Maska pëlhure janë një mënyrë e lehtë dhe efektive për t'i dhënë lëkurës tuaj një nxitje të menjëhershme dhe të madhe të vitaminave dhe lagështisë. Ato janë gjithashtu një mënyrë argëtuese për t'u çlodhur dhe përkëdhelur veten në shtëpi! MIZON Joyful Time Mask Jeju, janë të zhytura dhe njomura në sasi të bollshme esence duke adresuar çdo problematikë të lëkurës tuaj. Vijnë në disa variante të ndryshme për të adresuar: dehidratimin, hiperpigmentim,aknet, poret, sensitivitetin etj. 

Formulimi me Camellia, ndihmon në qetësimin e irritimeve si edhe në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës e cila krijon më shumë rezistencë ndaj agjentëve të jashtëm mjedisorë.

Formulimi me Fig, nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës si edhe për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e vijave të imëta duke i dhënë një shkëlqim të shëndetshëm lëkurës suaj. 

 

Formulimi me Hyaluronic Acid, mundëson hidratim në mënyrë tepër efektive në të gjitha shtresat e lëkurës.

Formulimi me Heartleaf, dhuron qetësim të lëkurës, duke trajtuar çdo irritim ose skuqje në të. Përbërësi kryesor është ekstrakti Heartleaf (Houttuynia Cordata), që njihet për vetitë e tij anti-inflamatore dhe antibakteriale, duke shëruar edhe lëkurën më sensitive! 

Formulimi me Lotus, ndihmon në lëmimin e shenjave të moshës dhe forcon barrierën natyrale të lëkurës. 

Formulimi i tyre është hipoalergjik, jokomedogjenik, i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon dhe vajra esencial.

*23g

MIZON Joyful Time Mask Jeju

300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI