Maska BEAUTY OF JOSEON Ground Rice and Honey Glow Mask është një trajtim i plotë për një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim. Formula e saj përmban oriz të bluar, ekstrakt bishtajash të orizit dhe pluhur levozhge orizi, që zbusin dhe ushqejnë lëkurën. Përbërësit natyralë kombinohen me 5% mjaltë të pastër, të njohur për vetitë e tij hidratuese dhe qetësuese, si dhe me Kaolinë, një argjilë e lehtë që pastron poret dhe largon papastërtitë. Kjo maskë ofron efekt të trefishtë: hidraton në thellësi, largon qelizat e vdekura përmes një eksfoljimi të butë dhe përmirëson barrierën natyrale të lëkurës. Antioksidantët në përbërje mbrojnë nga faktorët e jashtëm dhe ndihmojnë për një tonalitet të njëtrajtshëm. Pas përdorimit, lëkura mbetet e butë, e freskët dhe rigjallëruar, me reduktim të skuqjeve dhe irritimeve. Maska është ideale për këdo që kërkon një lëkurë të pastër, të qetë dhe plot shkëlqim.

*150ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme të maskës dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë. Lëreni të qëndrojë 10-60min. Më pas, shpëlajeni me ujë të bollshëm duke hequr çdo mbetje të saj. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

oriz të bluar, ekstrakt bishtajash të orizit, pluhur nga levozhga e orizit, 5% mjaltë të pastër, Kaolinë

Lista e plotë e përbërësve

Water, Kaolin, Honey, Glycerin, Propanediol, Dipropylene Glycol, Oryza Sativa (Rice) Hull Powder, Isononyl Isononanoate, 1,2-Hexanediol, Cetyl Alcohol, Caprylic/Capric Triglyceride, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Butylene Glycol, Glyceryl Stearate, Oryza Sativa (Rice) Bran, Bentonite, Palmitic Acid, Stearic Acid, Hydroxyacetophenone, Behenyl Alcohol, Cellulose, Zea Mays (Corn) Starch, Ethylhexylglycerin, Xanthan Gum, Potassium Cetyl Phosphate, Oryza Sativa (Rice) Lees Extract, Polyacrylate-13, Hydrogenated Polyisobutene, Sodium Phytate, Polyglyceryl-10 Laurate, Ethylhexyl Palmitate, Sorbitan Isostearate, Oryza Sativa (Rice) Extract, Menthyl Lactate, Honey Extract

Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht. 




Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

BEAUTY OF JOSEON Ground Rice And Honey Glow Mask

1,550 ALL 2,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI