CENTELLIAN24+ Expert Madeca Radiance Cream është një hidratues i jashtëzakonshëm, i formuluar për të ofruar një shkëlqim të natyrshëm dhe të shëndetshëm për lëkurën tuaj. Ky krem është i pasuruar me një kombinim të fuqishëm vitaminash, përfshirë Vitaminën C (Acidi Askorbik), D (7-Dehidrokolesterol) dhe E (Tokopherol), të cilat veprojnë së bashku për të përmirësuar tonin e lëkurës dhe për të reduktuar shenjat e lodhjes. Një nga përbërësit e veçantë të këtij kremi është ekstrakti nga gjethja e Vitamin Tree, i njohur për vetitë e tij antioksiduese dhe përmirësuese. Gjithashtu, kë përbërës ndihmon në rikthimin e freskisë dhe elasticitetit të lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje më të ndritshme dhe të shëndetshme. Përveç kësaj, si të gjithë produktet e markës CENTELLIAN24+, ky krem përmban kompleksin TECA™️, i cili ofron qetësim të thellë për lëkurën e irrituar dhe ndihmon në zvogëlimin e skuqjes. I përshtatshëm për të lëkurë të thatë si edhe atë sensitive.

Formula e këtij kremi është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

Vitaminë C (Acidi Askorbik), D (7-Dehidrokolesterol) dhe E (Tokopherol), TECA™️, Vitamin Tree

Lista e plotë e përbërësve


Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.


CENTELLIAN24+ Expert Madeca Radiance Cream

3,200 ALL 4,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI