ETUDE HOUSE Soon Jung Panthensoside Sheet Mask është maskë prej pëlhure e njomur në esencë. Ajo është një “ndihmë e shpejtë” dhe efektive për lëkurën sensitive, atë të dëmtuar dhe të irrituar, duke mbajtur pH në nivelin e saj të ulët optimal. Përbërja e patentuar nga ETUDE HOUSE, PanthensosideTM , është kombinimi i dy përbërësve magjik si: panthenoli, një formë e vitaminës B5, i cili mbron dhe forcon barrierën e lëkurës; madecassoside, derivat nga ekstrakti i bimës Centella Asiatica, që ka efekt qetësues për lëkurën e irrituar. Këtij formulimi i bashkohen allantoin dhe trehalose si edhe agjentë të tjerë hidratues për të rritur hidratimin dhe elasticitetin e saj. Pëlhura e kësaj maske është 100% e përbërë prej drurit të Bamboo-s, për të ndihmuar përthithjen e esencës nga lëkura.
Formula e saj është hipoalergjike,100% vegane dhe e pa testuar në kafshë. Nuk përmban: paraben, aromë artificiale, ngjyrues artificial, vaj mineral, produkte me origjinë shtazore.
*25ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
panthenol, madecassoside (derivat nga estrakti i bimës Centella Asiatica)
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, 12-Hexanediol, Panthenol, Mádečašsoside,Centella Asiatica Leaf Extract, Carbomer, Polyglyceryl-10 Laurate, Glycerin, Poly-Glyceryl-10 Myristate, Allantoin, Arginine, Trehalose, Ethylhexylglycerin, Disodium Edta
ETUDE HOUSE është themeluar në vitin 1988 në Korenë e Jugut. Emri i saj është i veçantë sepse është frymëzuar nga kompozimet instrumentale “étude” të muzikës klasike dhe nga vetë fjala që në frengjisht do të thotë studim. Kjo “shtëpi studimi” e përkujdesjes së lëkurës dhe makeup-it, synon të frymëzojë të gjithë femrat në botë që këtë kujdes ndaj lëkurës dhe pamjes, të mos e shohin si një rutinë të mërzitshme, por si një moment relaksues dhe argëtues për veten. Po aq argëtuese janë edhe paketimet e tij, gjithmonë lozonjare, shumëngjyrëshe dhe plot figura. Çfarë e bën këtë markë kaq të dashur është fakti se ofon produkte me cilësi të lartë me çmim të arsyeshëm.