CENTELLIAN24+ Madeca Derma Aestheclinic Rejuvenating Ampoule është një formulë e avancuar për rigjenerimin e lëkurës që ndihmon në rivendosjen e vitalitetit dhe shëndetin e lëkurës. Me një teksturë të butë dhe të lehtë, kjo ampulë është formuluar për të përmirësuar elasticitetin, forcën dhe hidratimin e lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje më të freskët dhe të rigjeneruar. Formuluar me kompleksim ekskluziv PRO-TECA nga Dongkuk Pharmaceutical, kjo ampulë përfshin përbërës të fuqishëm të nxjerrë nga Centella Asiatica (e njohur gjithashtu si “bar shishkë”), duke përfshirë Madecassoside, Asiaticoside dhe acid Asiatik. Ky kombinim i fuqishëm ndihmon në rivendosjen e qëndrueshmërisë dhe elasticitetit të lëkurës, duke e mbrojtur nga faktorët e jashtme dhe duke nxitur rigjenerimin e lëkurës. Nga ana tjetër e pasuruar me kolagjen, elastinë, acid hialuronik dhe ekstrakt të centella-s, kjo formulë depërton në shtresat e thella të lëkurës për një efekt të plotë rigjenerues dhe hidratues. Por nuk mbaron me kaq! Ky produkt përmban gjithashtu 5% ekstrakt të pishës dhe aminoacide hidratojnë thellësisht lëkurën dhe ndihmojnë në kurimin e plagëve, trajtimin e djegieve, kruarjes dhe minimizon dukshëm inflamacionin në lëkurë. Konsistenca e tij e lehtë, e bënë të përshtatshëm për të gjitha tipologjitë.

Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale. 

*200ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

Përbërësit "magjik"

PRO-TECA, kolagjen, elastinë, acid hialuronik, ekstrakt të centella-s, 5% ekstrakt të pishës, aminoacide

Lista e plotë e përbërësve


Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.

CENTELLIAN24+ Madeca Derma Aestheclinic Rejuvenating Ampoule

8,500 ALL 15,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI