Pastrues fytyre ujor.

Ky larës në formë shkume ofron një pastrim të thellë të papastërtive dhe makeup-it, pa e tharë aspak lëkurën. Dhe kjo falë formulës së tij të pasur me ekstrakte të mjedrës, kokosit dhe livandos. Përveç kësaj, larësi përmban gjithashtu ekstrakt të Marrubium Vulgare, një përbërës  që mbron lëkurën nga agresorët mjedisorë, si ndotja. Ndërsa vaji nga gjethet e rozmarinës qetëson dhe freskon lëkurën. I përshtatshëm për të gjithë tipologjitë e lëkurës, sidomos për atë të dehdratuar dhe sensitive.Me një pH të butë dhe jo irritues, ky larës është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë ato me ndjeshmëri. Gjithashtu, është ideal për lëkurën me tendencë akneike, pasi nuk bllokon poret.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*100ml/150ml

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. 

Përbërësit "magjik"

ekstrakt mjedre, kokosi, livando, glicerinë, ekstrakt Marrubium Vulgare, ekstrakt i frutit Adansonia Digitata, vaj nga gjethet e rozmarinës

Lista e plotë e përbërësve

Water, Sodium Cocoyl Isethionate, Glycerin, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Coco-Betaine, Potassium Cocoyl Glycinate, Potassium Benzoate, Sodium Chloride, Polyquaternium-67, Potassium Cocoate, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Citric Acid, Disodium EDTA, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Sodium Acetate, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Ethylhexylglycerin

Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.

MAKEP:REM Safe Me. Relief Moisture Cleansing Foam

950 ALL 1,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI