Nëse jeni në kërkim të një pastruesi ujor shumë të butë, që paston plotësisht lëkurën, pa larguar sebumin dhe yndyrën natyrale të nevojshëm, atëherë me shumë bindje, i duhuri është: KLAIRS Rich Moist Foaming Cleanser! Larësi është pjesë e linjës Rich Moist Soothing nga marka KLAIRS. I formuluar me kombinim të aminoacidesh, frutave dhe ekstrakteve bimore, si: vaj ananasi dhe pemës së çajit, acid hialuronik, vaj ulliri, dhe përplot me keramide. Të gjithë së bashku punojnë për të larguar papastërtitë dhe sebumin e tepërt nga lëkura, por siç thamë jo atë të nevojshëm, për ta lënë atë të butë. Nëse keni lëkurë me tendencë akneike, vaji i gjetheve të pemës së çajit, do i luftojë shpërthimet e herë pas hershme, duke ju ndihmuar të keni një lëkurë të pastër dhe të shndërritshme. Larësi përshtatet me të gjithë tipet e lëkurës, kryesisht për atë të thatë dhe akneike.

Formula e tij nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: ngjyrues dhe fragrancë artificiale, alkool, paraben, është vegane dhe e patestuar në kafshë!

*100ml

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.

Përbërësit "magjik"

sodium hyaluronate, ekstrakt nga gjethja e aloes, vaj nga gjethja tea tree

Lista e plotë e përbërësve

Water, Sodium Lauroyl Sarcosinate, Glycerin, Propylen Glycol, Lauric Acid, Caprylic/Capric Triglyceride, Sodium, Hyaluronate, Dimethyl Sulfone, Potassium Hydroxide, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Betaine, Stearic Acid, Chamaecyparis Obtusa Water, Ananas Sativus(Pineapple) Fruit Extract, Chlorphenesin, Melaleuca, Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Illicium Verum (Anise) Fruit Extract, Citrus Paradisi (Grapefruit) Fruit Extract, Nelumbium Speciosum Flower Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Panthenol, Citric Acid, Pyridoxine, Linum Usitatissimum (Linseed) Seed Extract, Hibiscus Esculentus, Fruit Extract, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Arctium Lappa Root Extract, Hibiscus Mutabilis Flower Extract, Corchorus Olitorius Leaf Extract, Hydrolyzed Pea Protein, Lecithin, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Phytosterols, Squalane, Butyrospermum Parkii (Shea Butter), Ceramide 3, Propanediol, Apium Graveolens (Celery) Extract, Brassica Oleracea Capitata (Cabbage) Leaf Extract, Brassica Oleracea Italica (Broccoli) Extract, Brassica Rapa Turnip) Leaf Extract, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Oryza Sativa (Rice) Bran Extract, Solanum, Lycopersicum (Tomato) Fruit/Leaf/Stem Extract, Lysine HCl, Proline, Sodium Ascorbyl Phosphate, Acetyl Methionine, Theanine, Tocopheryl Acetate, Panax Ginseng Callus Culture Extract, Piper Methysticum Leaf/Root/Stem Extract, Centella Asiatica Extract, Portulaca Oleracea Extract, Beta-Glucan, Papain

KLAIRS është një markë e cilësisë së lartë në botën e K-Beauty, pjesë e gjigandit të kozmetikës, Wishtrend. Që prej krijimit të saj në vitin 2010, ajo i ka qëndruar besnike filozofisë "Simple, but enough!" (E thjeshtë, por mjaftueshëm!). Kjo markë ka besimin se edhe produktet me formulime të thjeshta dhe pa përbërës të dëmshëm, sjellin rezultate të shkëlqyera për të gjithë tipet e lëkurës. Përbërja e tyre është hipoalergjike dhe të gjitha këto produkte janë të përshtatshme për lëkurën me sensitivitet të lartë. Ndër vite, KLAIRS ka fituar popullaritet të lartë falë fjalëve të mira të thëna nga konsumatorë që mbeten gjithmonë të kënaqur. Pa harruar këtu dhe një pikë tjetër të fortë, raportin e drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimeve të arsyeshme të produkteve të saj. Gjithashtu KLAIRS është një nga markat më miqësore me mjedisin dhe kafshët, sepse prodhon produkte vegane, të pa testuara në kafshë dhe e nënvizon gjithmonë faktin se ky koncept abuziv është i gabuar e duhet luftuar. Ka fituar 20 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Shembuj të këtij suksesi janë: toneri “Supple Preparation Facial Toner” dhe serumi me vitaminë C “Freshly Juiced Vitamin Drop”, që secili është shitur me mbi 1 milion herë. 

KLAIRS Rich Moist Foaming Cleanser

1,500 ALL 2,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI