Tani me një gamë të zgjeruar nuancash të përshtatshme për të gjitha nuancat e lëkurës, vijnë eskluzivisht në "KORAL SECRETS", buzëkuqët: MOONSHOT Performance Lip Blur Fixing Tint! Këto "lip tint" krijojnë një pamje që bie në sy, duke siguruar aplikim të përsosur! Pasi aplikohet mbi buzë, thahet butësisht, duke u ndjerë pa peshë në buzët tuaja. Tekstura kremoze përqafon buzët me ngjyrë intensive me një rrëshqitje të shumë të saktë. Formula e tyre është shumë unike, sepse i lë buzët të ndjehen më të plota dhe më të shëndetshme, e kjo falë përbërësit "magjik": të proteinës së avocados, i cili zbut dhe ushqen buzët pa u ndjerë të plasaritura.

*3.5gr

Aplikoni në buzë lehtësisht për një përfundim të lehtë. Për një tonalitet më të fortë, sugjerojmë ta aplikoni dy herë.

Përbërësi "magjik"

Proteinë avocado

Lista e plotë e përbërësve

Dimethicone, Isododecane, Silica, Dimethicone/Vinyldimethicone Crosspolymer, Tribehenin, Diisostearyl Malate, Isononyl Isononanoate, Titanium Dioxide (Ci 77891), Polyglyceryl-10 Tristearate, Bis-diglyceryl Polyacyladipate-2,Disteardimonium Hectorite, Phloxine B (CI 45410), Tartrazine (Ci 19140), Persea Gratissima (Avocado) Fruit Extract, Sorbitan Isostearate, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, Trisiloxane, Polyglyceryl-2 Diisostearate, Propylene Carbonate, Octyldodecanol, Polyhydroxystearic Acid, Ethylhexyl Palmitate, Isopropyl Myristate, Isostearic Acid, Lecithin, Polyglyceryl-10 Polyricinoleate, Maltodextrin, Pentaerythrityl Tetra Di T Butyl Hydroxyhydrocinnamate, Dehydroacetic Acid, Fragrance, Lithol Rubine BCA (Ci 15850), Lithol Rubine B (CI 15850)

Kultura koreane është bërë një fenomen që ka krijuar një impakt global të njohur me termin “Korean Wave”. Këtë ndikim e ka arritur me anë të K-pop (zhanri i muzikës Pop), K-dramas (kinematografia koreane) dhe së fundmi K-Beauty (Industria e Bukurisë Koreane). Këtë mision pati edhe kompania e menaxhimit “Korean Music Entertainment Company YG”, ku në Tetor 2014 krijoi markën e përkujdesjes ndaj lëkurës MOONSHOT. Vetë emri i saj, nënkupton “shooting a rocket to the moon”, që do të thotë “të dërgosh një raketë në hënë”. Me këtë slogan ata duan të shfaqin vizionin e kompanisë, për të arritur majën në Industrinë e Bukurisë.  Produktet e kësaj marke, përcjellin frymën unike dhe të pavarur të kompanisë YG Entertainment. Produktet e saj më të dashura janë krijuar mbi konceptin, se një produkt duhet të kryejë disa funksione njëherësh. Shembulli më i mirë është fondatina “bestseller”, Micro Settingfit Cushion, që përveçse është një bazë shumë e mirë makeup-i, ka edhe veti të shumta përkujdesjeje ndaj lëkurës.

MOONSHOT Lip Blur Fixing Tint

1,500 ALL 1,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI