KLAIRS Midnight Blue Calming Sheet Mask është maskë pëlhure e njomur në esencë, që do të jetë një shpëtim për lëkurën “e përcëlluar” nga rrezet e diellit! Kjo maskë, jo vetëm do ta qetësojë lëkurën falë ekstraktit të bimës Centella Asiatica dhe ekstraktit të Willow Bark (lëvorja e pemës së shelgut), por gjithashtu do t’ia ulë temperaturën me ndihmën e erythritol-it. Veçantia tjetër e kësaj maske është se pëlhura e saj është e përbërë nga karbon bamboo-je, për të hequr çdo papastërti nga poret e lëkurës dhe duke ndihmuar në mosshfaqjen e pikave të zeza. Falë gjithë këtyre vetive, kjo maskë i përshtatet shumë lëkurës sensitive, të yndyrshme, si dhe asaj me pore të zmadhuara.

*25ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

erythritol, ekstrakt nga Willow bark (lëvorja e pemës së shelgut), ekstrakt nga bima Centella Asiatica

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Methylpropanediol, Glycereth-26, 1,2 Hexanediol, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Glycerin, Erythritol, Arginine, Carbomer, Carrageenan, Betaine, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Propanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, PVM/MA Copolymer, Disodium EDTA, Dipotassium Glycyrrhizate, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Centella Asiatica Extract

KLAIRS është një markë e cilësisë së lartë në botën e K-Beauty, pjesë e gjigandit të kozmetikës, Wishtrend. Që prej krijimit të saj në vitin 2010, ajo i ka qëndruar besnike filozofisë "Simple, but enough!" (E thjeshtë, por mjaftueshëm!). Kjo markë ka besimin se edhe produktet me formulime të thjeshta dhe pa përbërës të dëmshëm, sjellin rezultate të shkëlqyera për të gjithë tipet e lëkurës. Përbërja e tyre është hipoalergjike dhe të gjitha këto produkte janë të përshtatshme për lëkurën me sensitivitet të lartë. Ndër vite, KLAIRS ka fituar popullaritet të lartë falë fjalëve të mira të thëna nga konsumatorë që mbeten gjithmonë të kënaqur. Pa harruar këtu dhe një pikë tjetër të fortë, raportin e drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimeve të arsyeshme të produkteve të saj. Gjithashtu KLAIRS është një nga markat më miqësore me mjedisin dhe kafshët, sepse prodhon produkte vegane, të pa testuara në kafshë dhe e nënvizon gjithmonë faktin se ky koncept abuziv është i gabuar e duhet luftuar. Ka fituar 20 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Shembuj të këtij suksesi janë: toneri “Supple Preparation Facial Toner” dhe serumi me vitaminë C “Freshly Juiced Vitamin Drop”, që secili është shitur me mbi 1 milion herë. 

KLAIRS Midnight Blue Calming Sheet Mask

300 ALL 600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI