Abib Jericho Rose Cream Nutrition Tube është një krem hidratues i jashtëzakonshëm, i pasuruar me 30,380 ppm ekstrakt të trëndafilit të Jericho, një përbërës i shquar në botën e Industrisë së Bukurisë për aftësinë e tij për të ofruar ushqim dhe hidratim të thellë në lëkurë. Formulimi me ekstrakt të agave blu ndihmon në mbajtjen e ekuilibrave të ujit dhe sebumit në lëkurë, duke siguruar një ndjesi të freskët ndërsa, vetitë hidratuese të gjalpit Shea, kërpudhat Chaga dhe panthenol bashkëveprojnë për të lehtësuar thatësinë e lëkurës. Nga ana tjetër, formulimi me adenosine dhe tocopherol, mban në kontroll shenjat e moshës, duke premtuar rritje të elasticitetit të lëkurës. Me një strukturë të pasur kremoze, ky hidratues ofron lagështi dhe ushqim afatgjatë, duke lënë lëkurën e freskët dhe të butë. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë ato të thata, normale dhe mikse. Menjëherë pas aplikimit do e ndjeni lëkurën të lëmuar, të butë dhe plot shkëlqim. Ky krem është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e këtij kremi është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*75ml

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

30,380 ppm ekstrakt të trëndafilit të Jericho, ekstrakt i agave blu, gjalp Shea, kërpudha Chaga, panthenol.

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Anastatica Hierochuntica Extract, Caprylic/Capric Triglyceride, Diisostearyl Malate, Cocos Nucifera (Coconut) Oil, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Cetearyl Alcohol, Diglycerin, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Bis-Diglyceryl Polyacyladipate-2, Caprylic/Capric/Myristic/Stearic Triglyceride, Isotridecyl Isononanoate, Arachidyl Alcohol, Jojoba Esters, Copernicia Cerifera (Carnauba) Wax, Lactobacillus Ferment, Inonotus Obliquus (Mushroom) Extract, Agave Tequilana Leaf Extract, Panthenol, Synthetic Beeswax, Vinyl Dimethicone, Glyceryl Stearate, Arachidyl Glucoside, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Palmitic Acid, Tromethamine, Hydrogenated Lecithin, Dipotassium Glycyrrhizate, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Trisodium Ethylenediamine Disuccinate, Tocopherol, Methylpropanediol, Behenyl Alcohol, C12-16 Alcohols, Xanthan Gum

ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.

Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.

Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.

ABIB Jericho Rose Creme Nutrition Tube

2,600 ALL 3,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI