Nëse po kërkoni të balanconi yndyrën dhe njëkohësisht t'i ofroni lëkurës qetësim I DEW CARE Yoga Kitten Balancing Heartleaf Clay Mask është zgjidhja e duhur! Kjo maskë është në trajtë argjile e miksuar në mënyrë perfekte me copëza gjethesh të vërteta të bimës Heartleaf. Kjo maskë arrin të mbajë në kontroll sebumin e tepërt, të ofrojë qetësim dhe detoksifikim të lëkurës. Ekstrakti i gjetheve të bimës Heartleaf ndihmon në minimizimin e skuqjes dhe çdo lloj irritimi të ndryshëm. Kjo maskë gjithashtu është e formuluar me eukalipt, i cili trajton njollat në lëkurë falë vetive të fuqishme balancuese që ka, dhe gjithashtu arrin të pastrojë në thellësi qelizat e vdekura dhe papastërtitë e grumbulluara në shtresat e lëkurës. Nga ana tjetër formulimi i maskës me kaolinë arrin të përthithë në mënyrë të menjëhershme sebumin e tepërt. Kjo maskë gjithashtu ndihmon në trajtimin e akneve dhe minimizimin e inflamacionit. E përshtatshme për lëkurën e yndryshme, sensitive dhe me tendencë akneike.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.

*75ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të thatë, sidomos në zonat me pore më të zmadhuara. Mbajeni maskën për 10 min. Më pas, masazhoni lehtësisht lëkurën me lëvizje rrethore me ujë të vakët dhe të bollshëm duke hequr çdo mbetje të saj. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj. 

*Sugjerohet të përdoret 2-3 herë në javë për lëkurat e yndyrshme dhe 1-2 herë në javë për lëkurat sensitive.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i gjethes së bimës Heartleaf, kaolin, ekstrakt i bimës centella asiatica, panthenol, ekstrakt nga bima Willow Bark, tocopherol, keramide, ekstrakt i pemës së çajit.

Lista e plotë e përbërësve

WaterKaolinGlycerinBentoniteDipropylene GlycolTitanium DioxidePanthenol1,2-HexanediolPalmitic AcidStearic AcidHouttuynia Cordata ExtractMelaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf ExtractEucalyptus Globulus (Tasmanian Blue Gum) Leaf ExtractMagnesium Aluminum SilicateHouttuynia Cordata PowderCetyl AlcoholXanthan GumTromethamineButylene GlycolAlginEthylhexylglycerinEclipta Prostrata Leaf ExtractLaminaria Japonica ExtractRosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf OilHydrogenated LecithinMyristic AcidFructooligosaccharidesAloe Barbadensis (Aloe Vera) Leaf ExtractCentella Asiatica (Gotu Kola) ExtractFicus Carica (Fig) Fruit ExtractBeta-GlucanSalix Alba (Willow) Bark ExtractHydrolyzed Hyaluronic AcidEthyl HexanediolCeramide 3TocopherolChromium Oxide Greens,

Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.

I DEW CARE Yoga Kitten Balancing Heartleaf Clay Mask

2,500 ALL 3,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI