Pastrues ujor

ROVECTIN Aqua Hydration Gentle Cleansing Gel, është versioni i ri i riformuluar nga vetë marka, dhe pjesë e linjës Aqua Hydration. Ky larës përmban pH të nivelit 4.5-6.5, falë përmbajtjes me kokoil alaninati i natriumit, një përbërje organike e përftuar nga vaji i kokosit që ruan nivelet e pH dhe shërben si një agjent tampon pH alkalik. Nga ana tjetër, glicerina (agjent natyral hipoallergjik) ruan lagështinë natyrale të lëkurës, duke mos krijuar irritim apo tharje të saj. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për atë shumë të ndjeshme. 

*175ml

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.

Përbërësit "magjik"

 kokoil alaninati i natriumit, glicerinë

Lista e plotë e përbërësve

Water, Disodium Cocoamphodiacetate, Decyl Glucoside, Glycerin, Sodium Chloride, Citric Acid, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Centella Asiatica (Gotu Kola) Extract, Propanediol, Butylene Glycol, Hexylene Glycol, Disodium EDTA, Glycine, 1,2-Hexanediol, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Protease, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Threonine, Proline, Valine, Isoleucine, Vitis Vinifera (Grape) Seed Extract, Histidine, Cysteine, Methionine, Ethylhexylglycerin, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Potassium Benzoate, PEG-120 Methyl Glucose Trioleate

Marka koreane ROVECTIN lindi nga besimi i themeluesit të saj z.Lee, se një lëkurë e shëndetshme dhe e bukur ndikon në cilësinë e jetës, sepse lidhet drejtpërsëdrejti me vetëbesimin e gjithësecilit. Teksa shikonte motrën e tij që vuante nga sëmundja e kanceri, dhe lëkura e saj ishte irrituar dhe dehidratuar nga efektet anësore të kimioterapisë, ai krijoi markën e tij ROVECTIN. Filozofia e markës shprehet edhe nëpërmjet emrit që vjen nga fjala në latinisht “reverti” që do të thotë “kthim”, pra që të kthesh lëkurën në gjendjen fillestare. Fokusi i saj qëndron në zhvillimin e produkteve me efekt shërues dhe rigjenerues për barrierën e lëkurës. Prej formulës ekskluzive Repair Complex, ROVECTIN u bë marka më e besueshme e përkujdesjes ndaj lëkurës, si për pacientët, ashtu dhe për spitalet dhe dermatologët në të gjithë Korenë e Jugut. Linja “The Skin Essentials” përmban këtë formulim të veçantë në produktet e saj. Larësi ujor “Skin Essentials Conditioning Cleanser’, toneri “Skin Essentials Activating Treatment Lotion”, dhe vaji i fytyrës “Skin Essentials Barrier Repair Face Oil”, renditen me shumë krenari në koleksionin e Koral Secrets.

 

ROVECTIN Aqua Hydration Gentle Cleansing Gel

1,700 ALL 2,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI