VT COSMETICS Reti-A Reedle Shot 100
VT COSMETICS Reti-A Reedle Shot 100
VT COSMETICS Reti-A Reedle Shot 100, inovacioni më i ri në botë e kujdesit të produkteve korene i cili do të transformojë lëkurën në mënyrë të pabesueshme! Kjo esencë revolucionare e cilësuar si "microneedling në një shishe" lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Tekstura e saj krijon ndjesinë sikur në lëkurë po shkrihen copëza diamanti, falë formulës me teknologjinë Cica Reedle™, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla. E veçanta e këtij produkti është përmbajtja e pasur me një përzierje të fuqishme të kompleksit Reti-A™ (bakuchiol, polifenol, beta-karoten) dhe kompleksit të patentuar CICAHYALON™. Ky kombinim mundëson hidratim të thellë dhe ruajtjen e lagështisë natyrale të lëkurës, pa e dëmtuar barrierën mbrojtëse. Gjithashtu, stimulon prodhimin e kolagjenit, duke ndihmuar në reduktimin e dukjes së rrudhave dhe linjave të imta. Përshtatet në mënyrë perfekte për të gjitha tipologjitë e lëkurës dhe është ideal për lëkurën mature, duke i ofruar asaj kujdesin dhe rigjenerimin e nevojshëm për një pamje rinore dhe të shëndetshme
**Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.
*30ml
Përdorimi
VT COSMETICS Reti-A Reedle Shot 100, të niset përdorimi 3 herë në javë, dhe më pas cdo ditë.
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Cica Reedle™, Reti-A™, CICAHYALON™.
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Silica, Dimethyl Isosorbide, Butylene Glycol, Macadamia Ternifolia Seed Oil, 1,2-Hexanediol, Ethylhexyl Palmitate, Sodium Polyacrylate, Glyceryl Stearate, Polyglyceryl-6 Stearate, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Hydroxypinacolone Retinoate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, Tocopheryl Acetate, Allantoin, Glycereth-26, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Lecithin, Xanthan Gum, Dipotassium Glycyrrhizate, Adenosine, Polysorbate 20, Polyglyceryl-6 Behenate, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Centella Asiatica Extract, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Retinol, Bakuchiol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Beta-Carotene, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Glycosphingolipids, Propolis Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Asiaticoside, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
NEOGEN DERMALOGY Real Niacinamide Glow Up Daily Mask Set
NEOGEN DERMALOGY Real Niacinamide Glow Up Daily Mask Set
NEOGEN DERMALOGY Real Niacinamide Glow Up Daily Mask Set, janë pad-sa të zhytur në një esencë të pasur me përbërës aktivë, që i dhurojnë fytyrës një shkëlqim të shëndetshëm dhe rrezatues. Me një përqendrim të lartë të niacinamideve, ky produkt ndihmon në reduktimin e njollave të errëta, përmirëson tonin e lëkurës dhe stimulon prodhimin e kolagjenit, duke e bërë lëkurën më të lëmuar dhe më të njëtrajtëshme . Përveç efektit ndriçues, niacinamidet ndihmojnë gjithashtu edhe në minimizimin e dukshmërisë së poreve dhe kontrollin e prodhimit të sebumit, duke balancuar sebumit e tepërt dhe duke krijuar një teksturë më të butë të lëkurës. Formula është e pasur gjithashtu me ceramide, të cilat forcojnë menjëherë barrierën e lëkurës dhe e mbrojnë atë nga dehidratimi duke e mbajtur të butë, elastike dhe të mbrojtur nga faktorët e jashtëm. Ndërkohë, ekstrakti i gjetheve të pemës së çajit, i njohur për vetitë e tij antibakteriale dhe qetësuese, ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe parandalon formimin e akneve të reja. Falë formulimit të tij, ky produkt është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për ata që kërkojnë të zbehin shenjat e hiperpigmentimit dhe të rikthejnë shkëlqimin natyral të fytyrës.
Formula e tij nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: paraben, fragrancë artificiale dhe vajra mineral.
*40 copë/ 180ml
* 10 copë Travel Size/ 8,5ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
niacinamide, ceramide, ekstrat të gjetheve të pemës së çajit
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Cetyl Ethylhexanoate, 1,2-Hexanediol, Niacinamide(2%), Polysorbate 60. Propanediol, Coco-Caprylate/Caprate, Tromethamine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Carbomer;
Caprylic/Capric Triglyceride, Xanthan Gum, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Aniba Rosodora (Rosewood) Wood Oil, Hydrogenated Lecithin, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Phytosteryl/Octyldodecyl Laúroyl Glutamate, Centella Asiatica Extract, Ceramide NP, Houttuynia Cordata Extract, Azadirachta Indica Leaf Extract, Artemisia Annua Extract, Rosa Damascena Flower Water, Melissa Officinalis Flower/Leaf/Stem Water, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Calendula Officinalis Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Extract, Symphytum Officinale Leaf Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender). Flower Water, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Water, Helichrysum Italicum Flower Water, Usnea Barbata (Lichen) Extract, Helichrysum Arenarium Extract, Calendula Officinalis Flower Extract, Sodium Hyaluronate, Pulsatilla Koreana Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Limonene, Linalool
Marka
NEOGEN u krijua në vitin 2009 nga kompania Outin Futures nën sloganin “We create reason and value”, që do të thotë “Ne krijojmë arsye dhe vlerë”. Arsyeja, misioni dhe filozofia në krijimin e çdo produkti është qëllimi për të përcjellë përfitimet vërtet të nevojshme për lëkurën. Laboratorët e Neogen-it nëpërmjet kërkimeve shkencore, për të maksimizuar përfitimet nga përbërësit natyralë, kanë shpikur 6 teknologji unike dhe sot zotërojnë më shumë se 50 patenta të certifikuara. Falë formulimeve miqësore me lëkurën, Neogen ofron produkte që i përgjigjen çdo nevoje dhe problematike të saj.
CENTELLIAN24+ Madeca Barrier Body Lotion
CENTELLIAN24+ Madeca Barrier Body Lotion
CENTELLIAN24+ Madeca Barrier Body Lotion është një locion trupi i formuluar me kujdes për të trajtuar lëkurën e thatë, të irrituar apo të dëmtuar pas ekspozimit në diell, duke ofruar një përkujdesje të avancuar me bazë dermatologjike. Me një përqindje të lartë prej 92% përbërësish natyralë, ky locion përmban kompleksin e njohur TECA (përbërës aktivë të nxjerrë nga bima Centella Asiatica), të kombinuar me Panthenol, që punojnë së bashku për të qetësuar, rigjeneruar dhe hidratuar lëkurën. I pasur me Ceramide NP, Gjalpë Shea, Sodium Hyaluronate, Squalane dhe Vitaminë E, ky locion ndihmon në rivendosjen e barrierës natyrale të lëkurës, duke siguruar një hidratim të thellë dhe mbrojtje kundër humbjes së lagështirës. Formula e tij është hipoalergjike dhe e testuar, duke e bërë të përshtatshme edhe për fëmijët. Tekstura është e butë dhe e lehtë, përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse, ndërsa veprimi i saj është i menjëhershëm në reduktimin e thatësisë, kruajtjes dhe ndjeshmërisë. E rekomanduar për përdorim të përditshëm pas dushit, sidomos në zona të thata si bërrylat, gjunjët dhe këmbët, ose në çdo zonë që ka nevojë për hidratim të thellë.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artifical, vajra esencial.
*500ml
Përdorimi
Mund të përdoret në çdo pjesë të trupit, sa herë të jetë e nevojshme. Sugjerohet edhe pas ekspozimit në diell gjatë plazhit, dhe ta riaplikoni në zonat e nevojshme.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
TECA, Panthenol, Ceramide NP, Gjalpë Shea, Sodium Hyaluronate, Squalane, Vitaminë E
Lista e plotë e përbërësve
Water,Glycerin,Butyrospermum Parkii (Shea) Butter,Caprylic/Capric Triglyceride,Butylene Glycol,Cetearyl Alcohol,Glyceryl Stearate,Phenyl Trimethicone,1,2-Hexanediol,Polyglyceryl-3 Distearate,Betaine,Sorbitan Stearate,Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer,Hydroxyacetophenone,Ammonium Polyacryloyldimethyl Taurate,Ethylhexylglycerin,Glyceryl Stearate Citrate,Panthenol,Propanediol,Asiaticoside,Disodium EDTA,Madecassic Acid,Sorbitan Isostearate,Asiatic Acid,Centella Asiatica Extract,Vaccinium Myrtillus Fruit Extract,Pueraria Lobata Root Extract,Hydrogenated Lecithin,Ceramide NP,Dipropylene Glycol,Phragmites Communis Extract,Cetyl Ethylhexanoate,Cholesterol,Macadamia Ternifolia Seed Oil,Sodium Hyaluronate,Squalane,Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols,Oleic Acid,Stearic Acid,Tocopherol,Trifolium Pratense (Clover) Extract
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
SOME BY MI PDRN Spirulina Soothing Sherbet Mask
SOME BY MI PDRN Spirulina Soothing Sherbet Mask
SOME BY MI PDRN Spirulina Soothing Sherbet Mask është një maskë pluhur inovative që kombinon fuqinë rigjeneruese të PDRN-së me vetitë qetësuese dhe antioksiduese të spirulinës, duke ofruar një trajtim të avancuar për lëkurën. Ky produkt përbëhet nga ampula në trajtë pluhuri eccila përzihet me ujë për të krijuar një maskë të freskët dhe të efektshme. PDRN ndihmon në rigjenerimin e qelizave dhe forcimin e barrierës natyrale të lëkurës, spirulina (algë jeshile) qetëson irritimet dhe rikthen shkëlqimin, ndërsa PHA eksfolion butësisht duke larguar qelizat e vdekura pa shkaktuar acarim. Betaina siguron hidratim dhe qetësim, duke reduktuar skuqjet dhe inflamacionin. Kjo maskë është ideale për lëkurat e ndjeshme dhe të irrituara, duke ndihmuar në reduktimin e hiperpigmentimit, përmirësimin e elasticitetit dhe rigjenerimin e lëkurës, për një fytyrë më të freskët, të butë dhe me shkëlqim natyral.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale & natyrale.
*10 copë
*1.6gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin aplikoni ampulën që ndodhet në paketim.
Përzieni pluhurin e maskës me ujë të ftohtë deri sa të formohet një masë kremoze.
Më pas, aplikoni maskën në fytyrë duke shmangur zonën e syve dhe buzëve, dhe lëreni për 15-20 minuta që të forcohet. Kur maska të jetë tharë plotësisht, hiqeni butësisht duke filluar nga skajet dhe pastroni mbetjet me ujë të ngrohtë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDRN, spirulinë (algë jeshile), PHA, betainë
Lista e plotë e përbërësve
Zea Mays (Corn) Starch, Hydroxypropyl Starch Phosphate, Sodium Polyacrylate, Silica, Dehydroxanthan Gum, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Sodium Carboxymethyl Starch, Sodium Hyaluronate, Xanthan Gum, Chromium Oxide Greens (CI77288), Pyrus Communis (Pear) Fruit Extract, Ultramarines (CI77007), Rosa Damascena Flower Water, Iris Florentina Root Extract, Cucumis Melo (Melon) Fruit Extract, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Stem Extract, Sodium Acrylates Crosspolymer-2, Water (Aqua), Saccharide Hydrolysate, Gluconolactone, Betaine, Allantoin, Glycerin, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Fucus Vesiculosus Extract, Prunella Vulgaris Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Laminaria Japonica Extract, Glucose, Hydrolyzed Pea Protein, Ulva Lactuca Extract, Nelumbo Nucifera Root Extract, Macrocystis Pyrifera (Kelp) Extract, Laminaria Cloustoni Extract, Hizikia Fusiforme Extract, Hibiscus Esculentus Fruit Extract, Gelidium Cartilagineum Extract, Dioscorea Japonica Root Extract, Codium Fragile Extract, Chlorella Vulgaris Extract, Angelica Keiskei Extract, Sodium Chloride, Sargassum Fulvellum Extract, Undaria Pinnatifida Extract, Spirulina Maxima Extract, Sodium Succinate, Sodium DNA
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
VT COSMETICS Cica Reti-A Cream 0.05%
VT COSMETICS Cica Reti-A Cream 0.05%
VT COSMETICS Cica Reti-A Cream 0.05% është një formulë e avancuar koreane që bashkon teknologjinë më të fundit me përbërës të fuqishëm për një kujdes të gjithanshëm ndaj lëkurës. I pasuruar me 0.05% Hydroxypinacolone Retinoate (HPR 99% retinol i pastër), një derivat inovativ i retinoidit, ky krem ofron përfitimet transformuese të retinolit pa shkaktuar irritim, duke e bërë të përshtatshëm edhe për lëkurat më të ndjeshme. Studimet tregojnë gjithashtu se HPR ndihmon në rritjen e prodhimit të kolagjenit, përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe redukton ndjeshëm rrudhat dhe vijat e holla. Formula është gjithashtu e pasur me kompleksin ekskluziv Reti-A™, një përzierje e fuqishme e Bakuchiolit si dhe Polifenol dhe Beta-karoten, antioksidantë të fortë që ndihmojnë në mbrojtjen dhe rigjenerimin e lëkurës. Një tjetër e veçantë e këtij kremi është kompleksi i patentuar CICAHYALON™, i cili përmban ekstraktin e njohur për vetitë qetësuese të Centella Asiatica dhe tre lloje të Acideve Hyaluronik, që ofrojnë hidratim të thellë dhe afatgjatë. Ky kompleks ndihmon gjithshtu në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, ruajtjen e lagështisë natyrale dhe e bën lëkurën më të butë, të ushqyer dhe elastike. Ky krem mund të përdoret edhe në të gjitha zonat e tjera ku mund të shfaqen rrudhat duke arritur t'i përmirësoje dukshëm ato, si: te balli, anash buzëve, te qafa etj. I përshtatshëm për çdo tipologji.
**Ky krem ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.
*30ml
Përdorimi
në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Reti-A™, CICAHYALON™, HPR
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Glycerin, Butylene Glycol, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Caprylic/capric Triglyceride, Propanediol, Polyglyceryl-6 Stearate, 1,2-hexanediol, Niacinamide , Cyclohexasiloxane, Cetearyl Alcohol, Triethylhexanoin, Synthetic Beeswax, Glyceryl Stearate, Phytosteryl/isostearyl/cetyl/stearyl/behenyl Dimer Dilinoleate, Dimethyl Isosorbide, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Polyglyceryl-6behenate, Ethylhexylglycerin, Hydroxypinacolone Retinoate, Centella Asiatica Extract, Adenosine, Sodium Hyaluronate, Hibiscus Sabdariffa Flower Extract, Viola Tricolor Extract, Lavandula Angustifolia Flower Extract, Centaurea Cyanus Flower Extract, Bakuchiol, Polysorbate 20, Retinol, Hydrolyzed collagen, Bht, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Propolis Extract , Bha, Disodium Edta, Parfum
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
VT COSMETICS Reti-A Reedle Shot 700
VT COSMETICS Reti-A Reedle Shot 700
Nëse keni përdorur VT COSMETICS Reti-A Reedle Shot dhe jeni dashuruar me efektin që lë në lëkurë, atëherë hapi tjetër është të kaloni në një nivel më të lartë, për të përjetuar rezultate edhe më të fuqishme. Niveli i saj 700, lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Tekstura e saj krijon ndjesinë sikur në lëkurë po shkrihen copëza diamanti, falë formulës me teknologjinë Cica Reedle™, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla. E veçanta e këtij produkti është përmbajtja e pasur me një përzierje të fuqishme të kompleksit Reti-A™ (bakuchiol, polifenol, beta-karoten) dhe kompleksit të patentuar CICAHYALON™. Ky kombinim mundëson hidratim të thellë dhe ruajtjen e lagështisë natyrale të lëkurës, pa e dëmtuar barrierën mbrojtëse. Gjithashtu, stimulon prodhimin e kolagjenit, duke ndihmuar në reduktimin e dukjes së rrudhave dhe linjave të imta. Përshtatet në mënyrë perfekte për të gjitha tipologjitë e lëkurës dhe është ideal për lëkurën mature, duke i ofruar asaj kujdesin dhe rigjenerimin e nevojshëm për një pamje rinore dhe të shëndetshme
**Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.
*30ml
Përdorimi
VT COSMETICS Reti-A Reedle Shot 700, sugjerohet të përdoret vetëm 1 herë në javë.
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Cica Reedle™, Reti-A™, CICAHYALON™.
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Silica, Dimethyl Isosorbide, Butylene Glycol, Macadamia Ternifolia Seed Oil, 1,2-Hexanediol, Ethylhexyl Palmitate, Sodium Polyacrylate, Glyceryl Stearate, Polyglyceryl-6 Stearate, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Hydroxypinacolone Retinoate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, Tocopheryl Acetate, Allantoin, Glycereth-26, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Lecithin, Xanthan Gum, Dipotassium Glycyrrhizate, Adenosine, Polysorbate 20, Polyglyceryl-6 Behenate, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Centella Asiatica Extract, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Retinol, Bakuchiol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Beta-Carotene, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Glycosphingolipids, Propolis Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Coffea Arabica (Coffee) Seed Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Asiaticoside, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Zanthoxylum Piperitum Fruit Extract, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
SKINFOOD Pineapple BHA Peeling Cleansing Oil
SKINFOOD Pineapple BHA Peeling Cleansing Oil
Pastrues fytyre vajor
SKINFOOD Pineapple BHA Peeling Cleansing Oil është një larës vajor vegan, i krijuar për pastrim të thellë dhe eksfolim të butë të lëkurës. Ky larës përmban ekstrakt ananasi, i njohur për vetitë e tij antioksiduese dhe efektet pastruese, BHA (acid salicilik) i cili depërton thellë në pore dhe ofron pastrim të thellë, dhe PHA, përbërës i cili siguron eksfolim të butë, duke ruajtur lagështinë natyrale të lëkurës. Por nuk mbaron me kaq. Ky larës përmban gjithashtu vajra natyralë të cilët forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës. Vaji i gjetheve të pemës së çajit, i njohur për vetitë anti-bakteriale dhe anti-inflamatore, ndihmon në ruajtjen e një lëkure të pastër dhe të shëndetshme. Vaji i avokados ushqen dhe hidratohet thellësisht, duke mbrojtur dhe riparuar lëkurën. Ndërsa, vaji i primroses së mbrëmjes dhe sodium hyaluronate ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe mbrojtjen nga thatësia dhe irritimi. Ky larës vjen gjithashtu shumë efektiv në pastrimin e pikave të zeza dhe balancimin e yndyrës së tepërt të lëkurës. Pas përdorimit, lëkura ndihet e freskët, e pastër dhe shumë e butë.
*200ml
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstart ananasi, BHA (acid salicilik), PHA, Vaj avokado, vaj primroses së mbrëmjes, sodium hyaluronate
Lista e plotë e përbërësve
Cetyl Ethylhexanoate, Sorbeth-30 Tetraoleate, Triethylhexanoin, Ethylhexyl Palmitate, Caprylic/Capric Triglyceride, Water, Butylene Glycol, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Cedrus Deodara Wood Oil, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Mentha Arvensis Leaf Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Citrus Paradisi (Grapefruit) Peel Oil, Litsea Cubeba Fruit Oil, Juniperus Mexicana Oil, 1,2-Hexanediol, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Oil, Cinnamomum Camphora (Camphor) Bark Oil, Alaria Esculenta Extract, Kaempferia Galanga Root Extract, Cymbopogon Nardus (Citronella) Oil, Camellia Sinensis Seed Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Glycine Soja (Soybean) Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Salicylic Acid, Glycerin, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Ananas Sativus (Pineapple) Fruit Extract, Sodium Hyaluronate, Succinic Acid, Betaine, Gluconolactone, Lactobacillus Ferment, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Pentylene Glycol, Sodium Acetylated Hyaluronate
Marka
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
SKINFOOD Black Cherry Retinol Daily Cream
SKINFOOD Black Cherry Retinol Daily Cream
Kremi SKINFOOD Black Cherry Retinol Daily Cream nga marka më e pëlqyer SKINFOOD është një formulë e avancuar për kujdesin e lëkurës, e krijuar për të përmirësuar elasticitetin, njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës dhe zbehjen e shenjave të moshës apo ato të mbetura pas akneve. Ky krem është i pasuruar me ekstrakt qershie të zezë, një përbërës me fuqi të lartë antioksiduese që ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës dhe mbrojtjen nga faktorët e jashtëm dhe radikalet e lira. Ndërsa, retinoli i pranishëm në formulim, zbeh dukshëm vijat e holla dhe rrudhat, duke përmirësuar strukturën e lëkurës për një pamje sa më të freskët dhe të tonifikuar. Për më tepër, kremi përmban Glutathione, një përbërës i cili ndihmon në zbehjen e njollave kafe dhe krijon një tonalitet të njëtrajtshëm e të shëndetshëm të lëkurës. Nga ana tjetër, për një efekt qetësues të menjëhershëm dhe për minimizimin e irritimeve, është shtuar edhe azuleni, i njohur për vetitë e tij qetësuese dhe anti-inflamatore i cili ndihmon në zbutjen e skuqjes dhe acarimeve të lëkurës. Tekstura e kremit është e butë dhe përthithet shpejt nga lëkura, duke u bërë i përshtashëm për çdo tipologji.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, fragrancë artificiale.
*70ml
Përdorimi
Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT!
Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm. Të përdoret gjithmonë në mbrëmje, duke aplikuar një sasi të vogël, dhe të niset përdorimi 3 herë në javë dhe gradualisht mund të rritet frekuenca 1 natë po, 1 natë jo, duke qenë gjithmonë të kujdesshëm si reagon lëkura.
Java 1-2
Në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, aplikoni një sasi të vogël, dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore në zonat më problematike, p.sh: zona poshtë syve, rreth gojës, ballit, dhe qafës derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përdoreni në mbrëmje 1 natë po, 1 natë jo, në sasinë 0.1ml për çdo zonë/ sa një kokërr orizi.
Java 3 - në vazhdim
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, aplikoni një sasi të vogël dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore në zonat më problematike derisa të jetë përthithur tërësisht.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt qershie të zezë, retinol, Glutathione, azulen
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Cetyl Ethylhexanoate, Caprylic/Capric Triglyceride, Propanediol, Polyglyceryl-6 Stearate, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Cyclohexasiloxane, Cetearyl Alcohol, Triethylhexanoin, Synthetic Beeswax, Glyceryl Stearate, Phytosteryl/Isostearyl/Cetyl/Stearyl/Behenyl Dimer Dilinoleate, Dimethyl Isosorbide, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Polyglyceryl-6 Behenate, Prunus Serotina (Wild Cherry) Fruit Extract(2,500 ppm), Ethylhexylglycerin, Hydroxypinacolone Retinoate, Adenosine, Benzotriazolyl Dodecyl p-Cresol, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Calendula Officinalis Flower Extract, Bakuchiol, Glycine Soja (Soybean) Oil, Glutathione, Retinol(0.01 ppm), Sodium Guaiazulene Sulfonate, Disodium EDTA
Marka
VT COSMETICS Hydrop Reedle Shot 300
VT COSMETICS Hydrop Reedle Shot 300
Nëse keni përdorur VT COSMETICS Hydrop Reedle Shot 100 dhe jeni dashuruar me efektin që lë në lëkurë, atëherë hapi tjetër është të kaloni në një nivel më të lartë, për të përjetuar rezultate edhe më të fuqishme. Niveli i saj 300, lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Por nuk mbaron me kaq! Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave post-akne dhe njollave kafe, duke njëtrajtësuar dhe rafinuar lëkurën. Tekstura e saj e veçantë krijon ndjesinë sikur në lëkurë po shkrihen copëza diamanti, falë formulimit me teknologjinë Cica Reedle™, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla. E veçanta e këtij produkti është përmbajtja e tij e pasur me një përzierje të fuqishme të kapsulave HA-NANO dhe kompleksit të patentuar CICAHYALON™. Ky kombinim mundëson hidratim të thellë dhe ruajtjen e lagështisë natyrale të lëkurës, pa e dëmtuar barrierën mbrojtës. Gjithashtu, ky kombinim stimulon prodhimin e kolagjenit duke ndihmua në reduktimin e dukjes së rrudhave dhe linjave të imta. I përshtatshëm kryesisht për lëkurë të thatë dhe mature.
**Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.
*50ml
Përdorimi
Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT!
VT COSMETICS Hydrop Reedle Shot 300, sugjerohet të përdoret 1 herë në 3 ditë.
Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm.
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Cica Reedle™, CICAHYALON™, HA-NANO
Lista e plotë e përbërësve
Purified water, dipropylene glycol, niacinamide, glycerin, butylene glycol, macadamia seed oil, 1,2-hexanediol, ethylhexyl palmitate, sodium polyacrylate, sodium acrylate/sodium acryloyldimethyl. Taurate copolymer, polyisobutene, silica, glycereth-26, ammonium acryloyldimethyl taurate/VP copolymer, ethylhexylglycerin, caprylyl glycol, xanthan gum, adenosine, sodium hyaluronate, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Tocopherol, Centella asiatica Extract, Collagen Water (0.979ppm), Milk Protein Extract, Collagen Extract (0.002ppm), Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, propolis extract.
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
SKINFOOD Egg White Perfect Pore Cleansing Oil
SKINFOOD Egg White Perfect Pore Cleansing Oil
Egg White Perfect Pore Cleansing Oil është një larës vajor, i krijuar për të hequr papastërtitë në mënyrë të butë dhe efektive. Formula e tij përmban albuminë e marrë nga e bardha e vezës, e cila ofron kujdes të veçantë për lëkurën. Ky vaj ndihmon në kontrollin e sebumit të tepërt, pastron poret thellësisht dhe largon bllokimet që shkaktojnë pikat e zeza. Gjithashtu, minimizon dhe tkurr poret, duke i dhënë lëkurës një pamje të pastër dhe të lëmuar. Konsistenca e tij vjen vajor në ujore, pra trajtë shumë e lehtë duke e bërë të emulsifikohet shumë lehtë gjatë shpëlarjes me ujë. Përjetoni pastrimin e thellë dhe të butë të lëkurës me këtë larës kaq unik! I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kyesisht atë të ydyrshme.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.
*200ml
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke përfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
albuminë të marrë nga e bardha e vezës
Lista e plotë e përbërësve
Ethylhexyl Palmitate, PEG-20 Glyceryl Triisostearate, Isopropyl Myristate, Caprylic/Capric Triglyceride, C12-15 Alkyl Benzoate, Pentaerythrityl Tetraisostearate, Cetyl Ethylhexanoate, PEG-10 Isostearate, Sorbeth-30 Tetraoleate, Bis-Ethoxydiglycol Cyclohexane 1, 4-Dicarboxylate, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Water, Fragrance, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Egg Yolk Extract, Albumen Extract, Butylene Glycol, Polysorbate 80, Phenoxyethanol, Solanum Lycopersicum (Tomato) Fruit Extract, Oleth-7, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Salicylic Acid, Sulfur, Tocopherol
Marka
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.
MISSHA Bee Pollen Renew Ampoule Skin
MISSHA Bee Pollen Renew Ampoule Skin
MISSHA Bee Pollen Renew Ampoule Skin, është krijuar për të ofruar përbërës aktivë shumë të fuqishëm për të ndihmuar në hidratimin e thellë të lëkurës! Ky toner i koncentruar në trajtë ampule përmban ekstrakti të polenit të bletës dhe teknologjinë SOS Coresome™ Delivery Mechanism, për të siguruar depërtim të shpejtë të lëndëve ushqyese në të gjitha shtresat e lëkurës pas pastrimit të saj. Poleni i bletëve, i mbushur me lëndë ushqyese si proteina, minerale dhe vitamina, do të ndihmojnë në qetësimin dhe riparimin e e lëkurës së dëmtuar. Ndërsa, përbërja me Panthenol, Ceramide NP sigurojnë rritjen e elasticitetit dhe luftojnë dukshëm shenjat e moshës! Toneri përmban gjithashtu mjaltë dhe niacinamide, dy përbërës të cilët ndihmojnë në rigjenerimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, zbehjen e shenjave post-akne dhe trajtojnë hiperpigmentimin. Ky toner rekomandohet të përdoret nga persona që dëshirojnë të parandalojnë plakjen e lëkurës, hiperpigmentimin dhe njollat kafe, si edhe shenjat post-akne.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*150ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt të polenit të bletës, SOS Coresome™ Delivery Mechanism, Panthenol, Ceramide NP, mjaltë, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Pollen Extract, Glycerin, Butylene Glycol, Niacinamide, Bifida Ferment Lysate, 1,2-Hexanediol, Diethoxyethyl Succinate, Pentylene Glycol, Tocopheryl Acetate, Hydroxyethyl Urea, Trehalose, Chlorella Vulgaris Extract, Glucose, Betaine, Propanediol, Fructooligosaccharides, Fructose, Carbomer, Panthenol, Pyrus Malus (Apple) Fruit Water, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Polyquaternium-51, Adenosine, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Sodium Phytate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Anthemis Nobilis Flower Oil, Cananga Odorata Flower Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Rosa Damascena Flower Oil, Tocopherol, Sodium Hyaluronate, Polyglutamic Acid, Leontopodium Alpinum Callus Culture Extract, Aspalathus Linearis Leaf Extract, Anthemis Nobilis Flower Extract, Hydrogenated Lecithin, Caprylic/Capric Triglyceride, Royal Jelly Extract, Chrysanthemum Boreale Flower Extract, Propolis Extract, Caprylyl Glycol, Honey Extract, Choleth-24, Ceramide NP
Marka
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
SOME BY MI Retinol Bakuchiol Dual Cream
SOME BY MI Retinol Bakuchiol Dual Cream
SOME BY MI Retinol Bakuchiol Dual Cream është një krem inovativ “2 në 1”, i krijuar për të kombinuar fuqinë e retinoideve (retinol + retinal) me alternativën e butë bimore bakuchiol, duke ofruar një trajtim të plotë "anti-age" dhe përmirësim të teksturës së lëkurës, pa irritim. Njëra anë përmban retinol (vitaminë A), që stimulon rigjenerimin qelizor, përmirëson teksturën e lëkurës dhe lëmon dukshëm pamjen e rrudhave të krijuara, ndërsa ana tjetër është e pasur me bakuchiol, një alternativë natyrale e retinolit, e njohur për efektet e saj qetësuese dhe antioksiduese, që ndihmon në përmirësimin e elasticitetit dhe tonifikimin e lëkurës. Por nuk mbaron me kaq! Formula e tij përmban përbërës hidratues dhe forcues të barrierës, si acidi hialuronik, peptidet dhe ekstraktet bimore, duke e bërë këtë krem ideal edhe për lëkurat më sensitive ndaj retinolit. Konsistenca e lehtë dhe jo ngjitëse e kremit përthithet menjëherë dhe vepron si një parandalues i fuqishëm dhe efektiv ndaj shenjave të para të moshës. I përshtatshëm për të gjithë tipologjitë e lëkurës, sidomos për lëkurë mature.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*50ml
Përdorimi
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Retinol, Retinal, Bakuchiol, acid hialuronik, peptide
Lista e plotë e përbërësve
1: Water, Dipropylene Glycol, Octyldodecanol, Butylene Glycol, Methylpropanediol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Caprylyl Methicone, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Polyglyceryl-10 Behenate/Eicosadioate, Polymethylsilsesquioxane, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyglyceryl-2 Stearate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, Glyceryl Stearate, Stearyl Alcohol, Glycine Soja (Soybean) Oil, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Fragrance, Sorbitan Isostearate, Xanthan Gum, Retinol, Disodium Edta, Undecane, Tridecane, Bixa Orellana Seed Oil, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Tocopherol, Brassica Campestris (Rapeseed) Sterols, Polyglyceryl-10 Stearate, Cholesterol, Ceramide NP, Hydrogenated Phosphatidylcholine, Panthenol, Retinal, Squalane
2: Water, Dipropylene Glycol, Octyldodecanol, Butylene Glycol, Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Niacinamide, Caprylyl Methicone, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/Vp Copolymer, Bakuchiol, Polyglyceryl-10 Behenate/Eicosadioate, Polymethylsilsesquioxane, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyglyceryl-2 Stearate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Arginine, Glyceryl Stearate, Stearyl Alcohol, Dextrin, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Gardenia Florida Fruit Extract, Fragrance, Sorbitan Isostearate, Xanthan Gum, Disodium Edta, Cyanocobalamin, Collagen Water, Hydrogenated Polyisobutene, Acetyl Hexapeptide-8, Anemarrhena Asphodeloides Root Extract, Copper Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Hexapeptide-12, Tocopherol
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
VT COSMETICS Cica Cream Plus
VT COSMETICS Cica Cream Plus
VT COSMETICS Cica Cream Plus është versioni më i fuqishëm i kremit ikonik të VT-së, i krijuar posaçërisht për të riparuar barrierat e dëmtuara dhe për të ofruar një qetësim intensiv për lëkurat jashtëzakonisht sensitive ose të irrituara. Ky krem "shpëtimtar" bazohet në kompleksin e patentuar CICA HYALON™, por me një përqendrim më të lartë të Centella Asiatica dhe tre llojeve të Acidit Hyaluronik, të cilët punojnë në harmoni së bashku për të reduktuar menjëherë skuqjen dhe për të rikthyer hidratimin e humbur në thellësi. Formula "Plus" është e pasuruar me Ceramide NP dhe Panthenol (Provitaminë B5), dy përbërës kyç që forcojnë "muret" mbrojtëse të lëkurës, duke e bërë atë më rezistente ndaj faktorëve të jashtëm dhe ndotjes. Ajo që e bën këtë produkt të veçantë është teknologjia e tij e absorbimit, e cila ofron një teksturë xhel-krem të freskët që nuk e rëndon lëkurën, por krijon një barrierë lagështie që zgjat gjatë gjithë ditës. Përfshirja e Beta-Glukanit dhe Ekstraktit të Propolisit i shton kremit veti antibakteriale dhe rigjeneruese, duke e bërë atë zgjedhjen ideale jo vetëm për hidratim, por edhe për trajtimin e lëkurës që vuan nga aknet, djegiet e lehta nga dielli ose tharja ekstreme. Me një përfundim mat dhe një ndjesi qetësie të menjëhershme, ky krem e transformon lëkurën në një sipërfaqe të butë, të shëndetshme dhe plotësisht të balancuar, duke u përshtatur perfekt në çdo rutinë ditore apo mbrëmjeje
*100ml/30ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
CICA HYALON™, Ceramide NP, Panthenol (Provitaminë B5), Beta-Glukan, Ekstrakt Propolis,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Dimethicone, PEG-8 Caprylic/Capric Glycerides, Cetyl Ethylhexanoate, Cetearyl Olivate, Phenoxyethanol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sorbitan Olivate, Tromethamine, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Beeswax, Chlorphenesin, Fragrance, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Panthenol, Melia Azadirachta Leaf Extract, Benzophenone-5, Portulaca Oleracea Extract, Alcohol, Disodium EDTA, Dipropylene Glycol, Melia Azadirachta Flower Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Centella Asiatica Leaf Water, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, 1,2-Hexanediol, Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate, Dextrin, Polyglyceryl-10 Oleate, Centella Asiatica Extract, Asiaticoside, Madecassic Acid, Caprylic/Capric Triglyceride, Asiatic Acid, Ceramide NP, Cinnamomum Camphora (Camphor) Leaf Extract, Beta-Glucan, Propolis Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Madecassoside
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
KLAVUU Actress Backstage Boosting Cushion Glow
KLAVUU Actress Backstage Boosting Cushion Glow
KLAVUU Actress Backstage Boosting Cushion Glow është një fondatinë në formë cushion me efekt hidratues dhe ndriçues, e formuluar për të ofruar mbulim mesatar me shkëlqim. Përmban 65% esencë hidratuese, e cila ndihmon në ruajtjen e lagështisë së lëkurës gjatë gjithë ditës, duke e bërë të përshtatshme për lëkurë të thatë ose të dehidratuar. Formula është e pasur me ekstrakt të lules Paeonia lactiflora, i njohur për vetitë hidratuese dhe rigjeneruese për lëkurën. Teknologjia Xfine™ përmban grimca ultra të holla që vendosen në mënyrë të njëtrajtshme mbi lëkurë, duke krijuar një shtresë të lehtë dhe të padukshme, pa efekt “krisjeje” apo ndjesi ngarkese. Përmirëson pamjen e përgjithshme të lëkurës dhe e bën atë të duket më e lëmuar dhe më e freskët. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për lëkurë të thatë.
*12gr
Përdorimi
Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt I lules Paeonia lactiflora
Lista e plotë e përbërësve
Water, Titanium Dioxide(CI 77891), Cyclopentasiloxane, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Ethylhexyl Salicylate, Lauryl PEG-9 Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, Glycerin, Propanediol, Isododecane, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Niacinamide, Tridecyl Trimellitate, 1,2-Hexanediol, Sodium Chloride, Trimethylsiloxysilicate, Paeonia Albiflora Flower Extract, Butylene Glycol, Disteardimonium Hectorite, Acrylates/Stearyl Acrylate/Dimethicone Methacrylate Copolymer, Polymethylsilsesquioxane, Trisiloxane, Synthetic Fluorphlogopite, Octyldodecanol, Polyhydroxystearic Acid, Stearic Acid, Aluminum Hydroxide, Alumina, Caprylic/Capric Triglyceride, Triethoxycaprylylsilane, Polyglyceryl-4 Isostearate, Isostearic Acid, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Lecithin, Isopropyl Titanium Triisostearate, Polyglyceryl-3 Polyricinoleate, Neopentyl Glycol Diethylhexanoate, Tocopherol, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Polyglyceryl-3 Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, PEG-10 Dimethicone, Dimethicone, Adenosine, Fragrance, Iron Oxide Yellow(CI 77492), Iron Oxide Red(CI 77491), Iron Oxide Black(CI 77499)
Marka
Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!
VT COSMETICS PDRN Reedle Shot Cream
VT COSMETICS PDRN Reedle Shot Cream
Zbuloni sekretin e një lëkure të rigjeneruar me VT COSMETICS PDRN Reedle Shot Cream, një formulë unike që bashkon fuqinë e ginsengut me teknologjinë më të avancuar koreane në fushën e kujdesit ndaj lëkurës. Ky krem është i pasur me kompleksin ekskluziv PHYTO PDRN® PANAX, një përbërje e fuqishme që rrjedh nga ekstrakti i ginsengut dhe që njihet për vetitë e tij të jashtëzakonshme antioksiduese dhe hidratuese. Ky përbërës unik ndihmon në forcimin e barrierës natyrale të lëkurës, stimulon prodhimin e kolagjenit dhe rikthen elasticitetin, duke zbutur ndjeshëm rrudhat e imta dhe shenjat e lodhjes. Formula është e pasur më tej me 6 lloje peptidesh dhe panthenol, të cilat qetësojnë, ushqejnë dhe përmirësojnë teksturën e lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje të freskët dhe të shëndetshme. Ajo çka e bën këtë krem akoma më të veçantë është teknologjia Cica Reedle™. Një kompleks me mikrogrimca ultra të imta të cilat depërtojnë thellë në lëkurë dhe ndihmojnë në përthithjen maksimale të përbërësve aktivë, duke ofruar një efekt të menjëhershëm. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për ato që dëshirojnë që të adresojë shenjat e para të moshës.
*50ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PHYTO PDRN® PANAX, 6 lloje peptidesh, Panthenol, Cica Reedle™
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Polyisobutene, Polyglycerin-3, Dipropylene Glycol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Cetearyl Alcohol, Cetearyl Olivate, C10-18 Triglycerides, Sorbitan Olivate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Xanthan Gum, Adenosine, Butylene Glycol, Sodium Phytate, Centella Asiatica Extract, Allantoin, Panthenol, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Hydrogenated Lecithin, Centella Asiatica Callus Extracellular Vesicles, Hexyl Laurate, Polyglyceryl-10 Laurate, Tocopherol, Silica, Panax Ginseng Root Extract, Sodium Hyaluronate, Ceramide NP, Stearic Acid, Glycosphingolipids, Sucrose, Sodium DNA(0.05ppm), Disodium EDTA, Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Hexapeptide-9, Mineral Salts, Palmitoyl Pentapeptide-4, Tripeptide-1, Propolis Extract, Madecassic Acid, Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
MAKEP:REM Safe Me. Amino Refresh Cleansing Balm
MAKEP:REM Safe Me. Amino Refresh Cleansing Balm
Pastrues fytyre vajor
MAKEP:REM Safe Me. Amino Refresh Cleansing Balm do të shkrijë të gjitha papastërtitë, nga makeup-i i përditshëm, filtrat e SPF-së deri te radikalet e lira, të cilat duke qëndruar në lëkurë e dëmtojnë barrierën mbrojtëse dhe krijojnë plakje të parakohshme. Me kontaktin e ngrohtësisë së lëkurës, balmi do të shkrihet lehtësisht dhe do të rrëshqasë mbi fytyrë për një pastrim sa më të thellë dhe efikas, duke mos krijuar aspak bllokim të poreve apo ndjesi rëndese në lëkurë. Me një përbërje të pasur me vajra bimorë, përfshirë vajin e farave të jojobës, vajin e farave të rrushit dhe vajin e lulediellit, ky larës ndihmon në balancimin e prodhimit të sebumit dhe ruajtjen e butësisë natyrale të lëkurës. Gjithashtu, falë përmbajtjes së BHA-së të nxjerrë nga gjethet e Wintergreen dhe acidit citrik (AHA), ofron pastrim të thellë të poreve, shpërbërjen e pikave të zeza dhe qelizave të vdekura. Ky larës është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive.
*200ml
Përdorimi
Merrni një sasi të përshtatshme në duar të thata (1-2 sprucime), dhe aplikojeni po në lëkurë të thatë. Masazhojeni fytyrën butësisht me lëvizje rrethore, duke perfshirë edhe zonën e syve. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët e të bollshëm, duke larguar çdo mbetje papastërtie.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vaj i farave të jojobës, vaj i farave të rrushit, vaj luledielli, BHA, AHA
Lista e plotë e përbërësve
Ethylhexyl Palmitate, Cetyl Ethylhexanoate, Sorbeth-30 Tetraoleate, Synthetic Wax, Water, Butylene Glycol, Sorbitan Sesquioleate, Glyceryl Caprylate, Caprylyl Glycol, Dextrin Palmitate, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Betaine, Vincetoxicum Atratum Extract, Gaultheria Procumbens (Wintergreen) Leaf Extract, Citric Acid, Sodium Cocoyl Glutamate, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Eclipta Prostrata Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Tocopherol, Corallina Officinalis Extract, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Moringa Oleifera Seed Oil
Marka
Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.
MAKEP:REM Comfort Me. Panthenol Moisture Essence
MAKEP:REM Comfort Me. Panthenol Moisture Essence
MAKEP:REM Comfort Me. Panthenol Moisture Essence është një esencë e butë dhe hipoalergjike me teksturë të lehtë qumështore, e cila depërton në lëkurë me lehtësi, duke e hidratuar dhe forcuar barrierën mbrojtëse natyrore të saj. E pasur me 11% Niosome Panthenol, një formë e avancuar e panthenolit që ofron një hidratim të thellë dhe afatgjatë, kjo esencë parandalon humbjen e lagështisë dhe i jep lëkurës një pamje më të shëndetshme dhe të freskët. Ndërkohë, përmbajtja me madecassoside, një përbërës i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore dhe shëruese, ndihmon në rigjenerimin e lëkurës dhe qetëson irritimet e shkaktuara nga faktorët e jashtëm, si ndotja apo ekspozimi në diell. Po ashtu, cerathenoli, i përfshirë në formulën e esencës, siguron një forcim të barrierës mbrojtëse të lëkurës, duke ndihmuar në mbajtjen e niveleve të lagështisë dhe duke ofruar një hidratim sa më të thellë. Gjithashtu, falë efektit të saj hidratues, kjo esencë krijon një bazë të shkëlqyer për makeup-in.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe jo-komedogjenike. Nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*80ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
11% Niosome Panthenol,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Ethylhexyl Palmitate, Cetyl Ethylhexanoate, 1,2-Hexanediol, Sorbitol, Panthenol(11,000ppm), Polyglyceryl-10 Oleate, Ceramide NP, Madecassoside, Anthemis Nobilis Flower Extract, Carbomer, Hydrogenated Lecithin, Tromethamine, Dipropylene Glycol, Ethylhexylglycerin, Cetearyl Olivate, Disodium EDTA, Sorbitan Olivate, Caprylic/Capric Triglyceride
Marka
Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.
NEOGEN DERMALOGY Real Niacinamide Glow Up Daily Mask
NEOGEN DERMALOGY Real Niacinamide Glow Up Daily Mask
NEOGEN DERMALOGY Real Niacinamide Glow Up Daily Mask, janë pad-sa të zhytur në një esencë të pasur me përbërës aktivë, që i dhurojnë fytyrës një shkëlqim të shëndetshëm dhe rrezatues. Me një përqendrim të lartë të niacinamideve, ky produkt ndihmon në reduktimin e njollave të errëta, përmirëson tonin e lëkurës dhe stimulon prodhimin e kolagjenit, duke e bërë lëkurën më të lëmuar dhe më të njëtrajtëshme . Përveç efektit ndriçues, niacinamidet ndihmojnë gjithashtu edhe në minimizimin e dukshmërisë së poreve dhe kontrollin e prodhimit të sebumit, duke balancuar sebumit e tepërt dhe duke krijuar një teksturë më të butë të lëkurës. Formula është e pasur gjithashtu me ceramide, të cilat forcojnë menjëherë barrierën e lëkurës dhe e mbrojnë atë nga dehidratimi duke e mbajtur të butë, elastike dhe të mbrojtur nga faktorët e jashtëm. Ndërkohë, ekstrakti i gjetheve të pemës së çajit, i njohur për vetitë e tij antibakteriale dhe qetësuese, ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe parandalon formimin e akneve të reja. Falë formulimit të tij, ky produkt është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për ata që kërkojnë të zbehin shenjat e hiperpigmentimit dhe të rikthejnë shkëlqimin natyral të fytyrës.

Shfaq 360/388