-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
UNOVE Silk Oil Essence
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 27 dhe Gusht 28.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
UNOVE Silk Oil Essence është një esencë për flokë të thatë, të dëmtuar dhe të brishtë, që kërkojnë hidratim të thellë, ushqim intensiv dhe mbrojtje afatgjatë. Me një formulë ultra të lehtë që përthithet menjëherë, kjo esencë transformon flokët pa i rënduar, duke rikthyer shkëlqimin natyral dhe butësinë si mëndafsh që në përdorimin e parë. E pasuruar me një kompleks të rafinuar prej 5 vajrash natyralë (argan, kamelia, jojoba, meadowfoam dhe bajame të ëmbël) kjo esencë vepron për të rigjeneruar fijet e dëmtuara, për të hidratuar në thellësi dhe për të përmirësuar elasticitetin e flokëve. Vaji argan rikthen lagështinë, vaji kamelia jep një ndjesi të lëmuar si mëndafshi, vaji jojoba forcon dhe rigjeneron, ndërsa vajrat meadowfoam dhe bajame të ëmbël ndihmojnë në mbrojtjen e flokëve nga nxehtësia dhe agresorët e jashtëm. Formulimi përmban gjithashtu një kompleks me 23 lloje proteinash dhe aminoacidesh të ndryshme, të cilat punojnë në harmoni për të riparuar fibrat e flokut, për të rikthyer elasticitetin dhe për të parandaluar dëmtimet dhe majat e dyzuara. Ky kompleks i pasur ushqen thellë çdo fije flokësh, duke i bërë flokët më të fortë, më të butë dhe më të shëndetshëm me çdo përdorim. Nga ana tjetër, keramidet në formulim krijojnë një barrierë të padukshme që mbron flokët nga humbja e lagështisë dhe faktorët e jashtëm. Ndërsa, aroma e lehtë që ka përmirëson përvojën e përdorimit, duke lënë flokët të kenë një aromë delikate dhe të qëndrueshme gjatë gjithë ditës. E përshtatshme për përdorim të përditshëm në flokë të lagur ose të thatë, dhe është ideale për të gjitha ata që duan flokë më të butë, më të shëndetshëm dhe të lehtë për t’u stiluar, si pas një trajtimi në sallon, por në kushte shtëpie. Gjithashtu kjo esencë mund të përdoret për hidratim të thellë tek bërrylat dhe thembrat e këmbëve.
UNOVE Silk Oil Essence vjen në dy versione aromash: Tender Bloom: Aromë e ngrohtë florale dhe bazë musk-u. Warm Petals: Aromë e freskët dhe e pastër me nota agrumesh dhe lulesh delikate.*70ml
Aplikoni 1-3 sprucime pas larjes së flokut, në flokë të thatë, dhe vazhdoni me stilimin e tyre.
Tender Bloom
Përbërësit "magjik"
Vaj argan, vaj kamelia, vaj jojoba, vaj meadowfoam, vaj bajame të ëmbël, kompleks me 23 lloje proteinash dhe aminoacidesh, keratinë, mëndafsh, ceramide, ekstrat lulesh
Lista e plotë e përbërësve
Cyclopentasiloxane, Dimethiconol, C12-15 Alkyl Benzoate, Alcohol, Dimethicone, Fragrance, Argania Spinosa Kernel Oil, Hippophae Rhamnoides Oil, Eclipta Prostrata Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Water, Moringa Oleifera Seed Oil, Cyclohexasiloxane, Camellia Japonica Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Hydrolyzed Silk, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Hydrolyzed Vegetable Protein, Maltodextrin, Glycerin, Butylene Glycol, Hydrolyzed Keratin, Silk Amino Acids, Vegetable Amino Acids, Pentylene Glycol, Glycine, Ethylhexylglycerin, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Hydrolyzed Conchiolin Protein, Proline, Threonine, Valine, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Isoleucine, Citric Acid, Potassium Benzoate, Potassium Sorbate, Histidine, Cysteine, Methionine, Ceramide NP, Phospholipids, Phytosphingosine, Phytosterols
Warm Petals
Përbërësit "magjik"
Vaj argan, vaj kamelia, vaj jojoba, vaj meadowfoam, vaj bajame të ëmbël, kompleks me 23 lloje proteinash dhe aminoacidesh, keratinë, mëndafsh, ceramide, musk
Lista e plotë e përbërësve
Cyclopentasiloxane, Dimethiconol, C12-15 Alkyl Benzoate, Alcohol, Dimethicone, Fragrance, Argania Spinosa Kernel Oil, Hippophae Rhamnoides Oil, Eclipta Prostrata Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Water, Moringa Oleifera Seed Oil, Cyclohexasiloxane, Camellia Japonica Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Hydrolyzed Silk, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Hydrolyzed Vegetable Protein, Maltodextrin, Glycerin, Butylene Glycol, Hydrolyzed Keratin, Silk Amino Acids, Vegetable Amino Acids, Pentylene Glycol, Glycine, Ethylhexylglycerin, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Hydrolyzed Conchiolin Protein, Proline, Threonine, Valine, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Isoleucine, Citric Acid, Potassium Benzoate, Potassium Sorbate, Histidine, Cysteine, Methionine, Ceramide NP, Phospholipids, Phytosphingosine, Phytosterols
UNOVE është një markë e njohur koreane e kujdesit për flokët, e krijuar nga EXOD International, një kompani që ka lindur nga teknologjia e Dr.FORHAIR, një markë globale e specializuar në kujdesin e flokëve. UNOVE është projektuar për të ofruar trajtime të avancuara për flokët e thatë, të dëmtuar dhe të brishtë, duke kombinuar teknologjinë e lartë me përbërës natyralë. Një nga produktet më të njohura të markës është UNOVE Silk Oil Essence, një esencë e pasur me vajra natyralë dhe proteina, e cila ofron hidratuese të thellë dhe rigjenerim të flokëve. Ky produkt është i njohur për teksturën e tij të lehtë, që përthithet menjëherë, dhe për efektin e tij të butë dhe me shkëlqim. E formuluar pa silikonë, sulfate dhe parabene, duke e bërë të përshtatshëm për përdorim të përditshëm dhe për të gjitha tipet e flokëve. UNOVE ka fituar popullaritet në tregjet ndërkombëtare, përfshirë Evropën dhe SHBA-në, ku produktet janë të njohura për cilësinë e tyre të lartë dhe përkushtimin ndaj kujdesit të flokëve.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE