Nëse vitamina C është përbërësi i preferuar në rutinën tuaj, padiskutim që seti I DEW CARE Vitamin To-Glow Trio nuk duhet të mungojë kurrë në udhëtimet tuaja. Nga vetë emërtimi do ta kuptoni që produktet e këtij seti ofrojnë të gjitha shkëlqim dhe ushqim plot me vitamina. Ky set pëmban 3 produkte shumë esenciale, si: serum, maskë dhe balm për buzët, si dhe krem hidratues për fytyrën!
Serum: I DEW CARE Bright Side Up Brightening Vitamin C Serum
Ky serum falë konsistencës së tij të lehtë, arrin të përthithet menjëherë nga lëkura, duke i ofruar kësaj të fundit një pamje plot shëndet dhe ushqim të thellë. Por çfarë ka të veçantë përbërja e këtij serumi? Ky serum është i formuluar me 7% derivat të vitaminës C (Ethyl Ascorbyl Ether), e cila njihet si forma më e stabilizuar e vitaminës C dhe ndihmon në përmirësimin e teksturës së lëkurës, rrit shkëlqimin dhe njëtrajtëson menjëher tonin. Nga ana tjetër formulimi i këtij serumi me vitaminë E dhe 2% vitaminë B5 mundëson hidratim të thellë në të gjitha shtresat e lëkurës duke forcuar në këtë mënyrë edhe barrierën mbrojtëse. Ky serum gjithashtu përmban 2% vitaminë B3 (niacinamide), të cilat e dyfishojnë efektin ndriçues në lëkurë duke e ushqyer këtë të fundit plot me vitamina. Dhe nëse dëshironi të adresoni shenjat e moshës ky serum është i duhuri! Fomula e tij e pasur arrin të depërtojë në të gjitha vijat e holla dhe rrudhat. Ky serum përmban ekstrakt të frutit Grapefruit, i cili njihet për vetitë e tij të fuqishme antioksiduese dhe rritjen e elasticitetit të lëkurës. Sipas një studimi të kryer te 22 femra të moshës 20-39 vjeç ky serum arrin që me aplikimin e parë të ofrojë shkëlqim të menjëhershëm dhe njëtrajtësim të tonit.
*15ml
Maskë për buzët: I DEW CARE Plush Party Buttery Vitamin C Lip Mask
Kjo maskë për buzët aplikohet kurdoherë e ndjeni të nevojshme. Ka një konsistencë të butë, përthithet shumë shpejt dhe qëndron shumë mirë mbi buzë. Është e formuluar me gjalpë shea, për të rritur nivelin e hidratimit. Nga ana tjetër formulimi i tij me gjalpë kakao, ekstrakt të ndryshme lulesh dhe vitaminë C kujdesen të formojnë një shtresë mbrojtëse mbi buzë për t’i ofruar atyre hidratim të thellë dhe butësi kurdoherë që e aplikoni.
*12gr
Krem hidratues: I DEW CARE Say You Dew Moisturizing Vitamin C Cream
Ky krem falë formulimit të tij me vitaminë C dhe niacinamide, përveçse ofron hidratim të thellë në lëkurë, ndihmon edhe në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe rikthimin e lagështisë në të. Vitamina C njihet për efektet e saj të fuqishme antioksiduese dhe të gjitha këto efekte i pasqyron në mënyrë shumë efikase edhe ky krem hidratues. Ky krem targeton edhe shenjat e moshës duke ofruar lëmim të tyre dhe parandalim të formimit të rrudhave të reja.
*30ml
*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës I DEW CARE, ka cerifikatë VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE.
I DEW CARE Bright Side Up Brightening Vitamin C Serum
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
I DEW CARE Plush Party Buttery Vitamin C Lip Mask
Aplikojeni në mbrëmje para se të flini gjumë ose kur e ndjeni ju të nevojshme. Merrni një sasi të konsiderueshme me aplikuesin e tij dhe përhapeni butësisht mbi buzët tuaja.
I DEW CARE Say You Dew Moisturizing Vitamin C Cream
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
I DEW CARE Bright Side Up Brightening Vitamin C Serum: 7% derivat të vitaminës C (Ethyl Ascorbyl Ether), vitaminë E, vitaminë B5, niacinamide, ekstrakt Grapefruit
I DEW CARE Plush Party Buttery Vitamin C Lip Mask: gjalpë shea, gjalpë kakao, ekstrakt lulesh të ndryshme, vitaminë C.
I DEW CARE Say You Dew Moisturizing Vitamin C Cream: vitaminë C, niacinamide, adenosine.
Lista e plotë e përbërësve
Plush Party: Polyglyceryl-2 Triisostearate, Hydrogenated Polyisobutene, Diisostearyl Malate, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Phytosteryl/Isostearyl/Cetyl/Stearyl/Behenyl Dimer Dilinoleate, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Cera, Tocopheryl Acetate, Polyethylene, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Silica Dimethyl Silylate, Ozokerite, Copernicia Cerifera (Carnauba) Wax, Microcrystalline Wax, Ethylene/Propylene/Styrene Copolymer, Ascorbyl Glucoside, Hibiscus Sabdariffa Flower Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Butter, Sorbitan Sesquioleate, Titanium Dioxide (Ci 77891), Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Camellia Sinensis Seed Oil, Camellia Japonica Seed Oil, Argania Spinosa Kernel Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Macadamia Integrifolia (Bushnut) Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Orbignya Oleifera Seed Oil, Benzotriazolyl Dodecyl P-Cresol, Caprylic/Capric Triglyceride, Ethylhexyl Palmitate, Butylene/Ethylene/Styrene Copolymer, Pentaerythrityl Tetra-Di-T-Butylhydroxyhydrocinnamate, Dehydroacetic Acid, Dimethicone, Monascus Extract, Tribehenin, Lactic Acid, Citric Acid, Pyrus Malus (Apple) Seed Oil, Sorbitan Isostearate, Iron Oxides (Ci 77492), Methyl Nicotinate, Water, Glycine Soja (Soybean) Oil, Butylene Glycol, Palmitoyl Tripeptide-1, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Zingiber Officinale (Ginger) Root Oil, Capsicum Frutescens (Cayenne) Fruit Extract, Bht, 1,2-Hexanediol, Red 7 Lake (Ci 15850), Red 6 (Ci 15850), Red 27 (Ci 45410), Blue 1 Lake (Ci 42090), Fragrance.
Say You Dew: Water, Propanediol, Glycerin, Neopentyl Glycol Dicaprate, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Niacinamide, Panthenol, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Pentylene Glycol, Vinyl Dimethicone, C14-22 Alcohols, Polymethylsilsesquioxane, Polyglyceryl-3 Distearate, 1,2-Hexanediol, Cetearyl Alcohol, Prunus Armeniaca (Apricot) Kernel Oil, Tocopherol, Allantoin, Musa Sapientum (Banana) Fruit Extract, Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Adenosine, Melia Azadirachta Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Diglycerin, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, C12-20 Alkyl Glucoside, Caprylic/Capric/Myristic/Stearic Triglyceride, Carbomer, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Hydroxyacetophenone, Xanthan Gum, Glyceryl Stearate Citrate, Dipotassium Glycyrrhizate, Tromethamine, Sodium Phytate, Sorbitan Isostearate, Butylene Glycol, Caprylyl Glycol, Fragrance.
Bright Side Up: Water, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Ethoxydiglycol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Panthenol, Tocopherol, Citrus Paradisi (Grapefruit) Fruit Extract, C12-14 Pareth-12, Pentylene Glycol, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Xanthan Gum, Carbomer, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Glycerin, Dipotassium Glycyrrhizate, Cyanocobalamin, Polyglyceryl-10 Oleate, Sodium Phytate, Hydrogenated Lecithin, Fragrance(Parfum),
Marka I DEW CARE është krijuar për të ofruar një përvojë argëtuese dhe efektive me produktet e krijuara për kujdesin e lëkurës. Që nga paketimi i jashtëm i cili është gjithmonë i këndshëm, e deri te performance e produktit, marka I DEW CARE përpiqet që të kënaqë të gjithë përdoruesit e produkteve të tyre me përbërjet më unike, aroma të shijshme dhe rezultate të dukshme reale. Kjo markë është në një lidhje shumë të ngushtë me shkencën. Të gjitha formulimet e produkteve testohen klinikisht me përbërës të cilët janë të sigurt jo vetëm për lëkurën tonë, por edhe për mjedisin. Qëllimi i kësaj marke është krijimi i produkteve sa më profesionale në K-Beauty duke kombinuar shkencën bashkë me bukurinë e lëkurës. Produktet e markës I DEW CARE janë për çdo lloj tipologjie lëkure dhe adresojnë disa problematika. Të gjitha produktet prodhohen në Korenë e Jugut.