Për këdo që dëshiron një efekt glow, por pa e rënduar lëkurën për të nxitur prodhimin e tepërt të sebumit, CLIO Kill Cover Glow Foundation  SPF50+ PA++++  është fondatina ideale për ju! Formulimi me Ceramide AP dhe acid hialuronik në madhësi të ndryshme molekulare siguron hidratim për një kohë të gjatë pa asnjë shqetësim për një grimi të "krisur". Ndërsa përbërja me pluhur sferik dhe niacinamide, ndihmon në mbulimin e shenjave të akneve si edhe në mimizimin e poreve, duke iu ofruar gjallëri dhe shkëlqim lëkurës suaj. Përveç kësaj, kjo fondatinë ofron mbrojtje maksimale me filtra mbrojtës ndaj rrezeve të dëmshme të diellit SPF50+ PA++++.  Fondatina përfshinë gjithashtu në paketim e saj një furçe, e cila ju ndihmon të aplikoni fondatinën në mënyrë perfekte, pa krijuar asnjë krisje të saj në vijat e imëta poshtë syve apo të të gjithë pjesës së mimikës.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: vajra esencial, paraben, alkool, fragrancë artificiale.

*38gr

Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, shkundni produktin para përdorimit dhe vendosni një sasi të moderuar në pëllëmbë dhe përzieni atë në një lëvizje rrotulluese me brush-in e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor). 

Lista e plotë e përbërësve

Octocrylene, Red Iron Oxide, Yellow Iron Oxide, Magnesium Sulfate, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Cetyl Ethylhexanoate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Ethylhexyl Methoxycinnamat, Ethylhexyl Salicylate, Fragrance, Coral Powder, Myristic Acid, Amber Powder, Ruby Powder, C13-15 Alkanes, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Propylene Glycol Dibenzoate, Pearl Powder, Triethoxycaprylylsilane, Tourmaline, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Trimethylsiloxysilicate, Ceramide AP, Aluminum Hydroxide, Polyglyceryl-6 Polyhydroxystearate, Bis-Diglyceryl Polyacyladipate-2, Isododecane, Polypropylsilsesquioxane, Glycerin, Hydrogenated Lecithin, Purified Water, Polyglyceryl-6 Polyricinolite, Ceramide NS, Quaternium-18 Bentonite, Polyglyceryl-6 Polyricinoleate, Ceramide NP, Lupinus Albus Seed Extract, Palmitic Acid, Caprylyl Methicone, Niacinamide, Dimethicone, Adenosine, Boron Nitride, Nephrite Powder, Acrylate/Polytrimethylsiloxymethacrylate Copolymer, Stearic Acid, Titanium Dioxide, Black Iron Oxide, Amethyst Powder, Butylene Glycol, Ceramide EOP, Zinc Oxide, Tocopherol, C13-15 Alkane, Caprylic/Capric Glyceride

CLIO PROFESSIONAL është një markë koreano-jugore me bazë në distriktin Seongdong, Seul, Koreja e Jugut. E krijuar në vitin 1993 ofron produkte profesionale kozmetike. Me kalimin e kohës, kompania u degëzua në produkte të tjera të kujdesit të lëkurës, flokëve dhe trupit duke lançuar kështu markat: Peripera në vitin 2005, Goodal në vitin 2011 dhe Healing Bird në vitin 2017. Në vitin 2012 marka koreano-jugore CLIO PROFESSIONAL hapi dyqanin e saj Club Clio duke shitur të gjitha produkteve e markave të saj. Deri në fundin e vitit 2016 marka numëron plot 95 dyqane! Të gjitha produktet mbeten shumë të preferuara dhe të shitura në Korenë e Jugut dhe gjithë Europën. Fondatina kompakte është produkt “Bestseller” tashmë në KORAL SECRETS! Duke punuar me një ekip kërkimi dhe zhvillimi me bazë në Evropë, marka zhvillon vazhdimisht koleksione të reja për t'iu përshtatur tendencave dhe stinëve.

CLIO Kill Cover Glow Foundation SPF50+ PA++++

3,000 ALL 4,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI