Nëse po filloni të vini re njollat e moshës, rrudha të thella, lëkurë të dehidratuar, me tendencë skuqjeje dhe shpeshherë me shpërthime akneike, e gjithë kjo vjen si pasojë e ndryshimeve strukturore që lidhen me dëmtimin e lëkurës dhe plakjen e saj. Një produkt që ndihmon me riparimin e lëkurës dhe zgjidhjen e problemeve të saj, është pikërisht ROVECTIN Skin Essentials Barrier Repair Cream Concentrate! Ky krem është i formuluar për të rikthyer shëndetin, forcën dhe shkëlqimin e lëkurës me cilësinë e lartë, që prisni nga një prej markave më të mira të kujdesit për lëkurën ROVECTIN. Një krem i cili përmban përqendrim të lartë të astaksantinës, një antioksidant natyral i ekstraktuar nga mikroalgat me anë të metodës Asta Cell Fortifier™. Astaksantina njihet për vetitë e tij: 6000 herë më i fuqishëm se vitamina C dhe 550 herë më i fortë se vitamina E. Gjithashtu, përveçse siguron lëndë ushqyese për të luftuar shenjat e plakjes, ky përbërës magjik ndihmon gjithashtu në rigjallërimin e lëkurës së dëmtuar dhe të thatë. Ndërsa formulimi me ceramide, vaj të luleve së Rosa Damascea dhe vaj të farës së mjedrës bllokon të gjithë lagështinë në shtresat e lëkurës, duke mundësuar hidratim afatgjatë të saj. Nga ana tjetër, Silky Shielding Base™, një kompleks i pantetuar i markës "ROVECTIN", siguron që formula shëruese të përthithet shpejt dhe në çast, duke ju lënë lëkurë të mëndafshtë të lëmuar, e aspak të yndyrshme. Ky krem është i përshtatshëm për lëkurën e thatë, të dehidratuar, dhe sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, vegane, e patestuar në kafshë, dhe ka kaluar të gjitha testet e irritimit. Nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: sulfate, alkool, fragrancë artificiale, silikon etj.
*60ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
Asta Cell Fortifier™, Silky Shielding Base™, ceramide, vaj të luleve së Rosa Damascea dhe vaj të farës së mjedrës.
Lista e plotë e përbërësve
Water, propanediol, cetyl ethylhexanoate, butylene glycol, hydrogenated poly(c6-14 olefin), squalane, theobroma cacao (cocoa) seed butter, cetearyl alcohol, polyglyceryl-3 methylglucose distearate, caprylic/capric triglyceride, niacinamide, pentylene glycol, glyceryl stearate, hydrogenated vegetable oil, prunus persica (peach) kernel oil, ceramide np, astaxanthin, panthenol, rubus idaeus (raspberry) seed oil, rosa damascena flower oil, olea europaea (olive) fruit oil, haematococcus pluvialis extract, eclipta prostrata extract, melia azadirachta flower extract, pelargonium graveolens flower oil, melia azadirachta leaf extract, citrus aurantium dulcis (orange) peel oil, curcuma longa (turmeric) root extract, ocimum sanctum leaf extract, eucalyptus globulus leaf oil, juniperus mexicana oil, salvia sclarea (clary) oil, corallina officinalis extract, moringa oleifera seed oil, 1, 2-hexanediol, diisostearyl malate, polymethylsilsesquioxane, synthetic beeswax, cetearyl olivate, sorbitan olivate, hydroxyethyl acrylate/sodium acryloyldimethyl taurate copolymer, hydroxyacetophenone, palmitic acid, stearic acid, sodium polyacryloyldimethyl taurate, hydrogenated polydecene, tromethamine, adenosine, sorbitan isostearate, sodium phytate, trideceth-10, carbomer, xanthan gum, hydrogenated lecithin, glycerin
Marka koreane ROVECTIN lindi nga besimi i themeluesit të saj z.Lee, se një lëkurë e shëndetshme dhe e bukur ndikon në cilësinë e jetës, sepse lidhet drejtpërsëdrejti me vetëbesimin e gjithësecilit. Teksa shikonte motrën e tij që vuante nga sëmundja e kanceri, dhe lëkura e saj ishte irrituar dhe dehidratuar nga efektet anësore të kimioterapisë, ai krijoi markën e tij ROVECTIN. Filozofia e markës shprehet edhe nëpërmjet emrit që vjen nga fjala në latinisht “reverti” që do të thotë “kthim”, pra që të kthesh lëkurën në gjendjen fillestare. Fokusi i saj qëndron në zhvillimin e produkteve me efekt shërues dhe rigjenerues për barrierën e lëkurës. Prej formulës ekskluzive Repair Complex, ROVECTIN u bë marka më e besueshme e përkujdesjes ndaj lëkurës, si për pacientët, ashtu dhe për spitalet dhe dermatologët në të gjithë Korenë e Jugut. Linja “The Skin Essentials” përmban këtë formulim të veçantë në produktet e saj. Larësi ujor “Skin Essentials Conditioning Cleanser’, toneri “Skin Essentials Activating Treatment Lotion”, dhe vaji i fytyrës “Skin Essentials Barrier Repair Face Oil”, renditen me shumë krenari në koleksionin e Koral Secrets.