Ndërsa shumë prej nesh e lidhin fjalën “arin” me bizhuteritë luksoze, markat koreane inovative na sjellin gjithmonë një perspektivë të re. Në vitet e fundit, ky element po merr një vend të rëndësishëm në botën e produkteve për kujdesin e lëkurës. Një produkt i veçantë i kësaj tendence inovative, i përfshirë në koleksionin “KORAL Secret”, është SUR.MEDIC Repair Ampoule 24K Gold, një ampulë e formuluar me 99,9% përbërës ar të pastër dhe peptide. Ari vepron si një mbrojtës i lëkurës, duke ndihmuar në reduktimin e inflamacionit dhe duke ofruar përfitime antibakteriale dhe antioksiduese. Gjithashtu, nxit prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe parandaluar formimin e vijave të imëta. Ndërsa, formulimi me 10 lloje të peptideve dhe 3 lloje të ndryshme të acidit hialuronik në molekuala të madhësive të ndryshme, mundëson hidratim të thellë në të gjitha shtresat e lëkurës duke forcuar barrierën mbrojtëse. Por, kjo nuk mbaron me kaq! Ky serum përmban në formulim 30 përbërës natyralë si: Everlasting, Avokado, Zambak, ekstrakt të pemës Baobab, Camelia, Lotus, Jojoba dhe Jasmine për të ngadalësuar procesin e plakjes së lëkurës, duke i rikthyer asaj elasticitetin natyral! Përshtatet për të gjitha tipet e lëkurës dhe mund të përdoret nga çdo grupmoshë, diku për të paralandaluar e diku për të luftuar shenjat e moshës.
*100ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
99,9% ar të pastër, 10 lloje peptidesh, 3 lloje acidit hialuronik, everlasting, avokado, zambak, ekstrakt të pemës baobab, camelia, lotus, jojoba, jasmine
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Butylene Glycol, Glycerin, Hexanediol, Methylgluses, Gold, Copper Tripeptides, Tripeptides, Palmitoyl Tripeptides, Tripeptides, Hexapeptides, Acetylhexapeptides, Palmitoyl Tetrapeptides, Palmitoylpentapeptides Hexapeptide, Nonapeptide, Glycerin, PCA Isostearate, Acrylate, Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Xanthan Gum, Ethanol, Disodium Dithiate, Sodium Hyaluro Nate, Caprylic, Capric Triglyceride, Lecithin, Polysorbate, Dipropylene Glycol, Collagen, Hydrolyzed Collagen, Sodium Ascorbyl Phosphate, Nim Leaf Extract
Zhvilluar nga Neogenlab, SUR.MEDIC™ është kujdestari personal i lëkurës suaj që siguron që çdo problematikë e lëkurës tuaj të jetë nën kontroll 24/7. Kjo markë ofron një zgjidhje të përditshme për lëkurën me konceptin e parë-ndihmës, e efektshme, e lehtë, e qasshme kudo, por mjaft fleksibile për tu përshtatur me gjendjen e përditshme të lëkurës suaj. Për çdo shqetësim të lëkurës, "Koral Secrets" ofron markën më të re të koleksionit SUR.MEDIC™.