SOME BY MI Yuja Niacin Brightening All-In-One Cleanser, pjesë e linjës Yuja Niacin Brightening e markës SOME BY MI, është një larës gjithëpërfshirës i cili përmban 11% ekstrakt Yuja, një frut aziatik hibrid mjaft i njohur për vetitë e tij kundër plakjes së lëkurës dhe hiperpigmentimin. Ky larës përmban gjithashtu acid succinic, i cili trajton intensivisht aknet dhe pikat e zeza, duke i ofruar lëkurës pastrim në thellësi. Nga ana tjetër, acidi hialuronik ruan lagështinë natyrale të lëkurës, duke mos krijuar irritim apo tharje të saj. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Formula e tij është vegane, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial, ngjyrues artificial dhe është e patestuar në kafshë.

*100ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.


Përbërësit "magjik"

ekstrakt i frutit Yuja,  acid succinic, acid hialuronik

Lista e plotë e përbërësve


SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

 

SOME BY MI Yuja Niacin Brightening All-In-One Cleanser

1,100 ALL 1,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI