Nëse flokët tuaj janë të dëmtuar ofrojuni një trajtim falë NARD Repair Treatment, pjesë e linjës NARD Repair Line. Ashtu si edhe shampoo e po kësaj linje NARD Repair Shampoo, ky trajtim do të ushqejë flokët tuaj  falë formulimit me 14 lloje përbërësish të ndryshëm natyral të cilët shpërndajnë lëndë ushqyese të pasura në të gjitha fijet e flokëve, duke ndihmuar kështu në rigjenerimin e tyre. Ekstraktet e misrit, glicine, valine, proline, alanine etj., ndihmojnë në forcimin e rrënjës së flokut. Ndërsa kolagjeni, keratina, ekstraktet e fasuleve dhe ekstrakti baobab do t'ju dhurojnë hidratim dhe flokë super të butë ashtu si dhe vetë mëndafshi. I përshtatshëm për të gjitha tipologjitë e flokut, kryesisht për flokë të dëmtuar, të thatë dhe për eleminimin e majave dyshe.

Produkti është i testuar dermatologjisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët.

*480ml

Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokëve. Lëreni 5-10 minuta dhe shpëlajni me ujë të vakët.

Këshillë. Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë lëkurën e kokës dhe të dëmtojë flokun e dobët.

Përbërësit "magjik"

misër, glicine, valine, proline, alanine, kolagjen, keratinë

Lista e plotë e përbërësve

Water, Cetearyl Alcohol, Propylene Glycol, Dimethicone, Behentrimonium Chloride, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax, Sodium Benzoate, Caprylyl Glycol, Fragrance, Cetrimonium Chloride, Isopropyl Alcohol, Amodimethicone, Polyquaternium-67, Lactic Acid, Acacia Senegal Gum, Trideceth-3, Trideceth-15, Hydrolyzed Collagen, Adansonia Digitata Fruit Extract, Acacia Concinna Fruit Extract, Glycerin, Butylene Glycol, Hydroxypropyl Methylcellulose, Peat water, Citric Acid, Hydrolyzed Wheat Protein, Alcohol, 1,2-Hexanediol, Sodium PCA, Sodium Lactate, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Hydrolyzed Keratin, Hydrolyzed Silk, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Arginine, Aspartic Acid, PCA, Phenoxyethanol, Glycine, Alanine, Potassium Sorbate, Serine, Valine, Proline, Threonine, Isoleucine, Nardostachys Jatamansi Rhizome/Root Extract, Histidine, Phenylalanine, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Tropolone, Acetic Acid, Limonene, Hexyl Cinnamal, Linalool

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

NARD Repair Treatment

1,700 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI