Nëse barriera e lëkurës tuaj është e shëndetshme, si rrjedhojë edhe lëkura juaj është e shëndetshme! Serumi hidratues KLAIRS Rich Moist Soothing Serum, pjesë e linjës Rich Moist Soothing Line, nga marka KLAIRS, ushqen dhe hidraton lëkurën thellësisht, shumë thellësisht! I formuluar me një larmishmëri përbërësish organikë, si: selino, rrënjë të karrotës, dhe ekstrakt brokoli mundëson hidratimin në të gjithë shtresat e lëkurës, pa dëmtuar aspak barrierën mbrojtëse delikate të saj. Së fundmi, ky serum është përmirësuar nga vetë marka, duke e bërë konsistencën e tij më të lehtë, në mënyrë që të përthithet lehtësisht edhe nga lëkura me tendencë mbiprodhimi të yndyrës. Ka një aromë të butë dhe shumë freskuese agrumesh, dhe sigurisht me prejardhje natyrale. I përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurës, sidomos me tendencë akneike, kruarje, skuqjeje dhe shumë sensitive!

Formula e tij nuk përmban ngjyrues dhe fragrancë artificiale, dhe është vegane!

*80ml

Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt centella asiatica, ekstrakt nga rrënja licorice, ekstrakt nga grapefruit, vaj esencial nga lëkura e limonit, vaj esencial levando

Lista e plotë e përbërësve

Aqua(Water), Butylene Glycol, Betaine, DimethyI Sulfone, Propanediol, Disodium EDTA, Glycyrrhiza Glabra Root Extract, Centella Asiatica Extract, Arginine, Carbomer, 1,2-Hexanediol, Chlorphenesin, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Tocopheryl Acetate, Citrus Paradisi Fruit Extract, licium Verum Fruit Extract, Nelumbium Speciosum Flower Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Glycerin, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Luffa Cylindrica Fruit/Leaf/Stem Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Polyquaternium-51, Portulaca Oleracea Extract, Limonene, Citrus Limon Peel Oil, Apium Graveolens Extract, Brassica Oleracea Capitata Leaf Extract, Brassica Rapa Leaf Extract, Oryza Sativa Bran Extract, Brassica Oleracea Italica Extract, Daucus Carota Sativa Root Extract, Solanum Lycopersicum Fruit/Leaf/Sten Extract, Beta-Glucan, Acetyl Methionine, Lysine HCL, Proline, Sodium Ascorbyl Phosphate, Theanine, Lavandula Angustifolia Oil, Natto Gum, Citrus Aurantium Dulcis Peel Oil, Linalool, Canangadorata Flower Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Eucalyptus GIlobulus Leaf Oil

KLAIRS është një markë e cilësisë së lartë në botën e K-Beauty, pjesë e gjigandit të kozmetikës, Wishtrend. Që prej krijimit të saj në vitin 2010, ajo i ka qëndruar besnike filozofisë "Simple, but enough!" (E thjeshtë, por mjaftueshëm!). Kjo markë ka besimin se edhe produktet me formulime të thjeshta dhe pa përbërës të dëmshëm, sjellin rezultate të shkëlqyera për të gjithë tipet e lëkurës. Përbërja e tyre është hipoalergjike dhe të gjitha këto produkte janë të përshtatshme për lëkurën me sensitivitet të lartë. Ndër vite, KLAIRS ka fituar popullaritet të lartë falë fjalëve të mira të thëna nga konsumatorë që mbeten gjithmonë të kënaqur. Pa harruar këtu dhe një pikë tjetër të fortë, raportin e drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimeve të arsyeshme të produkteve të saj. Gjithashtu KLAIRS është një nga markat më miqësore me mjedisin dhe kafshët, sepse prodhon produkte vegane, të pa testuara në kafshë dhe e nënvizon gjithmonë faktin se ky koncept abuziv është i gabuar e duhet luftuar. Ka fituar 20 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Shembuj të këtij suksesi janë: toneri “Supple Preparation Facial Toner” dhe serumi me vitaminë C “Freshly Juiced Vitamin Drop”, që secili është shitur me mbi 1 milion herë. 

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

KLAIRS Rich Moist Soothing Serum

1,900 ALL 3,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI