ACWELL Licorice pH Balancing Toner Pad përmban 70 tamponë të zhytur në esencën e tonerit po të njëjtës linjë, i cili është formuluar për të trajtuar një sërë problemesh të lëkurës. Këto tamponë përmbajnë ekstraktin e licoricës,i njohur për vetitë e tij të jashtëzakonshme antibakteriale dhe anti-inflamatore, që ndihmon në qetësimin e irritimeve dhe inflamacionit të lëkurës. Përveç kësaj, licorica luan një rol kyç në zbehjen e hiperpigmentimit, duke i dhënë lëkurës tuaj një ngjyrë më të njëtrajtshme dhe të shndritshme. Formula e pasuruar me Aloe Vera dhe ekstrakt bambuje ofron një hidratim të thellë dhe të qëndrueshëm, duke rigjeneruar dhe freskuar lëkurën. Me përdorimin e përditshëm, lëkura juaj do të ndihet më e qetë, e hidratuar dhe me një shkëlqim natyral që reflekton shëndet dhe bukuri.

*70tamponë/160ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Këshillohet të përdoret në mbrëmje, 2 herë në javë, ose sipas nevojës.

Përbërësit “magjik”

ekstrakt licoricë, aloe vera, ekstrat bambuje

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Water, PEG-6 Caprylic/Capric Glycerides, PEG-7 Glyceryl Cocoate, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Poloxamer 184, Phenoxyethanol, Rheum Palmatum Root Extract, Psidium Guajava Leaf Extract, Rosa Hybrid Flower Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Perilla Ocymoides Seed Extract, Poncirus Trifoliata Fruit Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Sodium Citrate, Disodium EDTA, Citric Acid, Tocopheryl Acetate, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Paeonia Albiflora Root Extract, Cimicifuga Dahurica Root Extract, Pueraria Lobata Root Extract

 

ACWELL është një markë koreane e kujdesit të lëkurës që kombinon traditat e mjekësisë koreane me teknologjinë moderne për të krijuar produkte efektive dhe të natyrshme. Duke përdorur përbërës natyralë dhe bimorë, si ujë arrë dhe ekstrakte bimësh të ndryshme, ACWELL synon të përmirësojë shëndetin dhe balancimin e lëkurës. Një nga produktet e tyre më të njohura është Licorice pH Balancing Cleansing Toner (pjesë tashmë e koleksionit KORAL SECRETS), i cili njihet për vetitë e tij të ndriçimit dhe balancimit të pH-së.

 

ACWELL Licorice pH Balancing Toner Pad

1,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI