SUR.MEDIC™ Perfection 100™ 24K Gold Eye Patch, janë maska njëpërdorimshe luksoze për zonën delikate rreth syve, të formuluara me 0,914ppm ekstrakt prej ari 24K. Ari vepron si një mbrojtës i lëkurës, duke ndihmuar në reduktimin e inflamacionit dhe duke ofruar përfitime antibakteriale dhe antioksiduese. Gjithashtu, nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e vijave të imëta. Nga ana tjetër formulimi me niacinamide do të zbehë rrathët e zinj rreth syve, si dhe do t'ju ofrojë butësi që me aplikimin e parë. Për një efekt maksimal e sugjerojmë përdorimin e tij të shoqëruar me kremin e linjës për përkujdesjen e zonës rreth syve:SUR.MEDIC™ Perfection 100™ All In One Facial Eyecream.
Formula e tyre është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencialë.
*60 maska njëpërdorimshe
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 20-30 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.
Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim, zbehje të njollave apo kujdes të shtuar ndaj rrudhave.
Përbërësit "magjik"
0,914ppm ekstrakt prej ari 24K, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Chondrus Crispus Powder, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum , Butylene Glycol, Phenoxyethanol, Xanthan Gum, Allantoin, Chlorphenesin, Niacinamide, Collagen Water, Synthetic Fluorphlogopite, Dipotassium Glycyrrhizate, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Adenosine, Titanium Dioxide, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Tocopheryl Acetate, Iron Oxide Red, Fragrance|Perfume|Parfum, Tin Oxide, Gold(0.914ppm), Polyglyceryl-10 Laurate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Hexapeptide-9, Acetyl Hexapeptide-8, Tripeptide-1, Copper Tripeptide-1
Zhvilluar nga Neogenlab, SUR.MEDIC™ është kujdestari personal i lëkurës suaj që siguron që çdo problematikë e lëkurës tuaj të jetë nën kontroll 24/7. Kjo markë ofron një zgjidhje të përditshme për lëkurën me konceptin e parë-ndihmës, e efektshme, e lehtë, e qasshme kudo, por mjaft fleksibile për tu përshtatur me gjendjen e përditshme të lëkurës suaj. Për çdo shqetësim të lëkurës, "Koral Secrets" ofron markën më të re të koleksionit SUR.MEDIC™.