ABIB Sedum Hyaluron Creme Hydrating Pot është kremi i duhur nëse dëshironi që hidratimi të mos i mungojë kurrë lëkurës. Ky krem është i formuluar me përbërësin e patentuar të vetë markës ABIB Sedum Hyaluron™, e cila në përmbajtje ka ekstraktin e bimës Sedum Sarmentosum e rritur në ishullin e famshëm Korean Jeju. Kjo bimë është shumë e fortë, pasi arrin të mbijetojë edhe zonave më të thata duke mos u tharë, dhe madje rritet në gur. Ndaj ky krem do të mposhtë dehidratimin, dhe premton hidratim të thellë në çdo shtresë të lëkurës. Nga ana tjetër ky krem ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe minimizimin e skuqjes falë formulimit me panthenol, allantoin dhe phytosterol. Ndërsa formulimi me keramide, arginine, trygliceride dhe phospholipid bëjnë të mundur forcimin e barrierës mbrojtëse dhe rigjenerimin e asaj të dëmtuar. Konsistenca e këtij kremi është shumë e lehtë në trajtë si xhelore, për të bërë të mundur depërtimin e tij në të gjitha shtresat e lëkurës, kjo edhe falë teknologjisë Plus Some™. Menjëherë pas aplikimit do e ndjeni lëkurën të lëmuar, të butë dhe plot shkëlqim. Ky krem është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e këtij kremi është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*80ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i bimës Sedum Sarmentosum, panthenol, allantoin, phytosterol, keramide, arginine, trygliceride, phospholipid

Lista e plotë e përbërësve

Water, Sedum Sarmentosum Extract, Glycerin, Cetyl Ethylhexanoate, Caprylic/Capric Triglyceride, Pentylene Glycol, Betaine, Macadamia Integrifolia Seed Oil, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Allantoin, Panthenol, Phytosterols, Beta-Glucan, Ceramide NP, Arginine, Phospholipids, Cholesterol, Tocopherol, Hydrolyzed Vegetable Protein, Madecassoside, Asiaticoside, Centella Asiatica Leaf Extract, Chlorella Vulgaris Extract, Tromethamine, Glucose, Hydroxyacetophenone, Butylene Glycol, Fructooligosaccharides, Fructose, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Ethylhexylglycerin, Cetearyl Olivate, Dipotassium Glycyrrhizate, Sorbitan Olivate, Lauroyl Lysine, Sodium Phytate, Hydrogenated Lecithin, Propanediol, Benzyl Glycol, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Maltodextrin, Carbomer

ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.

Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.

Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.

ABIB Sedum Hyaluron Creme Hydrating Pot

2,000 ALL 3,900 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI