium Amara (Bitter Orange) Leaf/Twig Oil, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Tocopheryl Acetate, Litsea Cubeba Fruit Oil, Laurus Nobilis Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Moringa Oleifera Seed Oil, Melia Azadirachta Leaf Extract, Eclipta Prostrata Extract, Glycerin, Corallina Officinalis Extract, Melia Azadirachta Bark Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Water, Oleyl Alcohol, Octyldodecanol, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Ceramide NP, Butylene Glycol, Phytosphingosine, Hydrogenated Lecithin, Carica Papaya (Papaya) Fruit Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Glycine Soja (Soybean) Sterols, Tocopherol, Vaccinium Macrocarpon (Cranberry) Fruit Extract
Marka
Marka koreane Heimish është lançuar në vitin 2016 me produktet e kujdesit të lëkurës dhe ato kozmetike. Slogani i tyre është "Vlera më e madhe krijohet nga "normalja" dhe bukuria është brenda secilit prej nesh, jo nga zbukurimet e tepërta". Produkti më i shitur i markës është balmi pastrues HEIMISH All Clean Balm falë të cilit ju mund të pastroni thellësisht lëkurën, qelizat e vdekura të lëkurës dhe pikat e zeza menjëherë.
COSRX The Niacinamide 15 Serum
COSRX The Niacinamide 15 Serum
Nëse dëshironi një serum me përbërje kryesore niacinamidet, COSRX sapo ka lançuar COSRX Niacinamide 15 Serum! Ky serum është ideal, sepse kombinon përqindjen maksimale të niacinamideve në raport sa më optimal me përbërës të tjerë sinergjikë për trajtimin e plotë të akneve. Ajo çka e bën të veçantë këtë serum, është sepse synon trajtimin e akneve në çdo fazë, duke ofruar qetësim të tyre falë vetive të tij eksfoliuese. Formulimi me 15% niacinamide mban në kontroll mbiprodhimin e sebumit, trajton aknet aktive dhe shenjat e mbetura post-akne. Gjithashtu ofron minimizim të dukshëm të poreve. Nga ana tjetër N-acetilglukozamine, zëvëndësues i butë i acidit glikolik, largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe në bashkëpunim me niacinamidet, rrit fuqinë e veprimit mbi shenjat post akne dhe hiperpigmentimin në lëkurë. Zink PCA mban në kontroll inflamacionin dhe ka efekt shumë rigjenerues për lëkurën. Ky serum gjithashtu nxit prodhimin e kolagjenit, duke mbajtur në kontroll shenjat e moshës falë formulmit me allantoin. Por, kjo përbërje eksfoliuese nuk e than aspak lëkurën! Nevojiten vetem disa pika dhe do të habiteni nga shkëlqimi që do t’i ofrojë lëkurës! Konsistenca e tij është e lehtë ujore, dhe përthithet menjëherë nga lëkura. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës kryesisht atë me tendencë akneike dhe hiperpigmentim. Ky produkt është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*20ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Gjithashtu, mund të përzieni disa pika me kremin hidratues për të rritur efektin e tij. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
niacinamide, N-Acetylglucosamine, Zinc PCA, allantoin
Lista e plotë e përbërësve
Water, Pentylene Glycol, Niacinamide(15%), Butylene Glycol, Acetyl Glucosamine, 1,2-Hexanediol, Zinc PCA, Trehalose, Hydrolyzed Sclerotium Gum, Pullulan, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Sodium Phytate, Tocopherol
Marka
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.
BENTON Snail Bee Ultimate Cream
BENTON Snail Bee Ultimate Cream
Pas suksesit të linjës Snail Bee Ultimate, vjen ekskluzivisht në KORAL SECRETS kremi BENTON Snail Bee Ultimate Cream, i sapo prodhuar nga marka BENTON! Ky krem premton hidratim të thellë në të gjitha shtresat e lëkurës, duke e ndjerë këtë të fundit gjithmonë elastike! Ky krem ka formulim antirrudhë të dyfishtë dhe efekte fantastike në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, duke zbehur kështu hiperpigmentimin e lëkurës. Ky krem sugjerohet të përdoret nga çdo kush që dëshiron të parandalojë shenjat e moshës dhe dëmtimin e lëkurës; të shmangë hiperpigmentimin e krijuar nga qukat, aknet apo rrezatimi diellor; të rrisë elasticitetin dhe të rikthejë gjallërinë e lëkurës; të rrisë nivelin e hidratimit me anë të një kremi që forcon barrierën mbrojtëse të saj. Përbërja e këtij kremi të koncentruar fokusohet te elasticiteti dhe ushqyerja e lëkurës nëpërmjet mukozës së kërmillit. Përveçse 50% sekrecion të filtruar kërmilli, ky krem përmban gjithashtu Saccharomyces të fermentuar nga fruti i rrushit. Gjithashtu kremi përmban ekstrakt të rrënjës Dioscorea Japonica, e cila quhet ndryshe si dhe sekrecioni i kërmillit me origjinë bimore, sepse ngjason shumë si për nga konsistenca por edhe nga përbërja me atë të mukozës së kërmillit. Ky përbërës ndihmon në mbajtjen e një balance të yndyrës-ujit në lëkurë. Kjo balancë është e nevojshme për ta mbajtur lëkurën të hidratuar plotësisht. Përbërës të tjerë që përmban ky krem janë adenosine dhe niacinamide. Kjo e fundit ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit dhe njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, ndërsa adenosine rrit elasticitetin dhe lëmon rrudhat në të. Nga ana tjetër 6 lloje të ndryshme peptidesh ndihmojnë në nxitjen e prodhimit të kolagjenit, forcimin e barrierës mbrojtëse, si edhe mbajtjen e ciklit qelizor në normalitet. Përbërjen e këtij kremi e plotësojnë përbërësit, si: elbi i zi, keramidet, helmi i bletës, squalene. Ky krem është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës madje edhe atë sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*50gr
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
sekrecion të filtruar kërmilli, helm blete, peptide
Lista e plotë e përbërësve
Saccharomyces/Snail Secretion Filtrate Ferment Filtrate, Aqua (Water), Glycerin, Dioscorea Japonica Root Extract, Saccharomyces/Barley Seed Ferment Filtrate, Propanediol, Butylene Glycol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Isononyl Isononanoate, Behenyl Alcohol, Hydrogenated Polydecene, Cetyl Alcohol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Hexapeptide-9, Hexapeptide-11, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1, Tripeptide-1, Copper Tripeptide-1, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Laminaria Digitata
Extract, Plantago Asiatica Extract, Ulmus Campestris (Elm) Bark Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Ceramide NP, polyglyceryl-10 Laurate, Polyglutamic
Acid, Althaea Rosea Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Squalane, Cetearyl Olivate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sorbitan Olivate, Caprylyl Glycol, Tromethamine, Glyceryl Caprylate, Panthenol, Trehalose, Rehmannia Chinensis Root Extract, Ammonium Acryloyldimethytaurate /VP Copolymer, Ethylhexylglycerin, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Xanthan Gum, Adenosine, Allantoin, Hydrogenated Lecithin, Sodium Phytate, Bee Venom, Caprylyl Glycol
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).
MEDIHEAL Double Calming Water Mask (1pc.)
MEDIHEAL Double Calming Water Mask (1pc.)
MEDIHEAL Double Calming Water Mask ju ofron dyfishin e qetësimit për lëkurën tuaj, me veprim të shpejtë dhe efektiv. E pasur me përbërës të njohur për vetitë e tyre qetësuese si Centella Asiatica, kjo maskë është e përshtatshme për lëkurën sensitive, të irrituar dhe për ata që vuajnë nga rosacea. Vepron në mënyrë efektive duke reduktuar skuqjen dhe inflamacionin, ndërsa siguron një freski të këndshme. Nga ana tjetër, ekstrakti i gjetheve të Artemisia Princeps, i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore, është një element thelbësor që ndihmon në reduktimin e skuqjes dhe forcimin e barrierës natyrale mbrojtëse të lëkurës. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos atë sensitive dhe atë pro-akneike.
Formula e saj është hipoalergjike, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificiale.
*20ml
*1 copë
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Duke marrë në konsideratë që cikli i rigjenerimit qelizor të lëkurës është 4-javor, maska këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë, për 4 javë. (Ky është një program intensiv që këshillon MEDIHEAL në përdorimin e maskave të saj).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Centella Asiatica, artemisia
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Polysorbate 80, Chlorphenesin, Allantoin, Carbomer, Tromethamine, Adenosine, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Caprylyl Glycol, Fragrance, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Centella Asiatica Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Hydrogenated Phosphatidylcholine, Caprylic/Capric Triglyceride, Sucrose Stearate, Cetearyl Alcohol, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Madecassoside
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
MARY&MAY Vitamin B,C,E Cleansing Balm
MARY&MAY Vitamin B,C,E Cleansing Balm
Pastrues fytyre në trajtë balm.
MARY & MAY Vitamin B.C.E Cleansing Balm është një larës në formë balm-i, për lëkurën i cili butësisht pastron makeup-in, largon filtrat e SPF-së, sebumin e tepërt dhe çdo papastërti. Edhe pse është një pastrues ai përmban 3 lloje të ndryshme vitaminash, si: 1.000 ppm vitaminë B, 5.000 ppm vitaminë C dhe 1.000 ppm vitaminë E. Kjo përbërje ofron butësi lëkurës, duke e ndjerë këtë të fundit shumë të butë e të lëmuar pas pastrimit. Bashkëveprimi i këtyre 3 vitaminave e bën të veçantë këtë larës. Vitamina B bllokon lagështinë dhe e mban lëkurën të hidratuar; vitamina C siguron pastrimin e thellë duke shpërbërë pikat e zeza dhe zbehur njollat kafe, ndërsa vitamina E falë efekteve hidratuese & antioksiduese, mban në kontroll shenjat e moshës. Ky balm është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon.
*120gr
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vitaminë C, vitaminë B, vitaminë E
Lista e plotë e përbërësve
Ethylhexyl Palmitate, Caprylic/Capric Triglyceride, Sorbeth-30 Tetraoleate, Polyethylene, Synthetic Beeswax, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Ascorbic Acid (5,000ppm), Panthenol (1,000ppm), Tocopherol (1,000 ppm), Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Glycerin, Butylene Glycol, Benzyl Glycol, Citrus Paradisi (Grapefruit) Fruit Extract, Malpighia Glabra (Acerola) Fruit Extract, Punica Granatum Fruit Extract, Malus Domestica Fruit Extract, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Juice, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Leaf Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Fruit Water, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Flower Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Extract, Raspberry Ketone, Purified Water, Ethylhexylglycerin, 1,2-Hexanediol, Fragrance
Marka
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.
NARD Rich Argan Hair Essence Oil
NARD Rich Argan Hair Essence Oil
NARD Rich Argan Hair Essence Oil është një esencë në konsistencë vajore, e cila do të ofrojë trajtim shumë të veçantë për flokët, dhe kjo falë formulimit shumë të veçantë dhe ushqye që ajo përmban. E formuluar me 50,000 ppm vaj organik të arganit të Marokut, kjo esencë ushqen dhe hidraton intensivisht flokët! Gjithashtu ky vaji njihet edhe për vetitë e tij në rigjenerimin e flokëve shumë të dëmtuar. Gjithashtu kjo esencë përmban 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 6 lloje vajrash të ndryshëm bimorë, si: vaj avokado, vaji i farave nga Camellia, vaji i farave të lulediellit, vaji i farave Jojoba dhe vaji nga bajamja e ëmbël. Ndërsa 22 lloje aminoacidesh i bëjnë flokët të shëndetshëm dhe të butë si mëndafshi. Esenca ndihmon gjithashtu në riparimin e majave dyfishe dhe flokëve të ashpër. Ky produkt ka kaluar disa testime dhe ka marrë 4 certifikata për përbërjen e sigurt, duke mos shkaktuar aspak irritim. Edhe pse ka përbërje vajore përshtatet me të gjitha tipet e flokut.
*100ml
Përdorimi
Aplikoni 1-2 sprucime pas larjes së flokut, në flokë të lagur, dhe vazhdoni me stilimin e tyre. Mund të përdoret edhe në flokë të thatë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vaj argani, 6 lloje proteinash, 6 lloje vajrash bimorë, 22 lloje aminoacidesh.
Lista e plotë e përbërësve
Cyclopentasiloxane, Dimethicone, Argania Spinosa Kernel Oil (50,000 ppm), Disiloxane, C12-15 Alkyl Benzoate, Fragrance, Tocopheryl Acetate, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Water, Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Hydrolyzed Keratin, Hydrolyzed Silk, Hydrolyzed Collagen, Phenoxyethanol, Caprylyl Glycol, Histidine, Proline, Phenylalanine, Tryptophan, Threonine, Tyrosine, Taurine, Ornithine, Arginine, Alanine, Isoleucine, Aspartic Acid, Asparagine, Cystine, Serine, Valine, Methionine, Leucine, Lysine, Glutamine, Glutamic Acid, Glycine, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract(0.09 ppm), Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Hydrolyzed Wheat Protein, Tropolone, Hydroxycitronellal, Butylphenyl Methylpropional, Linalool, Limonene, Alpha-Isomethyl Ionone
Marka
Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore.
NEOGEN DERMALOGY Calming Cicatree Micellar Oil
NEOGEN DERMALOGY Calming Cicatree Micellar Oil
Pastrues fytyre vajor
Ofrojini lëkurës tuaj një pastrim të thellë me larësin vajor NEOGEN DERMALOGY Calming Cicatree Micellar Oil, versioni i ri dhe i përmirësuar i larësit vajor NEOGEN DERMALOGY Real Cica Micellar Cleansing Oil. I formuluar me teknologjinë më inovative "micellar", siguron pastrim nga sebumi i tepërt dhe papastërtitë e tjera në lëkurë. Përmbajtja me centella asiatica, ekstrakte të pemës së çajit dhe azulene, bëjnë të mundur qetësimin e lëkurës, ndërsa 10 lloje të ndryshme vajrash botanikë e pastrojnë atë pa shkaktuar irritim. Nga ana tjetër, përbërësi aktiv LHA (Lipo Hydroxy Acid), kujdeset për pastrimin e thellë të poreve, dhe gjithashtu i ofron lëkurës njëtrajtësim. Konsistenca e tij është e lehtë, dhe shpëlahet plotësisht. Lëkura juaj do të ndihet e pastër dhe gati për të vazhduar me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*300ml
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
centella asiatica, ekstrakte të pemës së çajit, azulene, LHA
Lista e plotë e përbërësve
Lista e plotë e përbërësveCaprylic/Capric Triglyceride, Isopropyl Palmitate, PEG-20 Glyceryl Triisostearate, Glycine Soja (Soybean) Oil, Ethylhexylglycerin, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Water, Guaiazulene, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Oil, Daucus Carota Sativa (Carrot) Seed Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Moringa Oleifera Seed Oil, Ceramide NP, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Allantoin, Tocopherol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Panthenol, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Juglans Regia (Walnut) Seed Oil, ZINC PCA, Capryloyl Salicylic Acid, Butylene Glycol, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, 1,2-Hexanediol, Centella Asiatica Extract, Houttuynia Cordata Extract, Xanthan Gum, Portulaca Oleracea Extract, Saururus Chinensis Extract, Artemisia Capillaris Extract, Caprylyl Glycol, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Acorus Calamus Root Extract, Hyaluronic Acid, Glucose, Sodium Hyaluronate, Madecassoside, Chondrus Crispus (Carrageenan) Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Limonene, Linalool
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e NEOGEN-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, NEOGEN ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
MEDIHEAL Retinol Collagen Lifting Pad
MEDIHEAL Retinol Collagen Lifting Pad
Zbuloni sekretin e një lëkure të shëndetshme dhe rinore me MEDIHEAL Retinol Collagen Lifting Pad, produktin numër një të markës MEDIHEAL, të vlerësuar me 21 çmime prestigjioze. Mbi 60 influencues e kanë cilësuar si produktin e tyre të preferuar në rutinën e përditshme. Dhe jo më kot! Këto tampona ofrojnë një përvojë të veçantë për këdo që dëshiron të minimizojë shenjat e moshës dhe të ruajë freskinë e lëkurës. Me një formulë të avancuar, ato ndihmojnë në zvogëlimin e linjave të holla dhe rrudhave, duke siguruar një pamje më rinore. Po ashtu, janë shumë efektivë në zbehjen e shenjave të akneve, duke i dhënë lëkurës një tonalitet të njëtrajtshëm dhe të shëndetshëm. Një nga veçoritë më të rëndësishme të MEDIHEAL Retinol Collagen Lifting Pad është përmbajtja e 99% retinol të pastër, i njohur për fuqinë e tij në stimulimin e prodhimit të kolagjenit dhe përmirësimin e teksturës së lëkurës. Ky produkt përmban gjithashtu kolagjen me peshë të ulët molekulare, i cili përthithet lehtësisht nga lëkura, duke ndihmuar në ruajtjen e elasticitetit dhe fortësisë së saj. E sugjerojmë për këdo që dëshiron të përfshijë retinolin në rutinën e kujdesit për lëkurën, veçanërisht për lëkurën mature dhe me shenja të dukshme të moshës. Për më tepër, është një parandalues i fuqishëm dhe tepër efektiv!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*100 tamponë pambuku
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Mund të përdoret çdo ditë si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
99% retinol të pastër, kolagjen
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycereth-26, Betaine, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Diphenyl Dimethicone, Hydroxyacetophenone, Triethylhexanoin, Hydrogenated Lecithin, Allantoin, Octyldodeceth-16, Polyglyceryl-10 Oleate, Sphingomonas Ferment Extract, Adenosine, Disodium EDTA, Sodium Polyacrylate, Hydrolyzed Collagen, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Phytosterols, Anthemis Nobilis Flower Oil, Retinol, Beta-Glucan, Ceramide NP
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
Shfaq 180/1090

