ISNTREE Chestnut AHA 8% Clear Essence, është një toner eksfoliues kimik, shumë efektiv në largimin e qelizave të vdekura, shpërberjen e pikave të zeza dhe të bardha të krijuara nga bllokimi i poreve dhe sebumi i tepërt. I formular me 8% acid glikolik, ky produkt bën të mundur largimin e shtresës së sipërme të qelizave të vdekura, duke nxjerrë në pah lëkurën e re dhe të shëndetshme. Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave të plakjes, dhe atyre të akneve. Nga ana tjetër, formulimi me kompleksin Aqua Teca 1000T, i cili përfshin pesë komponentë të bimës centella asiatica: ekstraktin Centella Asiatica, asiaticoside, acidin madecassic, acidin asiatic dhe madecassoside ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e skuqjes. Përdorimi i këtij produkti rrit ndjeshmërinë ndaj rrezeve të dëmshme të diellit, për këtë arsye është i domosdoshëm aplikimi i kremit mbrojtës.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*100ml

Përdoret 3 herë në javë në mbrëmje. Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni 10-25 min. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+.

Përbërësit "magjik"

8% acid glikolik,  Aqua Teca 1000T

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Butylene Glycol, Potassium Hydroxide, Portulaca Oleracea Extract, Sodium Hyaluronate, Glyceryl Caprylate, Panthenol, Madecassoside, Allantoin, 1,2-Hexanediol, Hydroxyethylcellulose, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower/Leaf/Stem Extract, Aloe Barbadensis Leaf Juice Powder, Glycolic Acid, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Dextrin, Lactic Acid(4.023%), Dipotassium Glycyrrhizate, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Sucrose Stearate, Camellia Sinensis Leaf Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Glycolic Acid(4.004%), Asiaticosi-de, Glycereth-25 PCA Isostearate, Hydrogenated Phosphatidylcholine, Madecassic Acid, EthylhexyIglycerin, Centella Asiatica Extract, Calendula Officinalis Flower Extract, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Asiatic Acid, Lactic acid, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Alcohol, Asiaticoside

Ekipi i ISNTREE hyri në botën e përkujdesjes së lëkurës me hapjen e blog-ut të parë në Korenë e Jugut. Ata arritën një numër të madh ndjekësish falë informacioneve të detajuara për përbërës, formulime dhe produkte të Industrisë së Bukurisë. Në vitin 2012, pas një ekperiencë të gjatë dhe kërkesave të shumta të ndjekësve të tyre, ata krijuan produktet e tyre të para nën markën e tyre ISNTREE. Emri i markës e merr kuptimin nga bashkimi i tre fjalëve që tregojnë mbi filozofinë e saj: IS- island (ishull) N-nature (natyrë) TREE (Pemë). Synimi i ISNTREE është të sjellë për konsumatorët produkte me përbërës të pastër, të sigurt dhe të shëndetshëm për lëkurën duke nxitur bukurinë natyrale tek çdokush që i përdor.

ISNTREE Chestnut AHA 8% Clear Essence

1,300 ALL 1,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI