Një toner special me një aromë shumë femërore prej trëndafili është pikërisht toneri IUNIK Rose Galactomyces Essential Toner. Ky produkt nga IUNIK, ka veti të fuqishme hidratuese dhe qetësuese për lëkurën, falë përbërjes me 70% ekstrakt nga trëndafili damask. Përmban gjithashtu 10% ekstrakt të fermentuar të galactomyces, që bën të mundur kontrollin e mbiprodhimit të sebumit të tepërt si edhe ndihmon në tkurrjen e poreve. Adenosine ndihmon në parandalimin dhe luftën kundër shenjave të moshës. Nga ana tjetër ekstraktet nga fruti i shegës, fikut, manaferrave dhe ginkgo e ushqejnë lëkurën me vitamina dhe i dhurojnë veti anti-oksiduese asaj! 

*200ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt nga trëndafili damask, ekstrakt i fermentuar i galactomyces (maja), adenosine

Lista e plotë e përbërësve

Rosa Damascena Flower Water, Butylene Glycol, Galactomyces Ferment Filtrate, Aqua, Glycerin, Glycereth-26, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Caprylyl Glycol,  Polyglyceryl-4 Caprate, Allantoin, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Rose Flower Oil, Dipropyleneglycol, Ficus Carica Fruit Extract, Ginkgo Biloba Nut Extract, Morus Alba Fruit Extract, Punica Granatum Friut Extract, Sodium Hyaluronate, Glycyrrhiza Glabra Root Extract, Aspalathus Linearis Extract, Commiphora Myrrha (Myrrh) Resin Extract, Yucca Schidigera Root Extract, Perilla Frutescens Leaf Extract, Citronellol, Geraniol

Emri i markës së njohur koreane IUNIK është një akronim që qëndron për:

I- ideal (ideal)

U- unique (unik)

N- natural (natyral)

I-ingredients (përbërës)

K- know how to (të dish si)

E tillë është filozofia e IUNIK që në thelbin e saj do të thotë: “Të dish si të zhvillosh produktet më të mira që janë ideale për lëkurën, unike dhe efektive, me origjinë natyrale dhe me përbërës të sigurtë”.  Përmes inovacionit dhe hulumtimeve të vazhdueshme, IUNIK synon krijimin dhe sigurimin e produkteve që i përgjigjen një tipologjie të caktuar të lëkurës apo një problematike të saj. Një vlerë e shtuar e këtyre produkteve është raporti i drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimit të arsyeshëm.

 

IUNIK Rose Galactomyces Essential Toner

2,000 ALL 2,600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI