KLAIRS Fundamental Watery Oil Drop është një serum me bazë uji që hidraton lëkurën tuaj si një vaj fytyre, pa e yndyrosur aspak këtë të fundit. Falë përbërjes me çaj jeshil, keramide, peptide si dhe ekstrakte fermentimi, ky serum hidraton thellësisht lëkurën tuaj, parandalon humbjen e lagështisë, mbron lëkurën nga radikalet e lira, si dhe përmirëson rigjenerimin e lëkurës duke parandaluar shenjat e moshës. Përthithet lehtësisht nga lëkura. Rekomandohet për të gjithë personat që duan përfitimet e një produkti vajor, pa përfundim të yndyrshëm.

Formula është pa aroma dhe ngjyra artificiale, paraben, sulfate, produkte shtazore, vaj mineral, alkool, vajra thelbësorë dhe silikon.

*50ml

Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit magjik

Ujë nga gjethja e çajit jeshil, keramide, peptide, ekstrakte orizi, hialuronat natriumi.

Lista e plotë e përbërësve

Aqua(Water), Glycerin, Butylene Glycol, Camellia Sinensis Leaf Water, Bifida Ferment Extract, Oryza Sativa Extract, Betaine, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Sorbitol, Aspergillus/Rice Ferment Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Sorbitan Sesquioleate, Ethylhexylglycerin, Acrylamide/Sodium Acryloyldimethyltaurate Copolymer, Sodium Hyaluronate, Arginine, Hydroxyethylcellulose, Xanthan Gum, Isohexadecane, Carbomer, Dipotassium Glycyrrhizate, Polysorbate 80, Acrylates/C10 30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tocopheryl Acetate, Laminaria Japonica Extract, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8

KLAIRS është një markë e cilësisë së lartë në botën e K-Beauty, pjesë e gjigandit të kozmetikës, Wishtrend. Që prej krijimit të saj në vitin 2010, ajo i ka qëndruar besnike filozofisë "Simple, but enough!" (E thjeshtë, por mjaftueshëm!). Kjo markë ka besimin se edhe produktet me formulime të thjeshta dhe pa përbërës të dëmshëm, sjellin rezultate të shkëlqyera për të gjithë tipet e lëkurës. Përbërja e tyre është hipoalergjike dhe të gjitha këto produkte janë të përshtatshme për lëkurën me sensitivitet të lartë. Ndër vite, KLAIRS ka fituar popullaritet të lartë falë fjalëve të mira të thëna nga konsumatorë që mbeten gjithmonë të kënaqur. Pa harruar këtu dhe një pikë tjetër të fortë, raportin e drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimeve të arsyeshme të produkteve të saj. Gjithashtu KLAIRS është një nga markat më miqësore me mjedisin dhe kafshët, sepse prodhon produkte vegane, të pa testuara në kafshë dhe e nënvizon gjithmonë faktin se ky koncept abuziv është i gabuar e duhet luftuar. Ka fituar 20 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Shembuj të këtij suksesi janë: toneri “Supple Preparation Facial Toner” dhe serumi me vitaminë C “Freshly Juiced Vitamin Drop”, që secili është shitur me mbi 1 milion herë. 

KLAIRS Fundamental Watery Oil Drop

3,600 ALL 4,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI