MEDIHEAL Labocare Pantenolips Healssence është një balm buzësh që kombinon në mënyrë të përsosur kujdesin dhe ngjyrën për buzë të hidratuara dhe të mbrojtura. Ky produkt të gjitha-në-një ofron një nuancë rozë të lehtë me shkëlqim natyral, duke i dhënë buzëve një pamje të freskët dhe të shëndetshme. Formula e tij është e pasur me Panthenol (Vitaminë B5), i cili ndihmon në hidratimin e thellë të buzëve të thata dhe të plasaritura, duke i rigjeneruar dhe qetësuar ato. Gjithashtu, përbërës të fuqishëm si gjalpi Shea, vajrat e arrës së makadamias, arganit, ullirit dhe lulediellit, bashkëpunojnë për të ushqyer dhe zbutur buzët, duke i bërë ato më të buta dhe të mbrojtura nga tharja. Rezultati është një përkujdesje e plotë që ushqen buzët ndërsa ofron një prekje të shkëlqimit dhe ngjyrës.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: nafta, PEG, vaj mineral, ngjyrues artificial dhe fragrancë artificiale.

*10ml

Aplikoni mbi buzë një sasi të moderuar sa herë që i ndjeni të thata.

Përbërësit “magjik”

Panthenol, gjalpë Shea, vajrat e arrës së makadamias, arganit, ullirit dhe lulediellit,

Lista e plotë e përbërësve

Polybutene, Mineral Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, Ethylene/Propylene/Styrene Copolymer, Butylene/ Ethylene/Styrene Copolymer, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Argania Spinosa Kernel Oil, Alcohol, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Tocopheryl Acetate, Fragrance, BHT, Panthenol, CI 45410

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL Labocare Pantenolips Healssence

350 ALL 500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI