Jo vetëm të këndshme për t'i vendosur dhe për të postuar një selfie, por këto maska janë speciale për buzët tuaja! TONYMOLY Kiss Kiss Lovely Lip Patch do t'ju ofrojnë hidratim të thellë, duke i ushqyer ato me një shumëllojshmëri përbërësish, si: vitamina C, ekstrakt i luleshtrydhes, boronicës dhe manaferrës. Këto maska janë të mbushura me serum, i cili do të furnizojë buzët tuaja me lagështi duke i lënë ato të lëmuara. Formulimi me kolagjen bën të mundur rritjen e elasticitetit ndërsa ekstrakti Witch Hazel forcon barrierën mbrojtëse të tyre duke parandaluar avullimin e ujit, për të siguruar një përfundim tepër hidratues!
*10gr
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës tuaj, dhe të keni aplikuar tonerin, vendosni maskën mbi buzë dhe mbajeni për 20 minuta. Pasi t’a keni hequr masazhojini buzët me esencën e mbetur, derisa të përthithet plotësisht.
Përbërësit "magjik"
kolagjen, ekstrakt Witch Hazel, ekstrakt i luleshtrydhes, boronicës dhe manaferrës
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Chondrus Crispsus (carrageenan), Butylene Glycol, Hamamelis Virginiana (witch Hazel) Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Ceratonia Siliqua Gum, Agar, Methylparaben, Fragaria Chiloensis (strawberry) Fruit Extract, Vaccinium Angustifolium (blueberry) Fruit Extract, Rubus Fruticosus (blackberry) Fruit Extract, Arclostaphylos Uv A Ursi Leaf Extract, Ci 16185, Sodium Citrate, Dipotassium Glycyrrhizate, Benzophenone-4, Hydrolyzed Collagen, Flavor
Marka TONYMOLY është krijuar në Nëntor të vitit 2006 falë mbështetjes së Tae Sung Industry, me bazë në Kore të Jugut. Emri i saj do të thotë "të vendosësh stil në paketim". Kjo markë ofron produkte të shumëllojshme për kujdesin e lëkurës, me një fokus miqësor ndaj mjedisit, si edhe me përbërës natyral dhe organik, të patestuara në kafshë. Çdo produkt i blerë nga marka TONYMOLY do t'ju vijë në një paketim tepër argëtues. Të gjithë e duan rininë në çdo moshë, ndaj dhe TONYMOLY është e përkushtuar për të ofruar lëkurë rinore te klientët e saj duke i ofruar shkëlqim dhe rigjallërim. Edhe muzikantët nga grupet e njohura koreane si Jaxsen dhe Sanche të GOT7 preferojnë produktet e Tony Moly.