BOUQUET GARNI Sugar Body Scrub Ylang Ylang është scrub për trupin, i cili largon butësisht qelizat e vdekura të lëkurës, duke e lënë këtë të fundit të butë dhe të mbushur plot me hidratim. Përveç këtyre, ky scrub ka edhe një aromë fantastike, e cila do e bëjë akoma më shumë tërheqëse procesin e eksfolimit të lëkurës. Baza e këtij scrub-i për të kryer në mënyrë efektive procesin e largimit të qelizave të vdekura janë lëvozhgat e grimcuara të arrës, pasi nuk treten nën veprimin e ujit dhe kanë efekt të butë në lëkurë. Lëvozhga e arrës është në gjendje të largojë papastërtitë e lëkurës si me magnet, madje edhe mikropluhurin duke e lënë lëkurën vetëm të pastër dhe pa asnjë papastërti të grumbulluar në pore. Shtesë këtyre, ky scrub ështëi formuluar me acid laktik, i cili mundëson një eksfolim të butë dhe krijon një barrierë të shëndetshme mbi sipërfaqe të lëkurës. Nga ana tjetër formulimi me vaj avokado, makadamia, bajames së ëmbël dhe lulediellit, do të hidratojnë thellësisht lëkurën, duke i mundësuar kësaj të fundit ushqim në të gjitha shtresat. Kompleksi i vajrave mësipër, përforcohet me ekstraktin e gjalpit Shea i cili përveçse hidratues, do të mbushë lëkurën plot me vitamina A, D, E, F dhe acide yndyrore. Ky scrub është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë shumë sensitive.

*500gr

Gjatë dushit aplikoni një sasi të konsiderueshme në trup të lagur dhe masazhojeni butësisht. Më pas shpëlajeni me ujë të vakët.

Përbërësit "magjik"

lëvozhga e arrës, acid laktik, gjalpë shea, vaj avokado, vaj makadamia, vaj nga bajamja e ëmbël, vaj luledielli

Lista e plotë e përbërësve

Glycerin, Sucrose (370,000ppm), Polysorbate 20, Silica, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Persea Gratissima (Avocado) Oil, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) Oil, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Butylene Glycol, Nelumbium Speciosum Flower Extract, Prunus Serrulata Flower Extract, Water, Sodium Hyaluronate, Citric Acid, Gluconolactone, 1,2-Hexanediol, Lavandula Angustifolia (Lavender) Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Citrus Paradisi (Grapefruit) Fruit Extract (60 ppm), Nymphaea Alba Flower Extract, Portulaca Oleracea Extract, Centaurea Cyanus Flower Extract, Centella Asiatica Extract, Nelumbo Nucifera Leaf Extract, Nelumbo Nucifera Root Extract, Nelumbo Nucifera Seed Extract, Microcrystalline Cellulose, Corn Starch, Mannitol, Caprylyl Glycol, Tocopheryl Acetate, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol, Red Iron Oxide, Yellow Iron Oxide, Fragrance, Limonene

BOUQUET GARNI synon që me përdorim të produkteve aromatike të frymëzuar nga peizazhet romantike të Provence në Francë, t'jua bëjë çdo moment të bukur. Kjo markë ka gamë të gjerë produktesh, si: parfume për trupin, locione të ndryshme, maska, shampoo etj duke synuar grupmoshat që bebe e deri tek të rriturit. Të gjitha produktet e BOUQUET GARNI janë 100% të prodhuara në Kore. 

BOUQUET GARNI Sugar Body Scrub Ylang Ylang

2,500 ALL 3,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI