BENTON Tea Tree Cleansing Water, mund t'a përdorni si një ujë micellar duke larguar të gjitha papastërtitë e lëkurës tuaj ose si toner pasi keni larë fytyrën. Për të gjithë ata që kanë lëkurë të yndyrshme, mikse dhe me tendencë akneike mund të përfitojnë nga formula balancuese e këtij larësi, duke i ndihmuar në largimin e sebumit të tepërt dhe duke e lënë lëkurën plotësisht të hidratuar. Përmban 80% ekstrakt të pemës së çajit, që njihet për vetitë e tij qetësuese, antibakteriale, anti-inflamatore, antiseptike, anti-mykotike në trajtimin e akneve. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë me tendencë akneike.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

 *30ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. 

Përbërësit "magjik"

 80% ekstrakt të pemës së çajit

Lista e plotë e përbërësve

 

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

BENTON Tea Tree Cleansing Water

2,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI