VT COSMETICS Cica Daily Soothing Mask përmban plot 30 maska “Sheet Mask” të vendosura njëra mbi tjetrën brenda paketimit, të cilat mund t’i aplikoni kurdoherë dëshironi, madje për rezultate më të dukshme çdo ditë! Esenca e këtyre maskave është zhytur me Cicaliao™️ dhe Cicahyalon™️, komplekse të patentuara nga vetë marka VT. Këto dy komplekse përmbajnë ekstrakt Centella Asiatica, kompleks Centella 4X dhe ekstrakt të Propolis-it të Gjelbër për të ndihmuar në qetësimin e lëkurës, reduktimin e skuqjes dhe minimizimin e inflamacionit. Ndërsa Cicahyalon™️ shton fuqinë e acidit hialuronik tri herë më shumë, duke siguruar kështu hidratim të thellë. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për lëkurën sensitive, të irrituar dhe atë akneike.

Formula e saj nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: fragrancë dhe ngjyrues artificialë, alkool, trietanolaminë, surfaktantë me bazë sulfate, triclosan, vaj mineral, glukol propilen dhe DEA që shkakon irritim në lëkurë.

*350gr
*30 copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-15 min, derisa maska të jetë thatë plotësisht. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

Cicaliao™, Cicahyalon™,

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-4 Caprate, Propanediol, Caprylyl Glycol, Illicium Verum (Anise) Fruit Extract, Trehalose, Citrus Grandis (Grapefruit) Seed Extract, Sodium Hyaluronate, Arginine, Panthenol, Ethylhexylglycerin, Centella Asiatica Extract, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Propolis Extract, Carbomer, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Dipotassium Glycyrrhizate, Butylene Glycol, Honey Extract, Portulaca Oleracea Extract, Royal Jelly Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Fructan, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Xylitol, Glucose, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Aspartic Acid, Leucine, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Threonine, Proline, Valine, Isoleucine, Histidine, Methionine, Cysteine, Fragrance

Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.

Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.

VT COSMETICS Cica Daily Soothing Mask

2,400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI