Marka shumë e dashur për të gjithë, KLAIRS, së fundmi ka krijuar linjën “Fundamental” dhe pas suksesit të dyshes së kremrave për zonën delikate rreth syve, ajo prodhoi kremin KLAIRS Fundamental Water Gel Cream, në formë xheli për ta plotësuar këte linjë, që u bë e preferuara në koleksionin e saj. Efektet e këtij kremi thjesht do t’ju mrekullojnë! Formulimi i tij me ujë nga bima e çajit jeshil me prejardhje nga ishulli Jeju dhe panthenol, do ta furnizojnë lëkurën me lagështi dhe hidratim të thellë! Për t’u cilësuar është edhe zbehja e njollave që arrihet nëpërmjet një përdorimi të vazhdueshëm dhe qetësimi që i jep lëkurës. Rekomandohet për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për atë të yndyrshme, mikse dhe sensitive!
Formula e tij është hipoalergjike, vegane dhe e pa testuar në kafshë.

*70ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt nga bima e çajit jeshil, panthenol

Lista e plotë e përbërësve

Camellia Sinensis Leaf Water, Butylene Glycol, Glycerin, Aqua (Water), Ethylhexyl Palmitate, Cetyl Ethylhexanoate, 1,2-Hexanediol, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Panthenol, Oryza Sativa (Rice) Extract, HibiscusEsculentus Fruit Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Laminaria Japonica Extract, Artemisia Vulgaris Extract, Centella Asiatica Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Phytosphingosine, Caproyl Sphingosine, Tocopherol, Glyceryl glucoside, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Trehalose, Jojoba Esters, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Hydrolyzed Jojoba Esters, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Cetyl Alcohol, Hydrogenated Lecithin, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Hydrogenated Polydecene, Ethylhexylglycerin, Cyclohexasiloxane

Klairs është një markë e cilësisë së lartë në botën e K-beauty, pjesë e gjigandit të kozmetikës, Wishtrend. Që prej krijimit të saj në vitin 2010, ajo i ka qëndruar besnike filozofisë "Simple, but enough!" (E thjeshtë, por mjaftueshëm!). Kjo markë ka besimin se edhe produktet me formulime të thjeshta dhe pa përbërës të dëmshëm, sjellin rezultate të shkëlqyera për të gjitha tipet e lëkurës. Përbërja e tyre është hipoalergjike dhe të gjitha këto produkte janë të përshtatshme për lëkurën me sensitivitet të lartë. Ndër vite, Klairs ka fituar popullaritet të lartë falë fjalëve të mira të thëna nga konsumatorë që mbeten gjithmonë të kënaqur. Pa harruar këtu dhe një pikë tjetër të fortë, raportin e drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimeve të arsyeshme të produkteve të saj. Gjithashtu Klairs është një nga markat më miqësore me mjedisin dhe kafshët, sepse prodhon produkte vegane, të pa testuara në kafshë dhe e nënvizon gjithmonë faktin se ky koncept abuziv është i gabuar e duhet luftuar. Ka fituar 20 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Shembuj të këtij suksesi janë: toneri “Supple Preparation Facial Toner” dhe serumi me vitaminë C “Freshly Juiced Vitamin Drop”, ku secili prej tyre është shitur me mbi 1 milion herë. 

KLAIRS Fundamental Water Gel Cream

3,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI