-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
COSRX Balancium Comfort Ceramide Cream
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Mars 14 dhe Mars 15.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Një nga produktet më të preferuar nga COSRX, është kremi hidratues Balancium Comfort Ceramide Cream, pjesë e linjës Balancium Comfort Ceramide Line që formula hipoalergjike e tij e bën të përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës. Përmbajtja e tij me ceramide NP, ndihmon në ruajtjen e lagështisë dhe forcimin e barrierës së lëkurës. Ndërsa 3 lloje të ndryshme të bimës Centella Asiatica, bëjnë të mundur shërimin dhe qetësimin e lëkurës së irrituar.
Formula e tij nuk përmban: paraben, aromë artificiale, vaj mineral, sulfate, phthalates dhe produkte me origjinë shtazore.
*80gr
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
ceramide NP, asiaticoside, acid asiatic, acid madecassic
Lista e plotë e përbërësve
Centella Asiatica Leaf Water, Butylene Glycol, Glycerin, Helianthus Annuus(Sunflower) Seed Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Alcohol, Betaine, 1,2- Hexanediol, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Ceramide NP, Hydrogenated Lecithin, Sucrose Distearate, Glyceryl Stearate, Dipropylene Glycol, Elaeis Guineensis (Palm) Oil, Elaeis Guineensis (Palm) Kernel Oil, BeesWax, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Ethylhexylglycerin, Cyclomethicone, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Panthenol, Niacinamide, Sodium Hyaluronate, Xanthan Gum, Asiaticoside, Asiatic acid, Madecassic acid, Cassia Obtusifolia Seed Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Information
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE