Ktheni kohën pas me një nga serumet më të fuqishme: Ampulën e Riparimit të Natës Time Revolution 5x! Ky serum pjesë e linjës Time Revolution Line është rikthyer me një formulim të ri përqendrim akoma më të lartë prej 77.2% Bifida Ferment Lysate. Një maja e fermentuar në 3 hapa, që redukton dukshëm shenjat e plakjes dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës. Formuluar gjithashtu me 10 probiotikë të ndryshëm për të forcuar barrierën e lëkurës dhe një përzierje ekskluzive "5 energji vjollce" e superfrutave si: boronicë, kumbullë, karrotë, lakër e kuqe, patëllxhanë dhe panxharë për të ushqyer dhe qetësuar lëkurën. Për të përfituar efektet maksimale, këshillohet të përdoret bashkë me esencën e linjës: MISSHA Time Revolution The First Essence 5X

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht  dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

*50ml/10ml

Në rutinën tuaj të mbrëmjes, pasi të keni pastruar lëkurën dhe aplikuar tonerin dhe esencën, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Biome dhe përzierje ekskluzive e komponentëve të energjisë së purpurt (boronicë, kumbullë, karrotë, lakra e kuqe, patëllxhanë dhe panxharë)

Lista e plotë e përbërësve

Bifida Ferment Lysate, Butylene Glycol, Glycerin, Propanediol, Betaine, Water, Niacinamide, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Diethoxyethyl Succinate, Chondrus Crispus Extract, Squalane, Panthenol, Polyglyceryl-10 Laurate, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Hydrogenated Lecithin, Carbomer, Tromethamine, Xanthan Gum, Polyquaternium-51, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Disodium EDTA, Sodium Hyaluronate, Lactobacillus Ferment, Lactobacillus Ferment Lysate, Bifida Ferment Filtrate, Lactobacillus/Acerola Cherry Ferment, Lactobacillus/Punica Granatum Fruit Ferment Extract, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Lactococcus Ferment, Lactococcus Ferment Lysate, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Beta Vulgaris (Beet) Root Extract, Brassica Oleracea Capitata (Cabbage) Leaf Extract, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Lupinus Albus Seed Extract, Aspergillus Ferment, Swiftlet Nest Extract, Anthemis Nobilis Flower Oil, Santalum Album (Sandalwood) Oil, Tocopherol, Ceramide NP, Cholesterol

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

MISSHA Time Revolution Night Repair Ampoule 5X

5,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI