Nëse dëshironi flokë të shkëlqyeshëm, skalp të pastër dhe flokë me vitalitet sugjerojmë përdorimin e shampoo-s NARD Hair Shampoo Tea Tree Rosemary! Kjo shampoo është e formuluar me ekstrakt të pemës së çajit dhe rozmarinë të cilat pastrojnë në thellësi skalpin, dhe ofrojnë freski gjatë shkumimit në flokë. Nga ana tjetër formulimi me 11 lloje të ndryshme aminoacidesh, kujdeset për rritjen e elasticitetit dhe butësisë së gjatësisë së flokut. Flokët do ndjehen të butë dhe plotësisht të hidratuar, pasi kjo shampoo ka në përbërje të saj 5 lloje të ndryshme vajrash bimorë, si: ulliri, luledielli, i farave jojoba, arrave makadamia dhe argan. Të gjithë këto vajra natyral së bashku ushqyejnë flokun me vitamina dhe e bëjnë atë shumë të shkrifët dhe të butë si mëndafshi! Kjo shampoo arrin të krijojë një barrierë të shëndetshme mbi skalp, duke e mbrojtur nga radikalet e lira dhe agjentët e jashtëm, të cilët shpeshherë shkaktojnë sensitivitet, skuqje apo kruarje. E përshtatshme për të gjitha tipologjitë e flokut.

Për efekte maksimale sugjerohet përdorimi i shampoo-s bashkë me trajtimin e linjës: NARD Treatment Tea Tree Rosemary.

*500ml

Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët. 

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i pemës së çajit, rozmarinë, 5 lloje të ndryshme vajrash bimorë, 11 lloje aminoacidesh

Lista e plotë e përbërësve

Water,Sodium Laureth Sulftae, Cocamidopropyl Betaine, AmmoniumLauryl Sulfate, Fragrance, Sodium Chloride, Disodium Cocoamphodiacetate, Sodium Benzoate, Caprylyl Glycol, Bobassuarmidopropyl Betaine, Tnihydroxystearin, Dimethicone, Polyquaternium-10, Pentasodium Pentetate, Polyquaternium-67, PPG-3 Caprylyl Ether, Citric Acid, Sodium Carbonate, Acacia Concinna Eruit Extract, Nerdostachys Jetamansi Rhizome Root Extract, Butylene Glyccol, Laureth-23, Laureth-4, Hydrolyzed Wheat Protein, Hexylene Glycol, Hydrolyzed Collagen, Phenoxyethanol C12-15 Pareth-3, Guar  Hydroxypropyltrimonium. Chloride Glycerin, Salicylic Acid, Sodium PCA, Sodium Lactate, Hydrolyzed SiIk, Hydrolyzed Keratin, Arginine 12-Hexanediol, Aspartic Acid PCA, Sodium Hydroxide, Glycine, Alanine, Argania Spinosa Kernel Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil Macadamia Intergrifolia Seed Oil, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Serine, Valine, Ethyl Hexanediol, Isoleucine, Threonine, Proline Rosmarinus Officianalis (Rosemary) Leaf Extract, Phenylalanine Histidine, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed Corn Protein, Hydrolyzed Soy Protein, Tropolone, Linalool

Nard ose e quajtur ndryshe Spikenard (emri shkencor: Nardostachys.Jatamans) është një bimë e fortë, e fuqishme, që zë rrënjë në zonat e thata të rajoneve të Himalajeve të Nepalit, Kinës dhe Indisë. Vaji esencial i kësaj bime është përdorur me shekuj me radhë si parfum, dhe gjerësisht në mjeksinë tradicionale. Pikërisht nga kjo bimë e ka marrë emrin dhe marka koreano-jugore NARD. Duke përdorur produkte me përbërës të pastër dhe natyral, produktet e kujdesit të flokëve dhe trupit përbëhen nga 6 lloje proteinash të hidrolizuara dhe 5 lloje vajrash me bazë bimore. Që nga themelimi i saj, marka NARD e ka zgjeruar gamën e produkteve të kujdesit të trupit dhe lekurës. Produktet BESTSELLER të saj janë shampoo dhe trajtimi rigjenerues për flokët. Slogani i markës është: "Me flokë të shëndetshëm dhe lëkurë të hidratuar, shpresojmë që çdo moment i jetës tuaj të jetë i shëndetshëm dhe i bukur". NARD përpiqet të krijojë produkte me cilësi të lartë dhe çmim të arsyeshëm. Të gjitha produktet e markës janë 100% të prodhuara në Kore. 

NARD Hair Shampoo Tea Tree Rosemary

1,300 ALL 2,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI