CENTELLIAN24+ Madeca Derma Mask III Intensive Formula është një sheet mask (maskë prej pëlhure) me 100% pambuk, e njomur në esencë, që i përgjigjet të gjitha problematikave të lëkurës. Kjo maskë ka në formulim vaj tartufi të bardhë, i cili njihet për efektet e tij fantastike në hidratimin e thellë të lëkurës. Por kombinimi i tij së bashku me ekstraktin e propolisit mundëson rigjenerim dhe forcon barrierën mbrojtëse, e cila dëmtohet nga radikalet e lira dhe agjentët e jashtëm. Ashtu si të gjithë produktet e markës CENTELLIAN24+, edhe kjo maskë përmban kompleksin TECA™️, i cili siguron qetësim për lëkurën e irrituar dhe ndihmon në zvogëlimin e skuqjes. Rekomandohet të përdoret nga persona që dëshirojnë të parandalojnë plakjen e lëkurës, hiperpigmentimin dhe njollat kafe, si edhe shenjat post-akne.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale & natyrale.

*23ml
*1copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni me kujdes maskën dhe pasi të largoni filmin ( shtresën sipërfaqësore ) nga maska, vendoseni me kujdes në fytyrë.  Mbajeni të vendosur 10-20 minuta.

Lista e plotë e përbërësve

Vaji i tartufit të bardhë, propolis, TECA™️

Lista e plotë e përbërësve

 Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Agave Ameri cana Stem Extract, Caprylic/Capric Triglyceride, Niacinamide, Heli anthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Olea Europea (Olive) Fruit Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Plukenetia Volubilis Seed Oil, Tuber Aestivum Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Oil, Cananga Odorata Fl ower Oil, Citrus Grandis (Grapefruit) Peel Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Althaea Rosea Flower Extract, Cedrus Atlantica Bark Oil, Rosa Damascena Flower Oil, Copaifera Officinalis (Balsam Copa iba) Resin, Jasminum Officinale (Jasmine) Oil, Artemisia Absinthium Extract, Rose Flower Oil, Ferula Galbaniflua (Galbanum) Resin Oil, Thuja Occidentalis Leaf Oil, Honey Extract, Propolis Extract, Glyceryl Stearate, Cyclopentasiloxane, Hydroxyacetophenone, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Cyclohexasiloxane, Allantoin, Trome thamine, Dimethiconol, Caprylyl Glycol, Ethylhexy/glycerin, Adenosine, Asiaticoside, Madecassic Acid, Butylene Glycol, Asiatic Acid, 1,2-Hex anediol, rh-Oligopeptide-1, Alcohol Denat., Cetearyl Alcohol, Caffeine, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Phenoxyethanol, Limonene, Linalool

Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.

CENTELLIAN24+ Madeca Derma Mask III Intensive Formula

150 ALL 300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI