ROVECTIN Skin Essentials Barrier Repair Cream Concentrate

4,000.00 ALL 3,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.

Përshkrimi

Nëse po filloni të vini re njollat e moshës, rrudha të thella, lëkurë të dehidratuar, me tendencë skuqjeje dhe shpeshherë me shpërthime akneike, e gjithë kjo vjen si pasojë e ndryshimeve strukturore që lidhen me dëmtimin e lëkurës dhe plakjen e saj. Një produkt që ndihmon me riparimin e lëkurës dhe zgjidhjen e problemeve të saj, është pikërisht ROVECTIN Skin Essentials Barrier Repair Cream Concentrate! Ky krem është i formuluar për të rikthyer shëndetin, forcën dhe shkëlqimin e lëkurës me cilësinë e lartë, që prisni nga një prej markave më të mira të kujdesit për lëkurën ROVECTIN. Një krem i cili përmban përqendrim të lartë të astaksantinës, një antioksidant natyral i ekstraktuar nga mikroalgat me anë të metodës Asta Cell Fortifier™. Astaksantina njihet për vetitë e tij: 6000 herë më i fuqishëm se  vitamina C dhe 550 herë më i fortë se vitamina E. Gjithashtu, përveçse siguron lëndë ushqyese për të luftuar shenjat e plakjes, ky përbërës magjik ndihmon gjithashtu në rigjallërimin e lëkurës së dëmtuar dhe të thatë. Ndërsa formulimi me ceramide, vaj të luleve së Rosa Damascea dhe vaj të farës së mjedrës bllokon të gjithë lagështinë në shtresat e lëkurës, duke mundësuar hidratim afatgjatë të saj. Nga ana tjetër, Silky Shielding Base™, një kompleks i pantetuar i markës "ROVECTIN", siguron që formula shëruese të përthithet shpejt dhe në çast, duke ju lënë lëkurë të mëndafshtë të lëmuar, e aspak të yndyrshme. Ky krem është i përshtatshëm për lëkurën e thatë, të dehidratuar, dhe sensitive. 

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht, vegane, e patestuar në kafshë, dhe ka kaluar të gjitha testet e irritimit. Nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: sulfate, alkool, fragrancë artificiale, silikon etj.

*60ml

Shpërndani