Serumi më i fundit i prodhuar dhe dalë në treg nga marka BENTON, vjen ekskluzivisht në KORAL SECRETS! BENTON Bakuchiol Serum është zgjidhja ideale nëse vijat e holla dhe rrudhat po kthehen në shqetësimin tuaj kryesor! Përbërja speciale me 2.5% bakuchiol të pastër të marrë nga fruti Psoralca Corylifolia, nxit prodhimin e kolagjenit, redukton aparencën e vijave të holla dhe rrudhave, forcon barrierën mbrojtëse dhe lëmon teksturën e ashpër të lëkurës! Ky përbërës i fuqishëm antirrudhë, mund të përdoret nga të gjitha tipet e lëkurës dhe është një alternativë e retinolit, duke mos u shqetësuar aspak për irritimet apo efektet anësore të mëvonshme. Ky serum ka veti të fuqishme antioksiduese, duke mos krijuar senisitivitet dhe hollim të lëkurës, e në këtë mënyrë të keni ndjeshmëri të lartë gjatë ekspozimit në diell. Veçantia tjetër për të cilin ky serum krenohet është se ekstrakti i bakuchiolit, ka kaluar në 26 procese, duke filluar që nga mbledhja e bimës, pastrimi, tharja, bluarja, formimi i ekstraktit etj. Gjithashtu ky serum pas analizave të kryera është certifikuar me përmbajtjen 95% bakuchiol të pastër. Nga ana tjetër formulimi me adenosine dhe niacinamide, ofrojnë zbehje të hiperpigmentimit dhe shkëlqim të lëkurës! Edhe pse ka konsistencë të lehtë, ky serum ofron hidratim të thellë dhe vitalitet, falë formulimit me allantoin dhe tocopherol. Mos u shqetësoni aspak prej ngjyrës së tij, pasi ky serum nuk përmban fragrancë dhe ngjyrues artificalë. Ngjyra e karamelizuar, është natyrale e vetë ekstraktit të bakuchiol-it të pastër. Formula e këtij serumi ka pH të ulët, është hipoalergjike dhe mund të përdoret lehtësisht edhe nga personat me lëkurë sensitive dhe është i sigurtë për përdorim gjatë shtatëzanisë!

Formula e tij është e pastetuar në kafshë, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, dimethicone, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial etj.

Këshillë: Duke qenë se formula e tij është shumë e përqëndruar, këshillohet që të merrni shumë pak, dhe ta ndani në të gjithë pjesët e fytyrës dhe më pas ta masazhoni në të. Një mënyrë tjetër për të mos e ekzagjeruar në sasi është duke e bashkuar një sasi shumë të vogël me kremin tuaj hidratues, duke e aplikuar më pas në lëkurë.

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin ose esencën e rutinës tuaj, tundeni shishen e serumit dhe aplikoni vetëm një sprucim në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sugjerohet të përdoret në mbrëmje. 

Përbërësit "magjik"

bakuchiol, niacinamide, adenosine

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Bakuchiol (25,000ppm), Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Coco-Caprylate/Caprate, Behenyl Alcohol, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Psoralea Corylifolia Fruit Extract, Carbomer, Arginine, Artemisia Vulgaris Oil, Xanthan Gum, Citrus Aurantium Amara Flower Extract, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Adenosine, Tocopherol, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Litsea Cubeba Fruit Oil, Ribes Nigrum Leaf Extract

BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.

Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).

BENTON Bakuchiol Serum

1,900 ALL 3,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI