Nëse dëshironi t'i dhuroni lëkurës tuaj hidratim të fuqishëm, me përbërës të cilët e ofrojnë më së miri këtë gjë, ju sugjerojmë pa hezitim maskën sheet mask: COSRX Hydrium Triple Hyaluronic Water Wave Sheet Mask! Kjo maskë është e formuluar me hialuronat natriumi, acid hialuronik, acid hialuronik të hidrolizuar dhe panthenol (vitaminë B4), pra një depozitë e tërë hidratimi! Të gjithë këta përbërës depërtojnë thellësisht në çdo shtresë të lëkurës falë pëlhurës, duke mos e ndierë më lëkurën të thatë apo të dehidratuar dhe pas aplikimit do të ndjeheni sikur sa keni përfunduar trajtim profesional estetik, por në komoditetin e divanit të shtëpisë suaj! Nga ana tjetër, përmbajtja me ekstrakt centella asiatica, së bashku me aminoacide, beta karoten, dhe acide yndyrore do t'ju sigurojnë trajtim të akneve, dhe atyre të shenjave të moshës. Ndërsa ekstrakti nga lulja e kamomilit, me veti antioksiduese mbron lëkurën nga radikalet e lira, dhe posedon veti qetësuese për këtë të fundit! Kjo maskë është thesar në rutinën e pëkujdesjes së lëkurës!

Formula e saj nuk përmban përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: paraben, alkool, sulfate, vajra minerale dhe fragrancë artificiale.

*21ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

acid hialuronik, panthenol, ekstrakt nga bima centella asiatica, ekstrakt nga lulja e kamomilit, beta karoten, aminoacide.

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Alcohol, Panthenol, Betaine, 1,2-Hexanediol, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Centella, Asiatica Extract, Polyglyceryl-10 Laurate, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Glyceryl Caprylate, Arginine, Xanthan Gum, Carbomer, Sodium Hyaluronate, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Pantolactone, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Diethylhexyl Sodium Sulfosuccinate, Dipropylene Glycol, Sodium Acetylated Hyaluronate

COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

COSRX Hydrium Triple Hyaluronic Water Wave Sheet Mask (1pc.)

600 ALL 700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI