ROVECTIN DR. Mask Aqua është një maskë "Sheet Mask", e cila përmban esencën e tonerit "Best Seller" të linjës ROVECTIN Skin Essentials Activating Treatment Lotion. Ndaj dhe si e tillë gëzon të njëjtat efekte me tonerin. Kjo maskë, ashtu si edhe toneri shërben për eksfolimin, hidratimin dhe qetësimin e lëkurës në një hap të vetëm. Është e përbërë nga 7 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, niacinamide dhe panthenol. Të 3 këta përbërës ndihmojnë në hidratimin e menjëhershëm, dhe tkurrin poret, duke i ofruar lëkurës vitalitet dhe elasticitet. Gjithashtu, ekstrakti i kafeinës ndihmon në shfryrjen e ënjtjes në fytyrën tuaj. Në këtë mënyrë lëkura përgatitet dhe përthith më së miri produktet e tjera të rutinës.

*25ml
*1 copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht, që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

7 lloje të acidit hialuronik, panthenol, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Pentylene Glycol, Methyl Gluceth-20, Niacinamide, Acetyl Hexapeptide-8, Sodium Hyaluronate, Arginine, Allantoin, Panthenol, Hyaluronic Acid, Caffeine, Carica Papaya (Papaya) Fruit Extract, 1,2-Hexanediol, Sorbitol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Trehalose, Caprylyl Glycol, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Potassium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Disodium Edta

Marka koreane ROVECTIN lindi nga besimi i themeluesit të saj z.Lee, se një lëkurë e shëndetshme dhe e bukur ndikon në cilësinë e jetës, sepse lidhet drejtpërsëdrejti me vetëbesimin e gjithësecilit. Teksa shikonte motrën e tij që vuante nga sëmundja e kanceri, dhe lëkura e saj ishte irrituar dhe dehidratuar nga efektet anësore të kimioterapisë, ai krijoi markën e tij ROVECTIN. Filozofia e markës shprehet edhe nëpërmjet emrit që vjen nga fjala në latinisht “reverti” që do të thotë “kthim”, pra që të kthesh lëkurën në gjendjen fillestare. Fokusi i saj qëndron në zhvillimin e produkteve me efekt shërues dhe rigjenerues për barrierën e lëkurës. Prej formulës ekskluzive Repair Complex, ROVECTIN u bë marka më e besueshme e përkujdesjes ndaj lëkurës, si për pacientët, ashtu dhe për spitalet dhe dermatologët në të gjithë Korenë e Jugut. Linja “The Skin Essentials” përmban këtë formulim të veçantë në produktet e saj. Larësi ujor “Skin Essentials Conditioning Cleanser’, toneri “Skin Essentials Activating Treatment Lotion”, dhe vaji i fytyrës “Skin Essentials Barrier Repair Face Oil”, renditen me shumë krenari në koleksionin e Koral Secrets.

ROVECTIN DR. Mask Aqua (1.pc)

300 ALL 600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI