Nëse keni lëkurë të yndyrshme dhe dëshironi që të keni hidratim të thellë, por pa përfundim të yndyrshëm, ju rekomandojmë Cos De BAHA DC Drying Cream.  I formuluar me përbërësin magjik Lecitina: një lloj lipidi i përbërë nga acide yndyrore i cili tërheq përmbajtjen e ujit dhe ruan lagështinë. Gjithashtu, është vërtetuar se Lecitina stimulon prodhimin e kolagjenit për të rritur elasticitetin e lëkurës dhe për të rivendosur lëkurën e shëndetshme. Nga ana tjetër, formulimi me ekstraktin e aloes ofron hidratim të thellë si edhe mundëson shërim dhe forcim të barrierës mbrojtëse të lëkurë. Përbërësit e këtij kremi nuk përfundojnë këtu, sepse ai gjithashtu përmban niacinamide, një përbërës i cili ndihmon në minimizimin e poreve, zbehjen e hiperpigmentimit dhe trajtimin e akneve. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë të yndyrshme. 

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë. 

*45ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

Lecitinë, ekstrakt aloe dhe niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Aloe barbadensis leaf extract, propanediol, niacinamide, hydrogenated lecithin, isononyl isononanoate, 1,2-hexanediol, allantoin, caffeine, carbomer, cetearyl olivate, sorbitan olivate, tromethamine, *camellia sinensis leaf extract, *momordica charantia fruit extract, *sambucus nigra flower extract, *leontopodium alpinum extract. *Mark: N.O.I.P 82%

Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA  janë të prodhuara në Korenë e Jugut.

Cos De BAHA DC Drying Cream

1,700 ALL 2,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI