Nëse po kërkoni një zgjidhje për pore të zmadhuara, sebum të tepërt dhe lëkurë që shpesh irritohet, CENTELLIAN24+ Madeca Derma Aestheclinic Pore Purifying Ampoule mund të jetë produkti që i duhet rutinës suaj. Kjo ampulë e fuqishme është formuluar për të përmirësuar dukshëm teksturën e lëkurës dhe për të ndihmuar në balancimin e sebumit të tëpërt dhe kjo falë kompleksit unik PRO-TECA. Ky kompleks ndihmon në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës dhe ndihmon në tkurrjen e poreve, duke ofruar një pamje të lëmuar dhe të shëndetshme. Ndërkohë, kompleksi Green Complex ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe krijon mbrojtje ndaj faktorëve të jashtëm. Ndërsa, përbërësit shtesë, si uji i lajthisë Loci, ekstrakti i çajit jeshil dhe ekstrakti i rozmarinës, qetësojnë dhe freskojnë lëkurën, duke reduktuar irritimet dhe duke sjellë një ndjesi të freskët. Konsistenca e tij e lehtë, e bënë të përshtatshëm edhe për lëkurë mikse në të yndyrshme.

Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale. 

*200ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.

Përbërësit "magjik"

PRO-TECA, Green Complex, uji i lajthisë Loci, ekstrakti i çajit jeshil, ekstrakti i rozmarinës,

Lista e plotë e përbërësve

 

Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.

CENTELLIAN24+ Madeca Derma Aestheclinic Pore Purifying Ampoule

8,500 ALL 15,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI