SUR.MEDIC™ Azulene Soothing Ph Cleanser, është një larës delikat dhe hipoalergjik i cili përveç se largon të gjitha papastërtitë e lëkurës, balancon pH e saj dhe ul sensitivitetin, pa lënë aspak ndjesinë e tharjes apo tërheqjes në lëkurë. Ky larës përmban në formulim azulene dhe ekstrakt të bimës houttuynia cordata, përbërës të cilët ndihmojnë në qetësimin e lëkurës duke e mbajtur atë të lëmuar dhe më të pastër. Nga ana tjetër, formulimi me centella asiatica, squalane, allantonine, panthenol, dhe keramide punojnë së bashku për të larguar papastërtitë dhe sebumin e tepërt nga lëkura.  Ndërsa formulimi me acid lactic, ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit dhe shenjat e moshës. Ky larës do t’i vijë në ndihmë kujtdo që ka një lëkurë shumë sensitive, tendencë akneike, barrierë të dëmtuar, ose thjesht dëshiron një larës delikat e të butë që pastron mirë lëkurë pa ndjesi tharjeje.

Formula e tij është jokomedogjenike, vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: përbërës EO, alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*150ml

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.

Përbërësit "magjik"

azulene, ekstrakt të bimës houttuynia cordata, centella asiatica, squalane, allantonine, panthenol, dhe keramide, acid lactic

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Cocamidopropyl Betaine, Propanediol, Potassium Cocoyl Glycinate, Acrylate Copolymer, Polyglyceryl-4 Caprate, Hydroxypropyl Starch Phosphate, Sodium Chloride, 1,2-Hexanediol, Lactic Acid, Potassium Gallicergic, Exanil, Lactic Acid, Potassil-Ganic Copolymer , Glycergium amot) Fruit Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Butylene Glycol, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Centella Asiatica Extract, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Florida Gardenia Fruit Extract, Citrus Nobilis (Orange) Skin Oil of Montenegro, Guaiazulene (0.1 Ppm), Squalane, Citric Acid, Allantoin, Tocopherol, Panthenol, Hydrolyzed Collagen, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Leaf Water, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Camellia Sinensis Leaf Extract, Extract Camellia Sinensis Leaf Extract, Juniperus Me Communisaic Extract, Officinalis Root Extract, Salvia Officinalis (Sage) Leaf Extract, Houttuynia Cordata Extract, Mentha Piperita (Mint) Leaf Extract, Viscum Album (Mistletoe) Leaf Extract, Hyaluronate sodium, Triglyceride Caprylic/​Capric Hydrogatined, Certificate, Adanateson. 3, Calendula Officinalis Extract, Propolis Extract, Palmitoyl-5 Tripeptide, Tocopheryl Acetate, Rutin, Hydroxycinnamic Acid, Artemisia Vulgaris Extract, Mentha Rotundifolia Leaf Extract, Ceramide 2, Ceramide 4, Ceramide II, CeramideaeT6) Leaf Extract, Oligopeptide- 1, disodium EDTA, limonene, linalool

Zhvilluar nga Neogenlab, SUR.MEDIC™ është kujdestari personal i lëkurës suaj që siguron që çdo problematikë e lëkurës tuaj të jetë nën kontroll 24/7. Kjo markë ofron një zgjidhje të përditshme për lëkurën me konceptin e parë-ndihmës, e efektshme, e lehtë, e qasshme kudo, por mjaft fleksibile për tu përshtatur me gjendjen e përditshme të lëkurës suaj. Për çdo shqetësim të lëkurës, "Koral Secrets" ofron markën më të re të koleksionit SUR.MEDIC™.

SUR.MEDIC™ Azulene Soothing Ph Cleanser

1,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI